Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të korruptuarit nuk mund ta luftojnë kurrë korrupsionin

Shko poshtë

Të korruptuarit nuk mund ta luftojnë kurrë korrupsionin Empty Të korruptuarit nuk mund ta luftojnë kurrë korrupsionin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 10:52 pm

Të korruptuarit nuk mund ta luftojnë kurrë korrupsionin

Editoriali

"T'i vësh ujqërit për t'i ruajtur delet," thotë një fjalë e urtë tejet filozofike e popullit shqiptar. Është krejt njëlloj sikur t'iu kërkosh apo t'iu mëtosh të korruptuarve ta luftojnë korrupsionin. Një qeveri me njerëz të korruptuar në radhët e saj nuk mund ta luftojë kurrë korrupsionin, një qeveri e tillë mund të jetë vetëm aleate e korrupsionit, mund të jetë vetëm partnere e korrupsionit, pra mund të qeverisë korrupsionin e vet, por nuk mund ta qeverisë ekonominë, nuk mund ta qeverisë vendin, nuk mund ta qeverisë mirëqenien, nuk mund të bëjë reforma në strukturat e saj, në funksionimin e saj, nuk mund të bëjë reforma në shkallë vendi, nuk mund të nxisë reforma në shoqërinë përkatës. Përkundrazi, ajo do të shndërrohej në frenuese të jetës së vendit nga çdo pikëpamje, do të shndërrohej në peng i të korruptuarve të cilët i ka në radhët e saj, do të shndërrohej në peng i të korruptuarve të cilët e kanë sjellë në pushtet, do të shndërrohej në peng i të korruptuarve të cilët e mbajnë në pushtet, do të shndërrohej në një qeveri të padurueshme nga populli. E marrim sërish për trajtim këtë temë dhe do të jemi të detyruar ta kemi në qendër të vëmendjes e ta thellojmë në përmasa të tjera në kontekstin aktual të bisedimeve midis forcave politike të vendit për institucionet e reja qendrore shtetërore të Kosovës, bisedime të cilat kanë në qendër të tyre formulën qeverisëse të Kosovës për periudhën e ardhshme. Nga të gjitha forcat politike të vendit, të cilat do të jenë të përfshira në bisedime këto ditë, vetëm nja dy parti të vogla nuk kanë qenë pjesë e qeverisjes, prandaj nuk janë as pjesë e korrupsionit, ndërsa partitë e tjera, sidomos dy partitë e mëdha i kanë kontribuar fuqimisht korrupsionit dhe imazhit përkatës të vendit. Nga aftësia për t'i lënë liderët e korruptuar pa karrige, do të matet edhe aftësia e institucioneve të reja, në mënyrë të veçantë aftësia e qeverisë së re për ta luftuar korrupsionin e trashëguar dhe për të mos krijuar korrupsion të ri. Duke mos iu dhënë poste figurave të diskredituara, krijohen shpresa që institucionet e reja të jenë sa më pak të korruptuara dhe që këto institucione do ta kenë vërtetë në vëmendjen e tyre luftën kundër korrupsionit. Masa tjetër paraprake shumë frutdhënëse është që në postet qeveritare apo shtetërore të mos vijnë figura pa integritet, figura të cilat mund të mos kenë pasur poste të tilla, por që atje ku kanë vepruar dhe ku kanë punuar më parë, si dhe në jetën e tyre private kanë dëshmuar karakter të dobët. Figura të tilla janë të destinuara, pra janë të paracaktuara që të thyhen përballë presioneve të korrupsionit, përballë tundimeve për pasurim sa më të shpejtë, përballë joshjeve për të hyrë në gara korrupsioni. Natyrisht, faktor për luftën kundër korrupsionit është veçanërisht opozita. Edhe kësaj, për të pasur nderin dhe besimin që ta ngrenë një ditë flamurin e luftës kundër korrupsionit, iu duhet patjetër ta pastrojnë kreun e tyre nga të gjithë të korruptuarit, nga të gjithë të pasuruarit e fuqishëm. Vetëm kështu opozita do të tregonte se është ajo më e fuqishme se korrupsione, përndryshe ajo do të mbetet një luftëtare e vendosur për sa më shumë korrupsion, do të mbetet një rivale, një konkurruese e ashpër e shumicës qeveritare për të bërë sa më shumë korrupsion. Dhe flamuri i saj antikorrupsion do të jetë vetëm për ta detyruar shumicën që t'i hapë sa më shumë rrugë për korrupsion, që t'i lejojë sa më shumë hapësira për korrupsion.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi