Jorgo S. Telo:ME 14 PETALET E TRËNDAFILIT TË NDEZUR (Cikel lirikash) paraqitur ne konkursin te Klubi "BOTA E RE'
Faqja 1 e 1
Jorgo S. Telo:ME 14 PETALET E TRËNDAFILIT TË NDEZUR (Cikel lirikash) paraqitur ne konkursin te Klubi "BOTA E RE'
ME 14 PETALET E TRËNDAFILIT TË NDEZUR
(Tercina për ndjenjën bukuroshe,
pa përcaktim vendlindje dhe moshe )
Nga Jorgo S. TELO
1. NË DRITARET E SYVE
Vështroheshim kundruall njëri – tjetrit,
Habiturisht ngriheshin shifrat e termometrit.
E çmonim etshëm jetën, ndjeshëm…si dhe etërit…
Në kësi ngjizjesh as që mund të bëhet fjalë
për përtesën shpërfillëse: “le të dalë, ku të dalë!”
Përndryshe lulëzimi njerëzor do të ishte ndalë…
Fillimisht në dritaret e syve e në qiellorët sy
U përcoll kjo ndjenjë bukuroshe tek ne të dy.
Mjerisht, së toku me fikjen, do shuhet po aty…
2. SEMAFOR
Teksa tenton ta hedhësh ose jo hapin e parë
vetvetishëm çurkojnë vështrimet si dy sylynjarë
Ndihen të ndërvarur prej sinjalit që kanë marrë…
Kryqëzim sinjalesh krisnin nëpër odat e zemrës
Shpërthim hyrje-daljesh nën petkun e këngës
Dëshmitare e vetme – nje fashë drite prej hënës.
Ajo fashë hëne kishte hyrë me porosi hyjnish
Depërtuar përmes perdesh të holla qetas – tinëzisht;
Me flamur dritëzimesh përshfaqur ëmbëlisht.
3. STACIONIMI I PËRNDEZJES
Pikënisjen e brishta puthje - mund ta ketë në faqe
Zbret në gushë e ndalon ngulmuese disa çaste
Stacionon nëpër buzë, ku drithërimat përshfaqen.
A mund të punojnë frenat përmidis buzësh ovale?
Vrulltohen sakaq e sakën se do të ndalen…!
Apo s’ngjasojnë ato si prej të trëndafilit petale!
4. NË ZBRITJE TË DËSHIRUAR
Buzët përcjellin e rrezatojnë të prushtat energji
Ushqim prej “trefazorit” të strukur në gji…
Ndjenj’ e bukur ne zbritje shfaq padurimësi...
Dhe rreket puthja të zbrezë nëpër kate
Lëshohet teposhtë mbi dy kodrat butake.
E zemra përbrenda shpërndan veç përflakje…
5. BULËZA VESE
Në kaplim të ndërsjelltë shfaqet gjurmëlnia e parë
dy buzë të puthura freskët “fletë-lejën” kanë marrë
Sajojnë “ylberin” ekstazor- epshor si në një ujvarë.
E ky pyesin rioshët në orët mbrëmësore e mëngjese
Teksa fshijnë te njëri –tjetri të njelmëtat bulëza djerse.
Zilepsen trëndafilët petalebutë, mbuluar bula vese.
6. NDJENJA BUKUROSHE
Mbi një tis flu përlindet ndjenja e bukur Kryezot!
E ëmbla bukuroshe e tillë përlindet jet’ e mot..
Me puthjen – çelës pushton kështjellën me të fortë.
Hyn ajo në dyert e qenies sonë qoshe më qoshe…
Hyn tejet e ekzaltuar, veç asesi nuk hyn boshe
Të tillë e mëton gjithkush kryendjenjën bukuroshe.
Ajo ndez “eshkën” me strralln e pjekur të epshit
E pajisur me verbëri, nuk mbahet dot së fshehti
Sa në “finish” s’dinë ç’bëjnë: kur qajnë e kur qeshin…
7. RROKUR AROMASH
Rioshët i deh çdo fjalë, dehen prej aromash.
Vrundullojnë epshet, kur zbresin prej “buronjash”
Një refren i pëlqyer, i ardhur bash prej kohrash.
Mandej zbret ndjenja drejt “misterit” tatëpjetë;
E dehur me kuqelim faqesh, pa e ditur as vetë.
E thonë pastaj se nuk paska kuptim kjo jetë…!
8. ZHYTJE NË HARRIM
Kredhur n’aventurë, nëpër verbërim
Etja s’shuhet kurrë me një zhytje në harrim…
Stepur prej bukurie… hajde ç’turbullim!
9. STEPUR BUKURIE
E përqendruar te sytë ka peshë bukuria.
Të sajdis ajo, të zhvesh dhe nga krenaria
Të step e prej saj merr krahë fantazia…
Shpërfillet stepja dhe bie më pas pre,
i lëshohesh në prehër dhe harron se ç’je…!
Të tillë e dërguan Zotat mbi këtë dhe…
10. ANASHKALIM
Rrokur ndjenjash rioshët shfaqen të moskuptimtë
Pas një limonshtrydhjeje … u bie një hije e dyshimtë.
S’e anashkalojnë mosbesimin e divorcohen përditë…
11. S’E PRANON MASKËN
Bukroshja ndjenjë nuk e duroka dot maskën.
Siç është përshfaqet qoftë ditën apo natën.
E ka zët hipikrizinë, lë shteg për zemëratën.
12. VLAGU I KRYENDJENJËS
Përmes Kryendjenjes diçka të shtohet në prag.
Atë që e doje, nuk do ta kundrosh më nga larg.
Matës cilësie…Te cila zemër do të mbajë vlag.
13. SHMANGIE
E bukura ndjenjë nuk pranon pa shkak lëndime
Ushqehet me mirënjohje, puthje dhe ledhatime.
Të lumtura ato zemra që shmangin hakërrimet…
14.RESPEKT PËR SAKRIFICËN
O ju që sakrifikoni n’emër te Kryendjenjës së jetës,
pse e lini më pas veten mes zhgënjimit dhe pendesës?
Aq kollaj qenka të ngjitesh në majë të “Fortesës”?
Në trëndafil u shndërrua atë 14 shkurt gjaku i At Valentinit
Tërr s’ia bëri syri ditën e kobshme t’ekzekutimit.
Besonte në të bukurën ndjenjë, dhuratë ndaj njerëzimit.
GEZUAR, O JU TE DASHURUAR! JU URON XHAXHI POETI.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi