Jorgo Telo:STANARI DHE “ZOGU I DJALLIT”
Faqja 1 e 1
Jorgo Telo:STANARI DHE “ZOGU I DJALLIT”
Jorgo Telo:STANARI DHE “ZOGU I DJALLIT”
(Poemë për të gjitha moshat)
HYRJE
Zagorisë bijtë i dilnin për zot.
Përreth saj krahinat
shkonin “qyt-e-bot!”
Kur shtriga osmane mbillte vetëm zi,
vatrat zagorite
ndjenin siguri...
Çdo fshat i krahinës nxirrte Kapedanë
Trimat vetëtitës
trima mblidhnin pranë
Me shpirt liridashës rriste djem çdo vatër.
Për gjuhën, lirinë
syt’ i bënin katër.
Ali Tepelena - kur qe cub - kaçak
veç prej zagoritësh
pat shpëtuar paq.
Rioshit trimosh - Ali Tepelena.
Gjithë majëmalet
i ngjanin bedena.
Tek Hil Dede* gjeti derën e mikpritjes
te stanar Ded’ Gjoni** -
një zemër fisnike.
Shembull trimërie dhe të tjerë pati;
Të gjith’ i takonte,
Kur ia sillte rasti.
Për shembull urtie mbante Dede Gjonin
Bëma Kapedanësh
atë mrekullonin.
Kur flitej se burrat zët e kanë punën,
Ded Gjoni, veç rrasos***
përdorte dhe gunën…
Shtoi dhen e dhi në kopenë e vet.
U rrinte në krye,
nuk i linte shkret’.
Shërbesat si prift nuk i linte zvarrë;
merrte me shpërblesë
një të fshatit djalë.
Ngjitej shpesh në Sheper te shtëpi e Rakaj,
takonte Aliun,
sapo binte nata.
Aliu ndodhitë… ì kqyrte nga larg;
Kollaj nuk afrohej,
mos binte në “çark”.
Jo në çark të çetës, por t’ndonjë spiuni,
që ledheve fshihej,
apo buzë lumit...
xxx
N’ato kohë të serta, kur ushtonin malet,
Trimat kryengritës jatak kishin stanet.
Stane kishte boll, por a kish stanarë
të mençur, bujarë edhe atdhetarë?...
Një i tillë gjallonte lart në Rapavicë.
Burrë babaxhan, që s’kish dert e frikë.
Ishte Dedë Gjoni (E kish njohur Vlashin)
Të atillë burra dot s’i “shponte” hasmi….
(Vijon)
Çeta zagorite me Vlashin në ballë,
Kur takuan Dedën, u tha: “Luft’ e mbarë!”
Qe bekim i zgjuar,një uratë zemre,
Që Dedë ndëranioti e shprehte me ëndje....
xxx
Shpesh mblidhej krejt çeta
te Gjoni në stan.
Ku shkëmbenin fjalë,
ku pleksnin një plan...
Takimet me Vlashin
(pa dert e pa frikë),
Deda derën hapi
dhe u bë me mik…
Djemave të çetës
Deda u rrëfente
Çdo ngjarje të shkuar,
rrëfyer prej pleqve...
Një mesnatë vjeshte
i tha Vlashi Dedës:
- Si ua hodhe ndjeksve
t’Ali Tepelenës?!
Në mes vunë Dedën
gjithë djemuria;
Dëgjonin dhe shihnin
thellë tek syt e tija...
Nisi Dedë Gjoni
me shqipen e pastër:
“Ali Tepelena,o djem,
ësht’ nip i Kurt Pashës.
Ali çamarroku
tallet me pashanë;
Sejmenët ia vret,
grabit pasunarë…
Ndihmon varfanjakët
këtu e atje...
Është kaçak i flakës…
këmbët s’i zenë dhé.
Një kaçak-kusar...
I tillë është Aliu...
Kush di ç’i pjell mendja!...
(I ri si veriu...)
... Kur e mbushi kupën,
ì briti Kurt Pasha:
“Ah, more dinsëz,
po s’të bëra ashra!”
Dhe ta dini,djema,
se kaçak - A l i u
Përveç Zagorisë
nuk fshihej gjetiu.
E ditka kaçaku…
kjo luginë e qetë
Mbrohet nga një trim
me një trime Çetë...
Zëra ka dëgjuar
djaloshi Ali,
Si vringëllon shpata
sot në Zagori...
E tepëroi dreqi
me lakmi e vrasje...
Urdhroi Kurt Pasha
më të ashprat ngasje...
Dhe nisi tellallët
shtëpi më shtëpi:
“Kush t’kapi Alinë,
do mbushet flori!...”
Një tellall më erdhi
dhe mua në stan.
Ma përshkroi kaçakun...
ja,si ju - tamam!...
Edhe në Doshnicë
edhe në Hoshtevë
Nga “gracka” Aliu
shpëtoi dy herë...
Dhelpërisht… sa herë
m’iu afrua stanit.
S’vinte për të vjedhë.
S’ia pash’ syt’ e ballit.
E nuhata vetë,
ç’hall e e kishte zënë:
Nga hasmërit ndiqej.
Pas i ishin vënë…
E pashë një mesditë,
tek po varej zallit.
Sa e pashë, i fola:
- Ku shkon, more zog Djalli?!
- Jam në dorën tënde.
Në më do, shpëtomë!
Langojt e Kurt Pashës
gjithkund më gjurmojnë.”
-vijon-
Rrëfimin më tej Dedë Gjoni s’e ngajti.
- Mik do ket’ Hil Deden.”
pasoi Kiço Vlashi.
- Hila edhe neve na gjëndet ngaherë;
Ësht’ i papërtuar
dimër edhe verë...
Pritni, kur Aliu me syt’ si shqiponja,
prapë të rikthehet
në kto këto anët tona.
Ai këtu gjeti BESË E BUJARI.
S’do rrijë pa e shpërblyer
strehën ZAGORI…
=vijon=
MIRËNJOHËSI MJEKËRBARDHË
Si përrenjt’ që rrjedhin malesh
Porsi Bambulli që s’resht,
Si burimet që nuk ndalen
Rrodhën vitet në çdo kreshtë.
Në çdo kreshtë Zagorite,
Në çdo pllajë edhe shpat mali
Histori përcollën vitet…
Jeta ecjen nuk e ndali.
Kish ç’t’i thoshte baba djalit.
Djalit që do bëhej gjysh…
Duke mbajt’ frerin e kalit,
nuk i zinte shpata ndryshk.
Kazma, plori edhe shpata
ruheshin si syt’ e ballit.
Me to ngrihej, mbrohej vatra.
Rritej jeta majë malit.
E rrëfimet gojë më gojë
nëpër zemra hidhnin rrënjë.
Çdo ndodhi në tokën – shtrojë
O ç’e shprehte… lis dhe vënjë:
Flisnin lisat përmbi lumë:
“More, ç’po na shohin sytë?
Një Pasha një mjekërshkumë
natën po e bëka ditë…!
Ka sjellur nga anëe anës
Ca të shpejtë ustallarë.
Që kur çeli lule e thanës,
nisën mullirin e parë.
Kur qershitë kuqën kokrrat
mbaroi mullirin me ujë.
Do të bluhet misri forra.
Hej –o hej, ç’punë pa bujë!
“Kurse unë, - foli një rrap –
pashë si u ngrit një kishë.
Këtu ura e një kishë lart.
Ky do jet’ Pasha i fismë…
Paspak mori fjalën ura:
“Dini ç’kam dëgjuar unë?
Ky Vezir me këta burra,
ngrë ca ura përmbi lumë.”
Duke grirë kokrra misri,
një i ujshëm zë seç hyri.
Pasi vetullat gremisi,
mori fjalën vetë mulliri:
“Dhe mullinj si puna ime
paska ngritur dy të tjerë.
Tash për tash veç me ndërtime…
Më pas… s’dihet ç’do të bjerë…”
Zëri që hyri n’kuvend
qe mulliri me boll ujë.
Një konizmë pranë tij u gdhend.
Të nderohej Zoti shumë.
Flitej se ngrinte shtëpi,
ku kish miq e ku kish besë.
Ali Pasha si Vali
Goxha bëri si shpërblesë…
Mirënjohja për zagoritët
sikur fliste vetë me gojë.
Me gojë urash dhe shtëpish
edhe nga mullinj për blojë.
Dimra t’sertë e shtrëngata
Balt’ e gurë degdisën n’det.
Veç... ç’ndërtoi Ali Pasha,
nga tufanet s’patën dert.
Të ndërtuara pa hile.
Mirënjohja u shfaq açik.
Ku Aliu bëhej skile…?
Me sulltanët zemërzift.
Hilë Dedes në Doshnicë
mirënjohjen ia shprehu qart’.
Veç mullirit për çdo drithë,
O ç’ Saraj ngriti mbi fshat!
Thithën malet ujë bore.
Perlindën gjithaq burime.
Vrap si Vjosa madhështore.
Rrodhën vitet stinë pas stine…
Ikën vitet… veprat mbetën.
Nuk u shprishën nëpër shekuj.
As kujtimet nuk u zbehën.
Se floriri s’njeh te tretur.
Edhe sot e kësaj dite
mirënjohës “vjen” Aliu.
Mjekeroshi na avitet.
Veç… me dy varre fatziu…
Edhe sot e kësaj dite,
kur kan’ rrjedhur ujrat lumë;
Çdo kujtesë zagorite
mban të freskët atë burrë…
Edhe sot e kësaj dite
kujtohet Ali Tepelena…
Me kusuret që boll kishte…
me qerpikët si bedena.
Çdo sy që sheh Manastirin
poshtë Nivanit te lisat;
Tek Aliu sheh guximin.
Si u ngrit plisi mbi plisat…
O Ali, o plis i shkëmbtë
iu vërsule Portës Lartë.
Zhveshe veset… Hijerëndë
me osmanët “fole” qartë…
Bëre “Histori” më vete…
Iu pre hovi osmanllisë.
Mbete ti në monumente.
I dhe emër Shqipërisë…
Pashallëkut i dhe famë,
I patremburi ndër mote!
Dhe me mendje e jatagan
Përballove shqot mbas shqote…
=vijon=
QËNDRESTAR DERI NË FUND
(Dhunën dhe dinakërinë
I përdori me finesë.
Mënjanoi anarkinë
Kryecub kur u bë vetë…
Shumë zhurm’ e bollëk fjalë
Ndaj një shqipoje të madh.
Llafazanë dhe rivalë
Iu turrën Prijsit sorkadh.
Trimëria, zgjuarsia
I lexoheshin në ballë
Edhe për nga bukuria
Ai shfaqej burrë i rrallë.
“Pasha” Titullin sa mori,
Seç kujtoi kohën e shkuar…
Mbresat një pas një përcolli,
Dhe stanarin e dëgjuar…
Si luani i vërtetë
I vu shpatën osmanllisë…
Veten lart e ngriti vetë.
I dha frymë Shqipërisë.
Vetëm vjeç njëzet e katër
Asokohe ishte trimi.
Ç’ishin hajdut’ e kaçakë
Siç ia tha truri i bindi…
Besëlidhja që krijoi
tok me miq e sundimtarë;
Portës s’Lart’ i dha ngjyrë ftoi,
ndërsa vetes mjaft rivalë…
Bushatlliu i doli kundër
s e mori krahun e Portës.
Rumelinë kish nën urdhër.
Shtrëngonte burgjitë e kokës…
Si pronar i madh Veziri
u vetëshpall autonom.
Duhm’ e vrull punëve u hyri;
Si të qe Sulltan në fron…
Përballoi luftë pas luftrash.
Kurth pas kurthesh bëri shkrumb
Se nuk ish një urith skutash
Por luan me kreshtën tumbë…
Një merak e kish Pashai:
të shkëputej krejt nga Porta.
Popujve u dha kurajë…
U habit prej tij Evropa.
Iu vërsulën osmanllinjtë
me hordhitë valë-valë…
E braktisën në fund bijtë
dhe sunduesit rivalë.
Se synonte ribashkim.
T’i përngjante Kastriotit.
Ëndërroi autonomi
si arbëreshët qëmoti.
Kur vjeç qe dyzet e katër,
gjersa shkoi tetëdhjet e dy;
u shkëput prej Portës Lartë.
Dhe siç desh veproi Ai…
Shekuj rrodhën s’u harrua.
U shndërrua në legjenda.
E shohim të skulpturuar
Me Të merren: kënga, pena…
Edhe sot e kësaj dite
mireënjohës na “flet” Aliu.
Mjekeroshi na avitet.
Veç… me dy varre fatziu…
FUND
*Hilë Dede - ish banor i fshatit Doshnicë (Zagori e Shqipërisë)
**Dede Gjoni - ish banor i fshatit Nderan (Zagori e Shqipërisë)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi