Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fratini: Të zbulohet e vërteta për trafikimin e organeve

Shko poshtë

Fratini: Të zbulohet e vërteta për trafikimin e organeve Empty Fratini: Të zbulohet e vërteta për trafikimin e organeve

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 9:51 pm

Fratini: Të zbulohet e vërteta për trafikimin e organeve


Fratini: Të zbulohet e vërteta për trafikimin e organeve Franco-Frattini

Ministri i Jashtëm i Italisë Franko Fratini bëri thirrje për hetime ndërkombëtare mbi pretendimet për trafikim organesh në Kosovë, si mënyrë e vetme për të zbuluar të vërtetën mbi pohimet, transmeton AFP.
"Kuptohet, ne duam të fillojë një hetim, i cili do të ishte i pavarur dhe ndërkombëtar lidhur me trafikimin e organeve" në Kosovë pas luftës 1998-99, tha Fratini.
"Unë nuk mund ta marr raportin si të vërtetë. Raporti shërben si pikënisje, ndërsa hetimi shërben për ta nxjerrë të vërtetën", tha kryediplomati italian në Beograd pas takimit me homologun serb, Vuk Jeremiq.
Muajin e kaluar, Këshilli i Evropës e mbështeti raportin e senatorit Dik Marti.
Fratini gjithashtu u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës ta fillojnë dialogun sa më shpejt të jetë e mundur.
"Para së gjithash, ne presim që dialogu të fillojë menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës", tha Fratini.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi