Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:SHUARJA E KËLTHITJES

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:SHUARJA E KËLTHITJES Empty Adem Zaplluzha:SHUARJA E KËLTHITJES

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 29, 2011 10:38 pm

Adem Zaplluzha:SHUARJA E KËLTHITJES AdemZaplluzha2

Adem Zaplluzha:SHUARJA E KËLTHITJES


Mes zjarrit
Dhe drithërimës së ujit
Këlthitja e ajrit
Kalorësit nuk ndalen
Për t’i mëritur erërat

Jeta vazhdon
Edhe pa ty
Unin e ke shkulur
Qysh në fëmijëri

Ushtarët sogjetojnë
Ecjet dhelpëruake
Në lumin e ngrirë
I kemi lënë kujtimet

Të gjitha ëndrrat
Kanë rënë në gjumë
Brigjet në heshtje
Ringjallin mos harresën
Gjethet qeshin
Me qetësinë e lashtë
Bretkosat turbullojnë
Zhgjëndrrën e moçalit

Në këtë dimër trazohet
Gjumi i arushës
Peshqit nuk bëzajnë
Qetojnë rahati

Pranvera sivjet
Ende s’ është nisur
Pikon mëshira e acarit
Nga buzët e luleborave

Mes zjarrit dhe hirit
Rruga e mëndafshit
Karvani zbret
Në rrjetën e merimangës

Lashtësia është nisur
Për ti yshtur këlthitjet
Llambat e qytetit
Ndriçojnë memorien



Adem ZAPLLUZHA

Nga Libri HIJET E NDEYSHKURA


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi