Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hervis Nakuc:Hapi krahët

Shko poshtë

Hervis Nakuc:Hapi krahët Empty Hervis Nakuc:Hapi krahët

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 09, 2011 7:03 pm

Hervis Nakuc:Hapi krahët 161274_1708782072_1634803_n

Hervis Nakuc:Hapi krahët


Hapi krahët të mbështetem e t'i them dy fjalë,
Më fal për t'gjitha ikjet kur renda porsi valë,
Shkëput' nga deti yt u rrëzova n't'tjera vënde,
Por i përziva lotët sërish me kripën tënde.

Sa gabime o nënë ?! Sa ledhatime m'fale ?!
Sa përqafime t'ngrohta i ngjite lart ndër male ?!
Ndër stërmundime t'jetës, sa herë n'a shkundi vjeshta ?!
Tek numëroje gjethet, qaje, e unë veç heshta !

Ikin vitet e prangosin një pjesë të shpirtit tim,
Më thuaj diell, sa do t'qëndrosh, të t'falem në agim ?
Të t'i mbledh rrezet sot, si zot të gjuaj mall',
E nesër, kur t'vijë koha, sërish të të ringjall.

Pa fund të t'thurr hymne e hyjet lart t'i djeg,
Pa frikë të ec në gjurmët që pas i le t'i ndjek.
Se do t'ndjej mall...oh mall që djeg si diell !
Se do të shuhen yjet e më s'do t'ketë një qiell.

Se më s'do t'ketë një botë, e jetë të jetë e plotë,
Se më s'do t'ketë më fije fryme, për ty të derdhë një lot.
Se më s'do t'kem më fat të mbarë të t'them -O nënë, të dua.
Je nëna më e mirë në botë. Je nëna më e mirë për mua.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi