Nexhmedin Spahiu: Kur dhe ku e mori Kosova teposhtën në skenën ndërkombëtare?
Faqja 1 e 1
Nexhmedin Spahiu: Kur dhe ku e mori Kosova teposhtën në skenën ndërkombëtare?
Kur dhe ku e mori Kosova teposhtën në skenën ndërkombëtare?
Nga Nexhmedin Spahiu
Në shtator të vitit që shkoi në Qendrën Mediale në Çagllavicë ishim të ftuar në panel Jakup Krasniqi, Sllobodan Petroviqi, Zhivojin Rakoçeviqi dhe unë. Tema e diskutimit: Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Kosovën, e propozuar nga Beogradi dhe e ndryshuar në momentin e fundit e përkrahur edhe nga Brukseli e Washingtoni. Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, e tha atë që ditë më parë e kishte deklaruar kryeministri Thaçi: Miratimi i rezolutës – fitore e madhe për Kosovën.
Jakup Krasniqi shtoi edhe tonin e mirësjelljes diplomatike duke thënë se kjo rezolutë nuk duhet të kuptohet si humbje për Beogradin, por megjithëkëtë nuk ngurroi të replikonte me pozicionin tim duke pohuar se “politikanët i dinë më mirë këto punë se analistët, sepse kanë më shumë informata”.
Pozicioni im ishte ky: Rezoluta ishte një fitore e madhe për Beogradin dhe një rrezik i madh për Prishtinën. Arsyetimi im ishte ky: Deri më tani (miratimin e rezolutës në OKB, Shtator 2010) Beogradi ishte pozicionuar kundër Washingtonit e Brukselit dhe beteja politike e Prishtinës ishte e lehtë - mjaftonte që Prishtina të ishte e dëgjueshme ndaj Washingtonit e Brukselit dhe betejat kundër Beogradit i fitonte njërën pas tjetrës, por tani që Beogradi u bë me Washingtonin e Brukselin situate ndryshon rrënjësisht. Kjo nuk do të thotë se Washingtoni e Brukseli do ta braktisin Prishtinën, por beteja politike mes Beogradit e Prishtinës do të zhvillohet nën rrethana krejtësisht të reja, të pafavorshme për Prishtinën të pamësuar deri më tani me një pozicion të tillë.
Ky pozicion dhe ky arsyetim u kundërshtua nga kryeparlamentari Krasniqi.
Çfarë ndodhi në vijim?
Një raporti të parlamentarit zviceran të Këshillit të Evropës, Dick Marti, akoma pa u miratuar në Asamble iu dha jehonë planetare në mediat më të fuqishme të botës. Reagimet aspak diplomatike të kryeministrit të Kosovës ndaj këtij raporti i dhanë atij jehonë edhe më të madhe. Tirana mori qëndrim me standarde të dyfishta: në njërën anë retorikë patetike patriotike e në anën tjetër “po more urdhëroni hetoni”, bëri që rezoluta të kalojë në Asamblenë ë Këshillit të Evropës pa vështirësi.
Gazeta prestigjioze “Le monde” qëndisi fletërrufenë kundër Xhavit Halitit, ndërsa “The Guardian” një tjetër kundër Hashim Thaçit. Të gjitha këto me një objektiv themeltar: izolimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Kush do të krijojë marrëdhënie me një shtet udhëheqësit e të cilit akuzohen për gjërat më çnjerëzore? Mediat botërore e kanë bërë të vetën dhe edhe në rast se hetimet rezultojnë se akuzat janë të pabaza shumë pikëpyetje nëse këto rezultate do të gjejnë vend në mediat botërore. Dhe kush atëherë nga presidentët apo kryeministrat e botës do të shtrëngojë duart me politikanët kosovarë të përgojuar në mediat botërore? Secili nga ata në vendet e tyre ka opozitën, shoqërinë civile, mediat etj. Përse atëherë kryeministri apo presidenti X i një vendi Y do të takohej me Hashim Thaçin? Opozita në vendet e tyre do ta shfrytëzonin terrenin e gatshëm për ta sulmuar ata se po bashkëpunojnë me politikanë të akuzuar. Sigurisht që opozitës së kryeministrit X në vendin Y nuk do t’u interesojnë faktet apo kuzhinat nga kanë dalë akuzat. Për ta do të jetë politikisht e dobishme që të shfrytëzohet opinioni i krijuar.
Së këndejmi rrallë kush nga kryeministrat apo presidentet do të bëjë ballë të takohet me liderët kosovarë. Në një situatë të tillë Kosova do të jetë e izoluar. Të gjitha këto janë goditje të Beogradit të forcuar pas daljes së tij nga orbita e Moskës dhe futja e tij në orbitën e Washingtonit dhe Brukselit ne Shtator të 2010.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nexhmedin Spahiu: Bekim Fehmiu
» NEXHMEDIN SPAHIU PROMOVON LIBRIN E TIJ TË 8-TË
» Nexhmedin Spahiu: Karakterizim konsekuent i një veprimatarie konsekuente
» NEXHMEDIN SPAHIU:Historiani falsifikator Arben Puto
» Nexhmedin Spahiu: Autostradat ne Kosove - jo mbi rruget ekzistuese
» NEXHMEDIN SPAHIU PROMOVON LIBRIN E TIJ TË 8-TË
» Nexhmedin Spahiu: Karakterizim konsekuent i një veprimatarie konsekuente
» NEXHMEDIN SPAHIU:Historiani falsifikator Arben Puto
» Nexhmedin Spahiu: Autostradat ne Kosove - jo mbi rruget ekzistuese
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi