Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim gashi-Drenica:Eksluzive:Liljana Toqe

Shko poshtë

Agim gashi-Drenica:Eksluzive:Liljana Toqe Empty Agim gashi-Drenica:Eksluzive:Liljana Toqe

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 05, 2011 2:53 pm

Agim gashi-Drenica:Eksluzive:Liljana Toqe 181459_1418222634683_1806157215_776596_1587606_n
Eksluzivitet

Liljana Toqe


FLAUTI PËR DITËLINDJE

Për ditëlindjen time
Një flaut më dërgove,
- Shqipëria ime
Shumë më gëzove.

Nga zemra e vogël
Shpërthen urimi im,
Puthjet më të ngrohta
- Ti falë me gjithë gëzim.

Refreni :

O bijë e Kosovës
O bijë shqipëtare,
- Flautit t'i biesh
Të dëgjojnë malet.

Të dëgjojnë malet
- Dej në Kaçanik,
Të ngrihen etërit
Të dëgjojnë bijtë.

- Bijtë e Kosovës
Kudo qê janë ndarë,
Për vendin e tyre.
Një mall i ka marrë.

Refreni:

O bijë e Kosovës
O bijë shqipëtare,
- Flautit t'i biesh
Të dëgjojnë malet.


__________

Me rastin e pervjetorit te renjes se Deshorëve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka,me erdhi nje mesazh ne posten time elektronike ne FB qe me gëzoj shume nga nje moter nga Vlora ,nga Liljana Toqe.
Miq te dashur te "Sofra poetike " po ua sjell ashtu origjinal si me kanë ardhur.
Pèrshèndetje z Agim.Ju uroj gjithè tè mirat familjarisht.Po ju tregoj si mè ka mbetur peng kènga e vajzès sè Jusuf Gèrvallès.Nè vitin 1983 u takova nè Kuç tè Vlorès nè festè.Aty dègjuam peripecitè e familjes Gèrvalla mbas vrasjes,e qè u strehuan nè Tiranè.Filloi pèr flaut dhe pèr ditèlindje i dhuruan njè flaut.Nè vitin 1985 nè njè festival nè Pogradec mu desh njè kèngè dhe ja kushtova vargjet vajzès kosovare nè respekt tè Jusuf Gèrvallès.Kènga fitoi çmim tè parè.Por kur erdhi televizioni ma anulluan kèngèn.Mè thanè ti ndèrroja tekstin,se ishin vargje provokuse pèr shkak tè ngjarjeve nè kosovè.Unè nuk pranova sepse ai tekst shkonte me atè muzikè.Prandaj kènga mbeti aty,nuk u publikua.Kaluan vite dhe nè 2009 unè lidha librin tim"Vjen njè çast"ku èshtè edhe kjo poezi.Pastaj kèrkova nè pogradec kèngèn por ishin djegur.E ripunova dhe po ua nus si tekst dhe muzikè.
Kjo këngë i kushtohet vajzës së kosovarit Jusuf Gërvalla.Në vitin 1983 e takova familjen Gërvalla në Kuc të Vlorës ku ndjeva nga afër peripecitë që kishin kaluar deri sa u vendosën në Tiranë.Nga kjo më lindën vargjet për këngën"Vjen një çast" e cila fitoi çmim të I në Pogredec në 1985.Por kënga nuk u publikua sepse vargjet ishin provokuese për shkak të ngjarjeve në Kosovë.Kënga më mbeti peng,por ja që më ndihmoi Agim Gashi Drenica që më mundësoi për ta publikuar te Sofra Poetike dhe më krijoi një lidhje me familjen Gërvalla.I shpreh mirënjohje zAgim Gashi Drenica.

P.S Videon me kengen ne fjale per shkaqe teknike nuk pata mundesi t'ua sjell ketu ne "Sofra poetike" por ate mund te gjeni ne profilin tim.
Edhe nje here shfrytezoje rastin te falenderoj miken Liljana Toqe qe na na e beri kete nder mua Sofrës dhe gjithë bashkëpunëtorve te saj duke na e besuar mua publikimin e kesaj kenge qe per here te pare pas 36 vitesh eksluzivisht ne "Sofra poetike"
.

Për "Sofa poetike" Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi