Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Aeroporti i Prishtinës

Shko poshtë

Lajme nga Aeroporti i Prishtinës Empty Lajme nga Aeroporti i Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2009 12:18 am

‘Kurbani’ i zëvendësministres Çitaku


Nga Express më 16.03.2009 në ora 11:44



Lajme nga Aeroporti i Prishtinës Petrit_rrahmani_-_vlora_qitaku_001-490x320-490x320

Sipas të përditshmes ‘Zëri’, punëtori i sigurimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Zgjim Berisha, është suspenduar nga puna vetëm pasi nuk i është bërë përcjellje si VIP zëvendësministres së Punëve të Jashtme Vlora Çitaku, kur ajo është kthyer në Prishtinë nga vizita zyrtare që ka zhvilluar në Turqi.

Burimet e kësaj gazete, kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë refuzim të trajtimit si VIP nga ana e Berishës ndaj zëvendësministres Çitaku, e cila ishte detyruar vetë t’i bart valixhet, mirëpo ai nuk ishte paralajmëruar se kur konkretisht numri dy i diplomacisë së Kosovës kthehet nga Turqia ndërsa vozitësi i saj kishte qenë duke pritur atë në veturë.

“Me të ndodhur ky rast, shefi i sigurimit të Aeroportit ka rekomanduar suspendimin e punëtorit Zgjim Berisha, i cili rekomandim është miratuar edhe nga menaxhmentin”, ka thënë burimi i ‘Zërit’.

Drejtori menaxhues i Aeroportit Agron Mustafa ndonëse ka thënë se nuk ka njohuri për këtë rast, ka deklaruar që edhe nëse Berisha është suspenduar, kjo nuk është e lidhur me zëvendësministren Çitaku.

Në fillim të këtij muaji, një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku janë takuar me ministrin e Jashtëm, Ali Babacan dhe zyrtarë të tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Aeroporti i Prishtinës Empty Rend në aeroport

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 22, 2009 10:56 pm

Rend në aeroport



Lajme nga Aeroporti i Prishtinës Teksti.kryesor.fisnik.dobreci_fatmir_limaj310-490x320

Rregulloren e re për aviacionin civil 2009/1, ministri Fatmir Limaj e konsideron si ndër veprimet më të mira të pasluftës për rregullimin e këtij sektori. Ajo u garanton siguri qytetarëve në udhëtim, çmim normal të biletave gjatë tërë vitit, e jo në baza sezonale dhe deri në një masë stabilizim financiar të këtij tregu

Nga A.Hyseni më 21.03.2009 në ora 10:05

Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, pas hapjes së frontit të punëve në rrugë, i është futur një ofanzive për rregullimin gjendjes në aviacionin, saktësisht të operatorëve që veprojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Si masë e fundit do të jetë krijimi i rendit dhe të mbrohet interesi i pasagjerëve kosovarë.

Pritjet e gjata të udhëtarëve, shtrenjtimi i biletave bash në kohët e sezonit veror dhe dimëror, dallaveret me avionë-taksi dhe shumë probleme të tjera, mendohet të ndalen. Saktësisht, të gjitha këto, ministri Limaj ka vendosur t`i godasë me Rregulloren 2009/1, të nxjerrë nga vetë MTPT-ja.

Ministri, në intervistë për “Express” thotë se fillimisht duhet t`u jepet prioritet avio-kompanive të rregullta, të cilat vijnë e shkojnë me një orar të caktuar dhe të përditshëm, edhe atëherë kur ka pak udhëtarë. Në të njëjtën kohë, dëshiron t`i largojë kompanitë joserioze, të cilat kanë bërë dallavere dhe kanë luajtur me qytetarët e Kosovës, nganjëherë duke udhëtuar vetëm në momentet kur i kanë mbushur avionët , kurse të vetmin kriter kanë pasur përfitimet materiale.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Express.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi