Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

14 deputetë të Vetëvendosjes dhe 4 serbë mund të mbeten pa mandate

Shko poshtë

14 deputetë të Vetëvendosjes dhe 4 serbë mund të mbeten pa mandate Empty 14 deputetë të Vetëvendosjes dhe 4 serbë mund të mbeten pa mandate

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 9:56 pm

14 deputetë të Vetëvendosjes dhe 4 serbë mund të mbeten pa mandate


14 deputetë të Vetëvendosjes dhe 4 serbë mund të mbeten pa mandate Kuvendi4

Katërmbëdhjetë mandatarët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe katër nga komuniteti serb, që kanë marrë mbështetjen e popullit për t'i përfaqësuar në Legjislativ, mund të përjashtohen që në start nga Kuvendi i Kosovës, nëse refuzojnë të japin betimin e përcaktuar me Kushtetutën e vendit.
Të etiketuar si "rebelët e Kuvendit", Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një befasi për seancën parë konstituive të Kuvendit të Kosovës. Duke e lënë përfundimisht si surprizë, ata kanë lënë të kuptohet se nuk do të betohen para Kushtetutës dhe flamurit të Kosovës, por do të bëjnë një betim tjetër, që përkon me idenë dhe platformën e tyre për bashkim kombëtar, shkruajnë mediet.
Anëtarët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes besojnë se duke kundërshtuar betimin me Kushtetutën e vendit ata manifestojnë "protestën" ndaj aktit më të lartë juridik, i cili nuk i plotëson nevojat e qytetarëve të Kosovës.
"Jo me kushtetutë! Do ta bëjmë me një mënyrë tjetër, sikurse që i kemi pasur të veçanta edhe idetë edhe veprimet, edhe atë ditë do të jetë diçka e veçantë", citohet të ketë thënë Glauk Konjufca, sipas të cilit, për formën e veprimit nuk është diskutuar ende.
Konjufca, i cili tashmë ka garantuar një vend në Kuvend, thekson se njëri nga qëllimet e Vetëvendosjes është ndryshimi i Kushtetutës, sepse kjo e fundit, sipas tij, është e bazuar në Pakon e Ahtisaarit. Mirëpo, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e precizon shumë qartë se sa është i rëndësishëm betimi i deputetit. Sipas aktit më të lartë juridik në vend, deputeti mund të mbetet "pa punë" nëse nuk betohet.
"Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse (deputeti) nuk e bën betimin", thuhet në nenin 70, pika 3, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi