EULEX-I do t'i zhvillojë hetimet për trafikim organesh

Hans Klasing
EULEX-i do të vazhdojë të kryej hetimet për trafikim organesh, pavarësisht deklaratave të fundit të Dik Martit se hetimet duhet të kryehen nga ekspertë të SHBA-së.
Zyrtarë të EULEX-it thonë se tashmë kanë nisur hetimet preliminare për pretendimet në raportin e Martit dhe se kanë potencial ta përfundojnë këtë proces.
Zyrtarë të EULEX-it nuk kanë lëvizur nga qëndrimi se ata kanë të gjitha mekanizmat për hetimin e akuzave që ka ngritur Dik Marti në raportin për trafikim organesh. Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti ka thënë së fundi se hetimin mbi trafikimin e organeve në Kosovë duhet ta vazhdojnë amerikanët e jo zyrtarë të EULEX-it.
Por, zëdhënësi i këtij misioni, Hans Klasing tha se EULEX-i ka kapacitetet, ekspertizën dhe juridiksionin për të filluar hetimet rreth këtij rasti.
“Ne do të hulumtojmë dhe tani më kemi filluar hulumtimet preliminare. Në momentin që do të marrim evidencën ne do të fillojmë me hulumtimet e mëtejme rreth këtij rasti”, ka thënë Klasing.
Brenda misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, veprojnë edhe gjyqtarë dhe prokurorë amerikanë. A mund të ndajë qëndrimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, deklarata e Dik Martit? Zëdhënësi Klasing thotë se EULEX- i është mision i BE-së dhe si i tillë do të veprojë, pavarësisht nacionalitetit apo përbërjes së gjyqtarëve dhe prokurore që ka.
“Nuk mund të paragjykojë se cilit nacionalitet do t’i përkas prokurori i cili do të merret me këtë rast. Por, kjo në të vërtet nuk ka rëndësi, sepse ai do të jetë gjyqtarë apo prokurorë i EULEX-it. Ne do të vazhdojmë me hetime pavarësisht nëse do të jetë prokuror amerikan apo dikush tjetër, sepse kjo do të jetë hulumtim i EULEX-it “, shtoi Klasing.
Dik Marti është shprehur skeptik nëse misioni EULEX do të mund të hetojë trafikimin e organeve. Si argument ai ka zgjedhur çështjen e dëshmitarëve, që sipas tij, strukturat ndërkombëtare në Kosovë kanë dështuar në mbrojtjen e tyre.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi