Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nju Jork: I gjithë qyteti i mbuluar nga bora dhe akulli

Shko poshtë

Nju Jork: I gjithë qyteti i mbuluar nga bora dhe akulli Empty Nju Jork: I gjithë qyteti i mbuluar nga bora dhe akulli

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 02, 2011 9:12 pm

Nju Jork: I gjithë qyteti i mbuluar nga bora dhe akulli

Nju Jork , Beqir Sina – Bota sot

Nju Jork: I gjithë qyteti i mbuluar nga bora dhe akulli Nju%20jork

Shkollat publike, zyrat postare dhe zyrat shtetërore në qytetin e Nju Jorkut janë të hapura edhe sot mërkurë, pavarësisht nga kushtet e rrezikshme për shkak të një borës dhe një shtrese akulli që ka mbuluar gjithë qytetin. Zyra e Menaxhimit të Emergjencave ka lëshuar një Urdhëresë ku ju bënë thirrje shoferëve të automjeteve të mënjanojnë udhëtimet e panevojshme se gjendja në rrugët e qytetit është e rrezikshme për shkak të përzierje të borës me akullin. Enti meterologjik i Nju Jorkut, po njofton në Televizionet lokale dhe radiot e gazetat e qytetit se "Një stuhi me akull e borë është paralajmërim të afrohet deri pasditen e sotme të mërkurën në gjithë për zonën metropolitane të Nju Jorkut". Trashësia e akullit në disa vende ka arritur deri në tre të katërtat e inç-it, dhe shtresa e akullit pritet të kthehet në baltë rrëshqitëse. Ndryshimet priten nga mbrëmja kur mund të fillojë një shi i hollë. Në Central Park, rrugët janë si një shesh patinazhi në akull-patinazhi natyror. Një autobus që vinte nga veriu i qytetit për në Fifth Avenue basi kishte manovruar me kujdes hryi deri në trotuaret e mbuluar në borë e akull të shkrirë. Për fat të mirë megjithë lëvizjen e qytetarëve nuk pati të lënduar. Shërbimit e trenave të linjave jashtë qytetit nga Northeast Amtrak e korridorit në mes të Nju Jork dhe Filadelfia, janë pezulluar përkohësisht për shkak të problemeve të energjisë përgjatë vijës elektrike, por thanë autoritetet se shumë shpejtë linja ka për t'u restauruar. Aeroportet kryesore JFK - LaGuardia dhe Newark u njoftua se kanë pasur disa ndërprerje të fluturimeve që janë raportuar nga aeroportet përkatëse. Udhëtarët janë këshilluar për të kontrolluar para nisjes në Televizion, radio, gazeta dhe internet linjat e tyre ajrore para se të nisen për në aeroport. Transporti hekurudhor i udhëtarëve LIRR po operon njësoj si me një orar fundjave. Ndërsa OEM thotë se zyrat e qeverisë së qytetit do të jenë të hapur.
Kushtet e udhëtimit do të jenë jashtëzakonisht i rrezikshëm gjatë orëve të para të mëngjesit, Zyrtarët rekomandojnë që njerëzit të përdorin për transit në masë linjat e brendshme të metrosë dhe autobusëve, për të shmangur lëvizjet me makinat e tyre nëse është e mundur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi