Egjypt: Protesta të reja në Kajro
Faqja 1 e 1
Egjypt: Protesta të reja në Kajro
Egjypt: Protesta të reja në Kajro
Mijëra demonstrues janë tubuar në qendër të Kajros për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.
Udhëheqësi 82-vjeçar i Egjiptit i dha urdhër kabinetit qeveritar të japë dorëheqjen dhe premtoi emërimin e një kabineti të ri të shtunën.
Presidenti Obama tha se kishte folur me zotin Mubarak dhe i kishte kërkuar atij të merrte “masa konkrete” për të përmbushur premtimin që i bëri popullit egjiptian për reforma.
Më parë në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë programin e tyre të asistencës për Egjiptin që kap shumën e një miliardë dollarëve
Klinton i bën thirrje qeverisë së Mubarakut të hyjë menjëherë në bisedime me protestuesit
(I plotësuar)- Mijera protestuesë anti-qeveritarë u kthyen sot përsëri në rrugët kryesore të Kajros, me thirrjet kundër presidentit Hosni Mubarak, vetëm disa orë pasi presidenti egjitptian shkarkoi kabinetin e tij dhe premtoi reforma, por refuzoi të japë doreheqjen.
“Populloi dëshiron që presidenti të largohet”, brohorisnin protestuesit. Këto protesta sinjalizuan se vendimi i presidentit Hosni Mubarak, për ta shkarkuar qeverinë e tij, ndoshta nuk do të mjaftojë për ta zbutur zemërimin e egjiptianëve për shkak të varfërisë, papunësisë dhe korrupsionit, që e kanë pllakosur vendin e tyre.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Hosni Mubarakut, por ai ka thënë se do të mbetet në pushtet me gjithë shkarkimin e kabinetit të tij.
Gjatë paraqitjes së tij të parë publike, prej se filluan protestat, Mubaraku, 82- vjeçar, po ashtu ka shpallur reforma gjithëpërfshirëse.
“Kam kërkuar nga Qeveria që të paraqesë dorëheqje dhe do ta nominoj një qeveri me instruksione të qarta dhe precize, që ta ketë prioritet gjendjen aktuale. Ju them përsëri se marrja e vendimeve nuk do të jetë e lehtë. Unë do ta mbroj sigurinë e Egjiptit dhe aspiratat e popullit të tij, pasi për këtë jam betuar para Zotit dhe vendit”, ka thënë Hosni Mubarak.
Ai i ka karakterizuar demonstratat në rrugë si “kaos”. Një numër në rritje i protestuesve në mbarë Egjiptin, kërkojnë që ai të tërhiqet nga monopoli 30-vjeçar në pushtet, si një hap kah zgjidhja e varfërisë në rritje dhe e problemeve me papunësi.
Disa orë më herët, Mubarak e kishte dërguar armatën e Egjiptit për ta forcuar orën policiore gjatë natës, por mijëra egjiptianë mbetën në rrugët e Kajros, duke mos e respektuar urdhrin.
Vendosja e ushtrisë u bë pas ishte rritur numri i protestuesve, veçanërisht pas faljes së Xhumasë, kur liderët islamikë i kishin ftuar mbështetësit që t’u bashkohen protestuesve.
Por, rritja e numrit të protestuesve në rrugë, e kishte shtuar numrin e përleshjeve me policinë. Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, ka thënë se 38 vetë ishin vrarë, pas përshkallëzimit të protestave, prej faljes së Xhumasë.
Në Uashington, presidenti Barak Obama, gjatë një paraqitjeje në Shtëpinë e Bardhë, ka ftuar për qetësi në Egjipt.
“Derisa situata vazhdon të zhvillohet, shqetësimi ynë i parë është parandalimi i plagosjeve ose humbja e jetëve. Prandaj, dëshiroj të jem shumë i qartë në thirrjen për autoritetet e Egjiptit, që të përmbahen nga çfarëdo dhune kundër protestuesve paqësorë. Populli i Egjiptit ka të drejta, që janë universale. Kjo përfshinë të drejtën e tubimit paqësor dhe shoqërimit, të drejtën e fjalës së lirë dhe mundësinë për ta përcaktuar të ardhmen e vet. Këto janë të drejta të njeriut dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë për to çdokund”, ka thënë Barak Obama.
Ai ka kërkuar nga Mubaraku që ta ndalë bllokimin e shërbimit të telefonave mobilë dhe ta ripërtërijë qasjen e shtetasve në internet dhe në rrjetet social, në të cilat të rinjtë egjiptianë, që i filluan protestat, mbështeten shumë për koordinimin e lëvizjeve të tyre.
Ndërkohë, është ripërtërirë rrjeti i telefonave mobilë, por shërbimi i internetit duket se ende mbetet i bllokuar.
Presidenti Obama ka thënë të ketë biseduar me presidentin Mubarak, pasi ai e kishte mbajtur një fjalim drejtuar popullit. Obama e ka pranuar partneritetin e ngushtë ndërmjet Kajros dhe Uashingtonit, por ka theksuar se Shtetet e Bashkuara ishin të qarta për nevojën e përqafimit të reformave politike, sociale dhe ekonomike, “që i plotësojnë aspiratat e popullit të Egjiptit”.
“Kur presidenti Mubarak iu drejtua popullit të Egjiptit, ai premtoi demokraci më të mirë dhe mundësi më të mëdha ekonomike. Unë sapo fola me të, pas fjalimit të tij. I thashë se ai ka përgjegjësi për t’iu dhënë kuptim këtyre fjalëve, për të ndërmarrë hapa dhe aksione konkrete, për ta realizuar këtë premtim”, ka theksuar Barak Obama.
Disidenti udhëheqës egjiptian, Mohamed ElBaradei, njëherësh ish-fitues i Çmimit Nobel, ka thënë se presidenti Hosni Mubarak “duhet të shkojë”.
Raportohet se ai është në arrest shtëpiak, por ka premtuar se “do të kthehet në rrugë”. (f.b.)
* * * * * * *
Egjipt: Vazhdojnë protestat në Kajro

“Njerëzit duan që presidenti të shkojë”, kanë brohoritur ata.
Protesta e sotme vjen vetëm disa orë pasi Mubarak shkarkoi kabinetin e tij dhe premtoi hapa të rinj drejt demokracisë, në përpjekje për të qetësuar krizën në vend.
Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të rendit dhe protestuesve në qytetin e Kajros, Suezit dhe të Aleksandrisë.
Raportohet se autoritetet kanë kufizuar qasjen në internet dhe në disa shërbime mobile, për të penguar aktivitetet e protestuesve.
* * * * * * *
Egjipt: Mubarak shkarkon qeverinë
Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka shkarkuar qeverinë e tij, por nuk ka dhënë indikacione nëse është gati të japë dorëheqje pas protestave masive në vend.
Mubarak u shfaq në televizionin egjiptian për herë të parë pas shpërthimit të demonstratave, që konsiderohen si sfida më serioze e tij gjatë 30 vjetëve në pushtet.
Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të rendit dhe protestuesve në qytetin e Kajros, Suezit dhe Aleksandrisë.
Është raportuar se autoritetet kanë kufizuar qasjen në internet dhe në disa shërbime mobile, në përpjekje për të penguar aktivitetet e protestuesve.
* * * * * * *
Mubarak mban fjalim ndërkohë që në Egjipt vazhdojnë protestat
Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak foli në televizionin kombëtar për herë të parë pas fillimit të protestave për largimin e tij nga pushteti. Në fjalimin e tij dje vonë, ai premtoi zbatimin e reformave politike dhe ekonomike në vend.
Udhëheqësi 82-vjeçar i Egjiptit i dha urdhër kabinetit qeveritar të japë dorëheqjen dhe premtoi emërimin e një kabineti të ri të shtunën. Ai tha se protestat e ditëve të fundit në Egjipt kanë qënë komplot për të destabilizuar vendin.
Në Uashington, Presidenti Barak Obama, në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë, i kërkoi qeverisë egjiptiane të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve paqësore dhe të rivendosë shërbimet e Internetit dhe komunikimeve të tjera që janë ndërprerë.

Në Kajro vazhdon djegija e ndërtesave dhe tanket patrullojnë rrugët në ditën më kaotike dhe më të dhunshme në Egjipt që nga fillimi i demonstratave masive të martën.
Dhjetra mijëra protestues sfiduan ndalimqarkullimin gjatë natës dhe vazhduan të kërkojnë dorëheqjen e zotit Mubarak.
Zyrtarët e mjeksisë thanë se të paktën 13 vetë u vranë gjatë trazirave të djeshme në Suez. Sipas njoftimeve, më shumë se 100 njerëz janë plagosur në gjithë vendin.
Më parë në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë programin e tyre të asistencës për Egjiptin që kap shumën e një miliardë dollarëve.
>> Klinton i bën thirrje qeverisë së Mubarakut të hyjë menjëherë në bisedime me protestuesit

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi