Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Krasniqi: Rrugëtimi për në Majën e Kikës

Shko poshtë

Faton Krasniqi: Rrugëtimi për në Majën e Kikës Empty Faton Krasniqi: Rrugëtimi për në Majën e Kikës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 1:31 am

Faton Krasniqi: Rrugëtimi për në Majën e Kikës U1_1
Shba “Malësia e Gallapit” dhe Shba “Prishtina”, ne Kikë 1260 m.


Faton Krasniqi: Rrugëtimi për në Majën e Kikës U1_FatonKrasniqiRRUGËTIMI PËR NË MAJËN E KIKËS

Nga Faton Krasniqi

Ishte e diela e fundit e muajit janar të vitit 2011,ne në bashkëpunim me shokët tanë të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Malësia e Gallapit”, nga Kamenica ,vendosëm që t`i ftonim miqtë tanë nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, nga Prishtina. Atë të diele u mblodhëm në ora 8:45 ne të rinjtë e qytetit te Kamenicës në sheshin “Metush Krasniqi”, për t`i pritur miqtë tanë nga Prishtina.
Ata erdhën në orën e caktuar, u përshëndetëm dhe iu uruam mirëseardhje, siç na uruan edhe ata neve shëndet dhe suksese në aktivitetet tona. Ata ishin as më pak as më shumë po gjithsej 40 vetë, në mesin e tyre kishte: Fëmijë, gra, të rinj dhe burra goxha në moshë. Në mesin e tyre ishte edhe një alpinist që quhej Rade Krneta, dhe kishte ardhur nga Zagrebi i Kroacisë për herë të parë për ta vizituar këtë anë. Kurse ne ishim gjithsej 15 vetë. Mes 40 miqve alpin që erdhën nga Prishtina kishte përfaqësues gati të çdo rajoni e qyteti të Kosovës si nga : Peja, Fushë Kosova, Podujeva, Prizreni etj.
Pas fjalimit të shkurtër që e mbajtëm para miqve dhe shokëve tanë rreth detajeve të rrugëtimit tonë drejt “Majës së Kikës”,që është në një lartësi mbidetare 1260 metra u nisëm nga fshati Hogosht,ku kishin dalur për të na uruar e përshëndetur shumë fshatar për vizitën që ia bëmë fshatit gati të harruar. Kurse Imami i fshatit ishte i ngazëllyer kur na pa, dhe na u bashkëngjit edhe ai. Në rrugëtim tonë të përbashkët drejt Majës së Kikës që është në lartësi mbidetare 1260 metra u bëmë gjithsej 56 vetë.
Ishte një kënaqësi një ndjenjë e papërshkruar, një gëzim dhe një dëshirë që sa më shpejt të shkelnim në Majën e Kikës.

Kolona ishte e gjatë, ishte kënaqësi që të shihej nga lartë poshtë se si gjarpëronte mbi borën e bardhë.
Gjithçka ishte planifikuar deri në detajin më të vogël: Kishim udhërrëfyesit, pajisjet dimërore-alpine, ushqimet, ujin, çajin dhe kafetë që mbanim në termos. Të gjithë bisedonim, qeshnim e besa edhe këndonim, njoftoheshim, çanim hallet personale e kolektive.
Rruga që morëm ishte sa rekreativo-turistike aq edhe historike.
Rrugën që ne e shkelnim për të parën herë, para nesh e kishin shkelur me qindra herë Luftëtarët e Forcave Shqiptare të Betejës së Kikës të vitit 1944.
Ky fakt na ngjallte kurreshtjën për të parë e studiuar çdo detaj të atij terreni aspak te lehtë.
Faton Krasniqi: Rrugëtimi për në Majën e Kikës U1_2
Disa nga Luftëtarët e “Betejës së Kikë”- së vitit 1944. Nga e majta ulur : 1)Nuk Njihet 2)Bajram H.Berisha.3) Sylë Zarbinca.4)Osman Osmani nga Svirca.5)Hamdi Vaku.6)Sylë Kopernica.7)Lamë Huruglica- Shahiqi.8)Sadri Misin Shipashnica. Nga e majta në këmbë : 9)Zymer Llapashtica.10)Latif Isufi-Gjyrisheci.11)Selim Isufi-Gjyrisheci.12)Bejtë Ali Pireva.13)Hysen Ibrahim Zhuja.14)Hysen Shehu Kika-Velegllava. Për të tjerët nuk dihet se kush janë!
Po sa e sa trima e lanë me gjak këtë rrugë Hogosht-Kikë!?Me qindra ndoshta me mijëra, kurse ne atë ditë ecnim të lirë fal gjakut të derdhur të pararendësve tanë. Ecnim e ecnim të gjithë në varg e vijë, herë-herë e copa-copa pushonim, dikur arritëm te Guri i Madh(Apo Guri i Qabesë siç nihet nga ajo anë), pushuam një copë herë sa u çlodhëm pak, ndërsa Hoxha i fshatit Hogosht na tregonte legjendën e gurit, kur i mëshonte ai dhe ne tokës me këmbë ai vend oshëtinte, gumëzhonte toka, pasi bisedonim dhe dëgjonim rrëfimin e Hoxhës, fishkëlloi me pipëzen e tij udhërrëfyesi për t`u nisur drejt Majës së Kikës, por mbetëm kurreshtar të dinim diç më shumë për Gurin e Madh. Dikur arritëm edhe tek Tyrbja afër Kikës, ku brenda sajë ishin katër varre të mbuluar me çarçaf të gjelbër, ishin varre bektashinjsh apo dervishësh, por që as Hoxha nuk e dinte se të kujt dhe kusht ishte i varrosur në to. Vazhduam rrugën, sa më lartë që ngjiteshim aq më ftohtë bëhej, rrugës dëgjonim krisma pushkësh të gjuetarëve të kafshëve të egra, shihnim edhe gjeutarë me pushkë në krah që na përshëndetnim me habi, pasi kishte kohë që nuk kishin parë një turmë kaq të madhe njerëzish.
Faton Krasniqi: Rrugëtimi për në Majën e Kikës U1_3
Kika lartësia mbidetare 1260 m,janar 2011

Nga ajo lartësi mbidetare 1260 metra, dukeshin gati të gjitha fshatrat e Malësisë së Gallapit si : Zhuja, Lisocka, Shahiqi, Gjyrisheci, Jallaqa, Gmica Tugjeci, Svirca , edhe Hogoshti e Kamenica me rrethinë. Dukej si në shuplakë të dorës Fusha e Toplicës apo “Molla e Kuqe”,ato 650 vendbanime shqiptare që me dhunë i kishte përzënë Serbia që nga viti 1878 e këtej.
Ç`pamje magjepsëse të ofronte ajo lartësi, pishat ishin mbuluar me borë, degët e lisave me grumbuj akujsh, dielli çante retë e zeza dhe lëshonte rreze përrallore, një erë e lehtë që ngrinte borën lartë.
Në ora 12:30 minuar mbërritëm në Majën e Kikës, filluam të bisedojmë e tregojmë historia të trimave shqiptarë të Betejës së Kikës të vitit 1944, si të Mulla Idriz Gjilanit, Lot Vakut, Ushtar Kuçit nga Prizreni, Toger Ymerit nga Shqipëria, Hysen Zhujës, Sylë Zarbincës, Gjon Sereçit,Muharrem Fejza ,e shumë e shumë trimave shqiptarë që i mundën forcat serbo-çetnike në Kikë e në Velia Glaua apo (Velegllavë). Në Majën e Kikës e në Velia Glaua(Velegllavë), u luftua edhe në distanca të afërta saqë trimat tanë kishin lënë armët dhe kishin luftuar fyt për fyte me bajoneta me serbo-çetnikët.
Një zhgënjim e shprehëm të gjithë në vendin e Betejë së Kikës ,nuk pamë asnjë lapidar apo pllakë përkujtimore për njërën nga epopetë më të lavdishme për liri dhe pavarësi të vendit tonë.
Më pas u ulëm të hanim bukë e të çlodheshim pak, pimë çaj e kafe, kurse temperatura në termometër shënonte nën zero grad celsius, ky pushim zgjati rreth 30 minuta. Më pas u nisem, por ndërruam kahje dhe rrugë. Ishim të mahnitur mes bukurive natyrore, mes legjendave dhe miteve të asaj ane. Duke ecur mbërrimë edhe te Kulla Legjendës së Betejës së Kikës së vitit 1944 Lot Vaku,që në atë betejë kishte larë duart me gjak serbo-çetnikësh.

Por legjendës së Gallapit kulla iu ishtë rrënuar vetëm themelet i kishin mbetur, kjo kullë që do të duhej si muze të funksionojë.
Vizituam edhe liqenin artificial të Qurrelit ishte një vend i shumë i bukur.
Dhe pas 8 -9 orëve ecje mbërrimë në fshatin Hogosht,ku edhe Bajram Curri kishte shkelur ne vitin e largët 1912 për t`u takuar me parinë e fshatit Hogosht.Më pas u përshëndetëm vëllazërisht me shokët tanë nga Prishtina, me përshtypje të mira dhe me shpresë se do të takohemi përsëri!.
Faton Krasniqi: Rrugëtimi për në Majën e Kikës U1_4
Kulla e Lot Vakut, Komandantit te Betejës së Kikës 1944
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi