Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit

Shko poshtë

Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit Empty Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 06, 2011 12:38 am


Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_1

Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_EnverSulajRIATDHESOHEN NË SHQIPËRI ESHTRAT E IMZOT DOM NIKOLLË KAÇORRIT

Eshtrat e Imzot Kaçorrit janë ekshumuar të martën, më 1 shkurt 2011, në Vjenë të Austrisë. Më 6 shkurt në Vjenë mbahet meshë përkujtimore, ndërsa më 9 shkurt eshtrat e Imzot Kaçorrit do të përcillen drejt Shqipërisë ku do të bëhet riatdhesimi i tyre, ka njoftuar don Pren Kola, atë shpirtëror i shqiptarëve të krishterë në Austri, Çeki dhe Sllovaki me rezidencë Vjenë

Shkruan: Enver Sulaj

Pas 94 vjetësh që kur u nda nga kjo jetë, do të rikthehen në Shqipëri, në tokën për të cilën e shkriu tërë qenien e tij, eshtrat e Imzot Kaçorrit. Eshtrat e Imzot Kaçorrit deri më tani preheshin në Vjenë të Austrisë, por pas një kohe të gjatë përpjekjesh dhe me ndihmën e familjes Kaçorri që jeton në Shqipëri dhe Kanada, me përkrahjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Vjenë, me ndihmën e veçantë të Qeverisë austriake, e cila edhe ka marrë përsipër shpenzimet ekshumimit dhe transportit të relikteve të të ndjerit Imzot Nikollë Kaçorri për në atdhe, si dhe me ndihmën e anëtarëve të Misionit Katolik Shqiptar nën drejtimin e meshtarit don Pren Kola, është arritur që të zhvarrosen eshtrat e Imzot Kaçorrit, të cilat më 9 shkurt do të trasferohen për në atdheun e tij të dashur, për të cilin u orvat tërë jetën.
Kontribut të jashtëzakonshëm dhe vendimtar në këtë punë ka dhënë Misioni Katolik Shqiptar ne Vjenë, Pjetër Logoreci, Vjenë dhe Edmond Kaçorri, Kanada.
Eshtrat e dom Nikollë Kaçorrit janë ekshumuar të martën, më 1 shkurt 2011, në orën 8.30 në Vjenë të Austrisë, andaj me këtë rast, më 6 shkurt 2011 në orën 11.30 në Meiselstraße 1, 1150 do të mbahet meshë përkujtimore, ka njoftuar don Pren Kola, atë shpirtëror i shqiptarëve të krishterë ne Austri, Çeki dhe Sllovaki me rezidencë Vjenë, i cili thotë se në këtë meshë është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të shumë ambasadave në Austri, duke përfshirë edhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_At-NikolleKacorriKush në të vërtetë është Imzot Nikollë Kaçorri? Cili është kontributi i tij për çështjen kombëtare dhe përparimin kulturor të shqiptarëve? Historiografia shqiptare pas viteve 90 falë depërtimeve individuale ka bërë përpjekje të ndriçojë këtë figurë të madhe të kombit tonë, por harresa ideologjike e diktaturës komuniste ka bërë që emri i tij për 50 vjet të mos përmendej gati fare. Kështu, qëllimshëm është hedhur pluhuri i harresës mbi njeriun që firmosi pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, Alfabetin e Shqipes më 1908 në Manastir, etj.etj.
Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1868 në Krejë-Lurë në Shqipëri dhe vdiq me 1917 në Vjenë. Rrjedh prej një familjeje katolike dhe myslimane, pra nëna e tij ishte myslimane ndërsa babai katolik. Ai kreu shkollën jezuite. Pas përfundimit të suksesshëm të seminarit, Nikollë Kaçorri u shpërngul për në Itali, ku dhe diplomohet në shkollën teologjike “Propaganda Fide-s”. Menjëherë pas studimeve të larta u shugurua prift (1890) dhe tre vjet më vonë u emërua prift i Kishes Katolike në Durrës. Ishte aktiv për 24 vjet si zëvendës-arqipeshkv (me disa ndërprerje të shkurtëra). Pas emërimit të tij si prift në Durrës, ai ishte i përfshirë në formimin e shumë shoqatave dhe vëllazërive. Në këtë periudhë të shërbimit të tij në Durrës, ai kishte marrëdhënie shumë të mira me qeverinë Austro-Hungareze, e cila merrej me krijimin e shkollave dhe shkollimin e popullsisë katolike, pasi që në Perandorinë Osmane gëzonte privilegjin e administrimit apo protektoratit ndaj popullsisë katolike. Dom Nikollë Kaçorri ishte përhapës i librit shqip, dhe poashtu i shtypit shqiptar patriotik. Për këtë arsye edhe pati konflikte me shumë institucione të asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek. Ai ishte edhe pjesëmarrës i shumë lëvizjeve kulturore dhe politike shqiptare. Poashtu mori pjesë në Kryengritjen e Kurbinit (1905-1907). Gjatë kësaj periudhe, Nikollë Kaçorri personalisht kontaktoi me shumë diplomatë austriakë në Durrës dhe kërkonte angazhim serioz për të zbardhur gjendjen e rëndë në Kurbin që kishte krijuar Esat Pasha me forcat turke. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor 1908 ku u vendos Alfabeti i gjuhës shqipe. Mori pjesë në Kongresin e Dibrës në vjeshtën e vitit 1908, qëllimi i cilit ishte synimi i xhonturqve për të bërë për vete shqiptarët, me të cilin rast Nikollë Kaçorri reagoi me shumë delegatë të tjerë dhe hetoi synimet e xhonturqve. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit ku u diskutuan problemet të shkollës shqipe. Në vitin 1909 themeloi klubin patriotik të Durrësit ndërsa më 18 qershor 1910, Imzot Kaçorri u arrestua nga forcat turke si kundërshtar i urdhëresave të qeverisë osmane dhe Sulltanit. Ai mori pjesë në organizimin e kryengritjes së vitit 1911 dhe 1912 kundër turqve. Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, ndër të cilët don Nikollë Kaçorri nënshkroi i dyti. Don Nikollë Kaçorri ishte nënkryetar i Qeverisë së Vlorës të vitit 1912. Ai ishte një personalitet i kishës katolike, sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër asokohe në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Ai ishte monsinjor. Pas një sëmundje të shkurtër, Imzot Kaçorri vdiq në Vjenë, me 29 maj 1917. Në varrimin e tij, më 1 qershor 1917, morën pjesë komandanti i krahines së Tiranës, Feldmarschall Braun, Kryekonsulli i Shkodrës, e veja e konsullit Austro-Hungarez në Durrës, baronesha Lovontal-Linau si dhe shumë diplomatë të tjerë. Me 2 qershor 1917, në kishën ,,Maria Treu” u tha meshë për të.
Riatdhesimi i eshtrave të Imzot Kaçorrit, të këtij personaliteti që firmosi Pavarësinë e Shqipërisë dhe që ishte protagonist kryesor i zhvillimeve kulturore dhe politike me peshë kombëtare, përveç si një detyrim minimal njerëzor, duhet të jetë edhe akti i fundit i harresës dhe injorimit të qëllimshëm ideologjik dhe me premisa politike që për më shumë se një gjysmëshekulli është bërë ndaj shtresës më të ndritur të kombit tonë.


Biografia e Don Nikollë Kaçorrit
1862 në Krejë, Lurë (Shqipëri) – †1917 në Vjenë (Austri)
-Don Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1868 në Krejë-Lurë në Shqipëri dhe vdiq me 1917 në Vjenë.
-Ai kreu shkollen jezuite. Pas përfundimit të suksesshëm të seminarit, Nikollë Kacorri u shpërngul për në Itali, ku dhe diplomohet në shkollën teologjike “Propaganda Fide-s”. Menjëherë pas studimeve të larta u shugurua për prift (1890) dhe tre vjet më vonë u emërua prift i Kishes Katolike në Durrës. Ishte aktiv për 24 vjet si Zëvendës-Arqipeshkv (me disa ndërprerje të shkurtëra).
-Pas emërimit të tij si prift në Durrës, ai ishte i përfshirë në formimin e shumë shoqatave dhe vëllazërive. Në këtë periudhë të shërbimit të tij në Durrës, ai kishte marrëdhenie shumë të mira me qeverinë Austro-Hungareze, e cila merrej me krijimin e shkollave dhe shkollimin e popullsise katolike, pasi që në perandorinë osmane gëzonte privilegjin e administrimit apo protektoratit ndaj popullsisë katolike.
-Dom Nikollë Kaçorri ishte përhapës i librit shqip, dhe poashtu i shtypit shqiptar patriotik. Për këtë arsye edhe pat konflikte me shumë institucione të asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek.
-Ai ishte edhe pjesëmarrës i shumë lëvizjeve kulturore dhe politike shqiptare. Poashtu mori pjesë nëKryengritjen e Kurbinit (1905-1907). Gjatë kësaj periudhe, Nikollë Kaçorri personalisht kontaktoi shumë diplomatë austriakë në Durrës dhe kërkonte angazhim serioz për të zbardhur gjendjen e rëndë në Kurbin që kishte krijuar Esat Pasha me forcat turke.
-Mori pjesë në Kongresin e Manastirit me 14 nëntor 1908 ku u vendos Alfabeti i Gjuhës Shqipe.
-Mori pjesë në Kongresin e Dibres në vjeshtën e vitit 1908, qëllimi i cilit ishte synimi i xhonturqëve për të bërë për vete shqiptarët, me të cilin rast Nikoll Kaçorri reagoi me shumë delegatë të tjerë dhe hetoi synimet e xhonturqëve.
-Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit ku u diskutuan problemet të shkollës shqipe.
-Në vitin 1909 themeloi klubin patriotik të Durrësit.
-Me 18 qershor 1910 Kaçorri u arrestua nga forcat turke dhe si kundërshtar i urdhëresave të qeverisë osmane dhe Sulltanit.
-Merr pjesë në organizimin e kryengritjes së vitit 1911 dhe 1912 kundër turqçve.
-Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, ndër të cilët Don NikollëKaçorri nënshkroi i dyti.
-Don Nikollë Kaçorri ishte nënkryetar i Qeverisë së Vlorës të vitit 1912.
-Ai ishte një personalitet i kishës katolike, sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër asokohe në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Ai ishte monsinjor.
-Pas një sëmurje të shkurtër vdiq në Vjenë me 29 maj 1917. Në varrimin e tij, me 1 qershor 1917, morën pjesë: komandanti i krahines së Tiranës, Feldmarschall Braun, Kryekonsulli i Shkodrës, e veja e konsullit Austro-Hungarez në Durrës, baronesha Lovontal-Linau si dhe shumë diplomatë të tjerë.
-Me 2 qershor 1917, në kishën ,,Maria Treu” u tha mesha për të.
Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_2
Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_3
Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_6
Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_8
Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_4
Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_9
Enver Sulaj: Riatdhesohen në Shqipëri eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit U1_11
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi