Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Sofia Ziri

Shko poshtë

Cikël poetik nga Sofia Ziri Empty Cikël poetik nga Sofia Ziri

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 02, 2011 8:45 pm

Cikël poetik nga Sofia Ziri 27404_100001165007247_836_n
Cikël poetik nga Sofia Ziri

TE PRES...

Ecja,
duke zgjedhur shtegun,
të më sillte te ti.
Mjegulla nisi të ulet,
ndërsa unë,
unë,
rendja me hapin
dhe pikëllimin e saj.
U tremba,
kisha frikë të të zgjoj...
Desha të derdh lotët
si ky rrebesh,
shumë po më rëndojnë.
Natë,
ti fle qetë përkrah meje,
ndërsa,
unë këndshëm të shoh,
ëngjelli im.
Pres të të hap zemrën,
dua të të puth lehtë,
por s’mund.
Trupi po më dridhet,
çfarë të bëj,
nuk di si ti shpërndaj
të gjitha dridhjet,
nuk dua të të zgjoj...
Pres, zgjimin tënd
o ëngjëlli im.
Fli ende.
Ti krahët i ke me vete...
Tani do vazhdoj
të rend ëndrrave të mia,
të ia dhuroj zgjimit tënd,
me qetësinë e kësaj nate
të bardhë...

.............................
zirisofia@gmail.com


SKICE...

Salla
ish mbushur
përplot.

Ndriçimi
krijonte lëvizje.

Pranë violinës
një flash hijerëndë
mbi të.

Solisti,
qëndronte në këmbë.

Pas pak,
vëmendjet rrembeu
dhe sallën përshkoi
me virtualitetin
magjik
të muzikës së tij.

Duartrokitjet
në sallë
i falën parreshtur
kënaqësi...

.............................
zirizofia@gmail.com

EJA

Eja
pi dhe ti
një gllënkë zjarri
nga dashuria ime.
Vlon aty
ku tingujt humbasin.
Kryet ngrejnë petalet
dhe me rradhë buzëqeshin.
Eja,
pse dridhesh?
Të shoh tek të dridhet tër’ trupi.
Buzët i kam ende të ngrohta,
ç’pret, nuk do të besh dashuri?
Oh,
Ti pret të rrëmbesh kurajon time...
Jo,
harrove kur ta dhurova
bashkë me shpresën,
edhe atë ta fala,
por,
dëshirën,
dëshirën mos ma kërko.
Ajo është e imja,
Brenda saj të dhuroj gjith trupin,
Por ti,
duhet të kesh dëshirën tënde,
pa të mos u afro.
Prandaj nuk po vjen?
Apo s’guxon?
Oh, jo!
Humbjen nuk e duroj dot,
zgjuar jam
edhe në gjumin e rëndë.
Po të pres, të ledhatoj.
midis gjinjve të mi
të të shtrëngoj.
Dielli djeg.
Po digjem brenda vetes.
Ti nuk ke ftohtë?
Eja të ngrohesh pranë meje.
Tani kam etje...
Dua të pi nga lëngu yt i jetës,
epshin ta shqyej mbi çarçafët blu.
Le të dëgjohen klithmat.
Kam nevojë për dashuri,
për tënden orgazmë të vërtetë...
Eja!

.............................
zirisofia@gmail.com

BRENDA NJË PARLAMENTI


Ne gënjejmë veten
Duke thënë ...jo!
Kujdes, se morali është ky...

Ne gënjejmë veten,
Duke thënë...po!
Lëshoju, mos pyet për këtë moral...

Atëherë, të gjitha ndodhin,
ato që ne duam
dhe ato, që nuk na pëlqejnë.

Ne gënjejmë veten,
Unë,
Ti dhe Ajo.
Gënjejmë të gjithë sëbashku, tërë kohën.

...

Eh, Ju,
harroni që jeni kalimtarë
si mijëra celula embrionesh,
prandaj ngjasoni të shtrëmbëruar,
Ne,
Ju shohim në pasqyrën e kristaltë,
si përlyheni me moralin tonë të pastër.

Por,
Ti, njeri i mirë, nuk gënjen.
Ti je gjithësia me shpirt të pasur.
Ty, të përgëzoj...!

.............................
zirisofia@gmail.com


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi