Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet

Shko poshtë

Qeveria, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet Empty Qeveria, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 09, 2011 8:50 pm

Qeveria, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet


Qeveria, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet B-u-h

(I plotësuar) Tashmë është arritur marrëveshja për koalicion mes PDK-së dhe AKR-së. Sipas një zyrtari të lartë të PDK-së, të cilit i referohet RTK-ja, koalicioni sigurisht do të përfshijë Listën Ibrahim Rugova si dhe minoritetet.
Kjo i bie që koalicioni do të ketë mbështetjen e 65 deputetëve: PDK ka 34 deputetë, AKR ka 8, minoritetet 22 deputetë (pa partinë e Rada Trajkoviqit), si dhe një deputet nga Lista “Ibrahim Rugova”, që është Ukë Rugova.
Ndërsa në orët e pasditës kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur një takim me grupin parlamentar të PDK-së ku i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike.
Pritet që marrëveshja për koalicion të formalizohet deri në fund të javës.
- - - - - -
PDK dhe AKR pajtohen për koalicion
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) janë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Liderët e këtyre dy partive Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli të martën në mbrëmje në një takim formal midis tyre kanë vendosur përfundimisht formimin e koalicionit qeveritar.
Gjatë kësaj darke të punës ata konfirmuan se gjatë kësaj jave do të caktohen grupet e punës, të cilat do të vendosin për ndarjen e pushtetit dhe ministrive. Jozyrtarisht bëhet e ditur në kuadër të këtyre bisedimeve të para nuk është bërë e ditur se a është shtruar edhe propozimi i AKR-së që Pacolli të zgjidhet president i vendit.
Zyrtarët e Aleancës Kosova e Re (AKR) thonë se janë duke shqyrtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me PDK-në, por vetëm nëse lideri i tyre Behgjet Pacolli do të jetë president i Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci.
Negociatat me AKR pasuan pasi që AAK njëra nga partitë që përfolej për koalicionim bëri me dije se nuk dëshiron të bashkëqeverisë me PDK-në. Koalicionimi mes PDK, AKR dhe minoriteve gëzon një shumicë prej 67 deputetëve, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme nuk përjashtohet edhe bashkëngjitja e ndonjë deputeti të pavarur apo Lista “Ibrahim Rugova”, e cila ka si deputet Ukë Rugovën.
>> AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja >> Komente (107)
>> LDK nuk pranon propozimin e AAK-së >> Komente (52)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qeveria, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet Empty Re: Qeveria, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 09, 2011 8:52 pm

Kur e pash Uken aty si me ma fut thiken mu duk. Këtë se kishqa besuar asnjëherë. Një mund të jetë arsyetim:poqëse ia lejojnë vendin e Kryetarit të shtetit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi