DREDHITE DJALLEZORE TE RAMES & BERISHES !!!
Faqja 1 e 1

Përse del në shesh Edi Rama?
2011-01-28
Endri Xhafo
Gazeta SHQIP
Edi Rama ka nevojë për tubimin e së premtes për të treguar se me të në krye populli do të dijë të jetë paqësor. Edi Rama e ka të qartë se guriçka më e vogël që do të qëllohet drejt kujtdo, do të jetë politikisht fatale për të. Thirrjet nga të tëra anët për t'i anuluar tubimet e paralajmëruara në fundjavë, ndryjnë në vetvete frikën nga vazhdimi i dhunës. Por në vijim të protestës së 21 janarit, e pranuar tashmë nga të tërë se vetëm paqësore nuk ishte, Edi Rama ka nevojë të dëshmojë se pas dhunës nuk qëndronin socialistët.
Më 21 janar shtati i tij i gjatë spikaste në mes të turmës përballë kullave binjake, fiks në kohën kur brezi i parë i demonstruesve lëvizi në formë vale, duke iu afruar dhe larguar disa herë kordonit policor përballë Kryeministrisë. Kur demonstruesit e radhëve të para filluan të godisnin policët me shkopinj dhe pankarta, Edi Rama dhe pothuajse tërë deputetët e tjerë ishin tërhequr nga bulevardi. Ai nuk ishte për asnjë moment fizikisht në krye të asaj që Kryeministri e cilësoi njëherë puç e një herë tjetër kryengritje, kreu i së cilës, sipas Kodit Penal, dënohet me burgim të përjetshëm (Kodi Penal, neni 221). Opozita ishte "tejkaluar nga populli", në një demonstratë ku zoti Rama ishte thjesht një demonstrues mes të tjerësh.
Jo më kot kësaj here ai nuk e përdori fjalën "demonstratë".
Demonstratë apo protestë?
Në vigjilje të 21 janarit, Edi Rama bëri një deklaratë për shtyp. Në ikje e sipër, dikush e pyeti se ku qëndronte ndryshimi mes "demonstratës" së të nesërmes dhe "protestave" të muajve të shkuar. Zoti Rama, duke vënë buzën në gaz, i ftoi gazetarët t'i referohen fjalorit. Pastaj u largua.
Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, e cilëson "demonstratën" si një manifestim të masave popullore, kurse "protestën" thjesht si një kundërshtim për një padrejtësi, si shprehje të mospajtimit. Pra protesta është tubim i një ose më shumë personave, kurse demonstrata implikon detyrimisht popullin.
Duke deshifruar Edi Ramën, tubimi i datës 21 janar do të nxirrte në rrugë jo më vetëm popullin opozitar si në protestat e shkuara, por shkurt popullin, pa ngjyrime politike, si shprehje e një pakënaqësie mbarëpopullore që kishte arritur pikën e vlimit. Në këtë logjikë, më datë 18 janar Edi Rama kishte thënë ndër të tjera se "s’mund ta pengojmë më popullin të marrë në dorë fatin e vet", apo se "populli mund të na tejkalojë ne dhe politikën në tërësi". Në mënyrë të përsëritur, të paktën më datë 15 dhe 18 janar, Spartak Ngjela foli edhe ai për popullin, që nuk mund të përmbahej. Kurse Skënder Gjinushi, më 17 janar, foli për një "skenar tunizian" për të larguar qeverinë.
Mirëpo në Shqipëri thirrjet publike për veprime të dhunshme përbëjnë vepër penale dhe sipas Kodit Penal ato dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet (Kodi Penal, neni 223). Me gjithë largimin e tij nga demonstrata, ata njerëz përballë Kryeministrisë ishin ftuar derë më derë prej tij dhe kryetari i opozitës nuk mund t'i përvidhet përgjegjësisë politike për rrjedhën që mori tubimi.
Por ajo që e mban politikisht në lojë Edi Ramën janë ato tre viktima fatkeqe, të shkaktuara nga menaxhimi i keq policor i një situate që mund të evitohej. Nëse vrasjet nuk do të kishin ndodhur, rikandidimi i Edi Ramës për postin e kryebashkiakut të një qyteti, që u dogj kryesisht nga demonstrues të ardhur prej rretheve, do të bëhej shumë i vështirë. Por vrasja e trefishtë jashtë gardhit rrethues të Kryeministrisë, ku dy prej viktimave u vranë sipër podiumeve të gazetarëve, e bën akoma edhe më të rëndë përgjegjësinë e strukturave shtetërore.
Për linjën politike të Partisë Socialiste, ky është një argument shtesë se pse qeveria duhet të largohet. Tre njerëz që vetëm puçistë nuk ishin, të ekzekutuar në një moment kur dukej se askush nuk synonte realisht të "pushtonte" Kryeministrinë, është një përgjegjësi disafish më e rëndë se 5-6 makina të djegura.
Si të mos mjaftonte kjo, zotit Rama i erdhi në "ndihmë" Kryeministri me fjalorin e tij luftarak kundër prokurorisë e SHISH-it, me ato shfaqjet e tij televizive përkrah gardistëve apo gjeneralëve të ushtrisë, çka realisht zbeh besimin edhe të më optimistit se drejtësia për tri vrasjet mund të vihet ndonjëherë në vend. Madje shprehje si "në një puç mund të vriten 3, 30 apo 3 mijë", i ngjajnë një përpjekje të hapur për të fshehur autorët e vrasjeve.
Çfarëdo emri që t'i vëmë tubimit të datës 21 janar, demonstratë apo protestë, tubimi nuk është perceptuar si një lëvizje mbarëpopullore. Në ndryshim nga lëvizja mbarëpopullore e vitit '97, që shpërtheu në mënyrë gati spontane nëpër qoshet e Shqipërisë, 21 janari ishte diçka e organizuar, ku njerëzit kishin ardhur në Tiranë me autobusë dhe po me autobusë u kthyen mbrapsht. Përveç kësaj, nuk duhet harruar se më 28 qershor 2009, për Partinë Socialiste votuan 620 mijë zgjedhës, kurse për koalicionin e majtë, 688 mijë. Kështu që sado të ishte numri real i demonstruesve më 21 janar, 50 mijë, 100 mijë apo 200 mijë, ai ishte disafish më i vogël se pesha e elektoratit të majtë në rang vendi. Aq më i vogël ishte numri i personave në bulevard në raport me numrin total të zgjedhësve (pra popullin), kur për Partinë Demokratike votuan 610 mijë zgjedhës dhe për koalicionin e djathtë (pa koalicionin e LSI-së), 712 mijë.
Në fakt reagimi ndërkombëtar flet për një hendek në politikën shqiptare.
"Jo" zgjedhjeve të parakohshme!
Është normale që votuesit e majtë duan, në çdo moment, që të shohin në pushtet partinë e tyre. Akoma më pak duan të djathtët ta shohin partinë e tyre ta lërë pushtetin. Nëse dëshirat antagoniste të këtyre dy grupimeve pak a shumë me të njëjtën peshë demografike vihen përballë me egërsi, vendi rrezikon luftën civile.
Ndaj komuniteti ndërkombëtar (SHBA + BE) u shpreh në mënyrë ultimative për ndërprerjen e dy tubimeve të paralajmëruara në fundjavë dhe kundërshtimin, për momentin, të idesë së zgjedhjeve të parakohshme.
Mirëpo zgjedhjet e parakohshme janë lajtmotivi i socialistëve që prej humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit. Në fjalën e tij më 18 janar, ku Edi Rama parashikonte se mund të tejkalohej nga populli, ai e mbylli me kërkesën për zgjedhje të parakohshme, "për të rikthyer politikën në Parlament dhe normalitetin në procesin politik". Por zoti Rama nuk iu përgjigj kurrë një pyetje: Përderisa transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit nuk u bë dhe asnjë masë nuk u propozua për të shmangur në të ardhmen tjetërsimin e votës, çfarë garancish ka ai se manipulimi nuk do të përsëritet edhe në zgjedhjet e parakohshme?
Duke e kundërshtuar idenë e zgjedhjeve të parakohshme, komuniteti ndërkombëtar duket se do që të testojë peshën e elektoratit në këto momente. Zgjedhjet lokale të 8 majit janë test i fuqishëm për të tërë, më shumë se çdo protestë a demonstratë. Atëherë përse del në shesh Edi Rama?
Nëse e ka të qartë, më shumë se kushdo tjetër, se pas vetes ka vetëm popullin opozitar dhe jo tërë popullin dhe kjo e bën të pafuqishëm për t'u imponuar partnerëve ndërkombëtarë idenë e zgjedhjeve të parakohshme, të paktën ai mund të dalë në shesh, qoftë edhe duke sfiduar tërë botën, për të treguar se ai nuk është i dhunshëm. Në sytë e tij, anulimi i tubimit të së premtes do ta bënte atë njësoj "fajtor" me Kryeministrin për dhunën e 21 janarit. Është në interesin e Edi Ramës që ai të mbajë një tubim shembullor sa i takon disiplinës dhe qetësisë. Pastaj, ta shfrytëzojë për kapital politik atë që ndodhi më 21 janar. Dhuna e mëtejshme jo vetëm nuk e sjell në pushtet, por zhvlerëson tërë betejën politike dyvjeçare të opozitës për denoncimin e korrupsionit – që edhe partnerët ndërkombëtarë e pranojnë se është endemik – tërheq vëmendjen nga gjithçka është thënë për lejet e koncesioneve apo videoskandalin me ish-zv.kryeministrin etj., etj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi