Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fehmi Korça:Atje

Shko poshtë

 Fehmi Korça:Atje Empty Fehmi Korça:Atje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 10:36 pm


 Fehmi Korça:Atje 161341_100000781570609_221411_nFehmi Korça:ATJE


Atje nën hijen e blirit,
kërkoj qetësin e shpirtit.
Atje te "Molla e kuqe",
kërkoj të bukurën "lule".
Cicërrojn zogjët e malit.
Sikur këndojn këngën e vajit.
I pllakosur në mendime,
i mekur në kujtime,,,.
Atje ku stërgjyshërit tanë
mbetën në therrime...,
"Molla e kuqe" ishte sherri,
ku na humbi "Defteri" ?!
Të tretur e syrgjynosur,
atje mbetën të plagosur,
të rjepur deri në palcë...,
Gjurmët mbetën pas.
Nga bebëzat e syrit
loti kristal rrëshqiti mbi faqe
atje në fshatin Balltiq,
këputa një manushaqe.
Dhenglat e dushku....,
Nuk e pranuan heshtjen!?

Fehmi Korca
Grafenwöher.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi