Nga Keze (Kozeta) Zylo
Faqja 1 e 1
Nga Keze (Kozeta) Zylo
Nga Keze (Kozeta) Zylo
Në kujtim të prof.Lazër Radit, Intelektualit prej Prizreni, të burgosur, internuar me gruan dhe fëmijët e mrekullueshëm, për 50 vite me radhë nga diktatura komuniste.
Në kujtim të një eruditi të vërtetë, njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve, i cili i kishte mbaruar studimet në universitetin e Romës për drejtësi, profesion që se ushtroi kurrë.
Në kujtim të mikut tim të shquar prof.Lazër Radit, që pata fatin të komunikoj dhe të miqësohem familjarisht për disa vite, por që fatkeqësisht, viti i mbrapshtë i 97-ës na ndahu përgjithmonë nga kjo botë.
Në ditën e 17 Shkurtit, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, të kujtova të parin, pasi shpesh, ose për disa kohe pothuajse cdo ditë kur takoheshim dhe bisedonim vecanërisht për Letersinë dhe Politikën, e kishje ëndërr clirimin e Kosovës, e kishje ëndërr ta shihje së bashku me Shqipërinë! Prehu i qetë prof.Lazër Radi se Kosova është e Pavarur, Kosovën që e deshe aq shumë, por që ike me brenga në shpirt për të dy vendet, vende që s’jua gëzove kurrë Lirinë...!
Requiem për Prof. Lazër Radin
Në netët e burgut, si burre qëndrove,
Edhe pse duartë t’i lidhën, 50 vjet
Me kanxha të ndryshkura,
Ngjyrë e gjakut të tyre!
Tinëzisht infektonin ajrin e ndytë,
Brenda ciklonit të qelive,
Që gelltisnin tingujt në zanoret e Lirisë.
Por ti flisje dhe përbuzje,
Pështyje në gromësirat e urdhërave të tyre,
Kur gjëmonin si hungërrima nga xhelatët mesjetarë,
Për Lirinë që ndëshkonin në gijotinë.
Sythet e Lirisë kishin filluar të buisnin,
Në shkrepa vetëtimash që çanin tokën e zhuritur…
O Burgu nëmun,
Në udhëtimin e jetës, miku im të kujtoj,
Për çfarë ti më rrëfeve në vuajtjet e tua,
Edhe pse helm për ta s’lëshove kurrë,
Por si në legjendat e moçme, u fale mëkatet,
Që si mjegull pikëllimi vishnin sytë e tu!
Shpirtin e kishje të nyjëzuar me Prizrenin,
Me vendin ku u linde,
Dhe qiellin e Shqipërisë e spërkatje me yjet e Kosovës.
E unë vazhdoj t’i kem kujtimet e tua,
Si xixëllonja në ballë,
Që shndrisin pa kuptuar se në c’stinë janë.
T’i ndjeva dhimbjet gjer në asht,
Edhe pse ato lëshonin rrënjë,
Ti luteshe të t’i groposnin,
Me dheun e Prizrenit, për t’u falur mëkatet,
Për burgjet që ju mbytën të gjallë,
E unë jashtë burgut shumë më e lirë se ju,
S’ja mpiva dot dhëmbët me helm gjarpërit.
Por prapë t’i falje, sic falin burrat gjakun,
Mbushur me morte për hakmarrje.
I rënduar ndjeje në supe blozën e viteve,
Por Zanat arberore,
Ta shkundnin në liqen loti, llumin e zi!
Si gjethe të pista në akuarium notonin,
Ca copëza dëshmie, parë që i ri!
Më ngelën bisedat me ty, si shkëndija stralli,
Që shkrijnë ngricat në thellim e acar,
Do tregohen ato në netët e dimrit,
Lene pergjysme, nga viti i mbrapshte, 97-te
Për Lazër Radin, një burrë i rrallë.
New York
Shkurt, 2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi