Thanas L. Gjika: Shkolla e lirë mbi gjithçka formon karakterin
Faqja 1 e 1
Thanas L. Gjika: Shkolla e lirë mbi gjithçka formon karakterin
SHKOLLA E LIRE MBI GJITHECKA FORMON KARAKTERIN
(Esse për Dr. Iliaz Gogaj me rastin e 75-vjetorit të lindjes)
Nga Dr. Thanas L. GJIKA
Studiuesi i pasionuar i historisë së arsimit shqiptar Dr. Iliaz Gogaj me botimin e dymbëdhjetë veprave studimore dhe të qindra artikujve për historinë e Arsimit tonë të viteve 1900-1939, ka zenë kryet e vendit në këtë fushë të studimeve shqiptare. Shkrimet e tij bien në sy për shfrytëzimin e burimeve të shumta nga një literaturëe gjerë, për analizat objektive dhe konkluzionet e matura.
Mirëpo, për shkak të kokës së fortë, pra, se nuk u bë servil i asnjë qeverie, as i asaj moniste, që e qarkulloi në Fier për disa vjet, e as i këtyre postkomuniste të quajtura pluraliste, që e nxorën me vrap në pension sapo shkeli të gjashtëdhjetat, ky studiues nuk është vlerësuar me titullin Profesor, siç e meriton, të cilat, presidentët tanë të nderuar, ua kanë shpërndarë me bollëk mjaft kolegëve të tij me konrtibut shumë më të vogël. Pozita dhe opozita nuk kanë në programet e tyre synime kulturore, duke vlerësuar punonjësit e shkencës e të artit, por kanë programe shumë të pasura për të sulmuar, sharë e fyer njëra tjetrën dhe për të organizuar demostrata për marrje pushteti.
* * *
Ishte viti shkollor 1963-64 kur e njoha nga afër në konviktet e Fakultetit Histori Filologji studentin tepelenas që ishte rritur në Fier. Ai kishte punuar nja pesë vjet mbas shkollës së mesme. Në dhomën e vogël ku banonte me Ali Dhrimon, kishte shumë libra. Trupi i tij i madh, balli i gjerë, pamja serioze dhe mosha më e madhe se e studentëve të tjerë, më bënë të mendoja se ishte ndonjë nga pedagogët e rinj që banonte në konvikt.
Në gusht të vitit 1966 u emërova redaktor në Radio Tirana. Nevoja për të përgatitur emisionet historike, bëri që t’i shtoja kontaktet me Iliazin, tashmë punonjës në Arkivin e Shtetit, në sektorin e dokumentacionit midis dy luftrave. Ishte martuar me një vajzë tiranase, mësuesen Liri Osmanlliun, që kishte mbaruar për matematikë. Gjatë vizitave në dhomën e tyre të vetme të një shtëpie përdhese ku i kishte strehuar xhaxhai i Lirisë, karshi gjimnazit Sami Frashëri, e gjeja Iliazin ulur para tavolinës, të mbushur plot skeda. Qindra e qindra skeda të vendosura në disa kuti të bëra vetë prej kartoni. Sa herë i kërkova bashkëpunim për emisione të ndryshme nuk ma ktheu kurrë e nuk e shkeli afatin. Me bashkëpunëtorë si ai, unë nderohesha.
Për fat të keq edhe sot Iliaz Gogaj, ky autoritet në studimet shqiptare për Arsimin, jeton po në ato kushte strehimi. Si të mos mjaftonin vështirësitë e përditëshme, shtatorin e kaluar disa banditë e helmuan e i plackitën dorëshkrimet dhe paret, por shyqyr Zotit shpëtoi gjallë. Policia nuk mundi t’i gjente dot banditët…
E megjithë mosvlerësimin dhe politikën mospërfillëse të politikanëve, Dr. Gogaj nuk e humb durimin dhe kurajën, duke sfiduar moshën dhe sëmundjet që nuk i mungojnë, vijon të punojë me ritmet e zakonshme duke na dhënë gati cdo vit vepra të reja…
THEMELET E ARSIMIT: FORMIMI I KARAKTERIT
Në veprën studimore të Dr. Gogajt bie në sy synimi për të nxjerrë në dritë e për të analizuarvlerat edukative të programeve mësimore të shkollave dhe të mësuesve që ai ka bërë objekt studimi, synimi për të zbuluar karakterin njerëzor që kultivonte shkolla shqipe e viteve 1918-39.
Mbas shkërmoqjes së Diktaturës, në vitet e para të tranzicionit, gjatë një bisede me të, i thashë se sistemi socialist, pra Diktatura Komuniste, mund të mos shahej për Arsimin, për masivizimin e shkollës, për institutet e larta e Universitetin që hapi, etj. Iliazi qeshi e më kundëreshtoi, duke ma mbyllur gojën:
-Shkolla shqipe e viteve 20-30-të i vinte rëndësi të dorës së parë edukimit të karakterit njerëzor krahas formimit të dijeve, kurse shkolla socialiste i dha dërmën edukimit të karakterit. Kjo shkollë na mësoi servilizmin, sesi t’i bindeshim verbërisht politikës së partisë shtet, si të gënjenim për të qenë në përputhje me politikën e ditës dhe jo në përputhje me moralin njerëzor, me të vërtetën. Nga një shkollë ku nxënësi edukohej të ishte servil i pushtetit, të shkelte autoritetin e edukatorit të vet, si na mësoi shkolla socialiste, nuk mund të delnin sot kuadro që të qeverisin vendin si duhet. Shiko politikanët e sotëm, pjellat e kësaj shkolle, ata shikojnë si t’i servilosen qeverise për te përfituar e jo per ta ndihmuar duke kundërshtuar gabime te saj.
Shkolla socialiste pillte kuadro gjysmake edhe ne jemi gjysmakë dhe do te mbetemi te tillë po të mos luftojmë të ndryshojmë edukatën tone qytetare. Na duhet ta flakim karakterin servil të edukuar nga shkolla socialiste. Shumë prej neshsynimin kryesor e kemi drejtuar jo nga të qenët qytetarë të pavarur, por nga interesi, jemi ndarë sipas partive, shikojmë cila parti mund të na shpërblejë më shumë. Shpallja jonë se jemi qytetarë me parime socialiste ose demokratike është vetëm demagogji, ne e bëjmë këtë për të fshehur interesat e ngushta.
Intelektualët e vërtetë në cdo kohë janë të pavarrur madje opozitarë me pushtetin, kurse ne jemi edukuar të jemi servilë, i mbajmë anën partisë që sundon sot ose asaj që do të sundojë nesër. E kështu, në vend që të bëjmë lojën tonë të pavarrur bëjmë lojën e partive. Shkollim kemi, por edukata qytetare na mungon.
Pastaj pa zotëruar mire një gjuhë të huaj të madhe e pa lexuar lirshëm në të nuk kemi si formohemi profesionalisht. Ata që mbaronin gjimnazin para Luftës zotëronin si duhej një gjuhë europiane, kurse ne as gjimnazi e as shkolla e lartë nuk na e mësoi dot një gjuhë të huaj që ta flasim e ta shkruajme normalisht...
Pikërisht zbulimi që u ka bërë historiani Gogaj vlerave edukative të programeve të shkollave të para Luftës së Dytë, na bën të admirojmë edukatën që merrnin nxënësit në shkollat shtetërore e ato private të asaj kohe, si dhe punën e personalitetin e mësuesve. Mbas leximit të shkrimeve e librave të tij s’ka si të mos admirosh figurat e shquara të Arsimit tonë si Skënder Luarasi, Safet Butka, Mirash Ivanaj, Jovan Koliaka, Sotir Papahristo, Sulë Harri, Urani Rumbo, Jani Minga, Ali Cungu, dhe të amerikanëve Harry Fultz, Charls Holingshead, Charles Telford Erickson, etj, etj.
Mësuesit e sotëm mund gjejnë modele të shumta frymëzimi për punën e tyre pikërisht në veprat e këtij studjuesi, ku janë dhënë me ngjyra të spikatura jeta, mendimet, puna e edukatorëve më të mirë të viteve 20-30-të të shek XX-të.
SHKOLLAT AMERIKANE MODEL I SHKOLLAVE PROFESIONALE
Midis veprave studimore të Dr. Gogajt shquajnë dy kryevepra të tij Punëtorë të Shquar të Shkollës Shqipe (2001) dhe Shkolla Teknike dhe Harry Trevlye Fultz (2010). Përmes këtyre veprave ky studiues ia ngulit lexuesit vlerat e personaliteteve më të shquar të shkollës sonë të viteve midis dy luftrave. Përshkrimet e goditura dhe analizat e thella për punën e palodhur, për pasionin e madh, për karakterin e vendosur, për normat e larta profesionale prej të cilave udhëhiqeshin arsimtarët e atyre shkollave të mbeten në mendje e të frymëzojnë për të synuar që dhe ti të jesh për brezin e ri Njeri dhe Edukator.
Analizat e përmbajtjes teorike të programeve dhe të metodave të mësimit dhe edukimit, të praktikave mësimore të prodhimit bujqësor e blegtoral në ferma, fidanishte dhe ara, të punës së shumanshme jashmësimore të nxënësve të Shkollës Teknike Amerikane të Tiranës dhe të Institutit Shqiptaro-Amerikan të Kavajës, të cudisin për pasurinë e madhe të këtyre shkollave. Pasioni e dashuria e madhe për arsimin bashkë me përgatitjen profesionale dhe përvojën studimore, e kanë ndihmuar studiuesin të kërkojë e të gjejë shtëpi më shtëpi, gazetë më gazetë, dokument më dokument dhe të analizojë si duhet materialet shumë të bollshme. Në këto vepra gjen gjithëcka për formimin e nxënësve nga fillimi i shkollës deri tek diplomimi e punësimi i tyre. Këto vepra e trajtojnë në plotësinë e vet gjithë faktin se epokën e arsimit politeknik në Shqipëri e hapën me shumë sukses arsimtarët e devotshëm amerikanë Harry Fultz dhe Charles Erickson.
Mbasi ka treguar me fakte kompleksitetin e shkollës dhe të formimit të nxënësve të saj, mbasi ka ka treguar gjithë aftësitë e veçanta dhe talentin shumëdimensional pedagogjik të drejtorit të Shkollës Teknike, të Harry Fultz-it, i cili e krijoi këtë politeknikum nga hiçi me punën e vet, të kolegëve dhe të nxënësve të tij, Dr. Gogaj, autori i kësaj vepre monumentale, midis konkluzioneve thekson:
Gjithë personaliteti i tij si pedagog i dorës së parë, me punën aq të begatë që bëri në Shqipëri, rrezatoi këtë të vërtetë të madhe jetësore që rrjedh nga parimet prijëse të pragmatizmit amerikan: Bota është komplekse, e përbërë nga individë të vecantë. Nuk mund të ketë rregulla të prera të cilat mund t’i përshtaten çdo qenieje njerëzore dhe çdo situate. Prandaj çeli mendjes shtigjet për idetë dhe ndikimet e reja. Kombinoi arsyen me imagjinatën dhe integritetin me punën e zellshme”, si shkruhej në një artikull të revistës së shkollës Laboremus.
Respekti dhe dashuria që fiton mbas leximit të dy veprave për shkollat amerikane në Shqipërinë e viteve 20-30-të të shekullit 20-të, ta krijojnë bindjen se studiuesi Iliaz Gogaj është jo vetëm një njohës, simpatizant e mik i madh i shkollës profesionale amerikane, por dhe një propagandist shumë i kualifikuar i saj.
***
Krahas historisë së arsimit dhe të shkollave Iliazi ka pasur pasion të mbledhë e të vlerësojë dhe një aspekt tjetër të jetës ekonomiko-kulturore e arsimore të shqiptarëve të Rilindjes e të Pavarësisë, atë të mirëbërjes, të dhurimit për shkollat e arsimin shqiptar. Në këtë fushë, me veprën Mirëbërësit Shqiptarë të Arsimit (2002), ky studiues i ngriti një përmendoreshkencore mirëbërësve korcarë të arsimit, të paharruarve Thoma Turtulli, Jovan Banka, Nikolla Lako, etj.
Iliazi është dhe njeri me kërkesa enciklopedike. Ka lexuar e mbledhur shënime dhe nga fusha të afërta me historinë. Rezultat i kësaj pune janë dy veprat e tij me përkthime e kompilime nga italishtja Kureshti nga Jeta e Njerëzve të Shquar (1998) dhe Napoleon Bonaparti(2000). Shtysa për hartimin e botimin e këtyre veprave ka qenë dëshira humane për të ndikuar në formimin e mëtejshëm të lexuesve me mësime morali dhe njohuri enciklopedike historike.
Duke u ngushëlluar, si ngushëllohen idealistët e vërtetë, se më shumë i dha sesa i mori Shqipërisë, jubilari ynë vijon të punojë për një monografi të re për të nxjerrë në dritë jetën e veprën e mësuesit tjetër idealist, Jani Mingës.
I urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe plotësim të planeve të tij studimore!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi