Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përzgjodhi:Shaban Cakolli-CIKË POETIK NGA ABDYL KADOLLI ,Prishtinë

Shko poshtë

Përzgjodhi:Shaban Cakolli-CIKË POETIK NGA ABDYL KADOLLI ,Prishtinë   Empty Përzgjodhi:Shaban Cakolli-CIKË POETIK NGA ABDYL KADOLLI ,Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 03, 2011 7:38 pm

Përzgjodhi:Shaban Cakolli-CIKË POETIK NGA ABDYL KADOLLI ,Prishtinë   70839_100001399044603_5567186_n
Përzgjodhi:Shaban Cakolli



CIKË POETIK NGA ABDYL KADOLLI ,Prishtinë

QËLLOI ATDHEU KURRIZ

Qëlloi Atdheu udhëkryq
Gjithë udhët e pritnin
Shtëpi si të bënte?

E prenë nga të katër anët
Kufijtë e përgjakur
Mbeti një grusht eshtra.

I thanë bëhu urë
Ke shumë lumenj
Sa shumë gurë!

Mbeti atdheu kodër
Gjithë erërat e rrihnin
Si një gogël.

I thanë bëhu han
Të të hamë, të pimë
Të flemë, të rrimë.

Kurriz qëlloi Atdheu
E s'mund ta shalonin
Pse kishte kurriz.



ZJARRET E DRENISË

Ç'janë këto zjarre dritë
Takim me yjet
Natën kallin flakë
Pushtimin hi.

Zjarr i Ahmet Delisë
Fushës së Arbërisë
Kushtrim i Azemit
O prite-vrite heu!

Zjarr i Tahir Mehës
çan rrethimin zi
Flakë e Adem Jasharit
Drita UÇK !

Ç' janë këto zjarre flakë
Takim me yjet,
Zjarret e Lirisë
Fushës së Arbërisë.


DËSHMORËT

Ne dolën të vdisnim
Vdekjen ta vrisnim.

Sytë tanë shihnin më larg
Më thellë ndienim dhembjet.

Ne folën vetëm një herë
Viktimë kurrë më!

Tash këndojmë shumë herë
Dëshmojmë Atdheun.


TAHIR SINANI

Një hap në Tropojë
Një në Kosovë
Tahir Gria
Ku i bie Arbëria?

Një hap në Pashtrik
Dy në Preshevë
Mic Sokol
Shigjetën hedh.

Një hap në Tiranë
Tre në Tetovë
Kufijtë e përgjakur
Mat me kokë.

Ku bie hapi, bie nami
Tahir Mal Sinani
Kushtron Shqipëria
Ka burra Arbëria!


BALADË PËR BESIMIN


Ai kishte emrin Besim
Besim në diellin
Betim në tokën.

Ishe gur i kuq
Nga del ujë i sertë
Qershiza gjaku.

Tokën e peshonte si bukën
E maste pëllembë për pëllembë
Si sytë e ruante.

Kur erdhën t'ia shkelin
Në lule të ballit ua shkrepi
Kriminelëve serbë.

Pastaj ra në Fushë të Thatë
Shi, shi i ngrohtë
Toka ndillte gjak.

Tek zuri pritën Sali Kabashi:
Ndalu Spirrë, more thi
Se këtu i thonë Shqipëri!

Një krismë ishe atëherë Besim
Qindra-mijëra kërkonte Atdheu
Për të lavdishmen UÇK.

Nëpër këto male,
Nëpër këto shkrepa
Prite, prite o Mal Ndreca!

TË ZHDUKURIT

I kthejnë një nga një
Në thasë najlonë
Veç shifra janë.

Një herë janë vrarë
Pastaj janë grirë
Djegur nga urrejtja.

Testi ADN zbulon
Grupin e gjakut
Dhe emrin Alban.

Në gjak janë larë
Në shira lotësh
Mallkojnë, mallkojnë!

I kthejnë një nga një
Në thasë najlonë
Emrin e kanë Alban.

Kanë hequr shumë
Prehje kërkojnë
Një gur te koka.


Përzgjodhi:Shaban Cakolli-CIKË POETIK NGA ABDYL KADOLLI ,Prishtinë   167876_149648055091828_100001399044603_267731_2555856_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi