Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita nesër zhvillon protesta në 4 qytete

Shko poshtë

Opozita nesër zhvillon protesta në 4 qytete Empty Opozita nesër zhvillon protesta në 4 qytete

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 03, 2011 7:46 pm

Opozita nesër zhvillon protesta në 4 qytete

Opozita nesër zhvillon protesta në 4 qytete Rama329


Partitë opozitare në Shqipëri kanë marrë vendim për të vazhduar protestat kundër qeverisë. Ditën e premte do të bëhen protesta në 4 qytete.
Në Shqipëri ngjarjet që ndodhën në demonstratën e 21 Janarit ku humbën jetën 3 persona sollën pas një tensionim politik në vend. Partitë opozitare të majta po përgatiten për të bërë manifestime të reja.
Ditën e premte në 4 qytete do të bëhen parakalime në heshtje. Në qendër të protestave është qeveria e koalicionit me në krye Sali Berishën.
Kërkesat e tyre janë largimi i qeverisë së koalicionit nga pushteti, vajtja në zgjedhje të parakohshme dhe hetimi i ngjarjeve të 21 Janarit në mënyrë të detajuar.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur se përgjegjës për krizën politike në Shqipëri është Kryeministri Sali Berisha dhe se ata janë gati të bien në kompromis me partitë e tjera të opozitës.
Kurse Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka akuzuar Partinë Socialiste se është duke u përpjekur për të bërë grusht shteti.
Berisha është shprehur se për shkak të këtyre ngjarjeve procesi i anëtarësimit në BE ka marrë një goditje të rëndë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi