Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NE KUADRIN ESIMPOZIUMIT TE KATERT NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI INTERNACIONAL 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI"

Shko poshtë

NE KUADRIN ESIMPOZIUMIT TE KATERT NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI INTERNACIONAL 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI" Empty NE KUADRIN ESIMPOZIUMIT TE KATERT NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI INTERNACIONAL 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 8:35 pm

NE KUADRIN ESIMPOZIUMIT TE KATERT NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI INTERNACIONAL 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI"

NE KUADRIN ESIMPOZIUMIT TE KATERT NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI INTERNACIONAL 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI" 179326_10150096402093186_678723185_6169506_6341400_n
Prezantimi i librit “PEGASIADA” 1
NGA KRISTAQ F. SHABANI I.W.A,W.P.S
AGRON SHELE W.P.S

NE KUADRIN ESIMPOZIUMIT TE KATERT NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI INTERNACIONAL 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI" 49703_678723185_7208_n
Prezantimi i librit “PEGASIADA” 1
Një libër i veçantë me një kompozim shumë dinamik, të gjallshëm, gjithëpërfshirës, tonativ, selektiv, ekspozues, gjinishpalosës, ilustrues, kumtues, referues, informues, intervistues dhe, midis të tjerash, edhe shumëgjuhëfolës... Ndoshta kjo radhitje e kësisojtë mund të mos kuptohet, por kuptimësia vjen duke pasur në dorë dhe në mendje këtë libër.
Libri “PEGASIADA”1 prezanton veprimtaritë titullare të Lidhjes NSHPA “PEGASI” ALBANIA, sidomos dy Simpoziumet Ndërkombëtare “Muza Poetike Pegasi 2009” me objekt “Poezia bashkëkohore”, ku morën pjesë shumë poetë nga Bota e sidomos nga Ballkani si dhe fillesat e veprimtarisë tjetër Simpoziuminale “MUZA POETIKE PEGASI 2010” me objekt “MAGJIA PËRKTHIMIT” , ku morën pjesë shumë poetë edhe nga Turqia, Anglia, Greqia, Qipro, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Bosnja e tjerë, pa harruar poetë dhe poete të tjerë nga vendet që morën pjesë në Simpoziumin e Dytë (2-5 prill 2009).
*
Larmiteti dhe “kompozimi” i Simpoziumit, duke i zhvilluar seancat e tij me një tablo të qartë edhe skenike e poetike (GUIDA POETIKE), duke u njohur dhe me bukurite natyrore, figuracionale reale të Shqipërisë, një prezantim ky fin, e duke përligjur referencat, kumtet, interpretacionet, “rrëfimin për veten”, Panairet ekspoze në tërësi Ndërkombëtar, por edhe në veçanësi në Përmet, Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Tiranë (masiv), ku në këtë Panair- Ekspoze morën pjesë rreth 1200 poetë nga gjithë bota, tregoi parasëgjithash se, siç shprehet edhe Presidentja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë në OHAJO, SHBA, poetja TERESINKA PEREIRA, në përshëndetjen e saj: “... Ju me këto veprimtari të këtij stadi po jepni një kontribut të rëndësishëm në letërsinë moderne botërore...”. Kjo punë e detajuar e sukseshme u arrit falë lidhësisë që, tashmë, është privilegj për Lidhjen me shumë organizma letrare, të cilat veprojnë sot në botë dhe kanë integritet veprimi. Theksohet, parasëgjithash, se “PEGASI” doli nga shpirti me atë galopimin e tij të çuditshëm.
*
Duhet theksuar se “Pegasiada” në konturet e saj shkrimorë jep, përveç të tjerash, edhe Organogramën e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, një organogramë kjo e studiuar mirë.
Para kësaj tregohet si u shfaq “Pegasi” në letërsinë shqiptare dhe lajtmotivi i studiuar i kësaj shfaqjeje si simbol i muzës, si yllësi e ndritshme në Univers, si dritëdhënie në shpirt- një trinitet i studiuar dhe efikas... Por që të realizoheshin këto duhej patjetër që të formulohej “kryefjala” e Lidhjes, për të afruar poetët dhe krijuesit: “ Jemi të gjithë Ëngjëj me një krah... Ejani të bashkojmë krahët e të fluturojmë së bashku...”.
Në këtë organogramë jepet detajimi me: Presidencën e Lidhjes, Këshillin e Presidencës, Këshillin Konsulent (poetë dhe shkrimtarë me reputacion në letërsinë botërore aktuale). Duhet theksuar se në këtë Këshill konsulent marrin pjesë: poetja Teresinka Pereira braziliano- amerikane, Panajota Zalloni “XASTERON” Athinë, botuese e revistës letrare “KELENO”, Dimitri P. Kranioti, Presidenti i W.P.S, Beniamin Yzon, president i U.P.L.I, Dino Cubati (President i Lidhjes “Kafeja e Ideve” , Choi Laisheung (Kinë) IPCTR, Domenico Defelice (Itali). Po kështu në “Pegasiadë” jepen të detajuar organet drejtuese, si dhe anëtarët e çdo dege të krijuara brenda dhe jashtë vendit. Të evidentuar janë poetët dhe shkrimtarët e vendeve të tjera, të cilët aderojnë në Pegas. Anëtarë më shumë LNPSHA “Pegasi” nga shkrimtarë dhe poetë të huaj ka Italia, Greqia, SHBA, Kosova, Maqedonia. Po kështu ka anëtarë edhe nga Anglia, Qipro, Mali i Zi, Brazili, Rumania, Rusia, India, Kina, Australi, Austria, Bosnja Hercegovina, Mongolia, Meksika, Turqia, Malta, Bolivia, Austria, Serbia, Tajlanda, Marok, Japoni, Francë, Kore, Zvicër, Belgjikë e tjerë. Tregohen qartësisht anëtarët e Nderit të Lidhjes. Një vend të rëndësishëm në “Pegasida” zë programi, kumtet, veprimtaritë, (në gjuhën angleze dhe shqipe), si dhe të zhvilluara referencat e lektorëve gjatë Simpoziumeve. Vend pasqyrues zënë: “Një vështrim mirëfillor i historisë poetike shqiptare dhe ecurisë së saj në postmodernizëm” mbajtur nga Kristaq F. Shabani (shqip, anglisht), kumti i poetit Lumo Kolleshi, Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA, “Ne vijmë nga shekulli i XX”, “Liria në Poezinë e sotme shqipe” nga Halil Haxhosaj (Kosovë), “Letërsia e sotme në emigracion dhe problemet e saj” nga Iliaz Bobaj, poet; kumtet e Panajota Zallonit dhe Dino Kubatis për Letërsinë moderne greke (greqisht), ku jepet edhe një panoramë dinamike e përfaqësuesve të sotëm tipikë të letërsisë moderne greke. Madje në kumtin e poetit dhe shkrimtarit Dinos Cubatis jepet edhe lidhësia midis dy letërsive greke e shqipe në kohën e sotme e sidomos me atë pegasiane. Vend të rëndësishëm në “Pegasiada” 1 zë shkrimi i shkruar me një stil ndryshe i poetit Petro Dudi ”Prurjet poetike në poezinë e hapësirës së lirë krijuesve dhe konkurruese”. Kumti interesant i Prof. Florentin Smarandache (Universiteti i Meksikos SHBA) për letërsinë paradoksale (anglisht): “Karakteristika, dallesa në poezinë paradoksale “. Në Pegasidë vend të veçantë zë edhe kumti i poetes Artemis Vazirjanxiki: “Me poezinë tonë dymijëngjyrëshe le të hedhim në erë gjithë hidhërimin e botës” kushtuar poetit Ilia Simopulos. Kumtet e Nadia Cella Pop, Rumani “Pasqyrime (reflektime) në cinikë dhe pa lidhje të poezisë moderne rumune” , Patrich Sammut, poet, studiues, N/Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Maltezë: “Larmiteti stilistikor, mesazhimi - dukuri gjallësore në formim individualiteti”, ku në këtë të fundit evidentohe ky larmitet të poetëve të fokusuar me zë sot në botë si: Teresinka Pereira, Agnes Lam HONG KONG, Stephen Morris, Birmingham Angli, Tholana Ashok Chakravarthy, Hyderabad INDIA, Ada Aharon, ISRAEL, Nadia- Cella Popp Rumani.
Poetja dhe përkthyesja greke, Vassiliki Kalahani, shpaloset në “Pegasiada” 1 me kumtin “Vendi dhe një Komb ka një shpirt. Kjo botë në vetvete është shumë e madhe, shpirt i palimituar dhe çdo gjë në këtë tokë i përket përjetësisë, shpirtit të bukur”.
“Pegasiada” në rubrikën e kumteve i jep rëndësi kumteve: “ Poezia shqipe në Mal të Zi (Një veshul i vogël nga pjergulla shqipe) i poetit dhe studiuesit Anton Gojçaj, “Poezia bashkëkohore” nga Prof. Dr. Nehas Sopaj, Shkup (Maqedoni), “Murosja e mikes nën rrap dhe poetët që nuk ikin nga Atdheu” të Kalosh Çelikut, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë Fyrom (Macedoni) si dhe “Poezia si kumt i hershëm” i poetit Lulëzim Logu Tropojë.
Nga Letërsia italiane botohet shënimi , mendimi kritik “Isola del Cielo” i Giovanna Maria Muzzu, “Një mënyrë ndryshe për të bërë poezi, Deti im” nga Prof. Flavia Lepre (Universiteti i Aronës , Itali), “Lirika moderne dhe avagarda në Letërsinë Gjermane”, shkruar nga Remzi Salihi, poet , kritik, botuesd IRJM (SHKUP), ku bëhet një trajtim dhe analizë e përfaqësuesve tipikë të Letërsisë së sotme gjermane... . Vend në “PEGASIADA” zë dhe shkrimi në gjuhën braziliane të Cristina Maria Onofre Santos për poezinë konteporane në Brazil.
Përmbajtja e kësaj vepre vijon me një sërë mendimesh kritike si “Poezia e vlerës dhe e artit individiual”, (fokus) “Galopimi i kalit bojë blu” të Panajota Zallonit(Greqi), “Ëndrra e sapolindurve” nga Paficio Topa, Itali, mendime kritike për veprën e Teresinka Pereira; “Lirika ruse konteporane (Mendime kritike për librin poetik të Adolf Shvjedçikov “Gruaja të cilën dashuroj” shkruar nga Kristaq F. Shabani, “Muzika, fjala poetike, himn i pavdekshëm për jetën “ shkruar nga Xhelal Angoni, ku tregohet simbioza midis poezisë dhe muzikës. Në libër evidentohet “Dita e prozës poetike”, ku jepen mendime kritike “Misioni progresiv i një vepre dokument të arkitekturuar me epos” (kumtim) për veprën e shkrimtarit Dino Cubatis “Iliana jeta jonë përfundon te tanket”(shqip, anlgisht), “Magjia e përkthimit”. Zbukuron Pegasiadën shkrimi i prof. Rexhep Qoses “Jeta e dyfishtë”, mendime për librin e prozatorit Reshat Sahitaj, Kosovë.
Katedra e eseiste e Lidhjes del me kumtimin “Imazhi në Poezinë Bashkëkohore”. Mandej vijohet me rrëfime poetike si dhe me “Një shpalosje universale e vlerave “Korsi e Hapur”, nga Sekretari i Pergjithshëm i LNPSHA “PEGASI” Albania, poeti Agron Shele, ku bëhet një pasqyrë analitike e kësaj vepre , kësaj antologjie me frymëmarrje të gjerë, ku janë pasqyruar krijimet të 270 autorëve pegaistë, autorëve nga vendi dhe poetë nga Bota. “Një vëzhgim reflektiv në lindjen e “Antologjisë së poetëve italianë “është shkrimi që pason përmbajtjen, shkruar nga Sina Vaka, poet e përkthyes, ku evidentohen poetët më me zë të poezisë italiane me kontribut të madh në Letërsinë Botërore. Vijohet me kumtin “Vështrim mbi Letërsinë shqipe” nga Prof. Nasho Jorgaqi, pastaj me kumtin tjetër“Poezia Bashkëkohore amerikane”, ku evidentohen 9 përfaqësuesit e saj më me zë sot; Antologjia poetike “Në flakën e krijimit” 1 e Lidhjes “XASTERON”, ku marrin pjesë dhe pegaistët: Kristaq F. Shabani, Petro Dudi, Izet Çulli, Mirela Dudi; Antologjia Poetike e Letërsisë Greke ” KIATO”, përgatitur nga Vassiliki Kalahani, ku marrin pjesë me krijimet e tyre Kristaq F. Shabani(poemë në tri gjuhë “Elegji e Ëngjwllit) dhe Petro Dudi; Antologjia vetiake “Paqe ...frikohem “ e Panajota Zallonit në 13 gjuhë. Vëmendje sjell në këtë libër “Antologjia e Letërsisë Paradoksale” e shkruar nga Profesor Florentin Smarandache, i cili ka krijuar dhe Lidhjen Ndërkombëtare të Letërsisë Paradoksale. Tërheq vëmendjen paraqitja e librit “ALMANAC 2008” i poetit mongolez Handaa Sendo, ku marrin pjesë poetë nga shumw vende të botës (midis të tjerëve nga Shqipëria: Kristaq F. Shabani, Agron Shele, Izet ]ulli, Janaq Jano) si dhe libri i tij poetik “Ëndrra e parë e pranverës”.“Pegasiada” pasqyron Antologjinë e Domenico Defelice, paraqitur nga poeti dhe studiuesi Angelo Anita (ITALI). Në këtë Antologji të kulturës letrare kalabreze rithërret mendimin e Klajd Levishauss: “Të gjithë kulturat janë rezultat i përzjerjeve, të huave të ndryshme që nuk kanë pushuar që të krijojnë, të prodhojnë, megjithëse me ritme të ndryshme nga origjina e kohëve...”... Në këtë Antologji janë koleksionuar shënime studimore dhe paraqitëse përreth 55 poeteë kalabrezë...
E zbukuron Pegasiadën shkrimi i poetes Lediana Paja (USA) me titull “Përkthimi, ky çelës i globalizmit kulturor”, ku jepet një pasqyrë analitike dhe informuese për realizimet e përkthimit dhe rolin e tij në shkëmbimin universal të vlerave. Ky kumt botohet edhe në gjuhën angleze. Poetja dhe gazetarja Shqiponja Duro, Belgjikë, pas një poezie me titull “E pranguar” vijon me një pasqyrim të përfaqësuesve të poezisë belge, duke i dhënë rëndësi përfaqësuesve tipikë të kësaj letërsie si: Paul van Ostajien, Hugo Claus si dhe përfaqësuesve të sotëm Georges Simenon, Ameli Nothomb.
Poeti Vullnet Mato ka shkruar një mendim kritik për një cikël poetik “Luspat e dashurisë kaltëroshe” të poetes Adelina Dardha.
Zbukuron Pegasiadën shkrimi për romanin e shkrimtares të talentuar Klara Buda “Kloroform”, një roman tepër i suksesshëm i kësaj autoreje.
Vijohet me një njoftim në gjuhën angleze për biografinë poetike të poetit Kristaq F. Shabani, President i Lidhjes. Botohen poezi nga: Petro Dudi, Dino Çiço, Agron Shele, Dashnor Selimi, Mirela Dudi, Enrieta Sina, Mirela Dudi, Enton Zykaj, Teresinka Perira (SHBA), Iro Aleksandhraki (Greqi), T. Ashok Chakravarthy (Indi), Maurice Careme (poete e madhe franceze), Cristina Sances (Brazil), vijohet nga poetë bashkëkohorë turk: Atilla Elustun, Betul Dunder, Tozan Alkan, Seref Bilsed, Gunsel Djemal, Nese Yasin (Qipro) Ahmet Omeraga (Qipro) si dhe Anila Mihali (Albania). Poezia në anglisht “Peace” e Nina Goncharova (Siberi, Rusi) sjell poezinë ruse. Vend zënë shkrimet “Kodimi i fjalës poetike në qiellin e manovrimit letrar”, mendim kritik për librin poetik “Sklupturë dëshire në qiell manovrimi” të poetes dhe përkthyeses Aleksandra Shabani (Majlinda), shkruar nga Remzi Salihu, poet dhe kritik Shkup , Maqedoni. Në anglisht botohet shkrimi i Lulzim Logut “POETRY AS AN ANCIENT MESSAGE”.
“Pegasiada” u jep hapësirë shkrimore dhe mendimeve kritike për vëllimet poetike disagjuhëshe të poeteve Leta Kucohera, Jota Fotiadhit, Iro Aleksandhraki (Greqi) si dhe ilustrohet me fotografi të poetëve dhe poeteve, të cilat kanë dhënë kontribut në veprimtaritë e Lidhjes. Në fund prezantohet programi i Simpoziumit të tretë Ndërkombëtar “Magjia e Përkthimit” 8 -11 prill 2010.
Në këtë libër shumë gjuhësh evidentohen vlera si dhe bëhet një pasqyrim evidentues përmbledhës i rreth 4000 poetëve nga vendi dhe gjithë bota.
Libri hapet me vjershën në anglisht “PEGASSUS AND A HORSE “ e poetit rus me banim në Los Anxhelos, Adolf P. Shvjednikov, Anëtar Nderi i Lidhjes “PEGASI” dhe me përshëndetjen e poetes Teresinka Pereira.
“Pegasiada” me këtë strukturë dhe përmbajtje kaq të larme është frut i punës pasionante dy drejtuesve kryesorë të Lidhjes Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe i ndihmesës së dhënë nga: Petro Dudi, N/Kryetar i Përgjithshëm i Lidhjes, Aleksandra Shabani (Majlinda), Dritan Kardhashi, Kosta Gaxhoni, Nadia- Cella Popp (Rumani), Patrick Sammut (Maltë), Prof. Florentin Smarandache (SHBA), Shqiponja Duro (Belgjikë), Lediana Paja (SHBA), Klara Buda(Francë), Alejandra Craules Breton (Meksikë).

Si përfundim libri shumëngjyrësh, shumëgjuhësh, letrar dhe shkencor për fushën letrare është lloj i veçantë në botimet shqiptare të dydekadave të fundit dhe, natyrisht, do të tërheqë vëmendjen, pasi pasqyron modernitetin letrar të kohës së sotme dhe jep përvojë në shkëmbimin universal të vlerave në fushën letrare si dhe funksionimin e një Lidhjeje shkrimtarësh me parametra moderne, larg skemave të vjetëruara… Botimi i saj do të jetë i përvitshëm, duke marrë trajtën e një kolane së toku me librin tjetër antologjik “KORSI E HAPUR”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi