Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirie Hajdari:Deputetëve të Serbisë iu ndalua hyrja, kthehen mbrapsht!

Shko poshtë

Lirie Hajdari:Deputetëve të Serbisë iu ndalua hyrja, kthehen mbrapsht! Empty Lirie Hajdari:Deputetëve të Serbisë iu ndalua hyrja, kthehen mbrapsht!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2009 12:29 am

Deputetëve të Serbisë iu ndalua hyrja, kthehen mbrapsht!

Lirie Hajdari, BOTA SOT
Policia e Kosovës përsëri respekton sovranitetin e shtetit të Kosovës
Lirie Hajdari:Deputetëve të Serbisë iu ndalua hyrja, kthehen mbrapsht! Sh_b


Lirie Hajdari:Deputetëve të Serbisë iu ndalua hyrja, kthehen mbrapsht! Tahataha%20(Small)
Thaçi: Ata janë deputetë të një vendi tjetër, duhet ta respektojnë ligjin
Tetë deputetë serbë janë ndaluar të hyjnë në Kosovë nga Policia e Kosovës dhe ata janë kthyer prapa në prapa në Serbi për arsye se nuk kanë paralajmëruar këtë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Një grup prej tetë deputetësh të Parlamentit serb janë ndaluar nga Policia kufitare e Kosovës në vendkalimin Dheu i Bardhë në kufi me Serbinë. Ata nuk janë lejuar që të hyjnë në Kosovë pasi që më parë nuk kanë respektuar rregullën e njoftimit paraprak për një vizitë zyrtare ndërshtetërore.
Këta parlamentarët serbë ishin nisur të vizitonin fshatin Ranillugë të komunës së Gjilanit, me pretekstin për t’u informuar rreth situatës së tensionuar që ka ndodhur këto ditë në këtë enklavë serbe. Por në kufi, ata janë përballur me Policinë e Kosovës të cilët nuk i kanë lejuar ata të hyjnë në Kosovë dhe i kanë kthyer prapa në Serbi.
Ndaj këtij “provokimi” dhe veprimi joligjor të parlamentarëve serb ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Sipas kryeministrit arsyet për mos lejimin e tyre në Kosovë, nuk janë politike, por thjeshtë arsye ligjore. “Ata janë deputet të një vendi dhe shteti tjetër, Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, dhe kjo nuk është çështje politike, por është çështje ligjor dhe ne kemi për obligim ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës në përpikëri”, tha kryeministrit Thaçi, i pyetur për të komentuar ndalesën e parlamentarëve serbe.
Ai ka theksuar sërish se respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, janë kushtet që parlamentarët serb duhet t’i plotësojnë nëse dëshirojnë të vizitojnë shtetin e Kosovës.
Njoftimin për ndalimin e parlamentarëve serbë e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas të cilëve zyrtarët parlamentarët serbë nuk kanë respektuar ligjin, sipas të cilit, për vizita zyrtare ndërshtetërore, duhet njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, tha se ndalimi i tyre për të hyrë në territorin e Kosovës, ishte thjesht respektim i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
S’ka më vizita të “mysafirëve të paftuar” në Kosovë
“Policia kufitare e Policisë së Kosovës kishte marrë një vendim nga MPB që për shkak të mosrespektimit të procedurave që janë të parapara me ligjet e Republikës së Kosovës, t’i ndalojë hyrjen delegacionit që do të vinte nga Serbia. Kjo edhe ka ndodhur në orën 10.45 në portën 5 te Dheu i Bardhë, vendkalimi kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ku i është refuzuar hyrja delegacionit 8-anëtarësh i cili vinte nga Republika e Serbisë”, është shprehur zëdhënësi Beka. Fisnik Rexhepi, këshilltar i Ministrit për Punë të Brendshme të Kosovës, në një prononcim për mediat në Prishtinë, ka deklaruar se delegacioni serb kishte njoftuar zyrën e Kombeve të Bashkuara në Beograd për këtë vizitë, ndërkohë që kërkesa, në bazë të ligjit duhet bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. “Arsyeja pse u është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës është se nuk ata nuk kanë respektuar procedurat. Delegacioni serb ka vazhduar me avazin e vjetër që të njoftojnë vetëm zyrën e Kombeve të Bashkuara në Beograd se do ta vizitojnë Kosovën, ndërsa sipas ligjit është e përcaktuar qartë se duhet të kontaktohet drejtpërdrejtë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës”, tha Rexhepi.
Tashmë vizitave të “paftuara” të zyrtarëve serbë u ka ardhur fundi. Ata nuk do të lejohen më të hyjnë e të dalin pa marrë lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Duhet theksuar se kohë më parë Policia Kufitare e Kosovës nuk lejoi ministrin serb për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, të hynte në territor, pikërisht për faktin se nuk kishte kërkuar leje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi