Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:DOKUMENTI I GRISUR

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:DOKUMENTI I GRISUR Empty Sabit Rrustemi:DOKUMENTI I GRISUR

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 09, 2011 9:42 pm

Sabit Rrustemi:DOKUMENTI I GRISUR 49292_1563102666_1656_n
Sabit RRUSTEMI

DOKUMENTI I GRISUR

(Ramë Bllacës, për shkak se nuk vuri gisht në Dokumentin e Marrëveshjes jugosllavo – turke për shpërnguljen e shqiptarëve të 1938-tës)
Sabit Rrustemi:DOKUMENTI I GRISUR 0
Ramë Bllaca
1

Mblidheshin burrat. Pasdarkave bënin kuvend;
- Na u shtua zullumi, këtu s’na mbeti vend!

Të mesërmen hapeshin fjalët:
- Shkoi filani e filani…

Të tjerët bënin gati letrat
Rraçkat
Plaçkat .

Ndërsa një Burrë
Natë e ditë nuk e fikte cigaren,
Një sy gjumë s’e bënte.

Duhej shkuar tek ai Pallat i përhirtë,
Fatin e një populli mbante në Gisht…

2

Hyri brenda Qetësia e Furtunshme
Pa mirë se na erdhe,
Pa mirë se na gjete!

Nuk kish kohë për muhabete. Temenara.

- Zoti ministër nga na polli kjo vaki?
Vrau atë heshtje. Monotoni.
- Ulu njëherë mixho,ta dredhim nga një!
Burri ishte mësuar se si dridhte tash Ai.

- S’është koha për ndenjë, zotëri,
Një popull në rrugë prêt…

Nga kolltuku u ngrit ministri
Me fyryrën verdh e zemrën zi.
Marrëveshjen Sekrete ia ofroi.
Tamam si ministër e urdhëroi:
- Vër Gisht mbi këtë Dokument!

3

Drodhi kokën Burri.


Para syve i dolën varret e gjyshërve. Stërgjyshërve.
Eshtrat që u ndezën, që u shkrinë në një fjali:
Qëndroni! Mbi varreet e tyre akoma bari s’ka mbi…

Iu turbullua gjaku. Iu nxeh sa s’ka.
Pallati u shemb. Sipri i ra. Ai s’duroi më:
- Shkrim – leximin unë s’e di
Veç djallëzinë rënde shoh në sy,
Plumbin e koburës këtu vë
Pa gjithçka të shuhet deri në hi!...

4.
Grisi Dokumentin. U nis për në Shtëpi.

Këngëtarët akordonin
Akordonin çftelitë
Për ta pavdekësuar atë trimëri
Tinzarët zinin pritat. Rrugët.

Me njërën dorë mbushnin xhepat
Me tjetrën armët.

Populli priste Burrin


Ai vinte i ndjekur nga plumbat
Për ta thënë atë që tash e dinte dhe një fëmijë;
- Bëra atë që duhej ta bëja
Shtëpive tona, një Popull ktheva.


( Poezi e blerë në konkursin letrar të revistës “Jeta e Re”, 1980 dhe e botuar dhjetë vite më pas, në shtator 1990, në revistën për kulturë, “Fjala”, Prishtinë. E rigjetur këto ditë tek shkrimtari ynë, Nexhat Rexha)
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi