Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!...

Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 1:52 am

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!...

Hasan Hasanramaj


Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Foto%201_26
Nacionalisti i mirënjohur Shefqet Kelmendi në bisedë me gazetarin tonë.

Rrëfime trishtuese nga kazamatet e diktaturës enveriste (1)

Rruga përshkruese nuk matet me kohën, por me përjetime, me dhimbje e buzëqeshje e pakta, të cilat në shiritin e ndërgjegjes sime lanë gjurmë të cilat flasin, gjurmët që shpesh i ngjanë mishit të huaj, që më shumë kujton fjala limon se sa ato vetë. Është fjala për çaste që dëshmojnë së jetuam, por për fat të keq nuk jemi me ata të cilët ishim dikur?!
Jeta i ngjaka një lëmshi me penj. Dikush e len lëmshin ende pa filluar mirë. Të tjerët, rrezo e ço, e shtjellojnë disi. Lëmshi, ku me shumë, e ku më pak dalin të ngarruar me penj. Askush nuk e zhvillon deri në fund pa ju ngatërrua ndonjëherë. Po njerëzve u ka qëlluar lëmshi me për dreq: tërhiq e këput, tërhiq e këput deri në fund. I tillë qëlloi edhe lëmshi i im- na rrëfeu në fillim të rrëfimit mjaftë interesant dhe tronditës për lexuesit e gazetës “Bota sot”- profesori i shumë gjeneratave të nxënësve në Kosovë dhe Shqipëri, nacionalisti dhe aktivisti i mirënjohur i Lëvizës Kombëtare shqiptare, Shefqet Kelmendi i ndjekur nga UDB-eja Jugosllave, i burgosur, i persekutuar dhe i dënuar me dënimin më të rëndë- vdekje këndej dhe andej kufirit shqiptaro- shqiptar, në ditët më të mira të jetës së tij, kur kombit të vet i nevojitet me së shumti . Barbaret serbe dhe bashkëkombësit shqiptarë nga Shqipëria enveriste e burgosen nëpër kazamatet Jugosllave –shqiptare.
Këto ditë dhe momente më të vështira të jetës së tij kur e mbyllen prapa grillave e la më të dashurën e jetës së tij pa bashkëshort, fëmijët pa përkëdhelje e më të dashurit të tyre të mirënjohur . Kjo figurë e rëndësishme e Lëvizjes kombëtare shqiptare sot në ditët e pleqërisë po i kalon në qytetin e rezistencës shqiptare- në Shkodër, Tiranë dhe nga një herë në qytetin piktoresk të Pejës dhe Rugovën kreshnike.
Turpi i një kënaqësie marramendëse
Ç’po ndodh me mua!…Mendime të turbullta. Të ngrohta e të ftohta. Të bardha e të zeza. Një film i përshpejtuam me drithërima të këndshme brenda meje. Shfaqet e rishfaqet, gjithmonë duke pas në fund fjalët: turp e kënaqësi marramendëse. Po vloj si vegshi në valë. S’jam ajo që isha, një grua e pastër. Jam tjetërsua. Kam dalë nga hatullat. E grisa tisin e turpit. Qenkam krijesë e dobët. Ndoshta kështu janë të gjitha femrat. Me këtë po ngushëlloj vetveten. Si shkallova kështu? Më ka marrë koka erë. …Papritmas më doli përpara. Në dhomën e gjumit! U tmerrova kur e pashë. Mandej-s’di se si po ma qet goja- desh më iku mendja nga tërbimi i dalldisë. Më hodhi në një botë që s’e kisha njohtë ma parë. Në një livadh tjetër… E grua burri. E çfarë burrë se! Dhe nënë tre fëmijësh. Turpi s’paska brirë. Përpara të tjerëve ndjehem si e zhveshur lakuriq. Më bahet se të gjithë e dinë. Dhe, mesa duket, dinë diçka. “Të ka ra çehre tjetër- më tha Suta, shoqja ime. Më dukesh disi ma e zjarrtë.“. …Ishte alamet djali! I bukur, i hedhur dhe mjeshtër…
Sa cipëplasur u bana. Ishin tri betë që kurrë s’harrohen. Edhe tri të tjera… E tri të tjera akoma. Dhe s’u duk më. Nuk e mbajti premtimin. Ndoshta bëni mirë. Ndoshta…Ai diti me më dashtë, me më zhveshë lakuriq me trup e shpirt. U dhashë me gjithë s’kisha e s’dija. E ndjej se është turp, po para arsyes më flet shtati, shtati im shpërthyes. Sa ngushtë e ndjeva veten përpara Dakes, kur u kthye nga tubim dymujor. E ndjeja se po më tradhtonte pamja. E i miri Dakë, i shqetësues, mendoi se isha e sëmurë. Dhe vërtetë e sëmurë isha. Ai kurrë nuk dyshoi në mua. Gjithmonë më ka besuar. Kam frikë se ky besim i tij një ditë ka me më vra. Bimë Shketa-kështu quhej djaloshi- më qe vardise edhe disa ditë ma parë e ia pata kthye shpinën. Por s’pata çka me bë kur papritmas ai u gjend në dhomën time. I kotë qe kundërshtimi im. Femra, natyrë e brishtë. U bëna e poshtër. Edhe në shtrat me Daken, me Daken që e dua, ai më del përpara sysh. Po, meqë kjo s’do të përsëritet më, shpresoj se edhe turpi do të vijë duke u zvogëlua. Do të mbetet si një pikë e zezë në ndërgjegjen time për me e marrë me vete në varr.
Fisnikëria e Dakës me këndelli nga mjegulla e turpit...
Gjendja sa vjen e qetësohet. Sikur po i afrohem ujit të pastër. Po dal nga ai pellg i fëlliqur. Është fisnikëria e Dakes ajo që po më këndellë nga kjo mjegullnajë turpi. Janë edhe fëmijët, tri lulet tona: Pamiri, Zana, si dhe Liraku ferishte me buzëqeshje hyjnore. Pamiri, si i ati. I qetë e gojëmbël. E Zana, hyjneshë bukurie. Janë gëzimi ynë në skamjen tonë. Si gjithë të tjerët rrotull nesh. Bashkë me Daken punojmë në fermë. Po ai bën punë më të rënda. Dhe, kuptohet, paguhet më mirë. Sot i gëzoi sandale të bukura plastike. Kurse mua më kishte ble një basmë për fustan. Mbrëmë hëngrëm edhe një darkë të mirë. S’na mungoi as mishi. Shkurt, bëjmë një jetë të qetë. E kaluara ime e errët brenda meje ka mbete si një ëndërr mendueshme, e neveritshme. Kohën e lirë Dak e kalon në shtëpi. Dy shokët e ngushtë që kishte ia rrasën në burg. E për këtë nuk u befasua shumë. Një ditë më tha: “Grishë, kjo nesër mundet me më ndodhë edhe mua. Se kështu shkojnë punët këtu. Por nëse ndodh, t’i duhet të jesh e fortë, burrneshë.“. Ai punon në atë grimë kopsht që kemi, po të shumtën e kohës rri me krye në libra. Edhe shkruan diçka. E shkrimet i fsheh. Dëgjon edhe lajmet në italisht e frëngjisht në radion tonë të vjetër. Shpesh më ofron edhe mua ndonjë roman për ta lexuar. Por unë s’e kam vullnetin e tij. Shkurt ndjej se jemi mirë. U rrëzua kulmi i shtëpisë! Ma burgosën Daken, bashkëshortin tim, babën e tre fëmijëve. Ma mbyllën derën. Qaj unë. Qajnë fëmijët, qan nënë Zakja më shumë. Qajnë trentë e shtëpisë. Por me lot nuk u zgjidhja gjë. Shtëpia më ra në krye, por unë nuk duhet të dorëzohem. Duhet të jem e fortë. Dhe s’jam e fortë në këtë murtajë që na ra për hise. Sa qe gëzua kur lindi fëmija i tretë. Liraku e quajti. Ka gjashtë muaj që krye çdo pesëmbëdhjetëditëshi unë shkoj në hetuesi për me i çua ato pak ushqime që lejohen. Mendoja se t’i jepnin normën-dhjetë vjet burg, si shumë të tjerëve. Si Gjergjit e Musait. Por Daken e dënuan pesëmbëdhjetë. Një fjalë goje. Nuk u mjaftoi kjo, por kërkuan nga unë që ta mohoja si bashkëshort. Përndryshe do të më internonin. Me dhimbje shpirti e lot në sy, ia ktheva shpinën qytetit të vendlindjes, shtëpisë ku hoqa duvakun. Përfundova në një fshat të humbur, në baltë dhe varfëri të tejskajshme. Në mes njerëzish që ishin larg botës sime. Punoja shumë e paguhesha pak. Dhe tej mundësive që kisha, duke ua tha gojën fëmijëve, rregullisht tri herë e takova Daken në kamp. Atje larg ku bën dreqi vezë. Një herë krye çdo tremujori, gjithmonë më data, një ose dy të muajit. Takim mes hekurave. Për pesë minuta kohë. E ndjeja veten që isha në luftë. Dhe e ruaja krenarinë.
Po për cilin i paskam bë këto sakrifica?! ! Për një qelbësirë… Për atë që dogji jetën tonë. Si nuk e paskam njohtë? O Zot!


(vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Takim mes hekurave

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 1:55 am

Takim mes hekurave

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Puka_27
Kjo është shpifje!-u tërbova unë-Ashtu mendoni ju, por ne e kemi zënën me brekë nëpër këmbë. Është profesioni i tij…Shtanga. Veç që nuk më ra pika. Sytë mu errën. Ndjeva se diçka mu shkëput nga kraharori. Ashtu e marramendur, ia ktheva shpinën asaj godine mishngrënëse, për të mos e pa kurrë më!

Hasan Hasanramaj
Rrëfime trishtuese nga kazamatet e diktaturës enveriste (2)

Me dhimbje shpirti e lot në sy, ia ktheva shpinën qytetit të vendlindjes, shtëpisë ku hoqa duvakun. Përfundova në një fshat të humbur, në baltë dhe varfëri të tejskajshme.
Dhe s’jam e fortë në këtë murtajë që na ra për hise. Sa qe gëzuar kur lindi fëmija i tretë. Liraku e quajti. Ka gjashtë muaj që krye çdo pesëmbëdhjetëditëshi unë shkoj në hetuesi për t’ ia çuar ato pak ushqime që lejohen. Mendoja se t’i jepnin normën-dhjetë vjet burg, si shumë të tjerëve. Si Gjergjit e Musait. Por Dakën e dënuan pesëmbëdhjetë. Nuk u mjaftoi kjo, por kërkuan nga unë që ta mohoja si bashkëshort. Përndryshe do të më internonin.... Me dhimbje shpirti e lot në sy, ia ktheva shpinën qytetit të vendlindjes, shtëpisë ku hoqa duvakun. Përfundova në një fshat të humbur, në baltë dhe varfëri të tejskajshme. Në mes njerëzish që ishin larg botës sime. Punoja shumë e paguhesha pak. Dhe tej mundësive që kisha, duke ua tha gojën fëmijëve, rregullisht tri herë e takova Daken në kamp. Atje larg ku bën dreqi vezë. Një herë krye çdo tremujori, gjithmonë më data, një ose dy të muajit. Takim mes hekurave. Për pesë minuta kohë. E ndjeja veten që isha në luftë. Dhe e ruaja krenarinë.
Po për cilin i paskam bërë këto sakrifica?! ! Për një qelbësirë… Për atë që dogji jetën tonë. Si nuk e paskam njohur? O Zot!
Ma thoni hapur të vërtetën...
Kur shkova herën e katërt nuk më lanë ta takoja. As ushqimet nuk mi pranuan. Ndodhej në birucë, e sipas rregullores, asgjë s’lejohej. I luta e i luta që të mi pranonin ushqimet, po skuqet guri nga fjalët? E njëjta gjë më ndodhi edhe pas tre muajsh. Prapë në birucë. Kur kjo u përsërit edhe herën e tretë, e humba durimin dhe këmbëngula me çdo kusht që të më jepnin sqarime rreth arsyes se pse ndodhej në birucë sa herë që unë vija për takim. E oficeri i rojës, me mirësjellje dhe zë ma se njerëzor, më tha se Daka nuk sillej mirë. Nuk është e mundur ! Këtë nuk e besoj. E njoh tim shoq. Ai është njeri me kulturë.-Ashtu mendoni ju, se nuk e dini çka bëjnë këta njerëz me kulturë, siç i quani ju. Ma thoni hapur të vërtetën! -Daka, moj motër, - mu drejtua me keqardhje- është pederast. Madje pasiv. E kuptoni këtë fjalë? -Kjo është shpifje!-u tërbova unë-Ashtu mendoni ju, por ne e kemi zënën me brekë nëpër këmbë. Është profesioni i tij…Shtanga. Veç që nuk më ra pika. Sytë mu errën. Ndjeva se diçka mu shkëput nga kraharori. Ashtu e marramendur, ia ktheva shpinën asaj godine mishngrënëse, për të mos e pa kurrë më. Rrugës turfulloja e flisja me vete. Çfarë ’fat i zi. Dhe, për dreq-me të kam tre fëmijë. Ç’t’ua them të tjerëve? Se nuk është diçka që mund të thuhet. A e meritoja këtë dënim? Vërtetë edhe unë qeshë fëlliq, por pa e kërkuar. Ai ma punoi. Fundja, unë jam femër, kurse ai prej burrë bahet femër…Phu!…
Vonë mbërrita në shtëpi. -A u lodhe, nuse?-tha vjehrra duke më dalë përpara. -Phu, për djalin që paske lindë! -Çka flet kështu, moj nuse!- Je në vete?-Zhduku e mos më dil ma përpara!
Jeta-një udhëtim rrëzo e ço....
M’u ftohën (larguan) edhe fëmijët. Se gjaku i tij. Shkurt Dakës i vura kapak njëherë e përgjithmonë! Qëkur e burgosën Daken- vështirë po më vjen t’ ia përmendë edhe emrin. Është përpjekë me m’i fshehë hiret që m’i ka falë Zoti, me aq sa mundja. Se bukuria asht dritë që nuk mbulohet lehtë. Më ranë edhe hallet mbi krye. Nuk më bënin përshtypje shikimet dhe fjalët që m’i hidhnin të tjerët. E për cilin i paskam bërë këto? Për një qelbësirë…
Jeta-një udhëtim rrëzo e ço. Me kahe djathtas e majtas. Mësa duket qenka hise për secilin. Ndoshta me këtë po e gënjej vetveten. Unë nuk di t’i shoh gjërat hollë. Se po të dija, s’do ta kisha këtë fat. Megjithatë, po flas sikur di diçka. Djathtas ecin ata që janë të matur, të durueshëm e të kujdesshëm. Që dinë ta kontrollojnë vetveten, të dalin mbi vetveten. T’i vlerësojnë gjerat drejt. E kundërta-krahu i majtë-njerëzit që paraprihen më shumë nga instinktet. Që arsyen e vënë në punë mbas kosit. Sot-po e theksoj se- ndjehem në mes të këtyre dy krahëve. Qenia grua e pa burrë më ngacmon fuqishëm. Pavarësisht se ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte, unë sikur u ktheva në hullinë time të parë. Mirëpo në gjendjen e sotme, pse ta fsheh, kujtimi i atyre tri netëve me Bim Shketën ka filluar të më ringjallet. Më duket sikur ka ndodh dje. Femra i ngjaka tokës që digjet për ujë. Kur shtrihem të fle, një lëngëzim drithërues ma përshkon shtatin tash që i vura kapak Dakës. E, jam fajtore që mendoj kështu? Jam e re, e bukur dhe në vlugun e moshës. Por koha është ajo që i zgjidh të gjitha çështjet.
Kaloi edhe ky dimër i mërzitshëm në këtë fshat të humbur. Bari ka mugulluar. Nxorën krye sythat e para të gjetheve. Njomësia e pranverës ndjehet kudo. Edhe brenda meje. Gjallëri e brendshme, deri dje si e përgjumur, më saktë e ndrydhur, është zgjuar. Pse të mos e gëzoj jetën? Pse të digjem brenda vetvetes? E për kë? Kush ma di? Shkurt, përditë e më shumë ndjej nevojën e dorës së një mashkulli. Deri dje kësaj gjendjeje i thash- Jo. E tash ka nxjerrë krye e kundërta-po-ja. Ndodhem mes të dyjave. Disa femra këtë po e kërkojnë e nuk e gjejnë sa herë ua do shpirti. Për mua kjo është fare e lehtë. Cili asht ai që s’ka dëshirë me i njomë buzët në gurrën me ujë kristal që i joshin e i ngacmojnë edhe kalimtarët e rastit?
Vendosa “me ia çua fitilin kandilit”. Molla e fshehur doli në dritë. Por ç’e do-femra krijesë e dobët-nganjëherë bëhet kafshatë edhe për atë që s’e meriton.
Po punoja në vijat kulluese të arës me misër. Punë kjo e lehtë, që ma kishte zgjedhe brigadieri mbasi kishte vërejt ndryshimin tim. M’u afrua kur s’e prisja. Më përshëndeti e bëra sikur nuk e dëgjova. Në atë çast isha e mërdhezur. Po vloja përbrenda. Ai e kuptoi dhe ma grabiti një puthje të rreshkun. S’pata forcë ta kundërshtoja. Mandej, dihet…U dalldis nga kënaqësia. Ndoshta unë më shumë. Se mbas kaq kohësh…
Nuk e çova gjatë me brigadierin. S’ishte për buzët e mia. U lidha me një djalë bukurosh, por edhe nga ai u largova shpejt, sepse kuptova se shkonte edhe me të tjera. Radha i takoi magazinierit të kooperativës, një burrë i pashëm, por i martuar. Ai më ndihmoi edhe me ushqime. Në vjeshtë, teksa po kaloja rrugës, më ndaloi operativi i zonës.
-Sikur s’po vete më tek yt shoq?- mu drejtua.- Pse të mendoj për atë që s’po mendon për mua?- Dëshiron të kthehesh në qytetin tënd?-Pyetje është kjo? -Do të bëhet. Por më parë duhet të bashkëbisedojmë.-E kuptova çka kërkonte dhe iu binda, ndonëse nuk më pëlqente si burrë. Qendra paskësh vendosë me më heqë internimin. E, për zbatim të çështjes e kishin ngarkuar këtë, rast të cilin ai e shfrytëzoi në mënyrën e tij.
Mjedisi rrethues ndikon tek njeriu. Botë tjetër. U përtëriva. Ky vend më fal humor e shpresë. Ashtu si dita pranverore me diellin rrezatues. Jeta në atë fshat të humbur ishte e kotë për mua. Njerëz të humbur e me shije kufizuese. Shtëpinë e gjeta të dëmtuar. (vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Shtëpi e lënë shkret!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 1:56 am

Shtëpi e lënë shkret!

Hasan Hasanramaj
Rrëfime trishtuese nga kazamatet e diktaturës enveriste (3)

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Dikta_28
Kooperativa bujqësore në Shqipëri, vend ku thyhej dinjiteti e degjenerohej familja

Me dritare të thyera, e me oborrin mbushë me ferra. Si shtëpi e lën shkretë. Po qyteti qytet. Tjetër gjallërie. Mandej ishte vendlindja ime e sa e sa kujtime. Në fermë pagesa më e mirë. Po kjo punë nuk zgjati shumë. Kur vijnë të mirat, hape derën....
Më shpërblyen se hoqa dorë nga im shoq
Më ofruan punë në fabrikën e duhanit. Punë e lehtë e rrogë edhe më e mirë. Kjo, mesa duket si shpërblim për faktin se kisha heqë dorë nga im shoq.
Brigadieri i repartit ku punoj, Tomi quhet, (një jugor) më priti buzagaz. Duket se i pëlqeva. Një burrë i pashëm rreth të dyzetave. I pamartuar. Që në fillim mu vardis, por nuk i dhashë shteg, sepse shkonte me të tjera. Kur e kuptoi ngurrimin tim, mu betua se tash s’mendonte për tjetër femër veç meje. Por unë prapë s’iu dhashë. Doja të bindesha për ato që më thoshte. Shkurt, ia plasa shpirtin derisa i rashë në dorë. E kur kjo ndodhi, ai u dha shumë mbas meje. Femra e zgjuar shumë, e cila di ta mbajë të dashurin gjithmonë të uritur. Takimet i bënim si me të vjedhur. Meqë mu lut shumë, një ditë i shkova në shtëpi dhe aty, si me dhunë, më mbajti terë natën. Të nesërmen i gënjeva fëmijët sikur gjoja kisha punuar dy turne rresht. Ata më besuan. Si të mos i besonin nënës që po i rriste e po i ushqente. Shkurt, me Tonin u bëmë si burrë e grua. Më kërkon shpesh t’i shkojë në shtëpi, por rrallë i bindem. Më lutet që t’i braktis fëmijët e të bashkëjetoj me të, gjë që unë s’mund ta bëj. Janë ende të vegjël. Nuk më zemërohet. Më do me gjithë zemër.
Djali i armikut s’ mund të shkollohej
Pamiri e kreu tetëvjeçaren dhe filloi punë në fermë. Do të donte ta vazhdonte shkollën, se nxënës i shkëlqyem është. Por djali i armikut s’mund të shkollohej. Sa kthehet nga puna, ha bukë e menjëherë me krye në libra. Lexon edhe italisht. Eglendiset edhe me radion e vjetër. Është fjalë pak. I ngjan të atit. Tash që filloi punë, ndjehet burrë. Ka filluar të ndjekë edhe lëvizjet e mia. Me bisht të syrit më shikon kur vishem. Edhe mënyrën se si ha bukë. Se, vërtetë nazike jam nga natyra. Mbrëmë hëngrëm një darkë të mirë. Madje bëmë edhe humor. Kësaj radhe afrova edhe vjehrrën Zake. E iu ngroh shpirti. Edhe kafenë mbas buke vetë ia poqa. Dakën nuk e kujtuam fare. Ua kisha ndaluar me kohë përmendjen e emrin e tij. Biseduam për gjëra të rëndomta. Për libra më shumë. Ua tregova edhe përmbajtjen e dy filmave që kisha parë dikur. Sa mirë do të qe sikur kështu ta kalonim përnatë. Edhe më mirë akoma sikur të mos kishin ndodhë ato që ndodhën. Lakmi ia kam Sutës. Edhe ajo burrin në burg, po larg fatit tim. Për mua çdo gjë është vonuar. Edhe po të doja të bashkohesha me Daken-mendim çasti ky- nuk do të pranojë ai, se emri im ka marrë erë. Duhet ta pranoj: i ngjaj sarhoshit, që edhe pse e di që rakia e dëmton, nuk rri pa e vu në buzë. Madje raki të mirë, të fortë.
Daka është me kulturë, duhet ta pranoj. E njeh jetën. Edhe filozofinë. Shpesh më fliste për çështje që jo gjithmonë i kuptoja.
…Si çdo gjë tjetër në gjithësi, Zoti ka krijuar edhe djallin. Po djalli jeton brenda njeriut. Nuk vepron tek të gjithë njëlloj. Disa, pakica, njerëz që dinë të mendojnë, të shumtën e kohës e lënë si në gjumë. Te këta njerëz, para instinkteve vepron zemra. Kurse te shumica me shumë drejton djalli, joshja ngacmuese e instinkteve të shumta. Pak a shumë kështu më thoshte Daka. Sipas këtyre fjalëve, që për dreq mu kujtuan, unë i takoj shumicës. Por a mund të jetë e gabuar shumica? Fajtore qenkam që Zoti më ka krijuar të bukur? Se më vlon gjaku? Këtu nuk shoh mëkat. As turp...
U mora edhe unë me filozofi, për çka femra nuk ka kërçik. Po përpiqem të përligjë jetën time. Ndoshta prejse s’jam në gjendje ta mbyll digën e pasioneve. Rrjedhës mund t’ia ndryshojmë drejtimin, por ujin s’e ndalim dot.
Për befasi shoqet më janë shmangë. Më saktë i kam larguar unë, sepse filluan të më japin mësime, me përjashtim të Lumes. Ajo nuk më bie ndesh. Prandaj iu përgjigja ftesës që më bëni për ditëlindjen e saj. Tek po përgatitesha të shkoja te ajo, për dreq gjeta në sirtar një letër të kahershme të Dakës. Paskam harruar ta gris. Ma prishi humorin. Ishte nga ato letra që m’i dërgonte mbasi u shkëputa nga ai. Një letër për çdo muaj. Aq sa lejohej. Dhe kjo vetëm një fletë fletoreje. E shkruar bukur e me shumë kujdes. Por ai shkruaj e unë hiç. As që i lexoja fare. Dikur i ndërpreu. Më la të qetë. Mesa duket edhe ai më ka vënë vizë. Do të ketë dëgjuar fjalë jo të mira për mua. Sot fëmijët janë shqetësimi im. E kam të vështirë t’ua kthej shpinën. Sidomos Zanës. Tek ajo shoh rininë time pa rini. Herët mbeta jetime. Axha më rriti...Zanë, bija ime e shtrenjtë, mos e paç fatin tim!
Po flitet se do të ketë amnisti për të burgosurit. Kanë dëgjuar edhe fëmijët. Dhe ndjehen të gëzuam. Ndjej se më shumë e duan atë sesa mua, megjithëse për ta po copëtohem. Kanë filluar edhe të mos më bindën. Sidomos Pamiri. Sot. Po nesër? Duhet ta mbyll me Tomin, sa është ende koha. Sepse Tomi nuk e ka të vështirë të gjejë ndonjë tjetër. Ka filluar ta humbë durimin me fjalët e mia „prit edhe pak“. Po fëmijët u rritën. Që të tre janë në punë. Edhe Liraku iu përvesh punës. Para një muaji e kreu tetëvjeçaren. Mendimin për t’u u bashkuar sa më parë me Tomin, tërthorazi ma nxiti Drandja, një malësore plakë, por ende e bukur. Merre me mend si mund të ketë qenë e re. Kur e pyeta se a mbahej, mu përgjigj: -Jo, kam mbaru-.
-Po mua s’dukesh mirë me shëndet.
-Po, shëndosh jam. Por, moj Grishë, kur gruan s’e lutë më asnjë mashkull, ajo ka vdekë-.
Qesha me lot. Por më vonë u ngrysa. Një gjë e tillë më priste edhe mua mbas do kohësh. Madje, shenjat e para kanë nisë me u shfaqë. Zemra vërtetë nuk m’ është plakë, por thinjat e para kanë nisë me u dukë. Pulpat e këmbëve nuk i kam aq të rrastë si dikur. Edhe gjoksi sikur e ka humbë krenarinë. E kujt do t’i duhem atëherë? (vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Vrava të pafajshëm të cilët as që i njihja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 1:59 am

Vrava të pafajshëm të cilët as që i njihja

Hasan Hasanramaj
Rrëfime trishtuese nga kazamatet e diktaturës enveriste (4)

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Dokum_29
Shkodra, qytet ku Sigurimi shkatërroi nacionalistë nga Shqipëria dhe Kosova


-Nuk e di, mor këlysh, se ç’mu.. babë asht ai! Më vjen turp t’u them se çka bën ai.
-Ma parë shiko turpin tënd!- foli Pamiri. -E çfarë turpi të kam bërë, ty mos të pastë nëna? -Atë që e dinë të gjithë: lidhjet me Tomin tënd të dashur. -E dua, pra!-nuk e di se si më plasi damari. -Mos fol ashtu, moj nënë.-ndërhyni kësaj radhe Zana-Se këta mendojnë se është e vërtetë.
Burrin e pushkatuar e djalin në burg
Në këtë çast trokiti dera. Ishte Dila, fqinja jonë e mirë, edhe ajo me halle shumë: burrin të pushkatuar e djalin në burg. E diel. Pushim. Po hanim drekë. Një drekë e bollshme. Se tash kemi katër rroga. Tek po hanim, vunë re se Pamiri po më vidhet me sy. Ndoshta ngaqë haja me naze, natyrë e imja kjo. Po mesa duket, ma shumë ia tërhiqte vëmendjen fustani im i ri me vija zebre, që aq shumë më rrinte për shtat.
-E ke bë shpinë e Tomit si tënden. E humba. Luga më ra nga dora. --Dil jashtë e mos t’i shoh më sytë! -Kjo asht shtëpia e tim e ti. Më mirë bën me ikësh ti. Se ti je ajo që e ka... Nuk hapa gojë. U mendova paksa dhe u ngrita në këmbë. Mijëra mendime zienin brenda meje në atë çast. Çdo gjë më dukej e zezë, përveç Zanës. Por edhe ajo gjaku i tij është, sikur më foli dikush… Çka lyp në këtë shtëpi? Dhe aty për aty, me shpejtësi të çmendur, mblodha disa rraqe të mia, në një kohë që Zana filloi me dënesjet e saj. Edhe djemtë sikur u mpinë. Por tash ishte vonë. Kisha vendosë. Kishte ardhur koha. -Po iu lë rehat.-u thashë teksa po dilja-ndoshta do ta kërkoni këtë nënë të keqe?! Dhe e mbylla derën. Në të vërtetë e kisha mbyllë me kohë.
Tek po ecja si e ndërkryer, sesi mu kujtuan dy vargje të një poezie popullore: “Mos iu shmang burrit të parë/ Se i dyti të del me fjalë…“. Por kishte marrë fund çdo gjë. Së fundi, ai më la. Mashkulli u bë femër. Ç’neveri. Zatën gjithmonë ka qenë i butë. I butë është edhe mu....
Sa u gëzua Tomi kur më pa. Iu duk sikur i shkova me krushq. Si me dorë ma largoi mjegullën që po më rëndonte në gjoks. Gjallëri e forcë më dha. Femra ka nevojë të mbështetet tek një burrë.
Burrat i dërgonte Sigurimi me “detyrë”, për t’ua marrë gratë!
Ftohtë. Shi. I veshur bukur e me çadër në dorë, si pika shiu rigonin mbi mua përshëndetjet e të njohurve. Përpara hotelit, në qendër, një lypës ndanë rruge. Nga zëri s’duhej të ishte ma i madh se shtatë-tetë vjeç. Para tij bohçja që priste lëmoshë. I mbuluam fund e krye me një si mushama, djali këndonte, në pritjen e tingullit të ndonjë qindarke. I hodha një monedhë, e më erdhi keq që ia preva këngën. Ai ndjehej i lumtur në mënyrën e tij. Më i lumtur se unë. Ia pata lakmi. Nuk ndjehem mirë. Kaherë më ka humb qetësia. Ndonëse nuk më mungon asgjë. Por kjo s’qenka e mjaftueshme. Edhe me shëndet s’jam keq. Askund nuk më dhemb. Më dhemb shpirti. Diçka rëndon brenda meje.
Jetë e kotë. E përkohshme. Si vonë po e ndjej kuptimin e këtyre dy fjalive.
…Humnerat e mia të errëta… Hipa mbi kurrizin e të tjerëve…hapa tinëzarë që kurrë s’u morën vesh se ishin të mijtë. Këta hapa sot gandojnë në ndërgjegjen time. Një zë më thotë: “Edhe ti do të shkosh atje ku i çojnë të tjerët para kohe…Çka fitove veç turpit? Se e hëngre e vazhdon të hash groshë edhe për pak kohë…Përfundimi: faqja e zezë në këtë jetë e në atë jetë…“.
Edhe ëndrrat s’po më lënë të qetë. Paska diçka që njeriu e marrka me vete në varr. Ky lëmsh sa vjen e po më zmadhohet. Rrënova të tjerët, ashtu siç ma kërkuan ata që “vrajnë e kthjellin”. Jam njeri i dobët. Vrava të pafajshëm të cilët as që i njihja. Kjo tokë po mbanë gjithfarë plehu. Se përsëri po më pëlqen zvarrisja. Të tjerët më njohin si burrë të mirë. Intelektual, universitar i shkëlqyer, bir i një dere shquese në qytetin tonë të stërlashtë. Vazhdoj të jem i nderuam, se nuk më njohin cili jam. Një vdekje persë gjalli. Femra qe dobësia ime e paskrupullt. S‘e kalbka toka të vërtetën pa dalë në shesh.
-Ulu!-më urdhëroi shefi. Dhe zunë vend në fund të tryezave në formë T-je. Ai hyni në temë menjëherë. -Kësaj radhe do të ngarkojmë një detyrë sa të lehtë aq edhe të këndshme. Ashtu për midenë tënde. Pasi u sigurua për gatishmërinë time, shefi vijoi:
. -Nejse. Dëgjo… Në qytetin N. banon një qytetar i rafinuar. S’kemi arritur ta kuptojmë se bluari në kokë. Sepse nuk hapet me asnjeri. Kemi menduar ta zbërthejmë përmes gruas, se gruaja e njeh bashkëshortin e vet, apo jo?
Se s’i mu dha e lëpiva buzët, gjë të cilën ai e vuri re dhe e vlerësoi. -Pra, do t’i qepesh gruas së tij. Me ç’më thonë shokët, arti s’të mungon. Do ta pallosh për ca kohë, sepse me një të rënë të sëpatës ti e di që lisi nuk bie. Do të tregohesh marrëzisht i dashuruar mbas saj; që për të je i gatshëm të sakrifikosh. Ca e nga ca, me marifet, do të tregohesh i pakënaqur me rendin tonë. Vonë, me shumë kujdes, fillo e rrëmoje aty ku ne na intereson- në pikëpamjet e burrit të saj. Sigurisht që këtë s’do ta bësh që në takimin e parë. -Dhe ke pse i thyen këmbët pas saj.-ndërhyri shefi-Është e bukur dhe e dredhë nga një çikë. -Se kur do të vesh,-plotësoi njeriu i qendrës-do të ta thotë shefi. Çdo gjë vetëm me dijeninë tonë. Shefi do të të japë adresën bashkë me hollësitë e tjera të nevojshme. Sigurisht edhe ditën. Ishte ora njëzet e tre e tridhjete minuta.
Mbas dy javësh-se takimet i bënim çdo pesëmbëdhjetë ditë në një shtëpi të braktisur jashtë qytetit-në vendin e caktuam, si gjithnjë në ora njëzet e tre u takova me shefin.
-E çuditshme.-fillova unë-Tri ditë bredha më kot pas saj. S’ishte nga ato që më thatë. E bukur po, por shumë e vendosur në besnikërinë ndaj burrit. Shefi ndezi çakmakun për të më ndriçua fytyrën e për me u sigurua se nuk po tallesha. -Nuk qenke i shkathët siç e kemi menduar. Paske nevojë që edhe piskën ta rregullosh me ndihmën tonë.
-Tani e ke llokum në dorë. Të shoqin e dërguam për dy muaj në tubim. Do të futesh tinëzisht në dhomën ku ajo flenë. Ja, këtu-tha, duke më treguar skicën.-Sigurisht që në fillim ajo do të tronditet, por ti do të dish ta qetësosh dhe do shijosh kënaqësi të veçantë. Se femra femër mbetet, sidomos kur e bën për herë të parë me një të huaj. Do të qëndrosh tri net. Mandej eja menjëherë këtu, në datën e orën që di. Dhe parashikimi doli. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Në fillim desh u çmend kur iu shfaqa përpara. Nuk e lashë me bërtite. Mandej, dalëngadalë, falë butësisë e përkëdheljeve që di unë, ajo u dorëzua duke u shkri në krahët e mi si një llavë e zjarrtë. Djali dhe vajza flinin në dhomën tjetër me gjyshen, ndërsa foshnja disamuajshe ndodhej aty pranë në djep. Tri net të paharruara me atë femër hirplotë. Gjatë dy muajve shkova me “shërbim“ edhe tri herë të tjera. Mandej më thanë “Mjaft! Atje s’duhet të vesh më! Nuk ka nevojë!“. E për herë të parë më erdhi keq që një mision i tillë nuk zgjati më shumë. (vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Në burg njeriu paska kohë me e vu mendjen në punë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 2:01 am

Në burg njeriu paska kohë me e vu mendjen në punë

Hasan Hasanramaj
Rrëfime trishtuese nga kazamatet e diktaturës enveriste (6)

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Spaqi_31

Dhimbje të pabesueshme për atë që nuk i ka përjetuar.
Zvarrisnin Eduard Sokoli nga Shkodra, me dy këmbët e këputura në rrëzë…Jashar Duri nga rrethi Korçës, tërësisht i paralizuam, i gozhduam në shtrat. Me lugë e ushqejnë shokët. Dhe e pastrojnë. Urim Elezi, po nga rrethi i Korçës, qorr dy sysh nga torturat e burgut. Me duart e sheh dritën. Se me një dorë e me një këmbë ka shumë. Pleq të lodhur. Një krye çdo jave toka e merr në gji të vet. Dhe kampioni Sami Dangëllia nga qyteti i Korçës: dyzet e dy vjet burg!…



Sot kam qeshë pak ma shumë, se edhe në burg qeshet. Përditë kemi orë gazmore. Ndoshta dhuratë nga Zoti. Është bashkëvuajtësi ynë Ferid Lopa ai që bënë të qeshë edhe gomarin...
Duhet jetuar në kuptimin e thellë të fjalës. Çka nuk shihte e çka nuk dëgjonte njeriu këtu! Një shkollë e veçantë për atë që do dhe di të mësojë. Njerëz të ndryshëm, si karaktere e si kulturë. Dhe me formim shpirtëror jo të njëjtë. Këtu rrjedhin dituri nga të gjitha sferat e jetës dhe debatohet me zjarr.
Të gjithë i bashkon dëshira për liri
Jeta e burgut shumicën i shkatërruaka, por jo të gjithë.
Ndoshta këtyre të fundit u përkas unë. Sikur ndjek fakultete:shkencat politike tek ata që kanë njohje e nuhatje të hollë, artet figurative e letërsinë tek disa, ndërsa tek të tjerët të tjerë shkencat ekzakte. Por ma shumë më ngacmon filozofia, doktrinat fetare e misticizmi në veçanti. Kur ndjehem shumë i lodhur, i pafuqishëm, rri me djem të rinj, që e hanë hekurin me dhëmbë. Prania e tyre sikur më falë energji. Të gjithë i bashkon dëshira për liri. Por këtë liri e shikojnë në mënyrë çapraze. Mjerisht disa të burgosur këtu e kanë njollosë vetën. Në burg njeriu paska kohë me e vu mendjen në punë, gjë që përditshmëria e jetës së lirë nuk na e mundëson. Por qenka dhimbje kur një çështje, ndonëse ke kohë, nuk e zgjidh dot. E kjo, renduaka shumë. Po këndon kumria. Më mori me vete kënga e saj. Sikur po m’i numëron ditët. Nuk e kam të sigurt se do ta ngrysë të sotmen, madje as minuetin që vjen. Nëse do të vijë. Asgjë s’paska të sigurte. Di vetëm që jam. Humba në këtë bungajë. Po filozofoj kot: Jeta, pasqyrë që s’kapet e brenda saj je. Kandil çasti i ndezur në erë. Një fluturim i veçantë për secilin. Një udhëtim i përgjumur. Një gjethe e pemës së përjetshme. Kot po e thartoj trurin. Jam i gozhduar në kohë e hapësirë. Si mund ta kuptoj kufizuesja të pakufishmen?
Në këtë Tokë, si një pikë uji në oqean, e krahasuese me gjithësinë, lëviz edhe unë me halle e shqetësime shumë. Duhet t’i pranoj ato që s’mundem t’i ndryshoj. Të jetoj çastet e dhëna. Shpesh pyes veten: jam i mirë apo i keq? Ndoshta më e saktë do të që pyetja: Si e kam pi ujin që më është dhënë deri më sot? Jam fajtor për rastet kur jam rrëzuar? Po dhe Jo. Janë ndajfolje të kapura shpinë për shpine. Si monedha metalike me turrë e jazë. Varet si bie. Por kot nuk bie. Fjala kot është mosdija ime. As rastësisht. Sepse rastësi nuk ka. E thotë mirë shkrimtari i madh francez, Anatol Fransi: “Rastësi është pseudonim i Zotit, kur nuk dëshiron të firmosë“. Po femra? Grackë e krijimit, domosdoshmëri e jetës. Mister ngacmues i mbarsua me ligësi. “Për nënën mos pyet. Nënës i ka mbetur veç emri….“.
U njohëm qëkur ishim të rinj. E bukur. Me shtat të derdhur. Me ecje krenare. Ata sy bojë qielli me bisht. Të shitonte vështrimi i saj. E desha shumë. Edhe më deshi. Jetova vite të lumtura me të, ndonëse me halle si shumë të tjerë. Dhe tash ndodhi ajo që s’e prisja. Si e pse, nuk po e marr vesh. Nuk di hollësi. Kjo po më mundon.
Biruca. Ftohtë. Dimër. Pa shtrojë e mbulojë. Nuk dilja shpirti nga vuajtja. Vuajtja…Të merr dhe të jep diçka tjetër. Diçka e pakuptueshme. Një dritë të brendshme që s’kapet, por që të jep forcë. Llaçi…Sa emër i pështirë! Kërkoi të bëhesha varrmihës i bashkëvuajtësve të mi. Mjerë për ne kush e drejton anijen tonë. Ndoshta ky është mallkim i Zotit. Grisha…sa po më lodhë ky emër! Por, e çuditshme, s’di sepse, e kam të vështirë ta urrej. Ndoshta prejse më ka falë shumë ngrohtësi shpirtërore. Edhe tre fëmijë. Si erdhi puna deri këtu? S’di asgjë. E s’ka gjë pa gjë. Një shoku im para se të lirohej, më pati thanë: “Mbas shtatëmbëdhjetë vjetësh burgu, kur të shkoj në shtëpi, puna ime e parë është rinjohja ime me gruan, djalin dhe vajzën. Se kanë hy kaq shumë vite mes nesh, e ndoshta s’do mund ta pranojmë njeri-tjetrin“. Ky mendim mund ta ketë të vërtetën e vet, por është jashtë natyrës sime. Ata janë të mijtë. Duhet ta jetoj atë që ka mbete. S’është e thënë që të tjerët të mendojnë si unë. Secili ka botën e tij. Nuk dihet se kush e ka ma mirë.
Dhimbje e pabesueshme për atë që nuk e ka përjetuar
Sot kam qeshë pak ma shumë, se edhe në burg qeshet. Përditë kemi orë gazmore. Ndoshta dhuratë nga Zoti. Është bashkëvuajtësi ynë Ferid Lopa ai që bënë të qeshë edhe gomarin. Me e pa asht alamet burri: faqekuq, energjik dhe guximtar. Dy herë e dënuan në burg. Ka bë njëzetë e sa vite burg, e s’dihet mirë edhe sa i kanë mbetur. Profesioni i tij: hajdut. Por i llojit të vet. Mbiemrin e ka Abdullai. Nofkën “Lopa“ ia kanë vu të burgosurit, sepse fillimisht ka ra në burg për një lopë që pat vjedhë në kooperativë. Meqë ishte dimër me borë, për me humbë gjurmët, ia kishte pas mbathë lopës katër çizme për së mbrapshti. Feridi u vjedh ushqime të tjerëve. Nuk ka kurrfarë ndihme nga jashtë. Por, për çudi, asnjëherë s’e kanë zënë me kërpesh në dorë. Kur ndokujt i mungonin ushqimet në strajcë, dihej mirë se kush i kishte vjedhë. Feridi vidhte edhe enë boshe që s’i hynin fare në punë dhe i flakte. Kjo ishte kënaqësia e tij.
Kur i gërryhen zorrët nga uria, rrëmon nëpër mbeturinat e hedhura, gjen diçka dhe pa u menduar dy herë. Dhe asnjëherë nuk e dëgjoi kush duke u ankuar për shëndetin. Asnjëherë nuk u shtrua në infermieri. Të rinjtë qëllimisht e ngacmojnë, duke e gjuajte tinëzisht me objekte të çfarëdoshme, e Feridi shpërthen me sharje të ndryshme shumë të larmishme. Fjalori i tij asht aq i pasur, sa edhe polici shqyhet së qeshuni. Sot më falën një buzëqeshje të dhimbshme edhe dy bashkëvuajtës. Kur sovjetikët dërguan emblemën e tyre në hanë, e të burgosurit po bashkëbisedonin për këtë arritje madhore, ndërhyn një plak, i cili thotë: “Kjo nuk është e vërtetë. Është rrenë me bisht. Nuk i len Turqia, se Hhna është e saj“. E tjetri pa të keq: “Kur isha i ri, ruaja bagëtitë. Im atë ma ka pas ble një orë xhepi, të cilin e ruaja si sytë e ballit. Deri vonë e kam pas. Ajo orë kishte dymbëdhjetë numra. Mirëpo sot nuk po e kuptoj kah po dëgjoj të thonë: ora pesëmbëdhjetë…ora tetëmbëdhjetë…ora njëzet!“... E këta janë “armiqtë e klasës“. Burgu…Çka s’sheh e çka nuk dinë njeriu! (vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Në kulmin e shtëpisë së Dakë Sokolit prapë krrokati korbi…

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 2:04 am

Në kulmin e shtëpisë së Dakë Sokolit prapë krrokati korbi…

Hasan Hasanramaj
Rrëfime trishtuese nga kazamatet e diktaturës enveriste (7)

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Doluk_1

Ishin me baba e ua rrëmbyen. Nuk ishin me nënë, e cila i braktisi…Po nëna-nënë, hijen e lë gjithmonë prapa. Dikur heshtjen zemërbrese e theu Pamiri.
-Mos qaj, motër! Asaj vetëm emri i kishte mbetur nënë.-Dhe s’foli më. Ç’të thoshte? E nënë Zakja, nën buzë diçka mërmëriste. Mezi kaloi ajo natë. Nata e parë pa nënën. Kaluan si kaluan edhe netët e tjera. E dalëngadalë, gjithunjë me dhimbje në zemër, sikur u mësuan me gjendjen e mjerueshme, me të keqen si pjesë e pandare e jetës së tyre. Koha s’qëndron në vend. Me mungesën e nënës djemtë disi u mësuan, por Zana kurrsesi. Gjithnjë sypërlotur. S’mund të rrinte pa e parë. Dhe, një ditë, pa dijeninë e vëllezërve,


Nata sterrë e zezë. Në dhomën e ftohtë, një dritë e zbehtë bënte të shquheshin katër krijesa: Pamiri, Zana, Liraku e Nënë Zakja. Rrinin si të ngrirë. Zbrazëtia që ndjenin i mundonte. Një heshtje gërryese. E dyfishtë. Tre fëmijë dhe një plakë.
Ishin me baba e ua rrëmbyen. Nuk ishin me nënë, e cila i braktisi…Po nëna-nënë, hijen e lë gjithmonë prapa. Dikur heshtjen zemërbrese e theu Pamiri.
-Mos qaj, motër! Asaj vetëm emri i kishte mbetur nënë.-Dhe s’foli më. Ç’të thoshte? E nënë Zakja, nën buzë diçka mërmëriste. Mezi kaloi ajo natë. Nata e parë pa nënën. Kaluan si kaluan edhe netët e tjera. E dalëngadalë, gjithunjë me dhimbje në zemër, sikur u mësuan me gjendjen e mjerueshme, me të keqen si pjesë e pandare e jetës së tyre. Koha s’qëndron në vend. Me mungesën e nënës djemtë disi u mësuan, por Zana kurrsesi. Gjithnjë sypërlotur. S’mund të rrinte pa e parë. Dhe, një ditë, pa dijeninë e vëllezërve, gjeti rastin e shpejt shkoi tek puna e nënës. Për pesë minuta. E rrok e puth njëra-tjetrën, që të dyja sy përlotur. E këtë veprim Zana e bëni disa herë.
Një ditë që të tre e takuam babanë në burg.
Një ditë që të tre e takuam babanë në burg. Një tis i bardhë drite në bebëzat e syve të tyre. Copëza buzëqeshjesh të njomura me kokrra lotësh, malli e dashurie. Ledhatime
duarsh mes hekurave. Si zogj cicëronin. E i ati, duke i kapërdi lotët, nuk dinte cilin me e dëgjuan ma parë. Dhe mandej u larguan, por zemrat aty i lanë. E zemrën me vete e morën. S’shkoi gjatë e Pamirin e thirrën ushtar, po me kërkesën që bënë, ia shtynë edhe për një vit. Jeta disi u kthye në normalitet. Po jo për Zanën. Ajo s’mund të rrinte pa loçkën e saj.
Në kulmin e shtëpisë së Dakë Sokolit prapë krrokati korbi i zi…
Qajnë. Dridhen. E asnjë fjalë. Në palcë u ka hy frika. Kulmi i shtëpisë vazhdon të rrënohet. Ishin gjashtë. Mbetën pesë. Më vonë katër. E tash tre: Zana, Liraku dhe Nënë Zakja. Mungon Pamiri…
Shpirti nuk po dalka nga dhimbja ...
Janë strukë pranë gjyshes e cila mezi merr frymë. I ledhaton me ato duar të thata, e diçka pëshpëritë nëpër dhëmbë. Kanë frikë. Nata e gjatë, shumë e rëndë për ta.
Kur e panë se trungu i Dakë Sokolit po rimëkëmbej, ia gjetën rrëfanën Pamirit dhe i dhanë normën: dhjetë vjet burg. Por shpirti nuk del nga dhimbja. I gjalli me të gjallë. Edhe në dallgët e stuhishme jeta të fton. Liraku mori në dorë drejtimin e barkës që po mbytej. Për ditë në punë së bashku me të motrën. E brigadieri i ri, që ua dinte hallin, i përkrahu me mundësitë që kishin. Kjo botë me kohë do të ishte përmbysë po të mos kishte edhe njerëz të mirë. Të tillë ka pas e do të ketë. Vëlla e motër, shpi-punë e punë-shpi. Të pandarë, kryeulur e pa fjalë. Mirë që e kishin gjyshen. Prania e saj u jepte zemër. Në mbrëmje e mbyllnin derën me kujdes. Krisma më e vogël ua dridhte zemrën. Harruan librat. Edhe radion e vjetër. E ndjenin vetën në luftë. Ma saktë, rob lufte.. Gjendje i gjeta të nesërmen e asaj dite të zezë. Se shkova sapo mora vesh lajmin e kobshëm të burgosjes së Pamirit.
Të lindësh femër qenka mallkim...
-Pse erdhe?- ashpër më priti Liraku. Ik, se po e prishë çerdhen tënde të re!
Nuk fola. U ndjeva e pafuqishme. Çka të themi? Kishin thënë të tjerët gjithçka për këtë shtëpi. Qëndrova si në grepa. Më vonë Zana m’i shpjegoi të gjitha. Aty për aty ndjeva se Tomin nuk e doja më. Por ai tashmë ishte burri im. Burri im i dytë. Turpi im. Burrë nevoje. Femra, pus i qelbur. Me lindë femër qenka mallkim. Por ndoshta kjo është vetëm për mua. Jam vërtetë e ndyrë. Si dreqin m’u kujtua Bimi!… Sytë mos ia pafsha! Ndoshta s’duhej t’ia kisha kthye shpinën Dakes, me gjithë fëlliqësinë e tij. Punë e ngatërrueshme.
Dhe dola si hije, ashtu siç kisha hy. Tomi po më priste. Gjyshe e dashur! E shtrenjta motër! Lirak-vëlla, shtylla e shtëpisë! Sikur qenë pak ato që kishim, eja!, tash u shtua për ju edhe halli im. Po për mua nuk duhet të shqetësoheni. Unë kam kujdesin tuaj: Gjyshe Zakën e sëmurë dhe rëndë e shitur në shpirt, mandej ju të dyve, të rinj e papërvojë. Vështirë e keni, e di. Por duhet ta çani jetën me guxim. S’e kam fjalën për bukën e gojës. Se ju punoni dhe duhet të punoni. Ma shumë mendoj për ty, motër. Se u rrite. Kujdes, të lutem. Shumë kujdes! Kudo e kurdoherë, gjithmonë bashkë me Lirakun. Asnjëherë vetëm. Mos gabo me e taku nënën. Shkurt, mos na e nxij fytyrën edhe ti. E, mos mu zemëro për këto fjalë. Lirak, vëlla! Unë kam besim tek ti, se ke me ditë me drejtua. Vetëm një këshillë po të jap: mësohu të dyshosh në çdo gjë. Mbajeni afër gjyshen. Ngushëllojeni. E keni gjyshe dhe nënë. Me babanë u lidha. E u gëzua shumë. Ai mbahet, ndonëse vuan shumë për fatin tonë. Ai jeton për ne. Do ta ndihmoj me të holla, sepse punoj shumë dhe fitoj diçka. Me mend e zemër gjithmonë pranë jush, ju puth me mall së largu, Pamiri“. Këtë letër ma solli Zana tek puna. I kishte gjallëruar. Edhe unë ndjeva njëfarë force, ndonëse në letër s’ndjehem e gjallë. Me të drejtë. I braktisi gruaja e papërmbajtur. Ajo që i do gjërat shpejt. Jam mes zjarrit. Nuk e di çka të bëj. Nuk e di çka më pret. Sigurisht ajo që meritoj. Mesa duket kam marrë fund me të gjitha. Se më, për shoqet e mia as që më bien ndërmend se janë gjallë. Më ndali në rrugë Suta, ndonëse u përpoqa t’i shmangesha. Më tronditi me ato që më tha. Më shkelmoi…Qenka liruar i shoqi i saj nga burgu e i paska thanë se janë të rrallë burrat në burg si Dakë Sokoli. I mençur, me kulturë, i dashur e njerëzor. Dhe me karakter burrëror. Pikërisht se është
i tillë, se s’pranoi të bëhet vegël, siç bëjnë disa, për t’u thyer, sa herë bëhej kontroll i përgjithshëm, i gjenin nën jastëk një thikë a gozhdë, gjëra të ndaluese këto, të cilat vetë ata i fusnin. Kësisoj, sajonin arsyen për ta futë në qeli. Por ai mbeti i papërkulur.
Një gjë e tillë e brengos shumë. S’arriti ta kuptonte se pse e braktisi e shoqja. Enigma më e madhe për të ishte se si ia kishin gjetur shkrimet në vrimë të murit, të maskuara aq mirë. Shkrime që i kushtuan rëndë...
Legjenda: Bjeshkët e Rugovës, ku Dakë Sokoli ishte lindur dhe rritur me mitin për lirinë dhe Nënë Shqipërinë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Burri e djali në burg, vajza vdiq nga pasojat e dhunimit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 2:07 am

Burri e djali në burg, vajza vdiq nga pasojat e dhunimit

Hasan Hasanramaj
Rrëfime trishtuese nga kazamatet e diktaturës enveriste 8

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Fmijt%20_2
Fëmijë në burgjet e diktaturës komuniste

Në atë çast ndjeva sikur pushova së qeni femër. Bota u shemb përpara syve të mi. Sa dritëshkurtër paskam qenë!…Bim Shketa… Se u marrosa mbas tij. I besova çdo gjë që dija. Jam e poshtër. Shkatërrova familjen time. O Zot, ma mblidh mendjen e kresë!
Mjaft më se më çmende!-bërtita dhe ia ktheva shpinën pa e përshëndetë
Gjendem përpara greminës. Ajo po më pret. Ndodhi ajo që kurrë s’e kisha menduar! Po se mos kam ditur të mendoj ndonjëherë. O Zot, më jep forcë të bëj atë që duhet bërë!
Mbas burgosjes së Pamirit, Zana qe ligështuar edhe më shumë. Vetëm takimi me mua sikur i jepte njëfarë gjallërie. Punë pesë minutash. Tek dera kryesore e fabrikës. Kur nuk më gjente aty, më vinte në shtëpi. Në shtëpinë time të re…
…Atë ditë, për dreq, ndodhesha në një mbledhje. Nuk më gjen tek puna dhe, drejt tek shtëpia ime. Troket dhe del Tomi. -A është nëna në shtëpi?
-Po.-gënjen ai-Por është duke gatuar. I ka duart me brumë. Dhe vajza hyn brenda. Më bëzan e ku s’merr përgjigje bën të dalë. Po duart e fuqishme të Tomit e mbërthejnë. Fillon të bërtasë e ai ia mbyll gojën. Dhe, duke u kacafytë, e çon në shtrat. Në shtratin ku flenë me mua…Vajzës i bie të fikët. Atëherë, Tomi e shpupurishë ngeshëm…Mandej edhe një herë tjetër, se fort e këndshme Zana. Nuk është kurrgjë e ama përpara saj…Kur vajza vjen në vete, ia plas vajit aq fort, sa Tomit i hyn frika se mos po çmendej. E merr me të mirë, e vonë, ajo disi e mbledh veten. Duke dalë për dere, ashtu sy përlotur, i thotë:
-Më paç në qafë!
-Ta hëngësha syrin!-ia kthen arushani im.
-Ashtu e hallakatur mbërrin në shtëpi. E nënë Zakja, duke e pa ashtu të çaraveshur, i drejtohet:
-Ku ishe, moj bijë?
-Tek një shoqe.-ia pret shkurt e drejt e në shtratin e saj.
Këtë tmerr e mësova sot, kur më erdhi në takim.
Jo! Nëna mos më pastë! E edhe unë mos e paça nënën që kam!-dhe u shkreh në dënesë. Banga. Ndjeva se diçka u shkul me forcë brenda meje. Diçka e tmerrshme kishte ndodhë. S’kisha guxim as mos të kërkoja sqarime të mëtejshme. Dhe vajza, me copëza fjalësh të shkëputura, të njomura me lot dënese, m’i tha të gjitha me hollësi fillim e mbarim. Ma tha të vërtetën e kobshme që i kishte ndodhë para tre muajsh. Dhe-o Zot!- ajo ishte shtatzënë!
U shfytyrova. Aty për aty u mplaka. E ndjeva veten një plakë të qelbur. S’dija çka t’i them. Çka me fol. Kisha fol me kohë me atë vrapimin tim si një pelë e hasdisur. Vonë disi e mblodha veten e i thashë: -A e di ndokush tjetër këtë? -Jo,-mezi foli ajo.
-Mirë.-i thashë unë. Mirë po them kot, se e mira jonë ka marrë fund me kohë. Mbas pak shtova: -Bijë, unë sot duhet të jetoj vetëm për ty. Sa për barrën, ta heq nëna nesër. Të pres në mëngjes përpara Muzeumit. Lirakut thuaj se je e sëmurë. Dhe u ndamë. Ishim nda me kohë.
Ti s’erdhe sonte. Nata e parë pa ty…Se si po më duket…Me iu shmangë tërbimit tim të parë, sonte e ke pa të udhës të mungojë. Sa të kalojë vala e parë. Dhe mirë ke bërë. Se ti e njeh Grishën tënde. Një turr e kam. Mandej shkrehem e tanë si ç‘e di ti…
Rrënova kulmin ku hoqa duvakun…
Grua e trashë. E poshtër, më shumë. Fole mirë… Po uji e lan fytyrën e nxirë Ha-ha-ha!… Domethënë s’e meritoj të jetoj! E di ti. …Kush foli? Ti Dakë! Sa mirë bërë. Kaherë s’ta kam dëgjuar zërin……Fol…fol…po të dëgjoj, se s’po mundem të të shokoj në sy...Ashtu është…Po, po, ashtu është. Ke të drejtë. Gjithmonë ke pas të drejtë……Bimi papritmas u gjend në dhomën time e kurrë s’e vrava mendjen se si hyri.
S’të la zjarrmia… Më lë rehat. E shkrimet i gjetën… Me ndihmën tënde…Aman, mos m’i ngatërro mendimet! Dakë, dy herë të vrava. Të vrava me ç e l ë s a t e huaj dhe me fjalët e oficerit: moj- motër…Rrënova kulmin ku hoqa duvakun…
Nga epshi shtazarak… Mjaft se më çmende! Në fillim e pësove ti, mandej Pamiri, tash edhe Zana… Zot, ma ruaj mendjen e kresë për pak kohë! …Tomi, sa të vështirë e kam natën pa ty… The një të vërtetë… Po unë do të…Po më vlon koka. Si s’po më lëshon toka! S’po jam në gjendje të arsyetoj. Se mos ke arsyetuar ndonjëherë… …I poshtri! Tash do të ketë vdekur. Nuk e di nëse po gëzohem, apo po më vjen keq. Mendime të rënda mu largoni! Cila isha e si u bëra! Ma saktë më bënë, gjë që vonë, shumë vonë e kuptova. Jam fajtore. Vrasëse.
Këtë e mësova nga letra që një i panjohur ma lëshoi sot në dorë
“E kam porosi, amanet, dorazi t’ua jap këtë letër.-më tha e u zhduk sa ora. Nuk e hapa rrugës. Kurrë s’ma priste mendja se ajo letër do të ishte nga Bimi. Ai që pati heshtë si të mos kishte qenë kurrë, duke lënë brenda meje një turp të brendshëm. Nuk e di, nuk e kuptoj çka ndodhi me mua mbasi e përfundova së lexuari. Vetëm trokitjet e forta në derë, më sollën në vete. Ishte Tomi. U shqetësua kur më pa. E rrejta duke i thanë se isha e sëmurë dhe ai nuk e zgjati.
Jetoj vetëm për Zanën. Edhe për Tomin. Se harrova… Grishë! Janë të mundimshme fjalët e stërzgjatura. Kjo letër do të jetë befasi për ty. Edhe tronditëse. Por më se e domosdoshme për njohjen e së vërtetës tejet të dhimbshme të jetës sate. Një e vërtetë e përbindshme që aq shumë iu kushtoi. Nuk po më del shpirti pa ta thënë atë që nuk e di… Unë faqeziu Bim Shketa hyra në jetën tënde. Unë të shkatërrova. Unë nuk e meritoj emrin njeri, ndonëse ishin të tjerët ata që më afruan pranë teje. Se nuk të njihja. Ata m’i dhanë çelësat. Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Nga puna ime e fëlliqur, u burgos bashkëshorti yt. Unë jam shkaktari që ti, grua fisnike, more rrugët. Si rrjedhojë e kësaj, edhe për Pamirin unë jam fajtori. Unë kurrkush, njeriu i dobët e pa karakter.
E për të gjitha këto-dënim nga Zoti-sot po përjetoj dhimbje të padurueshme nga një sëmundje e pashërueshme… Do t’i paguaj edhe në jetën e përtejme…Kur do ta lexosh këtë letër, unë nuk do të jem. Mallkimi yt do të jetë lehtësim për mua, për shpirtin tim të pashpirt. Bimi...
Mjeshtrja shpërvoli duart dhe Zana dështoi. Po u desh të rrinim edhe dy orë më shumë nga sa menduam, se gjakderdhja vonë iu pakësua në njëfarë mënyre.
Të kapura dorë për dore si dy motra, mbërritëm tek shtëpia që kisha braktisë. E putha me mall dhe u ndamë me porosinë që nesër të mos shkonte në punë. Liraku e kishte pa ashtu të zbehtë, paskësh dashtë ta thërrasë mjekun, por Zana s’kishte pranuar. Punë gripi, kishte thënë ajo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Shkonte vdekja tek vdekj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 2:10 am

Shkonte vdekja tek vdekja

Hasan Hasanramaj
Rrëfime trishtuese nga kazamatet e diktaturës enveriste (9)

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... 5.%20Pamje%20nga%20qyteti_4

... Nesër do të punojmë së bashku. E paske marrë pushimin vjetor. Dhe qenke larguar për në jug, tek të afërmit tu, për një rast vdekjeje, siç më thanë. Po pse nuk e njoftove më parë Grishën tënde? Nuk prish punë. Nuk zemërohem me ty. Të vështirë po e kam ta kaloj natën vetëm. E vetme mes këtyre mureve që flasin shumë. Që po duan me më hëngër…S’po më zë gjumi pa ty, mua gruan tënde. Grua e pakurorë… S’jam mësuar të rri pa ty. Më i madh ashku se dhimbja. Fole bukur…Prapë ti? Tomi, duhet të jem e sinqertë me ty. Të jam zemëruar paksa. Më bërë hisenike në gjënë ma të shtrenjtë që ka femra. S’të mjaftova unë? Por s’ke faj. E re…E njomë…E bukur… Fundja s’ka rëndësi. Plaga është, por do ta shërojmë së bashku. Kështu besoj se ke menduar edhe ti. Prandaj u largove pa më lajmërua, që koha ta bëjë të veten. …Çfarë nënë!… Pse, nënë jam unë?
Shkatërrova Dakën, Pamirin. Edhe Zanën. Por Zana e ka më të lehtë. Fundja, femër. Për atë punë e ka falë Zoti…Si t’i qet goja këto fjalë, moj e pafytyrë!…
Ke të drejtë. E tillë jam unë. Tomi, të kam dashtë… Edhe të dua…
Ta pata dhënë fjalën se nuk do të shkelja nëpër ograja të huaja. Dhe e mbajta premtimin. Ti nuk e mbajte. Por mashkullit edhe i falet. Mandej, vetëm një herë pate punë me të. Dhe vetë të erdhi. T’u fut vetë në gojë. Je kënaq, besoj…Apo jo? Taze. Krisi?…
Çfarë ’kënaqësi marramendëse do të kesh dëgjuar në ato çaste hyjnore! Mu lag shtati edhe mua…E largët po më duket nata kur do të derdhem në krahët e tu.
Në këtë shtrat… Sa me kujdes e paske rregulluar. Po më vjen keq ta prish. Bashkë do ta zhubravisim… Shtrat me kuptim të dyfishtë… Të lehtë ma bën këtë natë…
Qajnë themelet e shtëpisë
Zbardhi drita. Por jo për mua. Shkrepi rrufeja mu në lule të ballit tim! Bota u përmbys për mua: Zana vdiq! Zana që e zanoi nëna! Vetë me dorë e këputa. Dhe vazhdoj të jem gjallë, në këmbë! Ky lajm i kobshëm tejembanë ma shporoi zemrën. Por, për çudi, mu në atë çast, një forcë që s’e di prej nga më erdhi, më bëri të shtrëngoi grushtuat. Ndonëse s’jam veçse një hije. Nuk lëshova asnjë ofshamë. Asnjë rënkim. Dhe asnjë pikë loti. S’jam më Grisha. Jam dikush që s’po e njoh. Një njeri që vlon përbrenda si vullkan. Vullkan në shpërthim e sipër. Çudi se si e mblodha mendjen. Ndoshta pse i kam edhe do punë t’i kryej. Ndjehesha e pa adresë. As në qiell, as në tokë. Një copë mishi mbi dy këmbë. Këmbë që filluan të lëvizin. Shkonte vdekja tek vdekja. Hiqi tek hiqi. Në të ka mbete diçka njerëzore,-më foli dikush-, ti, vetëm ti, sot nuk duhet të derdhësh pikë loti. Qajnë themelet e shtëpisë që ti i rrënove. Qan toka që të lindi…Dhe, si një gjeneral që i ka humbë të gjitha betejat dhe ka mbet pa asnjë ushtar, ngadalë, hyn në shtëpinë e vdekjes. Shikimet përbuzëse që më hodhën, mu bënë si përshëndetje.
…Ia putha faqet e ngrimë…Buzët e kuqe…Ngadalë, që të mos e zgjoja. Ia ledhatova flokët dhe ia mbylla sytë. Ata sy të bukur bojë qielli me qerpikë të gjatë. Ia kisha mbyllë me kohë. Kalova njerëzit në dhomën tjetër, pastrova shtratin nga gjaku dhe e vesha bijën time. E bëri nuse nëna e vet… -Nënë Zake,-iu drejtova mandej vjehrrës-, të lutem, vetëm sot mos më shiko shtrembët. Po ajo s’ishte aty…Të tepërta fjalët e mia. Të tepërta ishin që të tri femrat në atë dhomë-varr: njëra e shtrime, e ngrimë, e dy hije anash saj…
-Pse moj bijë ma përvëlove zemrën?!-foli dikur Zakja. -E nesërmja do t’i sqarojë të gjitha.-shtova unë. -Grishë, ti je? -Unë, he mos qofsha! -Ç’u bë Liraku? -Shkoi të lajmëroj ata pak të afërm që kemi. Si zakonisht, ora me zile e kishte zgjuar herët Lirakun. Para se të nisej për në punë, i afrohet së motrës me e pa se si ndjehet. Se e sëmurë qe mbrëmë. E s’kishte pranuar t’ia sillnin mjekun. I afrohet dhe e sheh në gjumë. Por s’mund të largohej pa e përshëndetë. Kur e vërejti me vëmendje, e zbehtë dyllë. Akull…Dhe piskama në kupë të qiellit.
E mjera kjo shtëpi çka e gjeti sot!
Plaka bëri të qohet dhe ra përmbys…-Gjyshe!…-edhe më e fortë britma e djalit-Mos më le edhe ti, se u çmenda! O Zot!
Dhe çuditërisht, nënë Zakja u çua ngadalë. Forcë e zemër qielli i dha. I afrohet njomëzakes së shtangun, ia përkëdhel faqet e ngrime, flokët. Dhe diç mërmërit me vete. Vajton kulmin e kësaj shtëpie. Kulmin që unë, Grisha, e shemba. Mbas kaq vitesh, shtëpia e Dakë Sokolit ka gjallëri. Gjallëri e heshtur. Pa zhurmë. Njerëzit, të zymtë hyjnë e dalin. Ngadalë e kryeulur. Një ceremoni e vogël mortore në shpinë e varrosur. Një dhimbje pa gjëmë. Se ata që janë, gjëmës s’ia thonë. Po vajza e re, si kallet në dhé pa ia thënë dy fjalë te kryet? Dhe afrohet plaka Dilë… “Mjerë kjo shpi çka gjeti sot! Besa sot e tash sa mot-oj-oj! Mbi këtë kulm veç korbi i zi… Gaz e dritë kurrë s’pa kjo shpi-oj-oj! Në dhé nuse pa kunorë… Kush të bani akull e borë-oj-oj! N’vorr, oj Zanë po bahesh nuse… Kush t’i ngriu buzët e kuqe?-oj-oj! Babë e vëlla, a thua i ke gjallë? Fali, Zanë, s’mujtën me ardhë…-oj-oj! Veç Liraku ka mbet në kambë. S’po të vjen keq vetëm me e lënë?-oj-oj! Nana Grishë s’di pse jeton! Sa shumë mban kjo toka jonë!-oj-oj!”
Dhe katër burra e ngritën njomëzaken. Mbas tyre, Liraku…
Dhe nata u err. E në atë ferr-tri hije. Njerëz duken. Se frymojnë. Nuk flasin. Nuk lëvizin. Dhe nuk qajnë. Qajnë gurët e themelit…Këmbët e tyre shikojnë. Këmbët që e nesërmja s’dihet se ku do t’i çojë. Dikur vonë Liraku e theu heshtjen....
-Patjetër që do të rri. Vetëm një natë. Një natë të vetme nëna do të largohet. Se ka pak punë. Dhe sërishmi heshtje varri. Dhimbjen e përtypnin pa fjalë. Kah mesnata Zakja u lodh e ra si në kllapi. Grisha e vendosi në shtratin e saj, e mandej iu drejtua djalit:
-Bir, më dëgjo me shumë vëmendje. E mos i harro këto që po të them. Janë amanet. Djali deshi të flasë, por e pengova që të mos më ndërpriste. Dhe vazhdova:-Pra, mbaji mend fill e për pe këto që po t’i them. Një ditë do t’ia thuash babës tënd.-Dhe ngadalë e shkoqur, pa lënë mënjanë as hollësitë më të vogla, ia tregova aventurën e jetës sime, që nga Bim Shketa me çelësat, peshën e fjalëve të oficerit: moj motër, jetën time të mëvonshme, fjalët e Sutës, letrën e Bimit, fatin e vërtetë të Zanës, fillim e mbarim. Ia thashë të gjitha. Të gjitha. Ndërsa flisja, djali herë dridhej e herë zverdhej. Diçka donte të thotë, por shikimi im i rreptë e pengoi. Dikur u lodh. Se mesnata kishte kaluar me kohë. E vendosa djalin në gjumë dhe shkrova një letër.
Kaluan si kaluan ato dymbëdhjetë net! Kaluan…Eh, si kaluan!-një fjalë goje. Nuk dilte shpirti pa i ardhur koha. Gjeja forcën t’i jap zemër djalit. I thash se vetë koha i shëron të gjitha plagët. Pra, edhe dhimbja e rëndë që kemi do të kalojë. Jeta duhet jetuar. Ti je i ri. Ke të ardhmen tënde. Duhet të shikosh përpara me besim. Kjo shpi ka me u rimëkëmbë. Daka e Pamiri do të kthehen. Do të kthehen patjetër. Shkoja në punë, ndërsa në mbrëmje kthehesha në shtëpinë që e kisha braktisë. Kthehesha pranë djalit e vjehrrës. E desha dhe e afrova plakën e gjorë, si kurrë më parë. Si nënën time- ndjesë pastë!- që si në mjegull mezi ia kujtoj pamjen. (vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!... Empty Re: Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi