Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Permbledhje e shkurter e aktiviteteve te Shoqates italo – shqiptare “Miqesi e Bashkepunim”.

Shko poshtë

       Permbledhje e shkurter e aktiviteteve            te Shoqates italo – shqiptare    “Miqesi e Bashkepunim”. Empty Permbledhje e shkurter e aktiviteteve te Shoqates italo – shqiptare “Miqesi e Bashkepunim”.

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 29, 2011 2:25 am


Permbledhje e shkurter e aktiviteteve
te Shoqates italo – shqiptare “Miqesi e Bashkepunim”.


Shoqata italo - shqiptare “Miqesi e Bashkepunim” eshte krijuar me akt noterjal ne korrik te vitit 1992. Selia Ligjore e Shoqates, eshte qe nga krijimi, ne Zyren e te Huajve te Administrates se Bashkise se Milanos. Shoqata ka kodin fiskal n. 97115770154.

Shoqata ka dy qellime:

1). Te nxise e te ndihmoje njohjen reciproke, miqesine, unitetin, solidaritetin, bashkepunimin, bashkimin e organizimin e Diaspores se Re Shqiptare ne Itali.

Te nxise dhe te ndihmoje Diasporen e Re Shqiptare ne Itali qe te forcoje e te rrise:

perfshirjen e integrimin ne shoqerine italiane, njohjen e kultures italiane, miqesine me popullin italian, ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar, te traditave shqiptare e te gjuhes shqptare, kthimi vullnetar ne Atdhe, respektimi i te drejtave te saja ligjore sipas ligjeshmerise italiane, mbrojtjen e te drejtave e interesave te saja sipas ligjeshmerise italiane, zgjidhja e problemeve te saja per nje jete dinjitoze.

Te perfaqesoje e te mbroje interesat e te drejtat e ligjeshme te Diaspores se Re Shqiptare ne Itali prane organizmave e institucioneve italiane, shqiptare (te Shqiperise e te Kosoves) e nderkombetare.

2). Te nxise maredhenjet e miqesise e te bashkepunimit ne mes popullit shqiptar e popullit italian, ne mes Shiperise e Italise, ne mes Kosoves e Italise.

Per arritjen e ketyre qellimeve Shoqata frymesohet nga vlerat e humanizmit, te solidaritetit, te rrespektit reciprok, te miqesise, te mosdhunes, te ligjeshmerise, te ndershmerise.

Shoqata eshte e pamvarur nga çdo qeveri, parti politike etj.

Shoqata eshte organizate vullnetare e nuk ka qellime fitimi.

Gjate viteve, jane krijuar kontakte apo jane zhvilluar bashkepunime me shume organizma e institucione, si:

· Ne Milano: Regjion Lombardia, Provinca, Bashkia, Prefektura, Kuestura, Kisha Katolike, Karitasi, Dhoma e Tregetise, sindakata C.G.I.L. e C.I.S.L., le ACLI., forza te ndryshme politike, etj.

· Ne Rome: Kryesia e Keshillit te Ministrave, Ministria e Puneve te Jashteme, Ministria e Puneve te Brendeshme, Shteti i Vatikanit, Ambasada e Shqiperise, Komisariati i Larte i O.K.B. per Refugjiatet (ACNUR), Komiteti Italian i Refugjiateve Politike (CIR), Organizata Nderkombetare e Emigracionit (OIM), Instituti i studimeve per popullaten, etj.

· Ne Shqiperi: Parlamenti, Keshilli i Ministrave, Ministria e Puneve te Jashteme, Ministria e Punes e Asistences Sociale dhe e Immigracionit, Banka Italo - Shqiptare, Bashkia e Fierit, Bashkia e Beratit, Dhoma e Tregetise e Shkodres, Ambasada e Italise ne Tirane, farca te ndryshme politike, etj.

Eshte organizuar krijimi i seksioneve te Shoqates ne Berat, Fier, Shkoder, Laç e Malsi e Madhe.

Cdo jave, per 5 vite rradhazi (1992 - 1997), aktivistet e Shoqates kane organizuar ne Milano, nje sherbim per te ndihmuar shqiptaret. Ndihma konsistonte ne mbeshtetjen psikologjike, ligjore, interesimin per zgjidhjen e problemeve te ndryshme si te banimit, te punesimit, etj.

Nepermjet Shoqates kane fidhuar binjakezimet ne mes Provinces se Milanos dhe Rrethit te Shkodres e ne mes Universitetit Katolik te Milanos e Universitetit te Shkodres.

Shoqata ka organizuar me shume sukses per 8 vite radhazi (1992 - 1999) kremtimin e Festes Kombetare te Shqiperise ne Milano, çdo here me patronazhin e Administrates se Provinces se Milanos. Ne keto kremtime ka patur nje pjesmarrje te madhe te shqiptareve nga Veriu e Jugu i Italise, si dhe personalitete e autoritete italiane e shqiptare. Keshtu kane marre pjese Presidenti i Provinces se Milanos, Presidenti i Keshillit Komunal te Milanos, Zv. Prefekti i Milanos, Zv. Presidenti i Keshillit Komunal te Milanos, Pergjegjesi i Sektorit te Sherbimit Shoqeror prane Administrates se Provinces se Milanos, Zv.Drejtori i Karitasit. Kane marre pjese edhe personalitete shqiptare si zonja Nermin Vlora, Kryetare Nderi e “Bashkimit te Shoqatave shqiptare e italo - shqiptare”, ambasadoret e Republikes se Shqiprise ne Rome, zoti Edmond Dulaj e zoti Pandeli Pasko, perfaqesues te Ministrise se Puneve te Jashteme te Republikes se Shqiperise, etj.

Shoqata ka punuar per te informuar opinjonin publik mbi jeten e problemet e Diaspores se Re Shqiptare ne Itali, mbi historine e Shqiperise e kulturen shqiptare, etj. Keshtu kane shkruar gazetat e revistat: “Corriere della Sera”, “l’Avvenire”, “L’Unità”, “Il Sole - 24 ORE”, “Panorama”, “Famiglia Cristiana”, “L’Indipendente”, “Vivi Milano”, “Caritas Informa”, “Diario”, “Il nostro tempo”, “Milanometropoli”, “Oltre il Mare”, “Republika”, “Ideja Kombetare”, “Ora e Shqiperise”, “Rilindja Demokratike”, “Koha e Jone”, “Kurbini”, “Rilindja”, “Bujku”, “Zeri i Popullit”, “Shqip”, “E Juaja”, “Ditari”, “Bota Sot”, “Bota Shqiptare”, “Noi Albanesi in Italia”, stacionet e radios “Radio Popolare”, “Radio Meneghin”, “Radio Città Futura”, “Radio Radicale”, radio angleze B.B.C., Televizori Shteteror i Shqiperise, rrjetet televizive italiane RAI, TG 5, shtate rrjete televizive te Regjion Lombardise, libri “Alla scoperta dell’Albania”, etj.

Shoqata me rastin e vizitave ne Milano te personaliteteve e perfaqesuesve te institucioneve shqiptare ka organizuar takime me institucione italiane e personalitete italiane, konferenca shtypi, prezantime librash, takime me komunitetin shqiptar te Milanos e te Regjion Lombardise, etj. Keshtu ne rastin e vizites ne Milano te zotit Adem Demaci, te Zv. Kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves zotit Hydajet Hyseni, etj.

Shoqata ka kontribuar ne organizimin ne Rome dhe Milano te manifestimeve paqesore, ku kane marre pjese mijra njerez, per sensibilizimin e opinjoniot publik italian mbi situaten ne Kosove.

Shoqata ka bere pjese ne Konsulten e Regjion Lombardise per Imigracionin.



Kryetari Ing. Adnan Kopliku


Milano, 2011

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi