Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halimi: Ina Rama u soll si një vajzë kapriçoze

Shko poshtë

Halimi: Ina Rama u soll si një vajzë kapriçoze Empty Halimi: Ina Rama u soll si një vajzë kapriçoze

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 03, 2011 8:42 pm

Halimi: Ina Rama u soll si një vajzë kapriçoze


Halimi: Ina Rama u soll si një vajzë kapriçoze Eduard_halimi1

Kryetari i Komisioni Hetimor Parlamentar për ngjarjen e 21 janarit, Eduart Halimi i ftuar në studion e ABC News, ka folur për punën e këtij komisioni si dhe refuzimin e Prokurores dhe Presidentit për të dëshmuar në këtë komision.
Ai e ka cilësuar krejt të ligjshme dëshminë që duhet dhënë nga Kryeprokurorja, Presidenti dhe po ashtu edhe tabulatet e telefonave të gjithë personave që janë kërkuar. Halimi tha se ne po merremi me hetimin e institucioneve dhe se Komisioni Hetimor ka të drejtë hetojë për një çështje të veçantë.
Ai tha se Komisioni po heton si ka funksionuar institucioni, si ka funksionuar shteti atë ditë të 21 janarit. Ndërsa shtoi se Prokuroria nuk mund të hetojë si ka funksionuar shteti. “Prokuroria ngre akuza dhe heton për persona apo çështje të tjera”, tha Halimi.
Ai nënvizoi se mbivendosja me punën e Prokurorisë është zero. Ai tha se në bazë të ligjit thirren gjithë titullarët e shtetit për të dëshmuar në një komision parlamentar hetimor. Më pas ai iu referua veprimit të zonjës Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme sot në komision hetimor që nuk pranoi të japë të dhëna për një çështje që është në hetim.
“Veprimi i Prokurores ishte i pavend dhe arrogant. Veprimi i saj ishte një fyerje shumë e madhe për institucionin që ajo përfaqëson, ku punojnë me dhjetëra prokurorë profesioniste dhe të ndershëm. Ajo u soll si një vajzë kapriçoze”, tha Halimi.
Ai theksoi se Kryeprokurorja u soll në mënyrë të papërgjegjshme. Me tej shtoi se zonja Rama ishte shumë nervoze dhe se nuk mund të jetë nervoze nj grua kur drejton në një institucion të tillë si Prokuroria e Përgjithshme. Por me tej ai shprehu bindjen se Ina Rama do të pendohet për veprimin që bëri dhe do ri vijë në Komision.
“Besoj se Prokurorja do të ri shohë sjelljen e saj dhe ne ndaj do ti bëjmë një tjetër ftesë të dytë për të ardhur për të dëshmuar në komision. Mendoj se ajo do reflektoj dhe do të pendohet për veprimin e saj. Nuk më duket e drejtë të refuzosh Parlamentin, kur është Parlamenti ai që e ka zgjedhur zonjën Rama”, tha Halimi.
Lidhur me çështjen e Presidentit Halimi tha se ishte i informuar për deklaratën e Këshilltari të tij, për të mos dëshmuar në komisionin Hetimor. Halimi tha se këshilltari duhet ta këshillojë më mirë Presidentin. Ai tha se marrëdhëniet e Presidentit dhe Parlamentit janë të sanksionuara me ligj.
“Nuk ka ndonjë ligj që të ndalojë çdo burrë shteti, qoftë dhe Presidentin që dëshmojë. Ne kemi thirrur titullarin e Presidencës. Këta titullarë dëshmojnë jo për ngjarje personale por për një çështje të shtetit ndaj s’kanë pse mos vinë”, tha Halimi.
Ai nënvizoi se Komisioni Hetimor do të funksionojë vetëm në bazë të ligjit dhe kushtetutës, sepse dhe komisioni përbëhet nga një grup profesionistësh të fushës. Halimi tha se titullarët dëshmojnë për punën e institucioneve. Ai tha se është kërkuar informacione me shkrim Presidentit. Ndërsa sqaroi se të gjitha institucionet e tjera kanë sjellë dokumentet e kërkuara.
Lidhur me tabulatet e telefonave Halimi tha se kjo është krejtësisht e ligjshme dhe nuk cilësohet përgjim. Ai tha se Komisioni Hetimor ka të drejtë që çdo e dhënë, qoftë sensitive qoftë top-sekret ka për detyrë ta administrojë këto të dhëna dhe t’i ruaj dhe jo t’i shpërndajë.
“Ne nuk marrim biseda ne thjesht kemi kërkuar tabulatet jo zbardhjen e bisedave. Ne kemi si detyrim të ruajmë të gjitha të dhënat. Marrja e dokumentacioneve nuk është e ndaluar për ne. Lidhur me tabulatet ne po hetojmë si kanë funksionuar institucionet, dhe kush telefonuar, dhe kë, kush ka urdhëruar mbi gjithçka që ndodhi ?”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi