BE ofron 63.9 milionë euro për zhvillimin e Kosovës

Kryeministri në dorëheqje, Hshim Thaçi dhe Shefi i Zyres Ndërlidhese të Komisionit Evropian, Renzo Davidi nënshkruan sot një marrveshjën financiare për asistencën e BE-së për Kosovën sipas programit vjetor të Instrumentit të para-antarësimit. Sipas kësaj marrëveshjeje Bashkimi Evropian ofron edhe 63,9 milion euro për zhvillimin socio-ekonomik dhe institucional të Kosovës.
- - - - - -
Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së IPA-s
Eshtë nder për mua që sot të marr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Kosovës.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje financiare, shuma e së cilës është 63.9 mil euro, Komisioni Evropian që nga Konferenca e Donatorëve e vitit 2008 ka investuar gati 400 milionë euro në Republikën e Kosovës.
Kjo mbështetje e vazhdueshme tregon seriozitetin dhe përkushtimin që Bashkimit Evropian ka ndaj Kosovës.
Perspektiva Evropiane e Kosovës është shumë e qartë dhe ndihma e vazhdueshme e BE-së do të kontribuojë ne realizimin sa më të shpejtë dhe efikas të kësaj perspektive të sigurt.
Kosova është duke kaluar një kohë historike drejt konsolidimit të shtetit dhe përgatitjes së institucioneve për t'u përballuar me sukses me sfidat që dalin nga procesi i integrimit dhe ne e falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme.
Pa ndihmën tuaj, ky sukses do të kishte qenë shumë më i vështirë.
Përmbushja e nevojave të qytetarëve tanë për vende pune, të paguara më mirë, për përkujdesje shëndetësore të nivelit më të lartë, arsimim më cilësor, si dhe energji të qëndrueshme do të jenë detyra të vështira.
Ne si Qeveri jemi të zotuar që t'i përmbushim të gjitha këto. Pra, me përfundimin e procesit të pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës, vitet në vijim janë hyrje në një etapë të re të zhvillimit të shtetit te Kosovës dhe avancimit të Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Nevojat e sotme të Kosovës i tejkalojnë kapacitetet e saj për t'i financuar të gjitha kërkesat.
Për fat të mirë, Kosova vazhdon të gëzojë një partneritet të sinqertë dhe të fuqishëm më të gjitha vendet mike të Bashkimit Evropian.
Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA) vazhdon të jetë një instrument kyç për financimin e reformave të nevojshme drejt përmbushjes së standardeve Evropiane.
Deri më sot Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA) ka qenë një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili ka mbështetur dhe financuar ndërtimin e institucioneve dhe reformat strategjike të vendit.
IPA ka mbështetur aktivitetet të cilat kanë ndihmuar ndërtimin dhe fuqizimin e demokracisë dhe ekonominë e tregut.
Në aspektin e përmbushjes së kritereve politike, IPA 2010 do të financojë projekte në fushën e reformës së administratës publike, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe kthimit dhe ri-integrimit të komuniteteve.
Në aspektin e përmbushjes së kritereve ekonomike, IPA 2010 do të financon reformën e financave publike dhe zhvillimit ekonomik rajonal.
Sa i përket përmbushjes së standardeve Evropiane, IPA 2010 do të financojë projekte në fushën e bujqësisë, mjedisit, energjisë dhe edukimit.
Projektet e financuara nën IPA 2010 janë plotësisht në harmoni me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe reflektojnë sinkronizimin e agjendës zhvillimore me agjendën Evropiane të Kosovës.
Reformat që janë paraparë të financohen nën IPA 2010 duhet të ndiqen me shpejtësi dhe rigorozitet, duke synuar anëtarësimin e Kosovës në BE dhe një jetë më të mirë për qytetarët.
Mandati i Qeverisë së re do të jetë mandati i Kosovës Evropiane, ku në qendër të vëmendjes do të jetë qytetari i Kosovës dhe mirëqenia e tij.
Viti 2011 do të jetë viti i përmbushjes së kritereve të nevojshme për Liberalizimin e Vizave, në mënyrë që qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë te lirshëm të udhëtojnë kudo në Evropë pa viza.
Qeveria e ardhshme e Kosovës procesin e Integrimit Evropian do ta ketë prioritet në formën më absolute, në mënyrë që Kosova të jetë kampione në realizimin e Agjendës Evropiane në afatin sa më të shkurtër kohor.
Edhe njëherë dëshiroj të falënderoj Komisionin Evropian për këtë donacion të rëndësishëm që i ofrohet Kosovës për ta ndihmuar në rrugën e saj drejt Integrimit Evropian.
Ju faleminderit!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Buxheti i Qeverisë së Kosovës “peshon” 1 miliardë e 467 milionë euro
» PTK u shit për 242 milionë euro, jo për 277 milionë
» Ofron policisë 5 euro, arrestohet serbi
» Pacolli: Haraqija më kërkoi 3.6 milionë euro
» Qeveria humb edhe 100 milionë euro

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi