Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresh

Shko poshtë

Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresh Empty Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresh

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 28, 2011 6:48 pm

Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresht

Së shpejti shpërthimi i yllit që do të ndriçojë Tokën dy javë rresh Orion__big

Toka së shpejti do të mund të fitojë diellin e dytë, por për të paktën një ose dy javë. Njëri nga yjet më të shndritshme të qiellit tonë do të shndërrohet në supernova, ndërsa shpërthimi mund të ndodhë këtë vit, shkruan gazeta londineze “Daily mail”.
Astro-fizikanët thonë se gjiganti i kuq Betelgez në plejadën Orion, ylli i nëntë për nga madhësia në qiellin tonë, që ndodhet 640 vit dite larg nesh, po e humb masën, e cila është shenjë e kolapsit të gravitacionit.
Bred Karter, fizikan pranë Universitetit të Kuinslendit Jugor, ka shpjeguar se ylli është duke shpenzuar karburantet e domosdoshme të bërthamës.
“Ky karburant e bën Betelgezin të ndritshëm dhe e mban atë. Kur të mbetet pa karburant, ylli do të shkatërrohet dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Karter.
Shpërthimi, i cili do të pasojë, do të jetë dhjetëra miliona herë më i ndritshëm se sa Dielli, që do të thotë se do të ketë 24 orë dritë në Tokë dhe për dy javë do të duket sikur kemi dy diej.
“Do të shpërthej dhe do të ndriçojë gjithçka. Do të shohim një dritë të pabesueshme për një periudhë të shkurtër, dy javë, dhe pas disa muajve drita do të fillojë të zbehet dhe në fund do të jetë vështirë që të shihet ndonjë gjë”, shpjegon Karter.
Shpërthimi mund të ndodhë, vetëm është çështje kohe. Kjo mund të ndodhë para përfundimit të vitit të ardhshëm.
Interneti “po vlon” nga parashikimet e fundit të botës, të cilat ndërlidhen me supernovën dhe parashikimet e majave. Ekspertët, megjithatë, pohojnë se shpërthimi i yllit do të ndodhë shumë larg Tokës dhe nuk do të mund të shkaktojë dëme.
“Kur të shpërthej, së pari do të shohim një shi të pjesëzave të quajtura neutrin. Ato do të bien në Tokë dhe supernova të cilën e shohim, do të ndriçojë natën në qiell. 99 për qind e energjisë nga shpërthimi i yllit do të lëshohet përmes këtyre pjesëzave, të cilat do të bien në Tokë, por nuk do të ketë pasoja të dëmshme”, ka thënë Karter.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi