Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dije Meniqi-Fazliu:Një yll sonte u shua!

Shko poshtë

Dije Meniqi-Fazliu:Një yll sonte u shua! Empty Dije Meniqi-Fazliu:Një yll sonte u shua!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 05, 2011 2:55 am

Dije Meniqi-Fazliu:Një yll sonte u shua! 48826_100001669445476_607563_n

Dije Meniqi-Fazliu:Një yll sonte u shua!


Një yll sonte padashje ra nga qielli,
u shua si shuhet shkëndija nga era dhe stuhia.
Do t`më pyesni pse,pse u shua ky yll!?
U shua ngase zemrës sime i dha ngushllim.
Sonte vargu im po përpiqet të gjej qetësim
por nuk qetësohet shpirti kur vuan pa pushim
për ty që të kam larg o engjëlli im.
Thua nuk shuhen yjet!
Gabon ti vargu im
ato shuhen shpejt kur nuk kanë shoqërim.
Copëtohen mu si zemra
por ngjyra këtu dallon
yjet janë të verdha
e zemra kuq vezullon.
Por diç kanë të njejtë
ngrohtësi të sjellin në jetë
japin gjallëri,
e pa ta s`ka jetë.
Sonte pa dashje diç ndodhi në mua
nuk desha ta shoh yllin duke u shuar!
Por ja që ndodhin,gjëra të tilla
e ti vargu im
vazhdo me të mira
kjo jetë është e bukur
duhet ta shijosh
por mos u mashtro
në imagjinatë të besosh.
Çfarë ke ti bilbil
më dëgjon me mall
fluturo atje
ku unë kam shpresë e mall.
Fluturo o shpend
me flatrat e tua
e di që të kam lakmi
dhe pres me ty të vij.
Dije Meniqi-Fazliu:Një yll sonte u shua! 181842_133199416745706_100001669445476_205143_3176624_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi