Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhëkryqi qeveritar!...

Shko poshtë

Udhëkryqi qeveritar!... Empty Udhëkryqi qeveritar!...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 08, 2011 12:51 am

Udhëkryqi qeveritar!...
Udhëkryqi qeveritar!... Ramiz-kelmendi-
Shkruan: Ramiz Kelmendi
Pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritje pagash të shërbyesve civilë, të cilit i parapriu, sikurse dihet, premtimi i dhënë nga krerët e po kësaj Qeverie gjatë fushatës zgjedhore të dhjetorit të vitit, sapo e lamë pas, e sollën në udhëkryq po të njëjtën Qeveri në shkuarje. Njësoj do të veprohet edhe me Qeverinë e ardhshme. Për të dalë nga ky ngërç e ankth i lënë pezull, patjetër duhet të gjenden forma matematikore dhe ekonomike për realizimin e vendimit të prerë të Qeverisë, i cili e pret zbatimin në praktikë, fill pas konstituimit të Parlamentit.
Por, qysh dhe si?
Ngritja e pagave e shërbyesve civilë, gjithsesi është formë dhe nevojë e mirë për punë më të suksesshme dhe motivon të punësuarit për të mos u marrë me informalitet, me korrupsion dhe, mbi të gjitha, për të ngritur domosdonë e mirëqenies ekonomike, por edhe dinjitetin e tyre dhe të familjeve të tyre. Qeveria e ardhshme, s’ka fjalë, e ka për detyrë ta zgjidhë çështjen aq të përfolur dhe aq me rëndësi për të gjithë ne, duke mos e lënë edhe më tej në udhëkryq. Prandaj, Qeverisë aktualisht i mbeten këto alternativa për t’i ndërmarrë në të ardhmen:
a) Krye më vete, me forma e instrumente administrative të ndryshojë Projektbuxhetin e vitit 2011 në favor të rritjes së pagave, duke qenë ashiqare në kundërshtim me udhëzimet e FMN-së dhe me organizmat ndërkombëtarë. Në të kundërtën, protestat nëpërmjet lëvizjeve sindikale do të jenë të pashmangshme, me ç’rast do të dëmtohej rëndë Qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë, u mor vesh.
b) Parlamenti, si institucion më i lartë i shtetit të Kosovës, ka mundësinë e realizimit të ndryshimit të plotësimit të buxhetit, i cili mund të vërë në mëdyshje marrjen e vendimit në kundërshtim, përveç se me organizmat ndërkombëtarë, edhe me opozitën. Pa dyshim edhe kjo formë e vendimmarrjes është e dëmshme për Kosovën.
c) Si përfundim, vetëm Fondi Monetar Ndërkombëtar mbetet i vetmi mekanizëm, me të cilin mund të debatohet e të diskutohet për t’u marrë pëlqimi për ngritje pagash të shërbyesve civilë, në mënyrë që mirëfilli të kemi imazhin dhe dinjitetin e Qeverisë, të Parlamentit dhe, natyrisht, marrjen e pagave me rritje, sikurse është premtuar dhe vendosur.
Paratë patjetër duhet gjendur, por qysh të sigurohen ato në formë ligjore?
Sikurse dihet informaliteti ekonomik dëmton rëndë bruto prodhimin, ose e paraqet më të vogël për afër 1 miliard euro, për të cilën Qeveria duhet t’i paraqesë mekanizmat e parë të qëndrueshëm, përmes së cilave do t’i qaset me seriozitet zvogëlimit të tij për sivjet në 400 milionë euro. Kjo do të arrihet duke implementuar arkat fiskale brenda afatit kohor 100-ditësh. Pastaj duhet t’i shtojë kontrollimet përmes mekanizmit të doganave për ndalimin e zvogëlimit të çmimeve importuese dhe të bëjë ndalimin e zvogëlimit të sasive të mallrave importuese. Ndërkaq, administrata tatimore me kontrollimin e shtuar ndaj implementuesve të arkave fiskale, në njërën anë, me analiza të detajuara dhe futjen në fiskalizim të të gjithë aktorëve të mundshëm ekonomikë, individualë, familjarë apo aksionarë, në anën tjetër, do të arrijnë që në vitin e parë të veprimit të zvogëlojnë informalitetin nga 30 për qind që është sot zyrtarisht, të jetë 10 për qind. Gjithë kjo, pa dyshim, do të bëhej duke implementuar legjislacionin e miratuar ekzistues, duke mos dëmtuar aspak çështjet e ndjeshme politike dhe nacionale. Nga ky informalitet i zvogëluar mund të arrimë të inkasojmë të hyra afër 150 milionë euro dhe me këtë mund t’i ngremë pagat ekzistuese dhe plus 7 për qind rritje të lejuar nga FMN në pagat ekzistuese, që është përafërsisht 20 milionë. Me këto ndryshime do të tejkalohet shuma e nevojshme, edhe pse kësaj po i qasemi me vonesë 60-ditëshe, për shkak të formimit të Qeverisë. Element fort i rëndësishëm për FMN-në është edhe informaliteti i punësimit, që duke eliminuar edhe këtë të keqe tonë, numrit të të punësuarve të tashëm 330 mijë, do t’i shtoheshin edhe 70 mijë të tjerë, të cilat vende pune u ” fituan” me Ligjin e punës të miratuar në fund të vitit të kaluar, me ç’rast pushimi vjetor u shtua për dy ditë, në dallim nga ai i mëparshmi që ishte mangu për këto ditë. Kësodore, numri i përgjithshëm i të punësuarve do të arrijë në 400 mijë. Gjithë kësaj duhet shtuar edhe legalizimin e të hyrave familjare nga bujqësia dhe legalizimin e të punësuarve në këtë lëmë, që do të jetë mbi 50 mijë. Si rezultat i eliminimit dhe legalizimit të informalitetit në punësim do të kemi “bilancin” e regjistruar në Fondin Pensional të 450 mijë vetëve, gjatë vitit 2011. Ky parametër natyrisht se e bën Kosovën të vlerësohet si vend me imazh pozitiv.
Zhvillimin ekonomik e bën të rëndësishëm miratimi i rregullativave legjislative, sikur që është TVSH-ja, e cila duhet të pranohet si e paguar për prodhimtari bujqësore, dhe zejtarëve të ndryshëm, sepse është paguar paraprakisht nga imputet e blera për prodhimtarinë finale bujqësore. Implementimi i gjithë kësaj që thamë e përbëjnë teoremën e prodhimtarisë dhe njëkohësisht krijon hapësirë legjislative për investuesit e jashtëm dhe të brendshëm, duke i motivuar për investime të mëtejme. Pastaj ndërron imazhin te investitorët e jashtëm dhe njëherësh e bën të sigurt plasimin e mjeteve financiare vetjake dhe të institucioneve të tyre financiare, duke ua zvogëluar kamatat. Këtij udhëkryqi duhet t’i qasen edhe asociacionet ekonomike, grupimet, shoqatat e biznesit, në mënyrë që ky informalitet të luftohet dhe të zbatohet më sa më pak pasoja. Për këtë qëllim duhet të organizohen debate dhe tryeza informimi. Njëkohësisht, edhe ATK-ja dhe doganat duhet të kenë qasje profesionale dhe ligjore të ndershme rreth këtij aktiviteti, duke qenë në bashkëbisedim dhe kontakt të përhershëm e të vazhdueshëm me mekanizmat ekonomikë, me synim dhe qëllim që të mos dëmtohen bizneset ekonomikisht të shëndosha.
P.S. Autori është drejtor i ELKOS GROUP dhe deputet i Kuvendit të ardhshëm të Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi