Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Egjipt: Mbi 100 të vrarë dhe 2000 të plagosur

Shko poshtë

Egjipt: Mbi 100 të vrarë dhe 2000 të plagosur Empty Egjipt: Mbi 100 të vrarë dhe 2000 të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 30, 2011 7:25 pm

Egjipt: Mbi 100 të vrarë dhe 2000 të plagosur

Egjipt: Mbi 100 të vrarë dhe 2000 të plagosur 32749


Me gjithë prezencën e madhe ushtarake dhe premtimet e presidentit Husni Mubarak për reforma edhe natën e kaluar kanë vazhduar protestat kundër udhëheqjes politike në Egjipt.
Por për shkak të ndalimqarkullimit numri i protestuesve gjatë natës ka qenë më i vogël, njoftojnë korrespondentët. Sërish njoftohet edhe për plaçkitje dhe vënie zjarresh. Plaçkitësit janë futur gjatë natës edhe në muzeun e Egjiptit dhe kanë shkatërruar dy mumje, njofton televizioni Arabiya.
Në zona të ndryshme banimi, të rinjtë kanë organizuar grupe për vetëmbrojtje nga bandat. Nga qarqet e sigurisë dhe ato mjekësore bëhet e ditur se prej ditës së premte janë vrarë më shumë se 100 dhe janë plagosur mbi 2000 persona. Në Kajro policia sërish ka hapur zjarr kundër demonstruesve.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë ndërkohë se nga burgjet e Egjiptit kanë ikur me mijëra të burgosur. Pas presioneve të shumta Mubaraku ka emëruar për herë të parë një zëvendës të tij dhe një kryeministër të ri.
Egjipt: Mbi 100 të vrarë dhe 2000 të plagosur Anti-Government-demonstra-0
Zëvendëspresident do të bëhet shefi i deritanishëm i shërbimit sekret Omar Suleiman. Ndërsa postin e kryeministrit do ta marrë ish - shefi i forcave ajrore Ahmed Schafik.
>> Mubarak emëroi shefin e zbulimit, në postin e zëvendësit të tij
>> Klinton i bën thirrje qeverisë së Mubarakut të hyjë menjëherë në bisedime me protestuesit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi