Pirro Prifti: Puçi sipas mazhorancës dhe “Puçi-Puçi” sipas opozitës
Faqja 1 e 1
Pirro Prifti: Puçi sipas mazhorancës dhe “Puçi-Puçi” sipas opozitës
Puçi sipas mazhorancës dhe “Puçi-Puçi” sipas opozitës
Nga Pirro PRIFTI, Analist
Problemet e 21 janarit të diskutuara në media dhe të marra seriozisht nga Parlamenti nëpërmjet Hetimit Parlamentar në të cilën merr pjesë vetëm mazhoranca janë paradoksalisht të argumentuara nga secila palë: njëra duke argumentuar se ishte Puç dhe tjetra duke pohuar të kundërtën duke thënë që jo vetëm nuk ishte Puç por ishte një demonstratë e ligjshme dhe e bërë me leje, që mori forma të dhunshme e cila përfundoi me vrasjen e tre të pafajshmëve. Sipas thënieve të mazhorancës kjo demonstratë me leje ishte Puç kurse për ta vënë në lojë këtë marrëzi të mazhorancës, opozita mund ta quajë shumë mirë Puçi-Puçi sipas një kënge të dy këngëtareve të muzikës të lehtë të përpunuar.
Putsch- një fjalë gjermane do të thotë tekstualisht grusht shteti pra - një përpjekje e papritur dhe jo-ligjore e bërë zakonisht nga një grup i vogël zakonisht tipik ushtarak- për të zëvendësuar qeverinë aktuale një qeveri apo grup tjetër drejtues. Grushti i shtetit nëse ka sukses kur uzurpuesit vendosin legjitimimin e tyre n.q.s. qeveria e sulmuar dështon në përpjekjet e saj për të qetësuar puçistët, duke lejuar konsolidimin e tyre (politik, strategjik, taktik) dhe pastaj marrjen në dorë e pushtetit të rrëzuar; ose pranimi i heshtur i popullit dhe mos-pjesmarrja e forcave ushtarake. Pra Puçi u shërben puçistëve për të marrë në dorë pushtetin politik.
Tentativa e dështuar për Puç kundër qeverisë legjitime të mazhorancës- sipas deklaratë folësve të mazhorancës ishte organizuar nga opozita, dhe këtë akuzë të rëndë ndaj opozitës mazhoranca kërkon ta mbështesë jo vetëm me krijimin e Komisionit hetimor për të hetuar të gjithë të dyshuarit përfshi dhe Presidentin e Republikës, Kryeprokuroren e Përgjithshme të cilët praktikisht janë të pahetueshëm sipas ligjit.
Argumentat sipas qeverisë për tentativë për Puç janë të njohura dhe mund të radhiten:
-Demonstrata e dhunshme.
-Plagosjet e policëve.
- Njerëz me armë.
-Njerëzit e dhunës ishin të paguar sepse u gjetën para në xhepat e tyre.
- Shtabi diku përballë Kryeministrisë.
-Dyshime mbi Prokuroren e Përgjithshme për arsye se dërgoi Urdhër-Ndalimi ndaj 6 shefave të Gardës.
- Dyshime për Presidentin sepse ai nuk përdori fjalën “dhunë”.
- Akuza liderëve të opozitës Rama, Gjinushi, Ruçi si organizatorë të tentativës për Puç.
Argumentat e opozitës kundër Puçit apo sikundër thonë me qesëndi Fiks Fare –Puçi-Puçi”, për të tallur akuzat absurde të mazhorancës janë:
-Demonstrata ishte me leje.
-Protestuesit goditën policinë sepse sipas dëshmisë së shumicës së tyre në gjyq –u shanë rëndë nga policët.
-Demonstruesit e dhunshëm por dhe të tjerët nuk mishin armë, gjë që u dëshmua në gjyq tek ata që dyshoheshin.
-Protesta nuk ishte politike por ishte për shkak të korrupsionit të qeverisë dhe të video-kasetës skandaloze ndaj Ilir Metës autori i të cilës ka lënë të kuptohet se ka dhe të tjera fakte; për pasojë populli doli në protestë sepse... “u zëmërua nga ky korrupsion qeveritar”.
-Nuk ka kurrfarë tentative për Puç, sepse asnjë nga demonstruesit nuk hyri dhe nuk dëmtoi institucionin.
-Nuk bëhet puç me shkopinj dhe gurë të cilët u a hodhën policëve dhe gardistëve sepse ata provokuan.
- Vrasjet e tre njerëzve të pafajshëm të cilët u vranë jashtë institucioneve të pretenduara se “do të pushtoheshin nga demonstruesit”.
-Mosdorëzimi i 6 gardistëve prokurorisë gjë që përbën shkelje të ligjeve.
-Asnjë nga udhëheqësit politikë të opozitës nuk ka dhënë asnjë lloj udhëzimi për të pushtuar institucionet e aq më pak për të bërë Puç.
-Kërkesat për lejimin e kontrollit të tablateve të Presidentit, Kryeprokurorit dhe Kryetarit të Opozitës janë të paligjshme për arsye se duhet një akuzë për secilin prej tyre që këto tabulate të kontrollohen.
Asnjë nga demonstruesit nuk ka marrë para për të dalë në demonstratë, por- sipas opozitës- kanë dalë me dëshirën e tyre.
Këto ishin akuzat dhe kundër akuzat e të dy palëve.
Për të gjetur shkakun e kësaj furie anti-opozitare duke e akuzuar atë që ka bërë tentative për grusht shteti mund të deduktojmë se çfarë fshihet pas kësaj akuze të rëndë.
Mendoj se shkaku është më i thellë nga sa duket. Mendoj se po të krahasohet grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 me 21 janarit ka dallime aq rrënjësore sa 21 janari duket lojë kalamajsh.
Këtu hyn argumenti në formë pyetje se përse u vranë 3 njerëz të pafajshëm, e them të pafajshëm se kushdo mund të ishte vrarë në trotuar ose në rrugë nga plumbat, gjë që përbën shkelje të rëndë të ligjit të përdorimit të armëve nga policia dhe Garda gjatë një demonstrate.
Nëse vrasjet janë bërë nga Garda apo policia, ose nga ndonjë i infiltruar midis demonstruesve –këtë gjë duhet ta zgjidhë prokuroria, megjithatë vrasja në rrugë të madhe e tre civilëve ngre problemin e mungesës së profesionalizmit të policisë e cila nuk qenka në gjendje të mbajë rendin edhe ndaj një demonstrate prej 5 mijë vetësh (llogari e verifikuar sipas policisë). Këtë mungesë profesionalizmi të policisë, e përforcon dhe vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i cili deklaroi pas 6 ditësh më 27 janar se... “ne nuk garantojmë demonstratën –homazh të 28 janarit..?!”
A mundet Opozita të ketë organizuar një tentative për Puç? Mendoj se argumentet janë të pamjaftueshme për një pohim të tillë, por dhuna gjatë demonstratës është e dënueshme, ashtu si u dënuan rreth 20 demonstrues.
Përse atëhere mazhoranca insiston për një tentativë të tillë për Puç? Këtu mund të ndalemi pak, sepse ka argumenta të cilat kërkojnë të analizohen për të gjetur shkakun. Megjithë debatet e nxehta në mediat se kush ka të drejtë, mbeten dy fakte kokëforte: -Vrasja duke shkelur ligjin mbi përdorimin e armëve të 3 njerëzve.
-Përdorimi i armëve pa shkak i policëve dhe i gardistëve duke shkelur gjithashtu ligjin.
Në fakt asnjë nga debutuesit e paguar që zihen e grihen në mediat shqiptare, qëllimi kryesor i opozitës ishte: ndërkombëtarizimi i problemit të keq-qeverisjes së mazhorancës, gjë që pati sukses të menjëhershëm; BE reagoi menjëherë duke kërkuar dhe dërguar personalitete për të zgjidhur ngërçin politik, së bashku me SHBA.
Mesa duket mazhoranca përdori këtë manovër për të deklaruar “tentativë për Puç” të një demonstrate të dhunshme por me leje (e cila dhe për nga përkufizimi i Puç-it nuk rezulton për tentativë për Puç, sepse puçi ndodh papritur dhe jo duke marrë leje po nga qeveria e cila do të kërkonin të rrëzohej?!) për dy arsye të forta:
- Për të krijuar një zhurmues tjetër që të largojë vëmendjen nga vrasja e 3 njerëzve të pafajshëm.
- Për të shmangur efektin skandaloz të video-kasetës së korrupsionit të Kryetarit të partisë kryesore të koalicionit me mazhorancën.
Mendoj se kamuflimi ka sukses por vetëm përkohësisht. Ndërkombëtarizimi i problemit shqiptar nga opozita ka goditur rëndë qeverisjen e mazhorancës, e cila nuk e priste një shuplakë të tillë. Mendoj gjithashtu se i vetmi mjet për të shmangur dhe për të treguar dinjitetin e një partie të mazhorancës si PD, e cila me thënë të drejtën ka patur disa Projekte serioze në përmirësimin e imazhit të vendit si. Rregullimi i rrugëve, rritja e pagave, stabilizimi i buxhetit të shtetit.
Megjithatë mesa duket fatkeqësitë e koalicioneve qoftë të majta e qoftë të djathta janë partitë e vogla, të cilat realizojnë koalicionet përkatës (koalicioni i fundit i 29 qershorit ishte LSI), që janë nga më të korruptuarat aq sa të shtrembërojnë dhe të dëmtojnë imazhin e partisë kryesore aq sa dhe të prishet koalicioni.
Së fundi, mendoj se prishja e koalicionit me LSI është e pashmangshme, ndryshe PD do të ndotet nga efektet skandaloze të korrupsionit të kësaj partie aq sa të detyrohet të bëjë zgjedhje të parakohshme, ose të detyrohet të riformatojë qeverinë duke pritur një palë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të zgjidhë ngërçin me opozitën, e cila megjithëse ka qenë deri në një farë shkalle jo bashkëpunuese dhe shumë kokëfortë, por në rastin më të fundit të korrupsionit të kryetarit të LSI (në cilësinë e zv/kryeministrit i cili dha dorëheqjen nga turpi e frika), ajo ka të drejtë të prishë qetësinë e rreme të qeverisjes. Do të ishte më mirë që këto parti të vogla të mos marrin poste ministrore nëse nuk kanë programe të vlerësuara nga një komision.
Mendoj së fundmi, se problemi është i koklavitur derisa mazhoranca të marrë hapa konkrete në drejtim të përmirësimit të imazhit, ose duke larguar LSI, ose duke u detyruar të bëjë zgjedhje të parakohshme. Opozita duhet të jetë bashkëpunuese dhe të nxjerrë pa tjetër nëse ka fakte të tjera korrupsioni qoftë të LSI, qoftë të individëve të PD.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pirro Prifti: Celulat antiamerikane - të njëjta me Antishqiptarizmin
» Pirro Prifti: Nga G-99, turpi i së Majtës tek Eurosocialistët e braktisur
» Pirro Prifti: Rregjistrimi i Përkatësisë Fetare i nevojshëm për Integrimin e vendit
» Pirro Prifti: Skënderbeu-vija ndarëse midis Shqiptarëve dhe Antishqiptarëve
» Pirro Prifti: ‘Ballkan Bazaar’ – një film ofendues për Klerin, Komunitetin Ortodoks shqiptar...
» Pirro Prifti: Nga G-99, turpi i së Majtës tek Eurosocialistët e braktisur
» Pirro Prifti: Rregjistrimi i Përkatësisë Fetare i nevojshëm për Integrimin e vendit
» Pirro Prifti: Skënderbeu-vija ndarëse midis Shqiptarëve dhe Antishqiptarëve
» Pirro Prifti: ‘Ballkan Bazaar’ – një film ofendues për Klerin, Komunitetin Ortodoks shqiptar...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi