Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgjimet dhe e drejta njerëzore e privatësisë

Shko poshtë

Përgjimet dhe e drejta njerëzore e privatësisë Empty Përgjimet dhe e drejta njerëzore e privatësisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2009 12:43 am

Përgjimet dhe e drejta njerëzore e privatësisë

Dihet që përgjimet dhe spiunazhi duhet të bëhen në doza të caktuara dhe në dispozita të caktuara, por kush i vendos këto
Investigatorët mund të vendosin përgjues në makina

Gjykata e Lartë e Italisë ka shkarkuar disa investigatorë privatë sepse vendosnin përgjues në makina private, me qëllim investigimi. Në bazë të vendimit, fakti se nuk egzistonte asnjë normë përsa i përket privatësisë që rezervon fshehtësinë e bisedave që bëhen në makinë.
Më shumë kontrolle për celularët që kontrollohen.
Celularët e spiunuar dolën në dukje sepse flitej për përgjime nga operatori telefonik. Që nga ai moment, shumë qytetarë u shndërruan në agjentë dhe vendosën të spiunonin miqtë e tyre, të dashurit, burrat, gratë dhe kolegët. Celularët spiunë janë telefona celularë të modifikuar, në të cilët është instaluar një software në gjendje të kontrollojë thirrjet në hyrje dhe dalje, sms-të, pozicionin e të kontrolluarit dhe madje është në gjendje të shndërrojë telefonin e atij që kontrollohet në një mikrofon që aktivizohet me një telefonatë pa zë të atij që kontrollon. Shumë ndërhyrje apo jo? Shitja dhe blerja e këtij celulari nuk është e ndaluar, e ndaluar është mënyra sesi përdoren (në këtë rast pasojat janë burgim deri në 4 vjet). Garanti mundohet ta zbusë, duke propozuar vlerësimin e këtyre celularëve spiunë si "armë", që do të thotë të ligjërohet shitja, duke parashikuar që blerësi duhet të japë të gjitha të dhënat personale, duke parandaluar në këtë mënyrë përdorimin e keq. Në Shtetet e Bashkuara përgjimet telefonike apo të postës elektronike, janë shumë të reduktuara, vetëm në rastet kur ka të dyshuar për akte terroriste. Dhoma e përfaqësuesve të Italisë ka aprovuar një ligj të ri që rrit fuqitë e përgjimeve. Ligji do të hyjë në fuqi brenda gjashtë muajve. Është e mundur tani të përgjosh, pa kërkuar më parë autorizim, çdo mesazh, postë elektronike dhe telefonatë, nga dhe drejt shteteve të tjera. 181 demokratë kanë votuar kundra, 41 pro, midis vendeve të tjera dhe Shteteve te Bashkuara. Nancy Pelosi e ka përcaktuar këtë ligj "dhunim ndaj Kushtetutës".
Privatësia e njeriut të zakonshëm
Çdo ditë njerëzit e zakonshëm pësojnë mijëra dhunime përsa i përket pritësisë apo skandaleve, rishikohen vetëm kur kanë të bëjnë me të fuqishmit.
Ca muaj më parë vihet re "rikthimi i dialer": që do të thotë, qindra mijëra njerëz marrin fatura telefonike me detyrime për thirrje drejt numrave të veçantë, që nuk janë bërë ndonjëherë.
Këtë herë bëhet fjalë për përdorues që nuk kanë as kompjuter, pra nuk kanë mundur të ndeshen gjatë qëndrimit në internet, apo site që të shkarkojnë programe për të ndërruar fjalëkalimin e aksesit. Këta përdorues përjetojnë ngjarje dramatike: humbasin orë për të folur me call center, dëgjojnë t`u thuhet se duhet të paguajnë edhe aq, shumë shpesh marrin ndërprerjen e linjës edhe pse paguajnë pjesë të faturës.
Nëqoftëse nuk është vjedhje nga ana e operatorit telefonik, atëherë është dikush që ndërhyn në linja dhe në centrale: bëhet fjalë për vjedhje telefonike dhe informatike, gjithnjë e më të sofistikuara.
Por nuk mjafton me kaq: miliona njerëz marrin dhjetëra telefonata në ditë. Mbledhës fondesh anonimë për shoqata humanitare anonime, abonime dhe revista, e pastaj tarifa, celulare, Adsl. Nuk shërben për asgjë të protestosh se nuk është dhënë kurrë miratimi, është njësoj si të flasësh me murin: pa bërë asgjë e gjen veten të abonuar në një operator tjetër, kaluar nga një operator në tjetrin dhe madje të bësh 2-3 herë në vit këtë kalim, me kontrata që mbajnë një firmë të rreme dhe të dhëna të sakta, që nga Kodi Fiskal dhe deri te datëlindja dhe vendlindja.
Dhe akoma: garantorë që kërkojnë takime dhe që dinë se sa fëmijë ka bashkëbiseduesi, çfarë shkolle bëjnë, sa pension marrin. Dhe publicitet që pengojnë kasetat, spote televizive që vazhdojnë të ngrenë zërin në maksimum për të tërhequr vëmendjen, e-maile pa vlerë që shtohen çdo ditë e më shumë në adresat e postës elektronike gjithnjë e më të numërta.
Në Itali, këto vitet e fundit, nuk është folur kurrë për privatësi dhe dhunimet e saj nuk kanë qenë kurrë kaq të shumta. Por atje nuk ka një Kongresi në Shtetet e Bashkuara ku pengojnë marketingun telefonik apo një Bush që i tregon burgun përgjuesve.
Ligjet që në atë vend godasin lirinë e ndërrmarjeve, kur ndërhyjnë në lirinë e qytetarëve, nuk janë shumë të vlerësuara nga ekonomistët tanë, edhe pse të dhënë marrëzisht mbas sistemit amerikan.
Në Itali klasa politike shqetësohet, skandalizohet, indinjohet dhe kërkon masa egzemplare, vetëm kur ajo që goditet është privatësia e njerëzve të famshëm dhe të fuqishëm. Nëse, për shembull, gjendet një përgjues poshtë tavolinës së punës të Berluskonit, apo shihet llogaria bankare e Prodit, apo kontrollohen për të parë nëse janë të droguar. Është një privatësi për të fuqishmit, që janë gjithmonë në televizion duke thënë se çfarë këndojnë, apo markën e çorapeve, që shfaqen në timonin e ndonjë jahti apo në ndonjë festë mondane, që flasin për banjot e tyre dhe për ata që duan të gjejnë aty.
Për këtë arsye, tema e vërtetë, autentike e demokracisë, të ngritura nga çështje të tmerrshme si ajo e Tavarolit, nuk vihen re, braktisen nga opinioni publik, sepse ngatërrohen me një vullnet padënimi dhe reticence, pak a shumë mafiozë që klasa politike kërkon për vete.
Edhe kjo është shenjë e rrezikshme e dallimit midis klasës politike dhe qytetarëve.
Privilegje informative dhe privatësie
Çështja e strukturës së inteligjencës paralele, që na qenka gritur në këmbë, në brendësi të Telecom Italias, nga pjesa më e lartë e sigurisë ofron shumë pika reflektimi. I pari: edhe pse vëmendja e shtypit dhe politikës është e përqendruar në përgjimet pak a shumë abuzive, duket se një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve informative, ka patur lidhje me hyrjen në arkiva dhe në data-base të rezervuara apo madje në disponibilitetin vetëm të forcave të policisë apo të shërbimeve të inteligjencës.
I dyti: truri i strukturës investigative, do të përbëhej nga personeli i forcave të policisë që, duke abuzuar nga kualifikimi i tyre, na paskan përdorur për qëllime të paligjshme, privilegjin informative të cilin drejtonin.
I treti: sistemet informative në të cilat kanë patur akses investigatorët privatë, nuk parashikonin sisteme kontrolli të përshtatshme për hyrjen, nuk ishin të drejtuar siç duhej, apo të dyja këto.
I katërti: ristrukturimi i shpejtë, i gatshëm i drejtuesve të rinj, që eleminoi strukturën e sigurisë së shoqërisë, me shumë mundësi ka vënë operatorin telefonik dhe internetit në Itali - kështu pra, miliona klientët e tij - në kushtet për të qenë kundërshtari më i mirë, për ata që kishin qëllim të përfitonin nga ky ndryshim.
I pesti: në kundërshtim me publicitetin e sektorit (që kërkon hakerët, piratët dhe multinacionalët e marketingut direkt në kërkim të të dhënave tona personale), pseudoautorët e informacioneve më lëmsh dhe të keqtrajtuar (teorikisht), të mbrojtura nga ligji, qenkan jo dhe aq teknikë dhe për më tepër i përkasin forcave të policisë dhe shërbimeve informatike, nga të cilat duhet të varet dhe siguria e shtetit.
Pika e gjashtë e reflektimit është, edhe pse në dukje i padobishëm dhe ka të bëjë me sekustrimet e kompjuterave të gazetarëve. Prej dhjetë vjetësh denoncohet abuzimi i kësaj mënyre hetimi (dënuar dhe nga gjyqi i drejtësisë europianë), por vetëm tani që prekën interesa të fortë, ngrihet zëri për atentat të lirisë së shtypit.
Kjo na sjell në pikën e shtatë, që është për fat të keq ajo që na godet më shumë në këtë histori: retorika e "na besoni se jemi më të mirët, si për të qenë justifikim i rritjes së pushtetit apo shmangies së procedurave të tjera, nuk na bind më. Sigurisht që ideja nuk është, të mos i besohet forcave të policisë në përgjithësi. Po në të njëjtën kohë, kjo çështje nxjerr në pah, nëse përgjegjësitë do të siguroheshin, që problemi i kontrollit të kontrolluesve, është çdo gjë, përveçse akademik. Për më tepër, sepse i vetmi kontrollor i pranishëm në treg, garantori i të dhënave personale, gjithçka që ka mundur të bëjë në tetë vjet aktiviteti të strukturës së inteligjencës paralele, është të nxjerrë një komunikatë.
Përgjime dhe dosje të paligjshme
Me shpejtesi të llahtarshme dhe në kompromis me opozitën, qeveria ka nxjerrë një dekret-ligj, mbi përgjimet, për të mbajtur nën fre propagandën e dosjeve të bëra bashkë me një aktivitet ilegal me përmasa të rëndësishme, nga disa ditë në faqe të parë në të gjithë shtypin. Telecom Italia dhe elementë të forcave të policisë dhe shërbimeve, janë autorët. "Dispozicione urgjente për rregulluar sërish normativën për sa i përket përgjimeve telefonike", është titulli i masës së marrë, por nuk është revizioni i pritur i disiplinës në fjalë. Dekreti, mbi të gjitha, i drejtohet evitimit të rrezikut që nga dosjet të dalë një re e pakontrollueshme me informacione të hidhura. Ka lëvizur edhe Garanti për mbojtjen e të dhënave personale, me një deklaratë që shqetësohet më shumë për përhapjen e lajmeve, sesa për faktet reale. Fakte që hedhin dritë mbi mungesën e efikasitetit në thelb, të mbrojtjes së diskretitimit për vendin tonë.
"Kujdes nga demokracia", dëgjohet kudo. Dikush ka krahasuar këtë çështje me atë të P2. loggia P2. Por sot nuk duket se ka ndonjë komplot kundër demokracisë. Ndoshta, pika e përbashkët midis dy skandaleve qëndron në praninë e shumë emrave të shquar nëpër këto dosje. Kështu, justifikohen alarmet e politikanëve dhe nxjerrja e bujshme e dekretit që imponon shkatërrimin e informacioneve delikate dhe madje ndalon përdorimin në procese penale (me prirje që do të shkaktojnë jo pak diskutime).
Një sy i shpejtë i treqind e dyzet e katër faqeve të urdhrit për rishqyrtim gjyqësor (në website-n e Sole 24 Orë) na lë të tronditur. Numri i njerëzve të përfshirë (qoftë si viktima, qoftë si të fajshëm), modalitete e egzekutimit të të ndaluarve, klima e përgjithshme e shkeljes së ligjit që del nga rindërtimi i çështjes, na japin një tablo të paligjshme që tejkalon çdo imagjinatë. E kemi shkruar dhe rishkruar, sidomos mbasi atentatet e 11 janarit shtynë qeveritë të merrnin masa të rrepta për të drejtën e privatësisë së qytetarëve të tyre, me arsyen (apo pretekstin) se mbledhja e informacioneve personale është shumë e nevojshme kundër luftës së terrorizmit dhe krimeve. Kjo, në linjë principi, është e vërtetë. Por është gjithashtu e vërtetë se egzistenca e shumë rrugëve për gjetjen e informacioneve, mbledhje të cilat për më tepër nuk kanë asnjë garanci, mbart në vete një rrezik shumë të lartë (midis të tjerash, kështu kufizohet liria e qytetarëve, jo e terroristëve).
Të dhënat mblidhen dhe ruhen, ligjërisht, për të lejuar forcat e policisë dhe të shërbimeve të inteligjencës të mbledhin informacione të nevojshme për të kryer detyrën e tyre. Një masë e madhe normash përshkruan se si duhen mbledhur të dhënat dhe si duhen ruajtur ato, çfarë garancish i duhen dhënë individëve të këtyre të dhënave dhe çfarë masash sigurie duhen marrë pikërisht për të evituar ato humbje të mëdha të dhënash, që sot shkaktojnë kaq shumë alarm. Nga ligji 675/96 e këtej, prodhimi normativ përsa i përket mbrojtjes së të dhënave personale ka qenë mbresëlënës, gjithëpërfshirës, i detajuar deri në përtacinë më të madhe. Ligje, dekrete, kode autodisiplinë dhe "sjellje e mirë " (më parë kjo shprehje bënte për të qeshur), masat e marra nga Garanti, autorizime të përgjithshme dhe të tjera: nëqoftëse ajo zyrtarisht, e përcaktuar si "Kodi për mbrojtjen e të dhënave personale", është një tekst me përmasa të tepruara, "kodi i privatësisë thelbësore është një tullë me peshë të papërshtatshme.
E megjithatë, kjo ndërtese normative madhështore nuk ka shërbyer për të evituar aktivitetet ilegale dhe nuk eviton dhunimet e shumta dhe të vogla që hasim çdo ditë.
Cili është problemi? Problemi madhor është se asnjë normë dhe asnjë kontroll nuk mund të anullojë tërësisht rrezikun më të madh, atë që mund të jenë vetë përgjegjësitë e sigurisë, ato që dhunojnë sigurinë dhe në këtë rast na vjen në ndihmë pyetja e lashtë "Quis custodiet ipos custodes" (Kush i kontrollon vetë kontrolluesit?)
Ky, në fakt, është një problem mjaft i madh. Sigurisht që nuk hyjnë në punë në këtë rast "masat minimale të sigurisë", të cilat duken më shumë si formalitete se sa reforma. Por mbi të gjitha, ka shumë vrima të hapura në kontrollin e organizmave të sigurisë publike dhe të mbrojtjes së shtetit. Këto organizma kanë praktikisht "fletë të bardhë" në mbledhjen e të dhënave, rreth miliona qytetarëve, duke përfshirë edhe ata më perfektët.
Kodi i mbrojtjes së të dhënave personale përmban dispozita të caktuara, të cilat ndalojnë në çdo lloj mënyre aksesin e qytetarëve ndaj të dhënave bankare të forcave të rendit apo të organeve të mbrojtjes së shtetit. Dihet që përgjimet dhe spiunazhi duhet të bëhen në doza të caktuara dhe në dispozita të caktuara, por kush i vendos këto kufij? Terrori përhapet shpejt, përgjimet parashikojnë dënime të rënda për protagonistët e tyre. Të shpëtojë kush të mundet, pasi përgjuesit kanë mëshirën minimale për "viktimat" e tyre, e megjithatë siç thamë, dikush duhet t'i kontrollojë kontrolluesit.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi