Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

[fryma] Emigrantja Kozeta Krulis: Rikthimi në atdhe përmes një rrëfimi artistik

Shko poshtë

[fryma] Emigrantja Kozeta Krulis: Rikthimi në atdhe përmes një rrëfimi artistik Empty [fryma] Emigrantja Kozeta Krulis: Rikthimi në atdhe përmes një rrëfimi artistik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 05, 2011 1:40 am

[fryma] Emigrantja Kozeta Krulis: Rikthimi në atdhe përmes një rrëfimi artistik KOZETA01-.jpg.scaled500

[fryma] Emigrantja Kozeta Krulis: Rikthimi në atdhe përmes një rrëfimi artistik

TRIPTIK NË INNSBRUCK

Pas 20 vjetësh rikthehet në atdhe, por, tashmë si autore e një libri nën titullin “Vajza nga Berati”, botim i parë i shtëpisë botuese “Naimi” për vitin 2011. Mund ta botonte në gjuhën gjermane, por parapëlqen shqipe. Kozeta Krulis, një shqiptare me nënshtetësi austriake, sjell një libër me tregime të cilat i bashkon jo vetëm autorësia e përbashkët, por edhe “mallkimi i vendlindjes”, që e ndjek autoren ngado që të vejë, ashtu si thuhet në sakramentin e krishterë: në të mirë e në të keq, në shëndet e në të lig. Në Europën e sotme shqiptarët janë të pranishëm po aq sa të tjerët, përpjesëtimisht me të tjerët. Dhe thuajse kudo janë të pranishëm edhe shkrimtarët shqiptarë në gjuhët e vendeve ku jetojnë: Ron Kubati, Ornela Vorpsi në Itali, Besa Myftiu në Zvicër, Elvira Dones në Francë e përtej Atlantikut dhe shumë të tjerë. Kozeta Krulis u shtohet emrave të shqiptarëve që shkruajnë e botojnë në Perëndim dhe për lexuesin e Perëndimit.
Kozeta Krulis ka shkruar një libër ku lexuesi mund të vërejë ç’ndodh me qenien dhe vetëdijen njerëzore kur gjendet përballë tjetrit, të huajit, i cili ka gjithë-gjithë dy “programe” leximi të njeriut shqiptar: si në letërsinë ekzotike, ose si në imazhin televiziv. Më së shumti shqiptarët u ndeshën me dyshimin dhe vrazhdësinë europiane, që lidhej edhe me shumë sjellje të padenja të atyre që dolën të parët në Perëndim. “Shqiptarin tim e kam dhuratë nga Perëndia, shqiptarët e tjerë i marrtë djalli” - ky qe titulli i një reportazhi të botuar në fillimin e viteve 1990 në një të përditshme greke. Nëpër këtë kalvar duhej të kalonte edhe Kozeta Krulis. Fillimisht duhej të përballej me përfytyrimin europian për shqiptarin. Dhe, për të mbërritur deri tek “ringjallja llazariane”, do t’i duhej të dëshmohej si vetje-ndryshe në një proces të gjatë e të mundimshëm. Tregimi i Kozeta Krulis “Vrap mbi mina” është një ikje prej skemës së re europiane të përftimit të njeriut shqiptar. Ajo të kujton dialogjet e Tom Cruis në filmin e mrekullueshëm “Terminal”, ku pyetjeve gati lutëse për një pohim të shpejtë që i bëhen prej policisë aeroportuale: “A është për ju Cracovia, vendi i origjinës, n jë rrezik”, ai u përgjigjet thjesht: “Jo, përkundrazi, unë kam frikë nga ju!”. Ndërsa tregimi me titull “Një çantë te dera” i Kozeta Krulis është jo vetëm letërsi, por edhe një tekst për analizë kompleksesh e psikozash etnike, që nuk munguan të shpërthejnë lirisht me kalimin në shoqëri të hapur. Kurse “Tango në Innsbruck” është nyja themelore e vëllimit. Eshtë një novelë që të bën të mendohesh; ajo ka, gjithashtu, një lexim antropologjik, sidomos për lidhjet e njeriut me vendlindjen.Berati dhe gjithçka di për të bëhet shpëtimi i autores për të shfaqur identitetin e vet.
[fryma] Emigrantja Kozeta Krulis: Rikthimi në atdhe përmes një rrëfimi artistik KOZETA01-.jpg.scaled500
Autorja, duke jetuar fatin e personazhit të novelës së vet, në fakt i paraqet lexuesit se si vendlindja, me trashëgiminë e saj më të vlefshme, mund t’i bëhet pjesë e pasaportës së vet; mund të shenjojë identitetin e saj.
Prej këndej nis ringritja e personazhit, alter ego e Kozetës. Pikërisht kjo e bën triptikun e saj një vepër që lexohet si letërsi, si dëshmi, si burim të dhënash etnopsikologjike, të vlefshme për krahasim gjendjesh në përplasje mendësish dhe identitetesh. Kozeta u jep, përmes këtij libri, jo vetëm bashkatdhetarëve të vet, por kujtdo që do ta lexojë, shumë trishtim e dramë, por njëherësh edhe shumë ringjallje shpirtërore dhe shpalosje identiteti, duke e promovuar vetveten në sfondin e atij qyteti që ka mahnitur ndër shekuj botën dhe sot është në listën e Kryeveprave të Trashëgimit Botëror, një prej programeve më elitarë të Unesco-s, qytetit të Beratit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi