Kozeta Zylo:Nga Ura me Tri Harqe tek Ura e Verrazano-s By Robert J.Boyd Perkthehu dhe pershtati Dr.Valbona Zylo Watkins
Faqja 1 e 1
Kozeta Zylo:Nga Ura me Tri Harqe tek Ura e Verrazano-s By Robert J.Boyd Perkthehu dhe pershtati Dr.Valbona Zylo Watkins
Kozeta Zylo:Nga Ura me Tri Harqe tek Ura e Verrazano-s By Robert J.Boyd Perkthehu dhe pershtati Dr.Valbona Zylo Watkins
I dashur Zoti Kadare,
Si mësues dhe një nxënës i letërsisë, gjithmonë ju kam shpjeguar studentëve të mi se historitë më terheqëse janë ato, kur lexuesi ka mundësi të bëjë lidhje me ngjarje të ndryshme me jetën dhe mendjen e tij, të cilat lënë mbresa të pashlyeshme.
Sipas këtyre dy shembujve, Ura me tri harqe shpërndan një mesazh në mënyrë të shkëlqyeshme. Simbolizmi ironik, imazhet e përhershme, dhe shqyrtimi i një paqartësie emocionale, të pasqyruara në këtë roman e lënë lexuesin me një ndjenjë çudie dhe ndriçim mendjeje.
Zakonisht, ura simbolizon bashkim ose një formë lidhjeje për një destinacion të dëshiruar ose një rezultat të përfunduar. Megjithatë, tek romaniUra me tri harqe ura nuk ka këtë kuptim. Ndërtimi i urës sjell një rezistencë nga disa banorë vendas, por më shumë se kaq ajo sjellë një parandjenjë ogurzezë të një ndryshimi të padëshiruar. Ndodhet një pakënaqësi themelore përgjatë librit, duke zënë fill nga pasiguria e banorëve vendas, ose nga pasiguria naive ndaj ndërtimit të urës dhe efektet që kjo do të ketë në stilin e jetës si dhe pamundësia për të bërë dicka për të. I njejti konfuzim emocional në lidhje me ndërtimin e urës ka ndodhur gjithashtu dhe me qytetin tim, Staten Island, para lindjes sime.
Staten Island ishte kryesisht një ishull rural para se të ndërtohej ura e Verrazano-Narrows Bridge në fillimet e viteve 1960. Edhe pse kishte qenë e lidhur me shtetin e New Jersey-t me ura që prej viteve 1930, Staten Island e kishte ruajtur identitetin e tij të kufizuar dhe baritor deri në ndërtimin e Verrazono-Narrows Bridge, në atë kohë ura më e madhe në botë, në bazë të tërheqjes, e cila lidhte ishullin me popullsinë e dendur të lagjes së Brooklyn-it. Ndërkohë që politikanët mrekulloheshin tek madhësia e ndërmarrjes dhe nivelet e ndryshme inxhinierike të ndërtuesit të urës, banorët e Staten Island-it, disa prej të cilëve iu desh të lëviznin për të lënë vend arterieve të urës, reaguan me shqetësim e ankth. Jeta siç ata e kishin jetuar do ndryshonte, por ata ishin të pafuqishëm për ta ndaluar. Përgjatë viteve, dhjetëra mijëra banorë nga
Brooklyn-i dhe lagje të tjera të Nju Jork-ut lëvizën në Staten Island, duke ndryshuar përgjithmonë ethosin dhe shfrytëzimin e ishullit. Rezultatet e mbipunimit dhe planifikimi i dobët i qytetit ndaj urës, lëndojnë akoma shumë banorë të ishullit dhe sot.
Java në të cilën lexova Ura me tri harqe përkoi me analizën e poezisë së William Butler Yeats në klasën time të anglishtes. Ne po diskutonim poemën “Pashke, 1916” dhe unë u paraqita studentëve të mi korrelacione mes dy veprave (poezisë dhe romanit). Në poezinë e Yeats, Nacionalistet Irlandezë ekzekutohen, sepse ishin ngritur kundra kontrollit britanik, ku këta të fundit u dërgonin si mesazh të tjerëve: se një fund i tillë u prêt nëse dhe ata kundërshtojnë. Kjo më solli në mendje murosjen brenda të një personi në romanin, pasi ura u sabotua. Studentët e klasës sime u shtangën nga imazhi që prezantova, dhe dëshiruan të dinin më shumë për romanin. Ndërkohe që iu shpjegoja skenën në të cilën familja e burrit erdhi të vëzhgonte murosjen, reagimi i klasës vërtetoi opinionin tim se si ky imazh ishte më prekës në roman. Edhe pse kanë kaluar disa javë, e kam të vështirë ta heq këtë imazh nga mendja. Në një mënyrë të çuditshme, ky flijim në formë murosje ka ngjashmëri me urën e Staten Island-it. Sipas gojëdhënave lokale përgjatë ndërtimit të urës Verrazano-Narraws Bridge, kriminelë të organizuar hodhën trupa të viktimave të tyre në themelet dhe bazat e urës, edhe pse dyshoj që fjala “murosje” u shqiptua ndohjëherë.
Së fundi, në thelbin e një romani te madh lexuesi duhet të përcaktojë ose të gjejë një gjë:
të vërtetën. Ura me tri harqe krijon një analizë komplekse të emocioneve humane brenda strukturës së ndërtimit në dukje të parrezikshme të urës. Megjithatë, siç ndodh shpesh në këtë botë, ngjarje që reklamohen si dashamirëse ose deri dhe hapurazi si progres mund të kenë komplikime që ndikon tek njerëzit negativisht vite më vonë. Kur ndërtohet një urë, ndjenjat dhe mosbesimet e banorëve rrallëherë dokumentohen, edhe pse ato paraqesin më shumë të vërtetën se sa një kronikë historie që mund ta tregojë. Fjalët e William Butler Yeats tingëllojnë të vërteta në të dyja urat e mësipërme: “Të gjitha ndryshuan, ndryshuan krejtësisht:
Nje bukuri e tmerrshme ka lindur”.
Sinqerisht,
Robert J. Boyd
Mesues i anglishtes në Shkollën Susan E Wagner, në Staten Island, New York
Ps: Ndërsa lexoja skenën në romanin Ura me tri harqe ku dervishët shfaqen në libër, bëra disa investigime të etimologjisë për të kërkuar origjinën e fjalës “dervish”. Edhe pse ngeca në një anakronizëm, në asnjë mënyrë nuk mendoj se hiqet bukuria e përgjithshme e veprës. Në fakt, futja në përdorim e dervishëve si lajmëtar të një ndryshimi jep hua një kumtesë të një tranzicióni kulturor të pashmagshëm. Për Perëndimin, dervishët janë simboli i një mistike të huaj e të
panjohur. Anakronizmi dhe përdorimi i tyre thjesht ju vendos në shoqërinë e William Shakespeare, i cili i kishte përdorur dhe ai në veprat e tij klasike.
Përktheu dhe përshtati Dr.Valbona Zylo Watkins
College of Staten Island,
The City University of New York
Janar, 2010
Ura e Verrazano-s ne Staten Island, New York
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kozeta Zylo:PEMA BESNIKE
» Këze Kozeta Zylo: Për ty, Flamur
» Këze Kozeta Zylo: Të hesht...!
» Poezi nga Kozeta Zylo
» Kozeta Zylo:Mos e pushkatoni fjalën e lirë!
» Këze Kozeta Zylo: Për ty, Flamur
» Këze Kozeta Zylo: Të hesht...!
» Poezi nga Kozeta Zylo
» Kozeta Zylo:Mos e pushkatoni fjalën e lirë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi