Urdhëri: Të eliminohet komanda e gardistëve
Faqja 1 e 1
Urdhëri: Të eliminohet komanda e gardistëve
Urdhëri: Të eliminohet komanda e gardistëve Të identifikuara 15 grupe pesëshe të sulmit mbi Kryeministri. Të organizuara, të trajnuar, të paguar me euro dhe të droguar me droga sintetike. Komanda nga jepeshin urdhërat qëndronte tek të ashtuquajturat "dy kulla"[/size] Urdhëri: Të eliminohet komanda e gardistëve Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha zhvilloi dje një seancë dëgjimore me anëtarët e Komisioni Parlamentar Hetimor "Për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011". Gjatë dëshmisë së tij, përreth 120 minuta, ministri Basha ka dhënë informacione dhe detaje lidhur me situatën dhe zhvillimet para, gjatë dhe pas puçit të shtetit, më 21 janar. *** Së pari, iu falënderoj për ftesën që më keni bërë për t'u paraqitur para këtij komisioni. Iu siguroj se paraqitja ime këtu është vetëm një aspekt që dëshmon vullnetin e plotë, të gjithanshëm dhe të pacenueshëm të dikasterit që unë drejtoj dhe timin personalisht për t'iu përgjigjur të gjitha kërkesave të këtij Komisioni Hetimor, me qëllim që të ndihmoj në zbardhjen e rrethanave, fakteve para, gjatë dhe pas 21 janarit. Duke hedhur dritë mbi mënyrën se si jo vetëm institucioni që unë drejtoj, por edhe institucione të tjera të vendit, kanë vepruar në raport me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit, si dhe në raport me të gjitha aktet e tjera ligjore dhe nënligjore për të përballuar situatën para, gjatë dhe pas 21 janarit. Më lejoni ta nis këtë dëshmi para jush duke thirrur në vëmendjen tuaj dhe të gjithë qytetarëve çastin tronditës të fillimit të dhunës më 21 janar. Çdo qytetar dhe kanë qenë me qindra dhe mijëra që kanë ndjekur këtë ngjarje nëpërmjet dhjetra e dhjetra mediave të pranishme në vendngjarje, por po kështu ekspertë, gazetarë, diplomatë, i gjithë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar mban mend fare mirë dhe kujtdo që i është mjegulluar kujtesa mund të rikujtojë, duke parë pamjet filmike të nisjes së ngjarjes të 21 janarit. Ndonëse ishte njoftuar një tubim nga një forcë politike, nga Partia Socialiste zyrtarisht, ndonëse ky tubim kishte marrë përmasa kombëtare i angazhuar drejtpërdrejt në këtë dhe vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, masa e njerëzve që sapo u vendos para rreshtimit të forcave të rendit nuk u angazhua me asnjë parullë politike. Nuk pati asnjë fjalim. Por menjëherë nisi dhe mesazhi i vetëm i 21 janarit, dhuna. Menjëherë pas mbërritjes përpara kordonit policor, pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë provokim, elementët kriminalë të gjendur të grumbulluar këtu para, nisën goditjen e forcave të rendit. Në fillim me çadra, hunj, mjete të tjera të forta që i mbanin në duar dhe pastaj dhuna u përshkallëzua. Vetëm pak minuta pas nisjes së goditjeve me mjete të forta, që tashmë i kishin sjellë, nisën të lëvizin pllakat e bulevardit dhe të godasin me furi mbi rreshtat e punonjësve të rendit, çka kërkohet menjëherë nisjen e planit të masave, që konsistonte në ato momente, largimin e policisë së rendit të veshur vetëm me uniformën e ditës dhe daljen përpara të forcave të rendit të veshur me mjete mbrojtëse. Dhuna u përshkallëzua hap pas hapi. Në valën e parë të dhunës mbetën të plagosur dhjetra e dhjetra efektivë të Policisë së Shtetit, duke përfshirë këtu drejtues të lartë, të cilët u goditën në kokë, gjymtyrë dhe trup me mjete të forta, duke përfshirë edhe gurë të bulevardit. Dhuna vazhdoi përshkallëzimin edhe pas ndërhyrjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë, e cila pati një rezultat të shkurtër kohor të shpërndarjes, por edhe menjëherë të rigrupimit të masës së dhunshme, e cila e gjendur përballë një qëndrimi të vetëpërmbajtur të Policisë së Shtetit, jo vetëm që nuk iu përgjigj thirrjeve të drejtuesve për të shmangur goditjet ndaj efektivave në detyrë, por vazhduan të godasin efektiva të mbrojtur dhe të pambrojtur. Në këmbë dhe të rrëzuar tashmë nga mjetet e forta me të cilat ata godisnin. Grupe të droguarish me drogë sintetike, komandoheshin për të ushtruar dhunë Selia e Këshillit të Ministrave u mbajt e rrethuar nga qindra huliganë dhe banditë të pajisur jo vetëm me mjete të forta tashmë, por siç është evidentuar jo vetëm nga veprimtaria e policisë, por dhe nga media, të armatosur me lëndë plasëse, bomba molotov, armë zjarri si dhe mjete të tjera goditëse. Nga informacionet paraprake dhe nga analiza që vazhdon t'i bëhen ngjarjes nga Policia e Shtetit, u identifikuan 10-15 grupe pesë vetëshe, të cilët sipas analizës paraprake rezultojnë të mirorganizuar, të trajnuar, në raste të veçanta të droguar me drogë sintetike dhe me detyra specifike, të cilat jepeshin nga linja të qarta komande, kontrolli dhe komunikimi në sheshin përballë selisë së Këshillit të Ministrave dhe nga çka rezulton të jetë qendra e kontrollit të veprimit apo shtabi i sulmit, i cili vepronte në ndërtesën përballë selisë së KM, e njohur ndryshe edhe si dy kullat. Në mesin e turmës persona me precedentë penal, të armatosur me armë zjarri Në mesin e turmës spikasin një numër i madh personash me precedentë penalë, të armatosur me armë zjarri dhe lëndë plasëse, persona të dënuar më parë për krime të dhunshme, duke përfshirë edhe krime të kryera me armë zjarri në periudhën 1997-2011. Për 5 orë forcat e rendit dhe Garda e Republikës përballuan me vetëpërmbajtje maksimale përshkallëzimin e organizuar, koordinuar dhe shpalosur me efektivitet dhe operacionalitet të plotë nga një turmë, e cila ishte lart të qenit kaotike, e organizuar, e drejtuar dhe e komanduar. Pas 5 orësh sulmesh ndaj Këshillit të Ministrave, pas thyerjes së perimetrit të sigurisë, shkallmimit të derës, tentativës për të përdorur mjete motorike për të shkallmuar barrierën e fundit, goditjes së punonjësve të policisë dhe nxjerrjes së një pjese të mirë të efektivit jashtrë funksionit, goditjes së vazhdueshme të punonjësve të Gardës së Republikës brenda territorit, si rezultat i forcave të rezistencës së forcave të rendit dhe Gardës së Republikës ky operacion sulmi dhe rrethimi i Kryeministrisë mori fund. Policia e Shtetit sipas planit të masave ndërhyri dhe arrestoi në flagrancë dhjetra e dhjetra nga këta persona, në një bilanc përfundimtar të ditës, në fillim u bë fjalë për një viktimë dhe në fund për tre të vdekur gjatë sulmit 5 orësh për të marrë me forcë selinë e Këshillit të Ministrave. 10 ditë para 21 janarit, opozita thirrje për protesta të dhunshme Dua të ndalem në natyrën e paramenduar të dhunës së ushtruar në 21 janar. Dua të ndalem në thirrjet e bëra veçanërisht 10 ditët para dhunës së 21 janarit. Thirrje të drejtuara nga personat politikë më të lartë të subjektit Partia Socialiste dhe aleatëve të saj. Thirrje për t'u ngritur mbi rendin kushtetues, thirrje që Kryeministri Berisha duhet të pranojë një zgjidhje politike ose do të ecë mbi të vdekur, do ta shihni se çdo t'iu bëj më datën 21, thirrje këto nga platforma të Parlamentit shqiptar, por edhe nga informacionet e mbledhura nga policia ditë më përpara, ku persona me pozita të veçanta në linjat e komunikimit midis udhëheqësve së kësaj përpjekjeje të dhunshme për të marrë institucionet e vendit dhe ushtarëve, që ekzekutuan këtë përpjekje të dhunshme në datë 21, janë shprehur se në 21 do të djegim Këshillin e Ministrave. Se më 21 do të marrë fund Kryeministri etj. Thirrjet për t'u ngritur mbi rendin kushtetues, thirrjet për të përdorur dhunë mbi institucionet legjitime të vendit janë vetëm një aspekt i natyrës së paramenduar të dhunës. Policia e Shtetit, në mënyrë operative mblodhi dhe grumbulloi informacione të shumta, të cilat sugjeronin se më datë 21 janar do të kishte skenarë të ndryshëm, të cilët të gjithë konvergonin në një pikë të vetme, provokimin e forcave të rendit, justifikimin e dhunës mbi ta dhe mbi institucionin që mbronin. Marrja e selisë së Kryeministrisë synohej përmes asgjësimit të efektivave të rendit Qëllimi kryesor i operacionit të janarit ishte marrja me forcë e Këshillit të Ministrave pas nxjerrjes jashtë loje të efektivave të rendit, pas nxjerrjes jashtë funksionit të efektivave të Gardës së Republikës dhe objektivi dytësor në pamundësi të marrjes së Këshillit të Ministrave me forcë, shkaktimi i paevitueshëm i viktimave dhe përdorimi i tyre si kauzë për të vazhduar përshkallëzimin e dhunës dhe veprimeve kriminale, me qëllim shkaktimin në vend të një gjendjeje anarkie për të justifikuar rrëzimin e kësaj qeverie të zgjedhur, zëvendësimin e saj me një tjetër, kombinuar kjo me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Si kolegu juaj deputet, por edhe si ministër i Brendshëm kam bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme nga foltorja e Parlamentit shqiptar dhe nga foltoret e Komisionit të Sigurisë Kombëtare për distancimin e Partisë Socialiste nga kontigjenti kriminal. Kjo pasi asociimi i elementëve kriminalë dhe përzierja e tij në aksionin politik të PS-së është evidente prej më shumë se një viti e gjysmë. Të gjithë kujtojnë aktet e prillit dhe majit të vitit të kaluar, jo vetëm bllokimin thuajse tre javor të bulevardit, por edhe tentativës së bllokimit të akseve kombëtare dhe kundërshtimin me dhunë të forcave të rendit në detyrë, tentativën për të goditur këto forca vetëm pak ditë para zhbllokimit të bulevardit. Angazhimi i kontigjentit kriminal në të gjitha këto veprimtari i personave me precedentë apo të dënuar për krime të dhunshme. Angazhimi i personave dhe ndjekja operative e policisë, si krimet e rënda, trafik droge, trafik armësh, bashkëpunim në vrasje dhe tentativë vrasjeje. Komunikimi me kriminelë të rrezikshëm brenda dhe jashtë burgjeve të vendit, brenda dhe jashtë vendit, ka qenë një konstante e informacionit operativ të Policisë së Shtetit në veprimtarinë dhe aksionin politik për të ndërthurur me elementë kriminalë PS-në. Në këtë periudhë kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore dhe aspak propagandë politike, që unë në çdo rast i kam bërë thirrje në Parlament Partisë Socialiste dhe lidershipit të saj të distancohet nga kontigjenti kriminal. Megjithatë në kundërshtim me këto thirrje, ngjarjet duken se kanë ecur në krah të kundërt. Ka qenë një ditë dramatike, një thyerje historike me historinë e Shqipërisë moderne pas viteve '90, një ditë ku u tentua që me forcë të përmbysej rendi kushtetues, të asgjësohej ekzistenca e forcave të rendit dhe Gardës së Republikës, të pushtohej me forcë selia e Këshillit të Ministrave dhe pas kësaj të sigurohej pjesa tjetër e planit të anarkisë dhe rrëzimit të qeverisë së zgjedhur, nëpërmjet dhunës. Kjo, pra, si mënyrë veprimi synonte të arrinte këtë rezultat, largimin e qeverisë së zgjedhur, jashtë dhe pavarësisht zgjedhjeve elektorale dhe instrumenteve të tjerë kushtetues të vendit. Të impononte me forcën jo të tankeve, as të njësive të armatosura, por të njësive të banditëve të paguar, droguar, trajnuar, pajisur me një shtab të mirëfilltë dhune, të realizonte me dy fjalë një puç të mirëfilltë shteti. Policia dhe Garda kishte marrë masa për garantimin e një tubim paqësor Gjatë rrethimit dhe sulmit ndaj Këshillit të Ministrave për 5 orë më 21 janar, i gjithë kontigjenti i përdorur rezulton jo vetëm kontigjent kriminal, por dhe në tërësi kontigjent pa lidhje organike me PS-në. Janë evidentuar pjesëmarrës dhe organizatorë të protestës në një perimetër dhe distancë të largët nga teatri i veprimeve të grupit kriminal dhe goditja e KM. Është e qartë se kemi të bëjmë me një operacion të mirorganizuar, detajet po i zbardh hetimi. Unë dua të ndaj me ju në këtë komision disa prej këtyre detajeve. Fakti se pas ndalimit të dhjetra e dhjetra të ndaluarve iu janë gjetur shuma standarde në xhep në vlerë afro 200 mijë lekë, kryesisht në prerje euro, vërteton se grupi që mori pjesë në goditjen, sulmin dhe rrethimin ndaj Këshillit të Ministrave ishte një grup i paguar. Ndonëse që të merren veprimet e tjera hetimore për të vërtetuar informacionin operativ për përdorimin e drogave sintetike dhe drogave të tjera, ky proces është akoma në vazhdim midis Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit. Plani i masave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës ka qenë i plotë. Në përputhje me ligjet e shtetit të dy këto organizma, duke u bazuar në informacionet e marra, hartuan një plan të detajuar masash për datën 21 janar. Ky plan kishte objektiv parësor garantimin e një tubimi paqësor dhe garantimin e rendit të sigurisë dhe mbrojtjen e rendit kushtetues. Ky plan iu është vënë në dispozicion juve të nderuar zotërinj të komisionit, por unë dua të veçoj disa momente. Së pari, plani shtrihej në qarqe dhe në qendër. Ka qenë i detajuar edhe ka përdorur të dhënat operative edhe për të identifikuar personat me precedentë të mëparshëm për ndalimin e tyre. Ky plan masash parashikonte edhe bashkëpunimin me Prokurorinë, të cilës sikundër ngjarjeve të mëparshme i është kërkuar të vendosë në terren prokurorë me qëllim që të jenë aty për të kryer veprimet e çastit, arrestimet në flagrancë etj. SHISH nuk kishte asnjë informacion specifik për demonstratën e dhunshme Paraprakisht në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera ligjore, Policia e Shtetit ka kërkuar informacion nga SHISH me shkresë, SHISH i është përgjigjur sipas përgjigjes që ju është bërë publike, duke mos dhënë asnjë informacion specifik mbi ngjarjen e 21 janarit. Më lejoni të ndalem në një pjesë tjetër të grushtit të shtetit. Rreth orës 17:00 morëm infomacione se ka një viktimë, e cila ndodhet në spital. Në përfundim të rrethimit të Kryeministrisë për ta marrë atë me forcë erdhi informacioni se bëhej fjalë për tri viktima të vdekura dhe një person në gjendje të rëndë shëndetësore. Prokuroria përjashtoi Policinë Kriminale nga hetimi i 21 janarit Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni dhe pas thirrjes që i është drejtuar Prokurorisë për të nisur hetimin mbi këtë çështje janë njoftuar nga policia se, Prokuroria ka marrë në dorë hetimin dhe Policia Kriminale nuk do të jetë pjesë e këtij hetimi, por do të ndihmojë sipas ligjit çdo aspekt të punës së Prokurorisë. Pas situatës së krijuar jam i sigurtë se në çdo familje shqiptare që e përcolli ngjarjen nëpërmjet televizionit, pas situatës së krijuar në mesin e forcave të rendit dhe forcave të Gardës së Republikës të cilët u gjendën për 5 orë në sulmin e vazhdueshëm të kontigjentit kriminal, që kishte për qëllim marrjen me forcë të KM, në orën 01:30 minuta kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp, ku kërkoi që të nesërmen të protestohej kundër horrave të gardës. Natyrisht deri në orën 01:30 me daljen e kryetarit të Partisë Socialiste dhe thirrjes së tij me luftën ndaj "horrave të gardës", ne gjendeshim vetëm para një tentative unike edhe në Europën e viteve të fundit, për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues të një partie politike dhe askujt në këtë moment nuk i shkonte ndërmend fjala puç apo grusht shteti. Ishte një moment dramatik, moment ku pas paralajmërimeve të qarta publike, zoti Rama kishte vënë në jetë planin e përdorimit të dhunës dhe mjeteve të dhunshme për të marrë pushtetin. Të nesërmen në orën 6 të mëngjesit kam marrë në telefon drejtuesit e policisë, për t'i pyetur ata për gjendjen në vend. Më rezultoi se gjendja në vend ishte e qetë, posaçërisht në Tiranë dhe qytete të tjera, policia menjëherë pas rrëzimit të rrethimit të Kryeministrisë kishte marrë masa të posaçme jo vetëm për shoqërimin e elementëve të dhunshëm që morën pjesë në këtë tentativë, por dhe për kontrollin e çdo pjese të territorit, me qëllim shmangien e akteve vandale mbi pronën private dhe qytetarëve, akte të cilat nuk kishin munguar në pararendje të sulmit të Kryeministrisë, a dhunë mbi qytetarët dhe pronën private. Drejtuesit e lartë të policisë me të cilët mora kontakt, informuan se nuk ka patur ngjarje të jashtëzakonshme dhe se situata në gjithë territorin e vendit paraqitej nën kontroll. Rama paralajmëroi protestë kundër "horrave të gardës" Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më informoi se në orë 6:15 minuta e kanë informuar se në dhomën operative të Policisë së Shtetit disponon 6 urdhra ndalime të Prokurorisë për drejtuesit e gardës. E pyeta se për çfarë punonjësish bëhej fjalë dhe më tha se do të ma jepte këtë infotrmacion sapo të dilte në zyrë. Në orën 6 e 30 minuta më njoftoi se urdhër ndalimet ishin për komandantin e gardës dhe të 5 komandantëve operativë të gardës. Pra, për të gjithë zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. I ndodhur para një situate të tillë, ku nga njëra anë Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kishin përballuar me sukses të plotë, por edhe me kosto një sulm ndaj Këshillit të Ministrave i ndodhur para një situate, ku i kishim bërë thirrje Prokurorisë të hetonte jo vetëm mbi tre viktimat, por të gjithë rrethanave, madje iu kishim vënë në dispozicion gjithçka, pas thirrjes vetëm 4 orë më parë të kryetarit të PS-së, se të nesërmen do të kishte një demonstratë për "horrat e Gardës" nuk mund të mos shprehja habinë, shqetësimin tim, të cilin e konsiderova në atë moment të paktën të nxituar. Eliminimi i komandës operative të Gardës do të thotë jo vetëm në atë situatë të tensionuar, por në çdo situatë demoralizim i plotë i gjithë objektivit është një sinjal i qartë, që i citohet punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Çfarëdo që të jetë situata, kini kujdes, sepse jo vetëm ju zyrtarë të thjeshtë të Policisë dhe Gardës, por, duke filluar nga komanda juaj do të ndaloheni. Ky ishte një mesazh shkatërrimtar, jo vetëm për ata që ruajnë rendin dhe sigurinë dhe institucionet kushtetuese, por për çdo efektiv komisiariati në çdo komisariat të vendit, një situatë, e cila e kombinuar me situatën e kërcënimit të vazhdueshëm të Edi Ramës, i cili vetëm 12 orë përpara kishte treguar se ishte i vendosur të përdorte mjete të mundshme për të rrëzuar institucione kushtetuese të vendit ishte tërësisht e papranueshme. Prokurorisë iu dha garancia për të marrë në pyetje çdo drejtues të Gardës Prita orën 8 të mëngjesit dhe pak minuta më vonë bëra një thirrje telefonike me Prokuroren e Përgjithshme të vendit, i shpjegova situatën shqetësimin tim dhe i thashë se kjo është një situatë potencialisht eksplozive, e cila mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës, duke nxjerrë jashtë funksionit pjesë të tëra të Gardës së Republikës dhe duke lëshuar sinjale demoralizuese për mbrojtësit e shtetit. I kërkova sqarime, duke i thënë se në asnjë skenë tjetër nën hetim nuk ka patur aq shumë kamera, duke i thënë se, mesa duket hetimi balistik kishte shumë gjasa të përfundonte me sukses, armët e përdorura nga Garda ishin të gjitha në funksion të Prokurorisë të gjithë urdhrat e dhëna janë të regjistruara në qendrat operative përkatëse dhe se ishte e dëmshme që e gjithë komanda operative të ndalohej, ndërkohë që në funksion të hetimit këto mjete mund të shërbenin për një ngushtim të hetimit, përsa i përket nevojave për të shoqëruar dhe marrë të gjithë personat përkatës. Prokuroria e Përgjithshme më informoi se do të merrte kontakte me prokurorët e çështjes dhe do të lidheshim përsëri. 50 minuta më vonë më mori në telefon dhe në një bisedë relativisht të shkurtër më komunikoi se duhet të pyetej secili prej tyre. I thashë se, secili prej tyre është në dispozicion të pyetet, por ndalimi i tyre në këtë situatë, ne nuk e dimë se çdo ndodhë, se është paralajmëruar një demonstratë kundër horrave të Gardës është absolutisht i dëmshëm për veprimtarinë e Gardës dhe në dukje i panevojshëm, sepse të gjithë komandantët ishin në krye të detyrës. I thashë se rreziku i arratisjes së tyre siç thuhej në urdhër ndalimet, faktikisht nuk duhej të mbivlerësohej një situatë e tillë. Pas kësaj, informova Kryeministrin e vendit dhe kërkova një takim me Presidentin e Republikës, të cilin e vura në dijeni mbi këtë çështje, por edhe mbi çështjen tjetër të mosardhjes së informacionit nga SHISH për Policinë e Shtetit mbi ngjarjen e 21 janarit. Deklaratat e Ramës kundër Policisë dhe Gardës alarmuan përfaqësuesit diplomatik Rreth orës 12, ndërkohë që tensioni vazhdonte të rritej pas deklaratave pothuaj çdo orë të kreut të PS-së, Edi Rama dhe personave të tjerë dhe i mbetur pa asnjë përgjigje për këtë kërkesë, u detyrova të kontaktoj 4 ambasadorë përfaqësues të shteteve anëtare të NATO-s dhe t'i informoj mbi situatën si dhe t'iu kërkoj atyre mendimin e tyre mbi këtë çështje. Në mënyrë unanime dhe konsensus të plotë më thanë se, kërkesa vetëm disa orë pas deklaratës së Edi Ramës për protestë kundër horrave të Gardës duket pak e nxituar dhe se ndanin shqetësimin mbi efektin që kjo do të kishte mbi strukturat e forcave të Gardës dhe Policisë së Rendit dhe përfundimisht mbi efektin që kjo do të kishte mbi situatën e rendit dhe qetësisë në vend dhe rendit dhe sigurisë së institucioneve kushtetuese. Prokuroria kërkoi ndalimin e gardistëve, një ditë para protestës së PS, më 28 janar Pas disa përpjekjesh dhe pas vendimit të SHBA-ve për të ndihmuar fillimisht me ekspertë dhe pastaj me prokurorë hetimin e plotë të gjithanshëm të 21 janarit, pavarësisht anulimit të aktiviteteve politike nga mazhoranca dhe në faqe të kërcënimit të vazhdueshëm për të vazhduar aktivitetet masive politike, pavarësisht këshillave të ndërkombëtarëve për t'i ndaluar ato, u kërkua mundësia e një rrugëdalje përsa i përket marrjes në pyetje të 6 komandantëve të Gardës. Mundësi për të cilën ne ramë dakord menjëherë, u ra dakord pranë informacionit tonë dhe me ndërmjetësimin e një vendi partner në NATO, që të 6 komandantët të pyeteshin dhe të riktheheshin në detyrat e tyre. Pavarësisht paraqitjes së 6 komandantëve mbi 5 orë në ambientet e Drejtorisë së Qarkut të Policisë në Tiranë, pala tjetër refuzoi të marrë deklarata me shkrim dhe insistoi në ndalimin e pjesshëm të personave të paraqitur. Kjo ndodhi një natë para protestës së njoftuar të 28 janarit. Janë refuzuar përgjime për persona të dyshuar si kontigjentë kriminalë Kemi të bëjmë me një seri veprimesh dhe mosveprimesh të institucioneve të caktuara të vendit para gjatë dhe pas sulmit të dhunshëm dhe përpjekjes për të marrë me forcë godinën e Kryeministrisë, a është kjo një seri rastësisht absurde apo është pjesë e një plani të mirëfilltë konspiracioni për të mbështetur nëpërmjet veprimeve apo mos veprimeve aksionin kriminal dhe objektivat e tij të puçistëve të 21 janarit? Janë refuzuar përgjime për persona të dyshuar si kontigjentë kriminalë që vepronte në përputhje me interesat e këtij shtabi puçistësh muaj e muaj përpara. Nuk kanë ardhur prokurorë atë ditë, pavarësisht se janë kërkuar. SHISH nuk ka dhënë informacion dhe deri më sot, nuk ka patur as edhe një veprim as në bazë të referimit të Policisë së Shtetit dhe as kryesisht ndaj organizatorëve dhe frymëzuesve të dhunës siç janë dëgjuar dhe vazhdojnë të dëgjohen sot në mediat e vendit që bënin thirrje për veprime antikushtetuese anti-ligjore dhe të dhunshme ndaj institucioneve. Unë besoj se është roli i këtij Komisioni Hetimor të zhbirilojë deri në fund veprimtarinë e çdo institucioni mbi bazë faktesh, provash të shohë nëse këto veprime kanë qenë në përputhje me ligjin dhe të shohë se si bashkëveprojnë veprimet e tyre në momente të caktuara me dhunën dhe përpjekjen për të marrë me dhunë selinë e Kryeministrisë si dhe përgatitjet përpara dhe situatën pas kësaj përpjekje të dhunshme të 21 janarit. Kam besim të plotë, se me faktet që iu janë vënë në dispozicion por edhe fakte të tjera që ju keni vendosur të mblidhni nëpërmjet veprimtarisë tuaj, marrjes së deklaratave, marrjes së informacionit dhe mbledhjes së fakteve në të gjitha mënyrat e format e garantuara në Kushtetutë do të zbardhin përgjigjen e pyetjes që unë sapo shtrova dhe se gjithë këto mosveprime dhe veprime janë një rëndësi absurde apo janë pjesë e një plani për të arritur një rezultat politik me veprime të dhunshme antikushtetuese dhe antiligjore, dhe jashtë kornizës së zgjidhjeve dhe instrumenteve të tjera kushtetuese të vendit. Që prej 21 janarit pozita e shqiptarëve ka ndryshuar jo vetëm në territorin e Shqipërisë, por në të gjithë rajonin .Vetëm pak javë më përpara, faktori shqiptar ka qenë më i fortë dhe i sigurtë se kurrë. Shqipëria, anëtare në NATO, qytetarët shqiptarë lëvizin të lirë në zonën Shengen. Kosova është e pavarur dhe perspektiva evropiane është jo vetëm aspirata, por me sa duket dhe një realitet i frikshëm për çdo shqiptar në Ballkan. Që prej 21 janarit, situata është e ndryshme jo vetëm në Tiranë, por dhe në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi, po mesa duket në rrethana të ndryshme dhe për shkaqe të ndryshme në të njëjtën kohë faktori shqiptar ndodhet nën goditje të vazhdueshme. Ndoshta dhe kjo është rastësi dhe nuk jam këtu për të spiunuar idenë e një konspiracioni antishqiptar, por të paktën jam këtu për të shprehur vullnetin tim si anëtar i maxhorancës si dhe për t'i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë pavarësisht bindjeve të tyre politike, gjinisë, moshës, statusit shoqëror apo social, të jemi të sinqertë dhe të mos lejojmë asnjë forcë sado të errët, aq më pak sado të izoluar të zhbëjë arritjen e deritanishme dhe të kërcënojë me dhunën dhe mjetet e ndryshme të ardhmen e çdo fëmije shqiptar të prindërve të tyre dhe prindërve të prindërve të tyre. Të dhënat: Mbledhje armatimi luftarak për një sulm të armatosur ndaj Kryeministrisë. Protestë të tejzgjatur disa ditore. Sugjerime me emër dhe mbiemër, të një liste kontigjenti që mund të përdorej për të goditur selinë e Këshillit të Ministrave Skandali/Prokurorët morën predhat nga viktimat dhe i futën nëpër xhepa Seanca dëgjimore e Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha me anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor "Për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011. -Fatos Hoxha: Pyetja e parë e imja është në të njëjtën kornizë me atë që i bëra dje Kryeministrit në seancën dëgjimore. Dhuna në demonstratën e 21 janarit siç e thatë dhe ju ishte paralajmëruar në Parlament, u trokit dhe në çdo derë shqiptari duke i kërkuar që të dalin në këtë demonstratë nga liderë të opozitës. U paralajmërua nga Edi Rama në media të ndryshme dhe u provokua më datë 21 janar. Vetë demonstruesit gjatë demonstratës nuk kishin dhe nuk hodhën asnjë parullë politike, ashtu siç kemi ndjekur nga mediat, ashtu siç po mbledhim edhe faktet. Por, për 5 orë rresht u mbajt e rrethuar Kryeministria, u sulmua me të gjitha mjetet e mundshme siç kemi parë edhe materialet filmike që ne i disponojmë tashmë, që nga gurët, shkopinjtë, lëndë djegëse, lëndë helmuese, lëndë plasëse të evidentuara në filmime që ne i kemi. Në këtë sulm për 5 orë u mbajt i rrethuar Kryeministri dhe stafi i tij. Pra, në sulmin para Kryeministrisë, pra nuk bëhej fjalë në ngjarje në bulevard apo diku tjetër, por para Kryeministrisë të kryer më datë 21 janar. Pyetja ime konsiston në faktin se si ka mundësi gjithë kjo dhunë mbi një institucion shtetëror kushtetues? Në këndvështrimin tuaj, Prokuroria e Shtetit nuk ka hapur çështje penale bazuar në Kodin e Procedurës Penale për kryengritje të armatosur, Kodi Penal? Pyetjes pse Prokuroria nuk ka hapur hetim zoti Hoxha do t'i jap dy përgjigje. Së pari, ju garantoj si ministër i Brendshëm se, Policia e Shtetit më datë 23 janar ka bërë referimin në Prokurori në bazë të Kodit Penal, nenit përkatës për thirrje për përmbysje me dhunë të rendit kushtetues dhe ka vënë si evidencë pamje filmike të thirrjeve të Edi Ramës dhe një numër përfaqësuesish të Partisë Socialiste apo dhe të partive të tjera, të cilat evidentohen qartë si thirrje për nxitje dhune me kërcënime të hapura për përdorim dhune kundër rendit kushtetues. Kjo është përgjigjja që unë iu jap ju. Ndërsa në sensin që ju e bëni pyetjen, pse nuk e hap Prokuroria çështjen. Unë kam vetëm një përgjigje dhe kjo është pyetja juaj pse nuk e hap Prokuroria çështjen, shpresoj që të autorizuar dhe të mandatuar siç jeni nga Kushtetuta si përfaqësues të vullnetit të drejtpërdrejtë të shqiptarëve, të shprehur me zgjedhje të lira dhe të ndershme t'ju jepet mundësia ta shtroni këtë pyetje. -Fatos Hoxha: Në demonstrimin e 21 janarit u sulmua Kryeministria për 5 orë dhe u mbajt i rrethuar Kryeministri me të gjitha mjetet. Ju në detyrën e ministrit të Brendshëm gjatë 5 orëve rrethim të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, a keni patur ndërlidhje apo komunikim në lidhje me këtë situatë në Kryeministrinë e vendit nga Presidenti i Republikës në lidhje mbi sulmin mbi Kryeministrinë dhe jo ngjarjet në bulevard? Gjatë rrethimit prej 5 orësh të Këshillit të Ministrave, unë kam patur një numër të madh bisedash telefonike jo vetëm me stafin e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe institucioneve të tjera, por edhe personave të tjerë. Rreth orës 16:00 nëse më kujtohet, por tabulatet do t'i keni në dispozicion siç i keni kërkuar, kam patur një thirrje telefonike me një prej ambasadorëve, i cili pasi ka kërkuar informacion mbi situatën, pasi është informuar që perimetri i jashtëm ishte thyer në shumicën e pjesës kritike për shkak të dhunës të ushtruar ndaj forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe se prisja që së shpejti do të thyhej dhe perimetri i brendshëm dhe kjo do të kishte konsekuenca të tmerrshme, se në këto kushte Garda e Republikës sipas ligjit do të hynte në veprim, duke asgjësuar me municion luftarak çdo person siç e autorizon ligji. Më është sugjeruar nëse unë do të kisha nevojë për ndonjë forcë tjetër për të siguruar që perimetri nuk do të thyhej. Më është sugjeruar madje nëse këtë mund ta kryenin Forcat e Armatosura. Kam vënë në dijeni për këtë Kryeministrin, i cili më njoftoi se në këto kushte Forcat e Armatosura nuk mund të hynin në veprim se, kjo kërkon një kuadër ligjor dhe pak minuta më vonë jam lidhur me Presidentin e Republikës, më ka marrë ai në telefon, më rezulton se më ka marrë dhe një herë tjetër më parë, por është një thirrje që nuk e kam marrë për shkak të fluksit të telefonatave. E kam informuar mbi situatën jashtëzakonisht të rëndë mbi rrethimin që vazhdonte dhe mbi sulmin që po i bëheshe Kryeministrisë. E kam informuar siç kam informuar ambasadorin me të cilin kisha folur pak minuta më përpara, që prisja nga momenti në moment të thyhej perimetri i sigurisë së Kryeministrisë. E kam informuar se ambasadori në fjalë më sugjeroi, më këshilloi, apo pyeti nëse në këtë moment mund të kishte një forcë tjetër që të siguronte që perimetri të mos thyhej, me theks Forcat e Armatosura. Presidenti po kështu u përgjigj se ka një kuadër institucional që duhet të ndiqet. Pas kësaj kam bërë një lidhje me Ministrinë e Mbrotjes, i cili më ka qartësuar se Forcat e Armatosura mund të hyjnë në veprim vetëm në rrethana të caktuara ligjore, të cilat në atë çast nuk ishin të deklaruara. Kjo ka qenë biseda e vetme që unë kam bërë me Presidentin e Republikës gjatë rrethimit të Kryeministrisë. -Fatos Hoxha: Unë desha përgjigje për mesazhin që ka dhënë Presidenti, jo a jeni lidhur në telefon, ky ishte thelbi i pyetjes sime? Besoj se e përshkova në tërësi bisedën që kam pasur me Presidentin. -Enkelejd Alibeaj: Zoti ministër ju e shpjeguat në fillim të fjalës tuaj, por unë do të doja që të qëndroni pak sa më në detaje për gjenezën e gjithë informacionit që konkludoi me atë që pamë më 21 janar. Në fakt unë do të doja të dija, a jeni bazuar ju tek shërbimet e inteligjencës që ministria juaj ka në funksion, apo nga informacionet që keni patur nga SHISH, apo shërbime të tjera, të dhëna paraprake dhe sa kohë më parë se data 21 janar i keni pasur këto të dhëna? Ministra e Brendshme nuk ka shërbim inteligjent, Ministria e Brendshme disponon shërbimin e kontrollit të brendshëm detyrë funksionale e të cilit është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit në radhët e Policisë së Shtetit. Në veprimtarinë e saj SHKB përdor metoda të ngjashme apo të njëjta me ato të shërbimeve inteligjente, por me një objektiv tjetër, gjithsesi në kursin e veprimtarisë së tij të paracaktuar me ligj të posaçëm nga Kuvendi, në kushtin e kësaj veprimtarie ka patur informacione që janë interceptuar nga veprimtaria aktive e SHKB, që janë administruar sipas ligjit në fuqi, duke iu përcjellë Policisë Kriminale, sepse është Policia e Shtetit që i trajton ato. Unë shtrova sot para jush disa veprime apo mos veprime të disa institucione të vendit para, pesë, dhjetë apo një muaj dhe dy muaj gjashtë muaj, gjatë 21 janarit dhe pas 21 janarit. Të nderuar anëtarë të këtij komisioni. Unë nuk mendoj se opinioni im për këtë çështje përbën një fakt të rëndësishëm për ju. Jeni ju ata që do të vendosni në bazë të evidencës se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Por pyetja që unë iu shtroj ju sot dhe çdo qytetari shqiptar është se këto veprime dhe mos veprime para, gjatë dhe pas datës 21 janar janë një seri absurde rastësisht e një konspiracioni politik për të mbështetur veprimin e dhunshëm të opozitës, për të rrëzuar nëpërmjet marrjes me dhunë të selisë së Këshillit të Ministrave qeverinë legjitime të zgjedhur të këtij vendi anëtar të NATO-s. -Enkelejd Alibeaj: Kur bëhet fjalë për një grusht shteti unë besoj se përveç anës së dukshme që është një sulm i qartë, agresion i qartë ndaj një ndërtese, ndaj një institucioni në prapavijë duhet të qëndrojë i qartë. A keni ju të dhëna dhe për këtë komplot, nëse ka ekzistuar dhe midis kujt ka ekzistuar? Siç ju informova, Policia ka mbledhur në rrugë operative të dhëna. Këto të dhëna kanë qenë të detajuara mbi mundësinë reale të përdorimit të dhunës gjatë 21 janarit. Disa nga të dhënat kanë sugjeruar mbledhje armatimi luftarak për një sulm të armatosur ndaj selisë së Këshillit të Ministrave. Disa prej të dhënave kanë sugjeruar një protestë të tejzgjatur disa ditore, disa prej të dhënave kanë sugjeruar me emër dhe mbiemër, një listë kontigjenti që mund të përdorej për të goditur në forma dhe mënyra të ndryshme selinë e Këshillit të Ministrave. Përpjekje për të hapur panik, anarki dhe kaos, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit. Të gjitha këto të dhëna janë mbledhur në rrugë operative nga Policia e Shtetit në qarqe dhe në Tiranë dhe janë administruar në përputhje të plotë me praktikat, urdhërat, funksionet, rregulloret, aktet nënligjore dhe ligjet, me të cilat operon Policia e Shtetit. Një raport i plotë me shkrim do t'ju mbërrijë së shpejti nga Policia e Shtetit. Enekelejd Alibeaj: Ju thatë se gjithçka që ishte organizuar, orkestruar shumë kohë më parë sipas të dhënave që ju keni. Mund të na saktësoni se si do të ishte vazhdimi i mëtejshëm i agresionit ndaj Këshillit të Ministrave në qoftë se, nuk do të kishte qëndruar Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës që i bënë ballë këtij agresioni? Në fakt, me afrimin e muzgut ne morëm informacione brenda rrethimit nga burime të ndryshme, se me rënien e errësirës do të përdoreshin armë dhe selia do të sulmohej me armë zjarri të rënda kallashnikov. Në ditët në vazhdim, ky informacion është konfirmuar nga burime të ndryshme në rrugë operative. Pra ishte e qartë për ne, se faza e fundit e rrethimit të përfundonte në goditje me armë të selisë së Këshillit të Ministrave. Se çfarë do të ndodhte, pasi banditët të arrinin të merrnin selinë e Këshillit të Ministrave nën kontroll, unë këtë nuk mund ta parashikoj. E vetmja gjë që mund të them është se, rënia e Këshillit të Ministrave do të ishte në moment dhe rënia e shtetit. Banditë të armatosur do të gjendeshin në rrugët e Tiranës dhe do të bënin atë që kishin paralajmëruar edhe para orës dy në raport me qytetarët, pronat e tyre në raport me institucionet e tjera. Prandaj, ajo që mund t'ju them është se, ne ishim të vendosur të mbronim sipas ligjit deri në fund selinë e Këshillit të Ministrave dhe se ishim të përgatitur për ta kryer këtë detyrë me sukses. -Viktor Gumi: Ju thatë në ekspozenë tuaj se, keni kërkuar përgjim parandalues në lidhje me disa individë të caktuar. Po presupozoj se, ky përgjim është një veprimtari rutinë. A mund të na thoni, pse është refuzuar përgjimi parandalues për disa individë të caktuar që mund të keni kërkuar? Së dyti, ju përmendet një plan të mirëfilltë me veprime dhe mosveprime të aksionit të dhunshëm kriminal e politik. -Cili është statusi i këtij plani? Përgjimi i parandaluar është kërkuar në përpurthje me dispozitat e ligjit. Është iniciuar nga Policia e Shtetit, ka kaluar në filtrin e ministrit të Brendshëm dhe është refuzuar mbi bazën se nuk justifikohet. Bëhet fjalë për një mori elementësh të asociuar me persona të veshur me imunitet politik, elementë që dyshohen për veprimtari kriminale të llojit si trafik narkotikësh, armësh etj., këta elementë sipas veprimtarisë operative të hallkave përkatësë të Policisë së Shtetit kishin kohë që konspironin për të vënë në shërbim të tyre në funksion të veprimeve parapolitike apo jopolitike të planifikuara apo të paralajmëruara në forma të ndryshme edhe para 21 janarit. Ju kujtoj këtu, se policia ka qenë në gjendje të sekuestrojë një sasi të madhe armësh dhe eksplozivash në Qarkun e Lezhës, nëse nuk gabohem, të cilat ndonëse ishin një sasi e madhe, një depo armatimesh, ndonëse një rastësi, gjendeshin shenjat e Partisë Socialiste si flamuj të PS apo në qese plastike të PS. Kjo dhe indicje të tjera na çuan konkluzionin që mund të ketë elementë brenda kontingjentit kriminal, prej disa muaj tashmë edhe para përshkallëzimit të klimës politike, të cilët mund të përgatiten për t'iu bashkangjitur një aksioni jopolitik apo parapolitik të PS, në lidhje me instituconet apo krerët e institucioneve në formën e akteve të dhunshme, akteve terroriste apo pjesëmarrjes në përpjekje të dhunshme kundër institucioneve. Këto kanë qenë vetëm indicie dhe bazuar vetëm në to, dhe si bazë kryesore aktivitetin e tyre të dyshuar ilegal, si trafikun e armëve, drogës qenieve njerëzore etj., është kërkuar përgjimi parandalues, i cili është plotësuar vetëm pjesërisht dhe në disa raste është refuzuar. Për pyetjen e dytë, Ministria e Brendshme ka përmbushur dhe përmbush të gjitha detyrat që i kërkon Ligji dhe Kushetuta. Ka marrë të gjitha masat për qetësinë publike, për mbrojtjen e institucioneve dhe për të vepruar në mbrojten e rendit kushtetues të vendit. Natyrisht, që Ministria e Brendshme ka nevojë të veprojë, të bashkërendojë institucionisht çdo veprimtari që drejtohet në parandalimin e veprimtarive antikushtetuese, të cilat kanë qenë evidente në pikëpamjen tonë, dhe që janë bashkëngjitur sulmit të dhunshëm të 21 janarit. Në këtë kuadër, dua të bëj dy konstatime. Së pari, kemi qenë të hapur për bashkëpunim institucional me çdo hallkë të institucioneve shtetërore dhe së dyti, në ato rrethana kur kjo hapësirë nuk ekziston për shkak të dyshimit, veprimit apo të mosveprimit, ky boshllëk është mbushur dhe po vazhdon të mbushet me efiçensë nga partnerët tanë euroatlantikë. -Gent Strazimiri: Zoti ministër, më intereson të di se, cili ka qenë komunikimi juaj apo të personave të autorizuar prej jush, para gjatë dhe pas dështimit të sulmit të Kryeministrisë me drejtuesit e SHISH? Siç jeni informuar ju dhe opinioni, Policia e Shtetit në zbatim të ligjit i ka kërkuar me shkrim SHISH-it mbi informacionin që mund të kishte mbi tubimin e 21 janarit. Përgjigja që do të transmetohet tek ju në kanale zyrtare, ka qenë se, ndërkohë që SHISH është i angazhuar për të bashkëpunuar, për momentin nuk konstaton asnjë informacion për ngjarjen e 21 janarit dhe kjo përgjigje pa informacion daton 20 janar, pra 1 ditë para 21 janarit. Unë personalisht nuk kam pasur komunikim. Policia e Shtetit e ka pasur këtë komunikim. Prej kësaj, ka pasur edhe komunikim telefonik, prej të cilës do të viheni në dijeni nga provat shkesore. Si ministër i Brendshëm, jam njoftuar për korrenspondencën ose nga Policia e Shtetit ose nga shkresa për dijeni nga SHISH. Intensiteti i komunikimit është i qartë. Më parë, nuk ka pasur komunikim për këtë çështje. I vetmi komunikim është një kopje e shkresës që më është sjellë nga Policia, e cila konstaton me shkrim se, sipas SHISH, situata është e qetë, kjo e datës 20, me datën 21 nuk kam pasur asnjë komunikim me SHISH. Më datën 22, një orë e 30 minuta pas komunikimit me Presidentitn e Republikës, kam pasur një komunikim nga SHISH, i cili më njoftonte për veprimtarinë e tij përpara, gjatë dhe pas 21 janarit dhe që nga ai moment kam pasur tri, katër, mbase edhe pesë komunikime me SHISH të së njëjtës natyrë? -Gent Strazimiri: Zoti ministër, për saktësim protokolli, përgjigjja e SHISH ajo e datës 20 thotë nuk ka informacion dhe situata është e qetë? Mendoj, se shkresa flet vetë dhe për hir që t'i referohemi shkresës së SHISH dhe një kopje do t'u jepet ju, por konstatimi i policisë në bazë të përgjigjes është se informacion nuk ka pasur për ngjarjen e 21 janarit, asnjë informacion. vijon |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Urdhëri: Të eliminohet komanda e gardistëve
-Gent Strazimiri: Zoti ministër, a është në gjendje Policia e Shtetit, Garda e Republikës, pas datës 21 janar, për të garantuar rendin kushtetues të vendit?
Ju garantoj se, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës janë në kontroll të plotë të situatës. Garantojnë rend dhe siguri në çdo metër katror të Republikës së Shqipërisë për çdo qytetar. Përkushtimi i tyre është i madh dhe kanë pothuaj tri javë që punojnë në kushte të gatishmërisë nr.1. Natyrisht, mbledhja e informacionit kryhet edhe në rrugët operative të Policisë. Siç ju thashë, një bashkëveprim institucional do të ndihmonte në këtë situatë që persiston dhe insiston nga shkaktarët e 21 janarit, gjuha e konfliktit, tensionit, anarksië e kaosit. Nga ana tjetër, jemi anëtarë të NATO-s dhe kjo ka 2 aspekte. Së pari, një kuadër ligjor dhe institucione të konsoliduara dhe së dyti, aty ku ka boshllëk në bashkëpunimin institucional, ndihmën e parnerëve euroatlantikë.
-Eduard Halimi: Zoti ministër, në këndvështrimin tuaj, cili ka qenë roli i një videoje të transmetuar në një televizion me përmbajtje të ndryshme në grushtin e shtetit? Së dyti, na thatë se në mbrëmjen e datës 21 janar, jeni vënë në dijeni të një urdhëri të Prokurorisë, që hetimin do ta udhëhiqte ajo. A ka pasur ndonjë pengim hetimesh nga ana juaj?
Përsa i përket rolit të videos, besoj se është e qartë për çdo qytetar shqiptar. Videoja është përdorur gjërësisht në retorikën politike për të sugjenstionuar, frymëzuar e nxitur veprimin e 21 janarit. Kjo për mua është e qartë si drita e diellit. Mendoj se, në këtë aspekt dhe brenda fokusit ligjor të komisionit tuaj që mund t'i shtonit listës së mosveprimit të institucioneve, pyetjen se pse nuk është marrë asnjë veprim kryesisht, për shantazhin e deklaruar ose është bërë me pasjen ose mospasjen e kësaj videoje. Pse persiston të mos ketë asnjë veprim edhe tashmë individi protagonist pretendon se, paska materiale, të tjera filmime. Në qoftëse jo për shantazh, pse nuk i jepen ato Prokurorisë që të bëjë detyrën e saj, apo rastësisht është pranuar hyrja dhe zhvillimi i një alibie komode për të galvanizuar pastaj zemërimin e popullit të Edi Ramës më 21 janar. Porsa i përket hetimit, thashë që jam njoftuar me telefon nga Policia se, Prokuroria ka marrë përsipër hetimin, në rrethanat kur Policia ishte një nga forcat ndërvepruese në ngjarje, të vrasjeve në atë moment dhe kjo ishte ngjarja kryesore që ne kërkonim ta zbarthim në atë moment. Së dyti, nuk ka pasur asnjë delegim nga Prokuroria të asnjë veprimi tek Policia kriminale. Së treti, ka pasur disa veprime, të cilat më vonë janë konsideruar të pajustifikueshme nga oficerët e Policisë Kriminale si p.sh., administrimi i predhave të gjetura në trupin e viktimave nga Prokurorët nëpërmjet marrjes së tyre e futjes në xhep. Marrjes së rrobave dhe kyçjes së tyre një kasafortë speciale vetëm me çelësin e prokurorëve. Më është raportuar nga Policia e Shtetit, persona që janë të japin dëshmi edhe para jush, që prokurorët kanë administruar predhat e gjetura në trupat e viktimës, për dy predhat e gjetura. Njëra prej predhave është administruar nga Prokurori në të dyja rastet, dhe është futur në xhep dhe është marrë në xhep pas analizës së utopsisë. Një tjetër gjë që na ka tërhequr vëmendjen është se, rrobat që janë të rëndësishme për të bërë analizën balistike, janë mbajtur të kyçura nga prokurorët. Nuk dua ta paragjykoj, por nuk e di, nëse bëhet fjalë për një standard profesional, por me aq njohuri akademike që kam di që predhat nuk duhet të futen në xhep. Së dyti, nuk e kuptoj pse rrobat nuk i janë nënshtruar ekzaminimit rutinë në të njëjtën kohë me trupat e viktimave, por edhe kjo është për t'u zbardhur. Një gjë ju garantoj, se specialistët e Ministrisë së Brendshme që mbështesin hetimin, do të jenë në dispozicion të hetimit.
-Enkelejd Alibeaj: Thatë që është bërë një plan masash dhe i është komunikuar edhe Prokurorisë. Ky plan masash shtrihej vetëm për datën 21 apo edhe për ditët në vijim? A përfshiheshin edhe veprimet mbrojtëse që Garda duhet të merrte?
Plani i masave mbulonte aktivitetin e Partisë Socialiste. Në datën 21 janar është njoftuar një aktivitet nga ora 13.30 deri 15.30. Plani i masave mbulonte afatin kohor 48 orë para aktivitetit deri në mbyllje të tij. Bëhet fjalë për dy plane masash, për Policinë dhe Gardën me mandate dhe detyra të ndryshme ndonëse bashkëpunojnë. Të dyja planet janë hartuar me profesionalitet dhe do të jenë në dispozionin tuaj. Plani i masave i Policisë i është bërë me dijeni edhe gjithë oficerëve të policive evropiane dhe amerikane në Shqipëri, si PAMECA dhe ICITAT, kanë përfunduar vlerësime zyrtare për Policinë dhe në vlerësimet e tyre theksohet se, Policia ka ekzekutuar një planifikim shumë të mirë.
-Fatos Hoxha: Opozita ka paralajmëruar një protestë të re ditën e premte. A është në gjendje Policia e Shtetit që brenda kuadrit të saj të ruajë qetësinë dhe rendin kushtetues, sepse bëhet fjalë për një zinxhir demonstratash të njëhershme. A i ka të gjitha mundësitë Policia për të përballuar këtë situatë?
Policia ka garantuar dhe garanton në mënyrë të plotë të drejtën e çdo qytetari për të tubuar, manifestuar dhe për të shprehur lirinë e flasin dhe tubimit në çdo cep të territorit të vendit. Policia ka dëshmuar në sajë të reformave të thella se është shndërruar thellësisht në një polici me kapacitet dhe praktika evropiane. Por, këtu kemi të bëjmë me një situatë specifike, ku SHBA dhe BE u kanë bërë thirrje forcave politike të heqin dorë nga tubimet masive. Ky nuk është thjeshtë gjest politik, por një shenjë mosbesimi tek aftësia apo tek vullneti, i cili na ka garantuar se, populli i tij prej 200 a 300 banditësh mund të ngrihet mbi Kushtetutën. Informacionet operative kanë sugjeruar mobilizim kriminal për akte të veçuara dhune dhe terrori, drejtuar institucioneve, por jo vetëm. Duke patur parasysh se me 21 janar, organizatorët e tubimit jo vetëm që nuk e kontrolluan atë, por sipas referimit të policisë dhe fakteve të mbledhura, orkestruan, financuan, kordinuan, mbikqyrën dhunën e grushtit të shtetit. Policia e Shtetit nuk mund të garantojë asnjë tubim masiv, i cili origjinën e ka nga planifikuesit e dhunës ndaj institucioneve të Republikës më 21 janar. Kjo nuk do të thotë që, Policia nuk do të marrë masa për mbrojtjen e rendit, jetës dhe pronës së qytetarëve shqiptarë, por kjo do të thotë se çdo linjë komunikimi normal me ata që thonë që bëjnë tubime paqësore e pastaj nuk i hapin telefonin drejtuesve të policisë siç është rasti me zotin Rama më 21 janar. Kjo është hipokrizi dhe çdo qytetar duhet ta dijë se, përtej retorikës fakti është se 21 janari, me të gjithë organizimin e tij, ka shenjat e gishtërinjve të Edi Ramës dhe një tufe togerësh të dhunës. Porsa kohë Prokuroria e Republikës refuzon të pyesë, të lusë për pyetje e jo më të ndalojë këta njerëz të faktuar si frymëzuesit të dhunës, Policisë së Shtetit nuk mund t'i kërkohet garantimi i tubimeve të ardhshme edhe kur na e garantojnë ata që shkaktuan dhunën e 21 janarit. Ekziston edhe një rrezik tjetër real, një zinxhiri dhune edhe në momentin kur mund ta marrim të mirëqenë dëshirën e ndonjë prej organizatorëve për të pasur me të vërtetë një protestë paqësore. Fakti është se janë mobilizuar, janë pajisur, frymëzuar u janë premtuar mjete financiare dhe pozita politike kontingjenteve kriminale. Pa asgjësimin e plotë dhe vendosjes para ligjit të këtyre kontigjenteve, çdo veprim në drejtim të masivizimit shkon drejtpërdrejt në logjikën e përdorjes së dhunës ndaj institucioneve, citoj këtu ish-kolegun, Ngjela, i cili i pyetur nga gazetat nëse do të ketë dhunë nga manifestimet e ardhshme, u përgjigj se varet nga numri i njerëzve që do të marrin pjesë.
-Dashnor Sula: A kemi pasur kontaktet me drejtues dhe deputetë të PS në datën 21 janar? Dhe sipas informacioneve paraprake në protestën e 21 janarit a ka pasur edhe efektivë të liruar të Policisë e Gardës?
Në paraditen e datës 21, ndërsa ndodhej në zyrën time, drejtori i përgjitheshëm, Burgaj, ka marrë një telefonatë nga Kryetari i PS-së, Edi Rama, ku është ankuar se policia po vonon autobuzët që po vijnë nga Shkodra. Drejtori, ndërsa ka bërë kontrollin e nevojshëm të situatës i është përgjigjur se nuk ka asnjë vonesë të qëllimshme, por po ndërmerren veprimet e nevojshme për të garantuar siguri. Në dijeninë time ky është komunikimi i vetëm që ka pasur drejtuesi i PS me drejtorin e përgjithshëm. Katër orë më vonë, kur drejtori i përgjithshëm me kërkesën time e mori mbi 10 herë në telefon dhe i çoi mbi 10 mesazhe, kryetari i PS si anjëherë më parë nuk iu përgjigj asnjërës prej tyre. Nëse ka pasur kontakte me nivele të tjera, këtë nuk e di. Sipas informacioneve paraprake ka pasur të përfshirë në ngjarje ish-efektiva të Forcave të Rendit, ish-efektiva të Gardës së Republikës dhe ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit.
-Gent Strazimiri: Ju po thoni kur urdhrat e ndalimit kanë dalë, kur Garda është në detyrë me ngarkesë mbi normalen?
Efektivat e Gardës dhe të 6 komandatët efektiv, deri më sot deri në orën 12, kanë qenë në gatishmëri numër 1, dhe vijojnë të jenë të tillë, ndonëse disa prej tyre kanë veshur kostume civile sot. Ndoshta dhe kjo është rastësi që faktori shqiptar ndodhet në goditje të vazhdueshme. Unë nuk jam këtu për të nxjerrë idenë e një konspiracioni antishqiptar, po të paktën jam këtu për të shprehur vullnetin tim, për t'i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos lejojmë asnjë forcë sado të errët dhe sado të izoluar të zhbëjnë arritjet e deritanishme dhe të minojë me dhunën e mjetet e dhunës të ardhmen e çdo fëmije shqiptar.
-Dashnor Sula: Zoti ministër nga informacionet që kanë dhënë mediat e ndryshme, nga informacionet e dhëna të nxjerra nga Policia Kriminale, por dhe nga informacionet e mbledhura në këtë Komision Hetimor. Pjesëmarrës në tentativën e dhunshme për të përmbysur shtetin ka qenë dhe Policia Bashkiake po dhe të bashkive të tjera dhe komunave. Pyetja ime është, duke pasur parasysh se kemi një ligj për Policinë Bashkiake dhe komunale, i cili nuk lejon këto forca policie të mos marrin pjesë në protesta. Duke qenë se Policia Bashkiake është e pajisur me armë zjarri dua të di reagimin e institucionit tuaj, pas datës 21 janar ndaj këtij veprimi të paligjshëm të Policisë Bashkiake dhe asaj komunale?
Policia Bashkiake e Tiranës dhe pjesëtarë të Policisë Bashkiake të qyteteve të tjera të qeverisura nga Partia Socialiste kanë qenë të pranishëm në 21 janar, janë evidentuar si të pranishëm në 21 janar, kjo do të mjaftonte të hynte në veprim ligji, i cili i ndalon ata të jenë të pranishëm në aktivitete politike. Megjithëse, 21 janari nuk ishte aktivitet politik në rast se do t'i shkojmë logjikës së absurdit deri në fund, këto forca policore nuk ishin aty për të mbështetur një aktivitet politik, por për të mbështetur një përpjekje të dhunshme për të rrëzuar një institucion. Vazhdon evidentimi i çdo qytetari, duke përfshirë anëtarë të Policisë Bashkiake për t'i vënë përpara përgjegjësisë penale. Ndërkohë nga ana organizative Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka revokuar lejet e armëve për një numër të madh të Policive Bashkiake të evidentuar se kanë qenë të pranishme më 21 janar. Duke filluar nga Policia Bashkiake e Tiranës, e cila nga dita e enjte është e paautorizuar të mbajë armë zjarri.
-Dashnor Sula: Në ngjarjen e datës 21, ku ju shpjeguat ngjarjen e ndodhur atë ditë. Në sulmin e kryer ndaj godinës që zgjati për gati 5 orë. Gjatë kësaj demonstrate kanë humbur jetën dhe tre demonstrues, ju personalisht apo drejtues të tjerë të policisë keni pasur dijeni për tre viktimat nga ora 13 e 30 deri në 17 e 30, në çfarë ore jeni informuar për viktimat? Ju morët informacion se në çfarë vendi kishin ndodhur këto vrasje? Ku ju jeni informuar për këtë ngjarje, keni komunikuar me Drejtorin e Policisë për të nisur hetimet nga ana e Policisë Kriminale, apo i keni kërkuar të bëhet njoftimi i menjëhershëm i Prokurorit të rrethit për këtë ngjarje? Kjo mbështetur në nenin 293 pika 1, 2 dhe 3 të Kodit të Procedurës Penale referimi i veprës penale tek Prokurori?
Siç dëshmova pak më parë, informacionin e parë e kam marrë rreth orës 17:00 në telefon nga Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, i cili më informoi që në spital ka një viktimë. E kam pyetur nëse ka dijeni për identitetin e viktimës dhe se si ka mbetur i vdekur, informacion që nuk më ka ardhur deri 30 minuta më vonë. Kjo për arsye se informacioni nuk disponohej, atë çast u dërguan ekspertët për të parë pse kishte vdekur viktima. Së dyti, komunikimi nuk ka qenë normal, për arsye të linjës telefonike, pasi ka pasur fluks telefonatash dhe duhej të lidheshe disa herë me një numër që të mundësohej lidhja. Përveç kësaj unë jo vetëm kam bërë, por edhe kam marrë shumë telefonata gjatë gjithë kohës së rrethimit të Kryeministrisë. Pra, në ato momente jam informuar 1 viktimë, më pas kam pasur informacione për 5 viktima, ka qenë ora 18:30 ku kam marrë informacion për 3 viktima me armë zjarri dhe një të plagosur në gjendje të rëndë. Po kështu jam informuar nga drejtues të lartë të policisë, të cilët më informuan se i kanë kërkuar Prokurorisë të nisë hetimin dhe se policia nuk do të marrë pjesë në hetim përveçse ta mbështesë atë nëpërmjet ekspertëve, siç mbështetet gjithmonë hetimi, por nuk do të jetë pjesë e hetimit. Kam aprovuar plotësisht këtë vendim të policisë, që hetimi të kryhej nga Prokuroria. Kam informuar më vonë Kryeministrin, i cili ka bërë thirrje publike po atë natë Prokurorisë të hetojë plotësisht dhe të zbardhë rrethanat e vdekjes së tri viktimave dhe plagosjes rëndë të një personi tjetër.
Urdhrat e puçistëve me telefon: Ecni, mos kini frikë! Të shtënat janë me fishekë manovre! T'u çojmë tani kallashët apo më vonë! Pse i mbylli sytë Presidenti nga dhuna. Kreu i SHISH nuk iu përgjigj telefonatës së Burgajt
Urdhrat e komandës së puçit
Jam këtu për të dëshmuar për ngjarjen më të shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar, nga qershori i vitit 1924 gjer më sot, për një puç grusht shteti, të organizuar nga trojka Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t'i kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve kohërat e republikave të bananeve, kohërat më të vështira, më të pasigurta e më të pamerituara për qytetarët shqiptarë. Puçi i 21 janarit ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjitha rregullat e një akti të tillë të turpshëm; ishte një grusht shteti, i cili u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij Rama, Ruçi e Gjinushi; ishte një grusht shteti, i cili u përgatit me frymën e një fondamentalizmi ekstrem, duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë, më negative të Partisë Socialiste. Grushti i shtetit u udhëhoq nga një treshe në krye të kësaj partie, duke besuar se Partia Socialiste do t'i mbështesë tërësisht ata, pasi e vërteta historike është se kurrë kjo parti nuk ka ardhur në pushtet nëpërmjet votës. Partia Socialiste është e vetmja parti, e cila në kongresin e saj të qershorit të vitit '90 do të sanksionohej si trashëgimtare juridike e Partisë së Punës të Shqipërisë. Në vitin '97, Partia Socialiste përdori dhunën, armët e të gjitha mjetet për të ardhur në pushtet. Partia Socialiste nuk bëri kurrë zgjedhje të denja për një vend dhe pasi i humbi ato, me drejtimin e ri dhe dua ta theksoj me drejtimin e ri, sepse unë, me gjithë kundërshtinë e jashtëzakonshme që kam pasur me kryetarin e saj të mëparshëm, kam vlerësuar e vlerësoj faktin se ky zotëri pranoi rotacionin e pushtetit, ndërsa udhëheqja aktuale, trojka Rama, Ruçi, Gjinushi, gjatë gjithë këtyre viteve, nuk kanë bërë asgjë tjetër, veçse të minojnë me çdo kusht votën e lirë të shqiptarëve, pushtetin e dalë prej saj. Ky ishte një grusht shteti i kryer ditën për drekë, para mediave të Shqipërisë e të mbarë botës. Banditë, kriminelë, trafikantë, mercenarë, bashibozukë, në numër gjithsej më pak se 300 vetë, rrethuan për 5 orë Këshillin e Ministrave të vendit, Kryeministrinë e vendit, me vendosmërinë totale për ta pushtuar ndërtesën dhe natyrisht, për të larë hesapet me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e lira. Për ata, të cilët mund të kenë qoftë edhe dyshimin më të vogël se çfarë ishte ngjarja e bulevardit, siç do të quhej me emrin kod nga puçistët, sepse ishte përgatitur jo vetëm skenari, por edhe semantika, terminologjia që do të përdorej, le t'i referohemi doktrinës së grushtit të shtetit.
Shqiptarët i nxorën me votë nga pushteti ata që erdhën me dhunë
Ata që rrethuan Kryeministrinë dhe Këshillin e Ministrave, ata ishin bajlozë të vjetër. Urdhër banditëve i jepte kryetari i puçit, por edhe ish-ministri i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi, edhe ish-ministri i regjimit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushi, madje dua të them dhe ministra e mbi ministra të atyre që shqiptarët i nxorën me votë nga pushteti dhe që erdhën me dhunë. Kam këtu mbi 17 përkufizimi, që të gjitha mbi grushtin e shtetit, që e cilësojnë si një akt të përmbysjes së një qeverie me dhunë. Por grushti i shtetit të 21 janarit nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ai ka pasur skenarin tipik puçist, i cili filloi me montimin, falsifikimin e një videoje nga Edvin Kristaq Rama, me ndihmën e një mjerani, e një persekutori të vjetër të Sigurimit të Shtetit, njeriut që burgoste me ekspertizat e tij hanxhar të rinjtë shqiptarë, edhe djalin e tribunit legjendar të lirisë së shqiptarëve, të Abaz Kupit, Fatbardh Kupin. Këtu është dokumenti i njeriut që 30 vjet më parë, me dëshminë e tij do të bënte që të dënohej me 12 vjet burg një i ri për hartimin e maturës që kishte bërë dhe ky është çakalli i Edvin Ramës, me të cilin filloi edhe skenari i grushtit të shtetit.
Skenari ogurzi nisi me montimin e videos
U shfaq një video. Zoti kryetar, reagimi im ndaj asaj videoje ka qenë i fuqishëm dhe jo se unë u lëndova personalisht, por se e perceptova atë si fillimin e një skenari ogurzi. Në rast se qytetarëve u kujtohet në mënyrë të përditshme në Parlament dhe kudo, u ndërmorën sulmet më të fuqishme kundër manipulatorit dhe organizatorit të këtij manipulimi. Gazetarët me integritet detyruan çakallin e Ramës që media e tyre të shfaqte pjesën nga ora 13.29.42 sekonda në orën 13.30.4 sekonda, pra, mbi 20 sekonda të prera, gjatë të cilës faktohej se Kryeministri i vendit nuk kishte asnjë lidhje me atë bisedë, që zëvendëskryeministri bënte me ish-ministrin e Ekonomisë dhe se në atë bisedë bëhej fjalë jo për kontratë, jo për tender, jo për koncesion, por bëhej fjalë për zëvendësimin e Drejtorit të KESH-it, në përputhje me marrëveshjen midis Partisë Demokratike dhe LSI-së, një kandidat që ishte i PD-së do të zëvendësohej me një kandidat të LSI-së. Por pavarësisht se ishte qartësisht i montuar, sërish zëvendëskryeministri në aktin e parë iu drejtua me një letër Kryetares së Parlamentit, ku e njoftonte se ai nuk i njihte vetes asnjë imunitet dhe në aktin e dytë erdhi në zyrën time, duke më njoftuar dorëheqjen e parevokueshme, në një akt të lartë qytetarie, por edhe një akt i lartë përgjegjësie politike, pasi, u shpreh zoti Meta, unë nuk pranoj të ulem para Prokurorit të Shtetit si zëvendëskryeministër, por si qytetari Ilir Meta. Ndonëse kisha dijeni të plotë, rezultoi se segmente të tjera të videos ishin të manipuluara, rezultoi se 700-mijëshi që përmendet në video ishte në shkresën, me të cilën kompania i drejtohej ish-ministrit për dëmin që asaj i krijohej me moszbatimin e vendimit të gjykatës. Por të gjitha këto janë çështje të hetimit dhe unë iu ftoj juve që atë video ta bëni objekt të hetimit tuaj. Prokuroria po heton për korrupsion dhe unë e përgëzoj, ju duhet të hetoni se aty është fillimi i puçit. Gjithmonë në puçe ka një shkak, duhet të gjendet një pretekst dhe Edvin Kristaq Rama përcaktoi si pretekst shpifjen, trillimin, manipulimin, në bashkëpunimin me një mjeran të vjetër të Sigurimit të Shtetit që u bënte natën e zezë ëndrrave të të rinjve shqiptarë, çakallin e tij në Top Channel. Hetimi i asaj videoje është jashtëzakonisht i rëndësishëm nga ana juaj, me lidhje me asgjë tjetër përveçse lidhjes së saj me puçin që përjetoi Shqipëria. Ndonëse videoja u paraqit para gjithë shqiptarëve dhe manipulimi ishte i qartë si drita e diellit, pati një njeri që u tha shqiptarëve në mënyrën më të pafytyrë se nuk është manipulim, por është e vërtetë dhe ky njeri është kreu i puçistëve Edvin Kristaq Rama. Më pas, puçi vazhdonte. U mblodh Asambleja e Partisë Socialiste, të cilën Edi Rama ia shndërroi në pari të dhunës dhe e riktheu në origjinën e vet.
Rama shpalli dhunën në Asamble, deklaroi: Populli nuk do kontrollohet
Edi Rama nuk u fshehu shqiptarëve qëllimet e tij puçiste. Përkundrazi, shqiptarëve u tha se në demonstratën e 21 janarit populli nuk do të kontrollohet, por populli e kontrolloi veten shkëlqyeshëm. Ata që rrethuan Kryeministrinë nuk ishin gjë tjetër veçse fundërrina, të cilët mjerisht gjenden në çdo komb. Por kur gjejnë një puçist, në mercenarizmin e tyre, ata janë të aftë të mos njohin asgjë. Kështu që populli u kontrollua dhe u kontrollua në mënyrë të shkëlqyer. Mijëra e mijëra socialistë, që me qindra herë kishin ardhur për të protestuar tek dritaret e zyrës së Sali Berishës e të Këshillit të Ministrave dhe që nuk kishin pasur as edhe lëndimin më të vogël, veçse respektin total për liritë e tyre, u larguan nga vendi i ngjarjes. Puçi u paralajmërua gjerësisht nga Rama, Ruçi dhe Gjinushi. Ky i dyti do të më kërcënonte në Parlament se 21 janari ishte fundi im. Unë iu them tani se 21 janari ishte triumfi im dhe njëherësh, 21 janari ishte fundi juaj puçistë. Ky ishte një puç i përgatitur me shumë kujdes, me financim të madh, me mjete të veçanta. Por ajo që nuk kishin llogaritur kurrë puçistët ishte se ata nuk dinin që Policia e këtij Shteti, policia e këtij vendi të lirë ishte e aftë dhe e zonja të zmbrapste çdo puç. Ata nuk llogarisnin se Garda e Republikës së këtij vendi ishte e aftë të mbronte me çdo sakrificë institucionet e republikës. Ata nuk dinin se Shqipëria nuk ishte më skafo-republikë e tyre, por ishte vend anëtar i NATO-s dhe shtetit ligjor.
Deputetët e PS-së paguan me 200-300 USD paramilitarët
Për 10 ditë rresht, deputetë dhe drejtues të PS-së në rrethet Has, Kukës, Pukë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Peshkopi, Burrel, Tiranë, Durrës, Krujë, Librazhd, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë rekrutuan mercenarët, paguan sipas dokumenteve të pakundërshtueshme 200 deri në 300 dollarë vetëm për dhunën, 50 deri në 100 dollarë për transportin dhe shpenzime të tjera. U mblodhën për t'u shpërndarë nga baronët e krimit të organizuar në krye të PS-së Fidel Ylli, Tom Doshi, Sadri Abazi, Artan Dulaku, Koço Kokëdhima e të tjerë rreth 2 milionë euro. Janë shpërndarë 1.3 milion dhe të tjerat janë në rezervë, apo kanë përfunduar në xhepat e tyre, sepse bashibozukët atë ditë u kthyen e po vidhnin protestuesit në mënyrën më çnjerëzore. Me këto para janë siguruar ngarkesat e tritolit, janë siguruar armët e veçanta, kallashnikovët.
Urdhrat me telefon: Ecni, mos kini frikë!
Në mediat e këtij vendi janë transmetuar thirrjet që vinin nga kullat binjake nga drejtuesit e tyre: Përpara, hyni, çani portën. Por, sot disponojmë dokumente të pakundërshtueshme se deputetët kryesorë të kësaj partie kërkonin me çdo kusht, urdhëronin me telefon nga lokalet e Fidelit: Përpara, ecni, mos kini frikë, të shtënat janë me fishekë manovre, ju do të fitoni dhe gjenerali tjetër që pyeste t'u çojmë tani kallashët apo më vonë. Qytetarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zbërthimin në çdo qelizë të këtij puçi, të këtij akti të shëmtuar. Ata paralajmëruan Kryeministrin e vendit në dhjetra në mos qindra raste si po përgatitej. Me një shkallë të lartë përgjegjësie, ata u përpoqën, bënë më të mirën për të paralajmëruar njerëzit e tyre që të mos vinin si mish për top të një grushti puçistësh. Grushti i zhvillua para kamerave. Qytetarët shqiptarë panë se pasi nuk thyen dot pjesën ballore të Policisë së Shtetit, puçistët dhanë urdhër të sulmohej porta e Kryeministrisë.
Tek "Tajvani", një makinë ishte mbushur me tritol në kallëpe 400 gramëshe
Tek "Tajvani", një makinë e veçantë ishte e mbushur me tritol, në kallëpe 400 gramëshe, të cilat u shpërndanë dhe i hodhën në mënyrë të përsëritur kundër Gardës dhe Policisë së Shtetit. Makinat me kallashnikovë ishin afër. Edi Rama qëndronte në krye të komandës. Në rast se ndonjëherë një nga puçistët, i sigurtë në disfatën, i sugjeroi të largohemi se humbëm, kryepuçisti i thotë në asnjë mënyrë, të vazhdojë beteja. Ëndërronte, besonte se me ata banditë, me ata njerëz të hurit e të litarit, të gurit e eksplozivit do të mund të vinte në zyrën e Kryeministrit. Kryeministria, Këshilli i Ministrave kishte një mbrojtje të plotë e totale. As 200, as 2000 e as 20 mijë nuk mund ta merrnin atë. Kurrë! Ajo kishte një mbrojtje absolute dhe do të ketë një mbrojtje absolute. Sikundër, në këtë vend të lirë do të respektohet me vendosmërinë më të madhe çdo liri dhe e drejtë e qytetarëve shqiptarë për protestë dhe po me ato ligje, po me atë Kushtetutë do të mbrohen me vendosmëri totale institucionet e këtij vendi. Pasi mbarova drekën, në orën 14.15 u ktheva në zyrën time. Punonjësve u thashë se institucionet janë kështjella dhe nuk jepen kurrë. Sado e hidhur, sado e shëmtuar, sado e dhimbshme që është ajo që ndodhi në 21 janar, nga ana tjetër, po kaq madhështore, po kaq heroike, po kaq domethënëse është qëndresa e atyre burrave dhe grave të Policisë së Shtetit dhe Gardës, të cilët bënë të qartë se institucionet, kështjellë të lirisë, nuk jepen, nuk mund t'i pushtojë kush kurrë.
Kërkesa për tabulatet, akt i përgjegjshëm
Demonstruesit erdhën për protestë paqësore, por një pjesë e tyre ka ardhur e pajisur me armë shumë të veçanta, me çadra-pistoletë, me stilolapsa-pistoletë, me pistoleta e mjete të ndryshme. Duhej me çdo kusht që Kryeministri i vendit nëqoftëse nuk dorëzohej, të kalonte mbi kufoma, të realizohej ajo që kishte paralajmëruar kryepuçisti Rama. Mbi këtë ngjarje ne sot disponojmë të dhëna të shumta, për çdo qelizë, çdo segment të zhvillimit të saj. Por natyrisht, pjesa më kriminale e kësaj ngjarjeje ishte në bunkerin e Fidelit. Aty, Edvin Kristaq Rama me puçistin Ruçi, Gjinushi, me bllokmenë të tjerë, por dhe eksponentë të mafias që ka, të dy dulakët, me pasardhës të Bllokut, me të ashtuquajturit gazetarë, të cilët do të botonin në faqet e zeza të tyre njoftimin se Berisha u arratis, kërkoi strehim në ambasadën serbe. Të gjithë ishin në komandë. Që të gjithë janë të dokumentuar. Në komandë ishin edhe ata deputetë të PS-së që rrethuan me zjarr Kryeministrinë dhe i prinë zjarrit. Keni bërë një akt shumë të përgjegjshëm, kërkuat tabulatët. Tek Shekspiri thuhet drama-gracka, ku shpirti i mbretit kapet si laraska. Tabulatët u bënë edhe gracka, ku shpirti i puçistëve kapet e bie si laraska. Ata e dinë veten e tyre ndaj këtij akti, çka i ka tronditur puçistët, sepse në ato kontakte janë të gjitha lidhjet e tyre me krimin, në ato kontakte qëndrojnë të gjitha lidhjet e tyre me puçin. Të jeni të sigurtë se përveç atyre ka dokumente të shumta, të cilat Kryeministri i vendit do t'i dorëzojë të gjithë në këtë komision, por edhe në institucionet përkatëse. Pra, zoti kryetar, kemi të bëjmë me një puç të paralajmëruar.
Kreu i SHISH nuk iu përgjigj telefonatës së Burgajt
Në mëngjesin e datës 21 janar, si akti i parë zyrtar kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe u kam kërkuar t'u transmetojnë Policisë së Shtetit dhe Gardës porosinë time për vetëpërmbajtje maksimale, të dëshmojmë respekt të madh për protestën paqësore, për ata që duan të protestojnë në mënyrë paqësore. Ne kishim informacione të sakta nga shqiptarët, por edhe nga diplomatë të vendeve mike për atë që mund të ndodhte dhe që do të ndodhte. Por ne na takonte që, në asnjë mënyrë, të nisur nga këto informacione, të shfaqej qoftë edhe nervozizmi i vogël. Më mbrapa jam informuar se, ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kanë përcjellë me përgjegjësi porosinë time tek të gjithë trupat. Ajo që është e papranueshme dhe që kërkon një hetim të thellë nga juaj është fakti, se Shërbimi Informativ Kombëtar, Agjencia përgjegjëse për zbulimin dhe kundërzbulimin në këtë vend, që një nga objektivat kryesore ka mbrojtjen e rendit kushtetues, nuk ka sjellë as edhe informacionin më të vogël. Kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në datën 16 janar dhe ju do të keni disponibël dokumentin, kjo Agjenci i përgjigjet se nuk ka asgjë të re. Ndërkohë, kur ne kishim informacione të plota për atë që mund të ndodhte. Cili është shkaku dhe arsyeja, çfarë ia lidhi sytë e i shurdhoi veshët këtij Shërbimi, për të cilin qeveria shqiptare shpenzon sot, për punonjësit e saj 70 përqind më shumë se në vitin 2006. Natyrisht, ishte një shërbim me 1500 vetë dhe i binte të ishte 10 herë më i madh se, Shërbimi i Britanisë së Madhe, po ta proporcionojmë për frymë, u ridimensionua dhe arriti në 950 vetë dhe për punonjësit shpenzimet në këtë Shërbim janë rritur 70 përqind, sa asnjë institucion tjetër i vendit. Kjo çështje meriton një hetim të plotë. Nëse këta sy të lidhur e veshë të shurdhur kanë lidhje me vendosmërinë e Kryeministrit për të përcaktuar mandatin, është në tagrin tuaj ta hetoni. Pas një kërkese të bërë nga aleati e vendit që ka përgjegjësinë kryesore në botë për sigurinë unë e shtyva, ndonëse unë mbetem dhe i qëndroj parimit të mandatit. Por, një vend që ka bërë gjithçka për Shqipërinë më shumë se kushdo tjetër nuk mund të mos dëgjohej nga Kryeministri dhe këtë e bëra, pasi bisedova me zyrtarë të qeverisë amerikane me një mirëkuptim. Natyrisht, jo se unë do të hiqja dorë nga mandati, por normale që në çështjet e sigurisë e them edhe haptas ne mbështesim kudo e për çdo gjë qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e mbështesim, sepse ato kanë përgjegjësinë kryesore në botë për sigurinë e paqes e stabilitetit. Kjo është arsyeja. Shërbimi Informativ në disa rrethe, ju duhet të hetoni nëse kanë dërguar apo jo të dhëna në qendër, nuk mund ta them. Unë personalisht di të them këtë që thotë policia. Është e papranueshme që gjatë ditës së puçit, Drejtori i Shërbimit Informativ nuk i ka hapur telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i cili i ka telefonuar në mënyrë të përsëritur. Po ditën e puçit, ky zotëri i ka deklaruar Shefit të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake, se nuk ka asgjë të veçantë. Dhe kjo është një deklaratë në drekë. Komisioni duhet të hetojë për të gjithë këto. Ai duhet të hetojë edhe për disa probleme të tjera, të cilat nuk kanë interes publik, por që meritojnë një hetim nga ky komision, për disa të vërteta që janë të rëndësishme për ju.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Urdhëri: Të eliminohet komanda e gardistëve
Ekspertët do të hetojnë dhunën Pas 5 orë barbarish mbi Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, grushti dështoi dhe ju garantoj se nuk kishte asnjë shans, zero shans. Në këtë përplasje mbetën tre të vrarë. 81gardistë të plagosur, 27 policisë dhe dhjetëra demonstrues. Unë kam dalë menjëherë para shqiptarëve dhe kam theksuar se, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave, të cilët, sipas të dhënave paraprake, janë qëlluar nga afër me armë zjarri jo në përdorim të forcave të rendit, pasi këto ishin të dhënat që më erdhën nga spitali, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë rrethanat e goditjes së tyre në të gjitha aspektet. Kjo është kërkesa ime në datën 21 janar, në orën 19.00. Natyrisht, e kam theksuar dhe e theksoj, se në përpjekjen për një grusht shteti mund të mos ketë asnjë viktimë, mund të ketë 3, mund të ketë 30. Garantoj shqiptarët se kurrë ndonjëherë, cilido të jetë çmimi, një institucion i lirë i këtij vendi të lirë nuk do të mund të merret kurrë nga askush. Kjo është jashtë çdo diskutimi. Institucionet nuk preken, liritë e të drejtat e këtij vendi nuk preken. Ky është qëndrimi im. Ndaj dhe unë i kërkova prokurores së shtetit të nisë menjëherë hetimin, pasi kështu është rregulli, si u vranë, kush i vrau, në ç'kushte u vranë. Të gjitha këto, përgjigje që duhet t'i japë ekspertiza. I eliminuan ata që kishin ardhur çadra-pistoletë apo stilolapsa-pistoletë, apo i eliminuan gardistët, të cilët, kur u hap dera, qëlluan në ajër, para të gjithë kamerave, sepse po të qëllonin direkt mbi objekt do të kishte dhjetëra të vrarë, qëlluan direkt, u shkau dora, të gjitha janë çështje të ekspertëve dhe që të gjitha hetohen në një vend të lirë. Dhe vdekja është gjëja më e dhimbshme. Prokuroria tentoi arrestimin zinxhir të drejtuesve të Gardës Por puçi nuk ndalonte, humbën një betejë, me turp, me bisht ndër shalë dhe sërish besuan se nuk kishin humbur. Në qoftë se e keni konstatuar atë natë, kreu i puçit Edvin Kristaq Rama, ka dalë tre herë në media, përfshirë edhe orën 01.00 të natës. Në orën e fundit, ky puçist do t'u deklaronte shqiptarëve se do të protestojmë nesër kundër horrave të Gardës, e cila ka vite që mbron Edvin Kristaq Ramën dhe e mbron me eficencë të plotë. Këtë do ta deklaronte në orën 01.00. Pas kësaj ore, pasi unë e kam zakon të fle vonë, dhe vetëm brenda tre katër orëve, pas shpalljes së kësaj proteste që do të mbahej, një faktor tjetër politik i këtij puçi, siç do faktohej, Prokurorja e Përgjithshme do të vendoste arrestimin e të gjithë zinxhirit të komandës së Gardës, në mënyrë që puçistët të demonstronin lirshëm kundër horrave të Gardës e të pushtonin institucionet. Ministri më informon herët e më thotë se, na ka ndodhur kjo gjë. Por unë kisha informacion edhe për stadin B dhe për stadin C të puçit, ndaj nuk isha aspak i papërgatitur. Në këto kushte, ministri lidhet në telefon me Prokuroren e Përgjithshme dhe i thotë se, në rast se arrestonin pa asnjë hetim të gjithë zinxhirin e komandës së Gardës, me kë do t'i mbrojmë institucionet, pasi ai i kishte shpallur luftë horrave të Gardës, që nuk e lanë të realizonte qëllimin e tij puçist. Burimet direkt nga Prokuroria e Shtetit më informojnë se ishte përgatitur grupi i gatshëm, i cili, në rast se Kryeministri nuk do të eliminohej me puç, do të merreshin me hetimin e tij. Nga Prokuroria e Përgjithshme më njoftojnë, se ky është urdhër direkt i Prokurores së Përgjithshme, në bashkëpunim me Kreun e Shtetit. Pse i mbylli sytë Presidenti nga dhuna Në deklaratën që Kreu i Shtetit kishte lëshuar pasdite, në kulimin e agresionit ndaj Këshillit të Ministrave, Shkëlqesia e tij nuk citonte as edhe një herë të vetme fjalën dhunë. Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës i kërkonte të gjithë faktorëve të negocionin për të qetësuar protestuesit. Ndërkohë, dërgonte zëdhënësin e tij të pashpallur në "Top Channel", ku shprehej se, Berisha duhet të negociojë me banditët. Këto janë problemet, një besëprerë dilte aty dhe thoshte se Berisha duhet të shqyrtojë dhe zbërthente, po nuk e kuptova se kush ia kishte shkruar shokut atë komunikatë ky atij, apo ai këtij. Pra, i kërkohej Kryeministrit të rrethuar që të turpëronte flamurin e të negocionte me banditë. Kjo është deklarata. Presidenti i Republikës duhet të japë shpjegime se, çfarë ia mbylli sytë atij që nuk pa dhunën që panë shqiptarët kundër institucionit kushtetues, cilat ishin ato mure që nuk e lanë atë të shohë, cilat ishin ato ekrane që nuk ia paraqitën atij këtë dhunë. Kjo është çështje, të cilën ju duhet ta hetoni. Shqiptarët duhet ta mësojnë të vërtetën. Një gjë dua t'ju garantoj se, ndaj tij në mënyrë të përsëritur kam dëshmuar respekt, respekt dhe vetëm respekt. Që tre muaj kur ka ardhur pas emërimit në Partinë Demokratike, në atë seli ky zotëri ka pasur vetëm mbështetjen dhe respektin e kryetarit të saj. Tani ishte e habitshme. Të nesërmen, ministri më thotë se, kishte një takim me Presidentin në orën 10.00. E pyes përse e kishte kërkuar atë takim dhe m'u përgjigj për arrestimet e Gardës. I them të mos merrej me këtë, pasi unë kam informacionet e mia dhe që gjithçka kombinohej mes Prokurores së Përgjithshme dhe atij. Por, meqenëse do të shkosh, pasi nuk ke pse e anulon takimin, i thashë shtroi një pyetje: zoti President, mbi pesë orë është sulmuar në mënyrë barbare Policia e Shtetit dhe institucioni kushtetues i Këshillit të Ministrave. Dhe përgjigjja e Presidentit të Republikës ishte kjo: opozita ka vetëm fjalë. Së dyti, kur po diskutohej çështja e arrestimit të zinxhirit të komandës së Gardës, Presidenti i Republikës i drejtohet ministrit Basha: "Ki kujdes ato letrat e tua". Takimet me përfaqësuesit kryesorë diplomatik Në një situatë të tillë, për të parandaluar zhvillime, ministri takon përfaqësuesit kryesorë diplomatikë dhe unë i thirra në takime të veçantë dhe në grup. Në këto takime i informova për zhvillimet dhe ju kërkova që të sjellin hetues dhe të kontribuojnë në zbardhjen e kësaj të vërtete. Ne jemi shumë të hapur ndaj çdo hetimi, se do të vlerësoja shumë çdo kontribut në këtë drejtim dhe se nuk kam asnjë tendencë, në mënyrë absolute, për të parandaluar asnjë lloj hetimi. Përkundrazi, te secili nga ata, për të cilët është lëshuar mandat arresti, është i gatshëm të deponojë nga ora 12 e natës në orën 12 të ditës, por jo nën arrest kolektiv, siç veproi kryeprokurorja. Një zhvillim intensiv takimesh, ambasadori i SHBA-ve njoftoi se, qeveria amerikane ka pranuar dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për hetimin, pasi besueshmëria e institucionit ishte kompromentuar në shkallën maksimale nga titullari i saj. Ky titullar, por edhe zoti Rama pranuan që ekspertë të shquar të SHBA-ve t'i bashkohen hetimit, duke e konsideruar hetimin si elementin më themelor të zgjidhjes së kësaj krize të rëndë, të krijuar nga tentativa për të marrë pushtetin me dhunë nga kreu i PS-së, së bashku me Gramoz Ruçin e Skënder Gjinushin. Në mënyrën më të papërgjegjshme, në prani të ambasadorit të SHBA-ve, prokurorja e vendit deklaron para gazetarëve se, nuk kishte marrë asnjë padi nga policia për dhunim të rendit kushtetues, në një kohë kur e kishte marrë të paktën 24 orë përpara. Ju kërkua në mënyrë të përsëritur të japë sqarime, por nuk pranoi. Ajo që është më e rënda, e rëndë njëlloj sa rrethimi i Kryeministrisë dhe sulmi ndaj saj, ishte shkelja e marrëveshjes me faktorin ndërkombëtar që bëri Prokuroria e vendit. Ne, për të kontribuar në një progres, vendosëm dhe ramë dakort që të gjithë anëtarët e Gardës të paraqiteshin për hetim, urdhrat e arrestit do të anuloheshin e do të vazhdonte hetimi sipas të gjithë procedurave, me gjykatë e gjithçka tjetër. Në mënyrë befasuese, kjo zonjë, pasi kishte dhënë miratim të plotë për një marrëveshje hollësisht të negociuar, e shkel atë dhe gardistëve të paraqitur për hetim kërkon me çdo kusht t'u vërë hekurat, pasi mitingu ishte të premten. Rama, frikë nga marrja e tabulateve Hetimi i shkaqeve të shkelmimit të kësaj marrëveshjeje duhet të jetë një nga pistat kryesore në hetimin e grushtit të shtetit, cila ishte qendra, cili ishte truri, cili ishte bosi që urdhëroi zonjën të grisë marrëveshjen. Ka një rëndësi të madhe për vendin që kjo të gjendet. Prandaj ju djegin shumë tabulatet, se të nesërmen e puçit në orën 5 pasdite, zonja merr në telefon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe i kërkon ekzekutimin e mandateve. Drejtori i thotë se i keni plotësuar me lapsuse teknike dhe vetëm 30 minuta më vonë, Edi Rama, kryepuçisti paraqitet para mediave dhe deklaron se, policia nuk po ekzekuton mandatet, sepse thonë se kanë lapsuse teknike. Unë kam indiciet e mia, se cili ishte komunikimi i zonjës Rama me zotin Rama, por është në tagrin tuaj dhe unë do të përpiqem të jap ndihmesën time. Por, sidoqoftë lemeria nga tabulatet flet vetë. Një seri dëshmish të reja do depozitohen pranë grupit të hetimit Jam këtu për të shprehur një mirënjohje shumë të thellë qytetarëve të Tiranës, por në tërësi qytetarëve shqiptarë, të cilët me maturinë e tyre të qëndrimit demokratik, me përgjegjësinë e tyre, lanë në vetmi 200-300 banditë, njerëz të hurit e të litarit, bënë që një grup aventurierësh të ndryrë në kullat binjake, në lokalin e Fidelit, pinjollë të bllokut, lakej e çakej të tyre përreth, të përjetojnë dëshpërimin dhe turpin më të madh për dështimin e tyre. Unë dua të falenderoj të gjithë ata qytetarë, të cilët dhanë dhe japin një kontribut të madh për të qartësuar rolin e gjithsecilit, atyre që ishin në bunker dhe atyre që ishin në shesh. Unë kam besim të madh, se ju do t'i paraqisni Parlamentit dhe shqiptarëve raportin më të plotë, me të vërtetat më konkrete. Një seri dëshmitarësh kanë dhënë dëshmi të shkëlqyera, të cilat do t'u jepej juve, por edhe grupit të hetimit. Ky ishte një grusht që dështoi dhe që nuk mund të realizohet dot kurrë. Askush nuk mund të marrë Këshillin e Ministrave apo ndonjë institucion tjetër. Ky grusht, në fazën A synonte marrjen e Këshillit të Ministrave, Parlamentit, Televizionit Publik Shqiptar dhe ministrive kyçe. Drejtori i Televizionit Publik Shqiptar kërcënimeve me jetë, të bëra ditën para puçit, do t'u përgjigjej; urdhëroni, do më keni para jush lakuriq si kryetarin tuaj të puçit. Natyrisht, edhe zoti Beci, kishte ndërmend të mbronte institucionin, njëlloj si unë detyrën time, por ia tha këtë se këtë institucion se merrni dot kurrë. Po kështu, Parlamentin dhe ministritë. Të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Qytetarët të kontribuojnë për zbardhjen e Grushtit të Shtetit Dua të falenderoj dhe ju bëj thirrje qytetarëve në të katër anët e vendit, të kontribuoni sa më shumë në qartësimin gjithçka rreth kësaj ngjarjeje, më të turpshmen që ka ndodhur në 87 vitet e fundit, në historinë e vendit. I siguroj se demokracia shqiptare, institucionet, liria dhe vlerat e saj, janë të pacënueshme. Është e vërtetë që një ndërtesë në bulevard u rrethua nga flakët, por është e vërtetë që shkëlqeu mbi flakët e çdo gjë vendosmëria, trimëria e heroizmi i burrave e grave që mbrojtën atë institucion dhe që janë të gatshëm të mbrojnë me çdo kusht institucionet e shtetit ligjor të këtij vendi e të bëjnë të dështojë çdo puçist e çdo puç. Dua të informoj ju dhe shqiptarët, se në interesin më të mirë të vendit e të shqiptarëve e t'ju garantoj se në vendosmërinë time më të madhe ka ekzistuar një kërkesë konstante që ky problem të trajtohet brenda institucioneve dhe ky është edhe vendimi im. Çka do të thotë, se në rast se unë sot bëj transparencën para shqiptarëve për dy tre elementë në krye të institucioneve, nuk ngatërroj aspak institucionet, nuk më lëkundet aspak respekti ndaj institucioneve. Jam i bindur, se hetimi është themelor, por jam i bindur edhe se thirrja e ekspertëve më të mirë nga një vend mik e i madh, i cili në çdo moment të vështirë ka ndihmuar më shumë se kushdo Shqipërinë e shqiptarët, ishte hapi i duhur dhe jam i bindur se ky hetim jetik për paqen e stabilitetin e vendit do të realizohet me paanësi, pavarësi dhe sukses të plotë brenda institucioneve të këtij vendi. Përpara ligjit, të gjithë janë të barabartë Shpreha atë që kam konstatuar për Kreun e Shtetit, por ju garantoj ju dhe shqiptarët, se ai do të respektohet në postin e tij. Natyrisht, para ligjit të gjithë jemi të barabartë. Në këtë kontekst, të gjithë do të dëshmojnë para shqiptarëve për rolin e tyre në këtë akt madhor dramatik që përjetoi vendi. Garantoj çdo institucion se ka respekt të plotë të qeverisë. Kjo është një arritje tjetër e madhe e demokracisë shqiptare. Sikundër, mbetem i vendosur për çdo përgjigje ndaj tentativave puçiste të përsëritura. Puçi nuk kalon në këtë vend. Ata që e ndërrmorën duhet të marrin turpin e historisë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht dallimeve partiake, që i besojnë lirisë e vlerave të saj, që i besojnë pluralizmit, që i besojnë demokracisë, të dënojnë këtë akt të shëmtuar si ditën më të zezë të demokracisë shqiptare dhe si një nga ditët më të zeza në historinë e kombit shqiptar. I garantoj se, kurrë ndonjëherë grushtet nuk do të mund të kalojnë mbi institucionet e këtij vendi. Ju faleminderit. Janë të dokumentuara pagesat e dhëna për paramilitarët që në total kapin shumën e 1.3 milion eurove. Ata që do të ushtronin dhunën janë paguar deri në 300 USD ndërsa ata që janë marrë me transport deri 100 USD Asnjë informacion nga SHISH për Grushtin e Shtetit Seanca dëgjimore e Kryeministrit Berisha me anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor "Për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011. -Fatos Hoxha:Zoti Kryeministër nga ato që raportuat ju sot këtu po edhe gjatë seancës plenare, është evidentuar se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ose Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk ka pasur informacion nga SHISH, pavarësisht kërkesës që ka bërë policia ndaj këtij shërbimi, mos gaboj në datë 15 janar. Në Ligjin për Shërbimin Informativ neni 5, pika 2 ky shërbim detyrohet që t'i japë Kryeministrit informacion në lidhje me çështjet e sigurisë. A keni patur ju si Kryeministër i vendit informacion direkt nga SHISH në lidhje me ngjarjet e 21 janarit? Unë sqarova se kam patur informacione të shumta, por jo nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe nuk ka patur as Policia e Shtetit. -Fatos Hoxha:Pyetja e dytë ka të bëjë me puçin, siç e quani ju, të datës 21 janar. Dhuna në këtë demonstratë u paralajmërua dhe u provokua, vetë demonstrata nuk pati asnjë mesazh politik, gjatë gjithë kohës u ushtrua vetëm dhunë dhe sulm mbi institucionet. Në këndvështrimin tuaj zoti Kryeministër pse nuk ka hetim për këtë dhunë? Gjatë demonstrimit ka patur këto, më lejoni t'u lexoj vetëm një segment: Sa kërciti pushka e parë, bërtitën me të madhe është momenti për t'u dhënë kallashët, kapni kallashët, u çoni kallashët. Gjenerali nuk quhet gjeneral, nuk është luftarak, bërtiste me të madhe. Është koha sërisht pyeste, është koha për t'u çuar kallashët, çojini kallashët. Kreu i puçit ndodhej aty, kreu i puçit u nis të largohej kur makina që do të hapte dyert e Kryeministrisë hyri në oborrin e Kryeministrisë. Pra, nuk kishte slogane, kishte urdhra dhe komanda. Kishte urdhra ndaj dhe ato tabulatët i kanë lemerisur, aty ishin nën komandën e Edi Ramës 3-4 persona të tjerë të cilët urdhëronin. Ky që pyeste për kallashin është një nga kokat kryesore të mafias shqiptare. Sikundër tjetri që u thoshte se na duhen të vdekur. Kjo përpjekje është e tmerrshme, por është humbje e madhe, po nuk pati të vdekur dhe ky është një kriminel tjetër që qëndronte mbi grupin e të ashtuquajturve analistë. Që në kohë paqeje shkruanin fjalimet, në kohë lufte urdhëronin plumbat. Pra, nuk kishte slogane, kishte urdhra, kishte urdhra për tritol, kishte urdhra për kallash, kishte urdhra për të gjitha veprimet. Ngazëllimi i tyre kur u hap dera ka qenë i jashtëzakonshëm. Dëshpërimi i tyre ka qenë vdekësor, kur u pa që territori nuk mund të merrej. -Fatos Hoxha:Zoti Kryeministër, përse Prokuroria në këndvështrimin tuaj nuk heton këto inisiatorë të dhunës? Besoj se është bërë shumë i qartë qëndrimi. Në rast se Prokuroria do të kishte hapur çështje për dhunim të rendit kushtetues, iu garantoj se ju sot nuk do të ishit këtu dhe unë nuk do të isha përballë jush dhe ju nuk do të ishit në këtë komision. Por, fakti që Prokuroria bëri gjithçka për të mbrojtur, për të arrestuar komandantët e gardës dhe për të liruar një nga superkriminelët e atij puçi, dëshmoi se jo vetëm ka humbur pavarësinë, por ka qenë pjesë e tij. Sidoqoftë tani dua të siguroj shqiptarët se, hetimi do të jetë i shkëlqyer dhe se ky hetim ka besimin e plotë të qeverisë shqiptare, por duhet të ketë besimin e plotë të të gjithë shqiptarëve. Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ajo nuk mbështet një qeveri, nuk mbështet një parti politike, ajo mbështet popullin shqiptar. Jam i sigurtë që cilado qeveri të kishte qenë, qëndrimi i këtij vendi mik do të ishte ky që u tregua në këto ditë të vështira. Ndaj dhe nuk kemi pse të mos kemi besim të plotë tek procesi hetimor. -Enkelejd Alibeaj:Zoti Kryeministër, unë do të bëj skeptikun sot në këtë Komision Hetimor për atë çfarë juve thatë dhe çfarë kemi parë. Në hetimin e situatës që u konstatua më 21 janar një gjë u përceptua mediatikisht nga të gjithë, godina e Këshillit të Ministrave e rrethuar, godina e Këshillit të Ministrave e goditur, godina e Këshillit të Ministrave e cenuar. Juve thatë se që në orën 2 e 15 keni qenë në zyrën tuaj. Gjatë gjithë periudhës prej 5 orësh kur godina e Këshillit të Ministrave ishte në këtë agresion dhe ju ndodheshit brenda, a keni pasur ju kontakte me krerët e institucioneve shqiptare? Së pari, unë kam qenë në komunikim periodik me ministrin Basha, i cili më ka ardhur në zyrë dhe i kam kërkuar që të ndjekë detyrën. Me Kryetaren e Parlamentit kam komunikuar periodikisht, ministrin Imami dhe të tjerë. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kam ndjekur çdo minutë zhvillimet. -Enkelejd Alibeaj:Zoti Kryeministër ju thatë në shpjegimet tuaja, që ky është një grusht shteti dhe ky është një përkufizim doktrinal siç ju e shpjeguat më parë. Sigurisht ka anën e dukshme atë çka ne pamë, të gjithë dhe gjithë shoqëria e pa, ka dhe një anë të padukshme ose qëllimi që duhej të arrihej nga ai agresion, ndaj jo vetëm godinës së Këshillit të Ministrave. Në këtë rast unë do të doja të dija, juve thoni që sjellja e institucioneve shqiptare, ato të cilat drejtpërdrejtë apo tërthorazi kanë pasur detyrimin të informonin, parandalonin, madje dhe të ndëshkonin kanë qenë thjesht pasive që është varianti i parë. Kanë qenë aktive, por në kundërshtim me ligjin varianti i dytë? -Ky ishte një grusht shteti në tentativë, në tentativë jo për mungesë të vullnetit të atyre që e iniciuan, por për shkak të pengesës së policisë dhe gardës në këtë rast. Dhe kjo është ajo që konstatuam atë ditë para mediave. Nëse do të mendonim sikur të kishte një skenar tjetër që godina të ishte pushtuar nga inisiatorët e grushtit të shtetit dhe dua perceptimin tuaj politik, ju do e konsideronit të konsumuar një grusht shteti të tillë, apo do të kishte dhe veprime të tjera që do ta bënin më të butë apo jo grushtin e shtetit? Në fund të fundit është delegimi i atyre që i kanë dhënë besimin pushtetit. Kurrë atë ndërtesë nuk mund ta merrte kush, kjo ishte jashtë çdo lloj dyshimi. Problemi im më kryesor ishte çmimi i mbrojtjes, po mbrojtja e flamurit ishte absolut. Nuk mund të bëhej fjalë që dikush të merrte ndërtesën, me asgjë ndërtesa nuk mund të merrej. Ndërtesat, Garda e Republikës u garanton një mbrojtje të shkëlqyer, të gjithanshme, ndërkohë punonjësit aty janë të detyruar të nderojnë detyrën, janë të detyruar që për territorin brenda të shndërrohen në gardistë. Dhe absolutisht nuk kam pasur as impresionin më të vogël nga një grup bashibozukësh. Natyrisht rregulli donte që të mos i hidhja në Lanë, po të shkonin te drejtësia. Ju garantoj ju që ekzistonin të gjitha forcat që ata, po të ishte puna të përgjigjeshim flakë për flakë, do t'u jepej siç e meritonin. Por kjo nuk mund të ndodhte në një vend me institucione të forta dhe demokratike. Nuk kishte asnjë arsye, aty isha Kryeministri i vendit duhet të nderoja detyrën time. Ndaj dhe kjo nuk mund të bëhet fjalë kurrë, ata nuk mund të pushtonin institucionet e këtij vendi, sepse janë kështjella lirie të qytetarëve shqiptarë. Të një vendi anëtar të NATO-s. Patëm tri viktima, keqardhjen time më të madhe, ngushëllimet e mia më të thella, hetimin më të plotë. Këta mendonin se duke dekapituar gardën do ta kishin më të thjeshtë. Do ta kishin shumë më të vështirë, shumë më të vështirë dhe të pamundur. Ndaj dhe gjykoj se pavarësisht, se sa i shëmtuar ishte akti, aq dhe ligjor ishte qëndrimi. -Dashnor Sula: Zoti Kryeministër ju në këtë sallë dëgjimore shpjeguat dhe deklaruat se keni prova të plota, përsa i përket të ashtuquajturit grusht shteti. Duke patur prova të pakundërshtueshme, përse Policia e Shtetit nuk ndalon apo arreston nxitësit, organizatorët dhe ekzekutorët e grushtit të shtetit në bazë të Kodit të Procedurës Penale të nenit 251, pika 1 dhe 2, policia ka të drejtë të referojë materialet për një procedim penal të tillë. Meqenëse Prokuroria ende nuk ka nisur një proces hetimor për këtë? -Në deklaratat tuaja shpjeguat zoti Kryeministër se kemi disa titullarë institucionesh të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë grusht shteti. Pyetja ime do të ishte e drejtpërdrejtë, po supozoj se ky Komision Hetimor do të përgatisë një raport përfundimtar, të cilin do e paraqesë në seancën plenare për votim. Nëse seanca plenare voton një raport të tillë, ku del qartë që kemi një grusht shteti dhe ky raport i përcillet organit të Prokurorisë, a mendoni se Prokuroria Shqiptare duke patur parasysh se organi i Prokurorisë është një organ i centralizuar, do të bëjë të mundur hetimin e një procedimi të tillë, i cili do t'i vihet nga raporti i paraqitur nga Parlamenti dhe komisioni i nderuar? Zoti Sula, iu falënderoj për pyetjet. Së pari, kanë qenë apo jo të implikuar kjo iu takon juve, unë këtu vij për të paraqitur ato çka di në një ngjarje. Por, se cila është shkalla e implikimit dhe cili është realiteti i takon këtij Komisioni Hetimor parlamentar dhe unë do të jem plotësisht dakord me konkluzionin e plotë të tij. Por unë si kryetar i kësaj mazhorance e kam të vështirë të mos jem i hapur me shqiptarët, mos jem i hapur me ju. Ju keni administruar këtë deklaratë të datës 1 janar të kreut të shtetit, ku thuhet se po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Se ku ishte aty diku nga stacioni i trenit apo ishte nga Këshilli i Ministrave kjo është punë tjetër dhe i bëj thirrje për qetësi dhe maturi. U bëj thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit. Edhe ata që kishin rrethuar Këshillin e Ministrave dhe Këshilli i Ministrave që ishte i rrethuar, këta ishin faktorën. Të garantojnë sa më shpejt rikthimin e rendit publik, pra, i nderuar zoti deputet Sula unë nuk mund të mos them këtë. Është në tagrin tuaj të bëni vlerësimin e çdo dokumenti. Kam ardhur i pari të dëshmoj këtu, të mos bëj as Prokurorinë dhe as akuzatorin e as kërkujt, të paraqes ato çka unë di për këto zhvillime. Jeni ju që do të bëni këtë hetim. Përsa i përket hetimit tuaj dhe hetimit të Prokurorisë. Ju jeni dëshmitarë se po hetoni një objekt krejt tjetër, po hetoni grushtin e shtetit, po hetoni atë që të gjithë shqiptarët panë përpjekjet 5 orëshe për të përmbysur qeverinë, por pas ardhjes së ekspertëve dhe prokurorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës unë kam besim të plotë dhe total në konkluzionet e tyre, sepse ky vend mik i solli në një rast jashtëzakonisht të veçantë, i solli duke patur bindjen e plotë se sqarimi dhe drejtësia për këtë çështje është jetike për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri. Kështu që unë mund t'ju them ju se kam besim të plotë dhe në hetimin që po bën Prokuroria dhe kam kënaqësi të madhe që gjithçka po ruhet në kuadrin institucional. Zoti Sula është e vërtetë ajo që thashë, por është e vërtetë që aty ka prokurorë të cilët kanë qenë në kundërshtim dhe nuk kanë qenë dakord me këto veprime. Aty po bëhet një hetim që ka besimin tim të plotë. Unë jam kryetar i mazhorancës që u tentua të përmbyset, unë respektoj dhe do të respektoj çdo institucion. Unë shpreha me fakte disa fakte të hidhura për këtë ngjarje, por vlerësimin do ta bëni ju. Dhe mbi bazën e vlerësimeve tuaja dhe vendimeve të Parlamentit do të ndriçohet plotësisht kjo ngjarje. Një gjë është e sigurtë, që ne e patëm shumë të detyruar këtë akt, se në rast se Prokuroria do të bënte detyrën ne nuk do të kishim nevojë, sepse ajo ishte një ngjarje evidente para të gjithë shqiptarëve, për arsye të caktuara filloi të bëjë të kundërtën. Garantoj shqiptarët se problematika e këtij puçi do të zgjidhet përfundimisht në përputhje me ligjet e këtij vendi. -Gent Strazimiri: Zoti Kryeministër unë iu dëgjova me vëmendje. Sipas konceptit tuaj dhe sipas informacioneve dhe të dhënave paraqitët etapat e grushtit të shtetit, organizatorët, veprimet, mbi informacionet që ju keni. Pyetja e parë e imja ka të bëjë me atë që ju e quajtët gjeneza e krijimit të rrethanave ose sebepi që u zhvillua ajo demonstratë, që është videoja e shumë përmendur, biseda midis zëvendëskryeministrit Meta dhe ministrit Prifti. Duke pasur parasysh që në variantin e transmetuar nga televizioni Top-Channel ku ju jeni person i përfshirë i përmendur në atë video, ashtu sikurse duke pasur parasysh pozicionin tuaj institucional, duke pasur parasysh se ajo video nuk prekte thjesht individin Ilir Meta, as individin Sali Berisha, por qeverinë e Republikës së Shqipërisë. A keni ndonjë informacion ç'po bën Prokuroria me këtë video, deri në ç'shkallë është hetimi ose fakti që ju vetë jeni i përfshirë, ka pasur ndonjë thirrje ndaj jush apo interesim nga ana e Prokurorisë mbi këtë video që është sebepi që u krijua në një farë mënyrë strumbullari i 21 janarit? Lidhur me videon. Unë nuk kam treguar asnjë lloj interesi të veçantë se ç'po bën Prokuroria me videon. Di që Prokuroria publikisht kërkoi ekspertizë zyrtare qeverisë së një vendi mik dhe kjo nuk iu dha, sepse veprimi i saj dhe mënyra se si ishte bërë kërkesa ishte shumë e gabuar. Prokuroria do të ketë një mbështetje për hetim të plotë ndaj asaj videoje. Për mua si qeveri, zëvendëskryeministri Meta dha dorëheqjen, dorëzoi imunitetin dhe është i hapur për çdo gjë. Natyrisht fakti që kanali televiziv që bëri manipulimin u detyrua të nesërmen të jepte segmentin e manipuluar ishte pozitiv për publikun, por siç dini ju kjo Prokurori prej 5 vitesh funksionon në mënyrën më asimetrike dhe kryetari i maxhorancës e ka falënderuar 50 herë deri tani për faktin që qëndron, penalizon, shqyrton dosje për administratën. Se kjo do të ishte më e keqja për vendin, unë shoh interesin e vendit. Në raport për puçin Prokuroria nuk ka hapur çështje për puçin zoti Strazimiri, fare nuk ka hapur çështje për dhunim të rendit kushtetues, ndaj dhe unë iu kërkoj ju që të merrni atë video të policisë, të bëni të gjithë vlerësimin e duhur me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe të gjeni lidhjen e saj si me segmentin dhe pretekstin që u shfrytëzua nga Partia Socialiste për puçin. Këtu është evidente nuk mund të mohohet edhe në historikun e puçeve ngjarje të tilla merren për bazë, nxiten, bile dhe krijohen. Puçistët i krijojnë në mënyrë që të ndërmarrin puçin. -Gent Strazimiri: Zoti Kryeministër ju keni deklaruar vazhdimisht edhe këtu në këtë sallë, gjatë 5 orëve të sulmit në 21 janar ju keni qenë në zyrën tuaj, keni zhvilluar veprimtarinë tuaj si çdo ditë tjetër. Por duke pasur parasysh zhvillimet e orëve të fundit jemi në një stinë kërcënimesh personalitetesh. Duke u nisur nga fakti i asaj që ju thatë asimetri e Prokurorisë, nga fakti që para dhe gjatë datës 21 janar SHISH heshti. A e keni ndjerë veten të kërcënuar ju personalisht gjatë atyre 5 orëve, ju si person? E dyta, ju personalisht kishit informacion, qoftë dhe indicie, qoftë dhe të dhëna, qoftë në mënyrë të tërthortë se eliminimi fizik i personit tuaj ishte një nga objektivat e asaj dite? Dua t'ju garantoj se përveç momentit të dështimit të plotë dhe total të shërbimit për të informuar për atë që përgatitje nuk ekzistonte asnjë e dhënë tjetër për veprimtari tjetër të këtij shërbimi. Këtu duhet të jemi shumë të qartë dhe nuk kam asnjë arsye që unë të lëshoj dhe hijen më të vogël të dyshimit. Kam patur ndërmend të zëvendësoj shefin e Shërbimit Informativ mbi bazën e mandatit, i qëndroj asaj, e kam shtyrë sepse një vend mik, shumë mik që ka përgjegjësi më kryesore në botë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e kërkoi dhe është gjëja më normale. Përsa i përket qëndrimit tim, natyrisht ato pesë orë i kam përjetuar, nuk mund të them pa dhimbje se ata policë që goditeshin në mënyrën më barbare nga një grusht kriminelësh, të droguarish mercenarë, të cilëve, zoti Strazimiri, ju ishte thënë se në orën 12 të ditës në të gjitha qytetet e vendit në këto rrethe u tha që ka rënë Sali Berisha, ka rënë. Se ai sot e ka fundin e tij edhe ata erdhën tani të ngrinin gurët, themelet e Kryeministrisë. Kështu që unë personalisht përveç keqardhjen që ndieja për policinë dhe gardën, në drejtim të së cilës hidheshin tritol, imagjino një djali të ri që i hedhin tritol çdo të thotë dhe që kishte mbrapa vetëm murin. Nuk them se nuk jam shqetësuar për ta, kurse për veten s'e kam ndjerë fare të kërcënuar, absolutisht. E para, brenda nuk hynin kurrë, e dyta, po të ndërmerrnin një sulm frontal do të merrnin një disfatë frontale. E parashikoja se mund të merrni armë e kisha shumë të qartë, por pastaj do të kishte një tjetër gjë, s'do të flinin me mburoja, jo ka rregulla të tjera do të zbatoheshin ligjet kështu që unë nuk kam ndjerë asnjë lloj rreziku dhe i kam parë punonjësit e mi të qetë si çdo ditë. Nuk mund të ketë impresione. -Gent Strazimiri:Gjatë atyre 5 orëve të rrethimit të Kryeministrisë ju nuk keni pasur asnjë telefonatë as nga Presidenti i Republikës as nga Kryeprokurori, as nga Kryetari i SHISH për të pyetur jeni mirë apo jo, jo më për të diskutuar për faktet e rënda që po ndodhnin atje? Jo, s'kam pasur asnjë telefonatë prej tyre. Kam pasur me qindra nga qytetarët, kam pasur me qindra mesazhe nga mbarë Shqipëria, por nuk kam patur asnjë komunikim me këta zotërinj dhe nuk kisha nevojë për të komunikuar se unë isha në rregull dhe nuk kisha asnjë problem. Po sulmohesha, por një sulm i pashpresë, nuk e merrnin Kryeministrinë ata kurrë. -Viktor Gumi: Më lejoni t'iu falënderoj për përgjigjen e shpejtë ndaj këtij komisioni për të ardhur në këtë seancë pyetjesh. Në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, në një nga pozicionet kyçe. A përben grushti i shtetit i datës 21 janar 2011 një moment për reflektim institucional, në çfarë drejtimesh dhe çfarë masash mendoni të ndërmerrni në të ardhmen? Unë mendoj se ky ekzekutiv ka një qëndrim të kristaltë, respekt të plotë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Do të protestojnë sa herë të duan dhe kudo që të duan. Vendosmëri absolute për të mbrojtur institucionet e vendit, për të vazhduar reformat në mënyrën më të palëkundur. Jo zotëri nuk kemi ne. Ne e faktuam forcën e pathyeshme të shtetit ligjor. Ka pasur momente që më është thënë të kërkojmë ushtrinë. U kam thënë jo nuk ka asnjë nevojë. Edhe ushtria ndërhyn, por ka një rregull më të veçantë. Pra, ekzekutivi mbetet i vendosur për të vazhduar reformat dhe zbatimin e ligjit. -Viktor Gumi: Në të gjithë këtë skenar dhune para, gjatë dhe pas a mund të na identifikoni cila është hallka më e dobët që nuk funksionoi në këtë skenar dhe hallka më e fortë që mundësoi mbetjen në tentativë të këtij skenari? Mendoj se hallka më e dobët ka qenë fakti që para datës 21 ka qenë mungesa totale e informacionit nga SHISH. Kjo përbën hallkën më të dobët, dobësinë më ekstreme, sepse taksapaguesit shqiptarë paguajnë sot 70% përqind më shumë për punonjës, se 6 vjet më parë. Mendoj se ky shërbim nuk ka përmbushur detyrën e tij në një moment kyç për vendin e vet. Është në tagrin tuaj të bëni një hetim të plotë, natyrisht për çdo lloj dokumenti që ju keni nevojë do ta keni në dispozicion qoftë të Kryeministrit qoftë të shërbimit, dhe cilido institucion të këtij vendi. Hallka më e fortë nuk më mbetet mua, por unë e shpreh hallka më e fortë ishte ligji që i motivoi ata burra dhe gra të gardës dhe të policisë që ta mbrojnë ligjin dhe rendin kushtetues dhe unë mendoj se jo çdo herë e keqja vjen për të keqe ka edhe një anë që panë shqiptarët se shteti është i qëndrueshëm, është një shtet funksional. Panë policinë në lartësinë e duhur, gardën duke ngjallur respektin më të madh, por ligji ishte ai që ishte hallka më e fortë. -Enkelejd Alibeaj: Zoti Kryeministër, Kushtetuta e Shqipërisë ka renditur çështjen e rendit kushtetues në të njëjtin nivel siç është pavarësia e këtij vendi, territori i këtij vendi, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve neni 3 i Kushtetutës. Duke qenë se çështja e rendit kushtetues është objekti kryesor i një grushti shteti apo ta quajmë si të duam, cili është ndryshimi i rendit kushtetues? Kjo nuk është çështje e brendshme, aq më tepër që një vend si ky i yni që është anëtar i NATO-s, që do të thotë që rendi kushtetues në Shqipëri është çështje edhe e këtyre vendeve. Doja të dija ju në cilësinë e Kryeministrit keni patur komunikim me faktorin ndërkombëtar për t'i bërë të ditur atij çfarë ishte duke ndodhur dhe çfarë reagimi keni marrë ju si Kryeministër i vendit lidhur me atë që po ndodhte dhe çfarë kishte ndërmend të ndodhte në Shqipëri?[/size] [size=9]Mendoj se faktori ndërkombëtar ka mbështetur fuqishëm shqiptarët në kapërcimin në mënyrë sa më ligjore dhe demokratike të puçit dhe të pasojave të tij. Kjo është e vërteta dhe unë kam një vlerësim shumë të madh. Për diplomatët duhet t'i jem mirënjohës, sepse diplomatët na kanë paralajmëruar, nuk mund të them se na janë shprehur se më datë 21 do të bëhej një grusht shteti, por janë shprehur se do të jetë situatë shumë kritike dhe ne e kemi marrë në mënyrë shumë serioze. Qëndrimi ynë ishte përgatitje për mbrojte të plotë, dështim të puçit dhe vendosmëri për të respektuar çdo të drejtë. Nëse unë në mëngjesin e 21 janarit kam thënë për të ruajtur gjakftohtësinë, sepse unë e dija që informacionet ishin dhe pavarësisht ne na takonte që të qëndronim në mbrojtje me ligjin. Asnjë autobus nuk u ndalua, policia nuk provokonte para kamerave të gjithë botës. Paralajmërimin e kishin, u jam shumë mirënjohës për qëndrimet. Asnjë ushtar, asnjë oficer të gjithë kanë qenë në lartësinë e detyrës. Nëse në Evropë grushtin e shtetit, nëse grushtet i kanë bërë ushtarakët, këtu ushtria shqiptare është ushtri e NATO-s e shkëlqyer, garante e atyre vlerave mbi të cilat e ka vendosur Kushtetuta e këtij vendi, ndaj edhe them se kjo histori që tronditi shqiptarët u lë atyre që e bënë turpin më të madh dhe dështimin më të madh. Një seri dokumentesh do t'u vihen në dispozicion me kushtin e vetëm që nëse shkojnë në organin e akuzës, të mendoj se dokumentet do të jenë një ndihmë e këtij komisioni për të zbërthyer këtë grusht shteti në të gjithë hallkat e tij. |
Intervista e ministrit te brendeshem z Lulezim Basha dhene gazetes Rilindja Demokratike
Për ZSH: Urim Gjata
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi