Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA e BE të ndalin precedentin konfliktual të Ed Ramës

Shko poshtë

SHBA e BE të ndalin precedentin konfliktual të Ed Ramës Empty SHBA e BE të ndalin precedentin konfliktual të Ed Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 06, 2011 12:14 am

SHBA e BE të ndalin precedentin konfliktual të Ed Ramës
SHBA e BE të ndalin precedentin konfliktual të Ed Ramës Elida%20Bucpapaj
Nga Elida Buçpapaj

Situata politike në Shqipëri vazhdon të mbetet e nderë. Opozita vazhdon bojkotin në parlament e urdhëruar nga lideri i PS, i cili nuk bën gjë veç merret me organizimin e demonstratave të reja.
Kjo është e premtja e tretë, pas 21 Janarit dhe të premten e kortezhit, që Ed Rama e detyron partinë e tij të vihet në krye të protestave, kësaj here në katër qytete të Shqipërisë.
Ed Rama ka shpallur se do të vazhdojë të merret me organizimin e demonstratave dhe do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 8 majit, me të cilat do të jetë i lidhur edhe fati i tij si bashkiak i Tiranës, post që i ka krijuar atij lidhje të posaçme me biznesin, sidomos atë të ndërtimeve. Jo më kot Ed Ramën janë duke e mbështetur një pjesë e TV-ve të financuara nga bizneset e ndërtimit.
Ed Rama duket të ketë një ankth të madh, sepse, nëse humb bashkinë e Tiranës, ai humb edhe partinë. Një pjesë të atyre që ai i kishte punësuar në bashki dhe i kishte si më besnikët dhe të besuarit e tij, tani ai i ka futur si deputetë në PS dhe i merr nëpër demonstrata. Duke pasur frikë se humb kolltukun e kryetarit të bashkisë, Ed Rama po kërcënon pareshtur stabilitetin e Shqipërisë dhe po bën presion për ta detyruar mazhorancën të bëjë patjetër kompromis.
Mentorët e Ed Ramës e kthejnë rrotën e historisë prapa, duke krijuar paralele midis 21 Janarit 2011 dhe 14 shtatorit 1998, por harrojnë vrasjen e Azem Hajdarit dhe zgjedhjet e manipuluara të viti 1997, kur e majta u rikthye në pushtet me dhunë.
Po ashtu ata krijojnë paralele me kompromisin që rrodhi pas zgjedhjeve 2001, kur komuniteti ndërkombëtar vendosi që presidenti të zgjidhej prej PD, për shkak të manipulimeve të panumërta dhe provave të pakundërshtueshme të cilat i kishte denoncuar PD. Por në zgjedhjet e 29 qershorit PS nuk ka denoncuar asnjë provë dhe nuk ka bërë asnjë ankimim të vetëm, ndërkohë që zgjedhjet janë deklaruar më të mirat e periudhës postdiktatoriale.
Ed Rama me grupin e tij të deputetëve, të cilët ia dijnë atij direkt këtë post dhe me një grup figurash të zeza të politikës shqiptare ka përvijuar programin e tij për rrëzimin e qeverisë, ndërsa iu është përgjigjur me arrogancën më të pacipë kërkesave të SHBA dhe BE-së për ndaljen e demonstratave dhe përgatitjen e zgjedhjeve lokale.
Ed Rama është duke krijuar një precedent shumë të rrezikshëm në Shqipëri dhe rajon, për të cilin ka reaguar edhe Eurodeputetja gjermane Doris Pack duke thënë se „sjellja e opozitës shqiptare ka krijuar një model për rajonin dhe se opozitat shqiptare nuk punojnë për interesat e vendit“.
„Rezultati i vetëm nga protestat e tyre në rrugë shtojnë dyshimet tek Bashkimi Evropian se vendet e tyre nuk janë të afta për të përmbushur standardet evropiane. Kjo sjellje është e papërgjegjshme. Në vend se në rrugë, ata qëndrimet e tyre duhet t‘i mbrojnë në Parlament”, theksoi Pack, në një reagim me shkrim për situatën politike në Maqedoni, duke bërë paralele me opozitën e Shqipërisë.
Është e qartë se brutaliteti i opozitës shqiptare në Tiranë është një kundërvënie e hapur kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Sjellje të tillë të papërgjegjëshme të PS udhëhequr nga Ed Rama kemi parë edhe në rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO apo të liberalizimit të vizave, por problemi më i madh është rreziku që përbën për demokracinë shqiptare ky format konfliktual i opozitës apo instalimi i një formati qeverisës që pretendon të sjellë në Shqipëri Ed Rama.
Duke imponuar ndërprerjen e komunikimit parlamentar të opozitës me mazhorancën, Ed Rama ka drejtuar një sulm të hapur kundër pluralizmit shqiptar arritur në Shqipëri përmes rrëzimit të diktaturës, një pjesë e trashëgimtarëve të së cilës tani janë deputetë të PS-së dhe krahu i fortë i Ed Ramës.
Dalja e zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Tom Kantrimen tek Zëri i Ameirkës duke u bërë thirrje palëve për ndaljen e protestave, po ashtu edhe takimet e Ambasadorit Arvizu dhe përfaqësuesve të BE-së me krerët e pozitës dhe opozitës ishin shumë të rëndësishme dhe padyshim që kanë ndikuar për mos eskalimin e situatës dhe për mospërsëritjen e një 21 janari të ri.
Por vazhdimi i arrogancës së Ed Ramës për të përvijuar politikën e rrugës dhe konfliktualitetit dëshmon qartë se me këtë stil Ed Rama nuk është partner dhe palë as për SHBA dhe as për BE-në, dhe në këtë kontekst presioni i SHBA dhe BE-së duhet të vijë e të rritet e të mos ndalet deri sa Ed Rama ose të heqë dorë përfundimisht nga kjo politikë konfliktuale dhe e rrezikshme për Shqipërinë, ose PS të ndryshojë lidërship.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi