Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indrit Vokshi:C'thuhet per Nene Terezen?

Shko poshtë

Indrit Vokshi:C'thuhet per Nene Terezen? Empty Indrit Vokshi:C'thuhet per Nene Terezen?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 10, 2011 1:23 am

Indrit Vokshi:C'thuhet per Nene Terezen? 174472_100000938468067_2468484_n

Indrit Vokshi:C'thuhet per Nene Terezen?

Muaji i Ramazanit,sic dihet eshte nje muaj i shenjte per besimtaret e fese islame ne te gjithe boten. Si perfaqesues dhe i perfaqesuar ne grupimet nacionaliste shqiptare,mendimet per gjallimin e te cilave perpiqem te ndihmoj, bien ne kundershtim te plote me idete e radikaleve islamike ne hapsiren shqiptare.Megjithekete,njehere gjate muajit te Ramazanit,pata vendosur qe gjate ketij muaji te shenjte per besimtaret islame,te mos shkruaja asnje shkrim qortues per radikalet.
E mora kete vendim sepse nuk e pashe te udhes leshimin e qortimeve,per arsye se radikalet islamike ne kete muaj te shenjte per ta, mund te mos e shikojne si dicka te mire futjen ne debate dhe nervozimin ne to por duan te perjetojne sa me shume c'lodhjen trupore dhe mendore e paqen shpirterore.
Por ne 100 vjetorin e Nene Terezes qe perkonte me ato dite, disa prej radikaleve,mprehen shpatat e xhihadit,i kthyen syte njehere nga lindja si per te marre pelqimin,c'lodhjen e paqen shpirterore i groposen dhe dheun qe doli nga hapja, e gropave e lagen me uje dhe e perdoren si balte per ta hedhur mbi Nene Terezen.Gjera te tilla jane te ngjashme me pirjen e alkolit ne Ramazan.Ate dite u binda per verberine e tyre,dhe kuptova se ata jane te gatshem,te prirur dhe mezi c'presin te perbaltin humanisten dhe jo vetem.Ky eshte arti i tyre.Me mire se kete ata nuk bejne gje tjeter. Kishte nga ata qe shprehnin pakanaqesi kundrejt politikaneve shqiptare se perse keta te fundit nderuan Nene Terezen dhe veprat e saj. Keta zera thoshin se politikanet shqiptare jane ateiste, dhe per kete arsye, nderimet qe ateistet i bene Nene Terezes,ishin veprime te genjeshterta. Nese radikalet islamike nuk e kane te qarte,ndihem i detyruar ta qartesoj,dhe nese e kane te qarte por udhehiqen nga mbrapeshtia apo nga pasioni e deshira per te mbjelle hurmat arabe dhe per te sjelle devete ne trojet tona,une dua tu kujtoj njerezve qe politikanet shqiptare dhe njerezit ne pergjithesi, nuk e nderojne Nene Terezen per faktin se ajo ishte besimtare e devotshme e fese katolike,por nderojne veprat e saj,pa mare parasysh se cila ishte shtysa qe e shfaqte Nene Terezen ne permasa te tilla.
Nese do ndiqnim te njejten rruge mendimi me radikalet islamike,te vleresonim idene shtytese dhe jo dobine e veprave,do dilnim ne perfundimin se c'do veper qe lind nga nje ide e caktuar,bamirese qofte vepra,eshte e papranueshme nese shtysa qe e ka frymezuar njeriun per te bere kete veper eshte e papranueshme.Per radikalet islamike,bamiresia e Nene Terezes eshte e pavlefshme sepse gjeja qe e ka frymezuar Nene Terezen nuk ka qene nje ide islame.Sepse Nene Tereza nuk i ka thene njeriu qe:"Mos u beni miq me muslimanet ose jeni prej tyre" sic ne ligjet e Sheriatit shkruhet:"Mos u beni miq me juhudite dhe te krishteret ose jeni prej tyre" por Nene Tereza ka shpallur paqen si shtylle mbeshtetese te saj.Por kjo nuk eshte bota e islamikeve.Dhe per c'eshtjen e shtyes frymezuese per ta,nese vepra eshte kriminale ajo cilesohet e pranueshme nga radikalet islamike nese shtysa per te kryer vepren kriminale ka qene perhapja e fese islame .Sipas kesaj teorie,veprat mund te kene te bejne me pushtime dhe vrasje njerezish,por gjaku i derdhur cilesohet i pranueshm sepse ideja motivuese ka qene perhapja e dinit te Allahut.Radikalet islamike nuk mund ta kaperdijne dot te verteten qe Nene Tereza,nje murgeshe katolike vleresohet e nderohet nga nje pjese e madhe e shqiptareve qe mendohet te jene muslimane, pasi kjo per ta perkthehet ne mungese ndikimi ne shoqeri.
Keta shqiptare qe po i quajme muslimane dhe qe respektojne figuren e Nene Terezes,kane tiparet e njeriut mendje hapur,dhe mendojne drejt sepse vleresojne veprat bamirese te saj dhe jo motivin fetar te saj.Radikalet islamike me trup jetojne ne trojet tona por mendjen e kane te burgosur ne shpellat e Tora-Bora-s.Ata kritikojne politikanet,shkrimtaret,poetet,aktoret,skulptoret e kengetaret,duke u thene se nderimi qe keta i bejne Nene Terezes eshte i rrejshem,per shkak se sipas tyre keta nuk besojne ne ate qe ka besuar ajo.Ata kritikojne personazhet publike,ne nje enderr qe ngjan me nje kafe ekspres te dyte,enderr per te qene te pushtetshem ne shoqeri sic jane vellezerit e tyre ne lindje.KJo enderr ka vdekur,por ata perloten perpara varrit te saj si shpirtra te keqinj,perplasin kembet si femijet kur nervozohen kur prinderit s'pranojne tu blejne ndonje loder.Shfaqen ne keto forma ne c'do rast duke harruar qe artistet e politikanet vleresojne veprat e Nene Terezes dhe jo besimin e saj ne fene katolike.Eshte Nene Tereza,po bash nene Tereza,qe te percjell nje ndjenje qe e ben te mendosh per te miren dhe njekohesisht te tregon se sa e ligshte eshte bota.Keta radikale islamike,te mbetur jetime ne kontinentin europian,udhetojne me varganet e tyre te deveve drejt endrres se kalifatit,por endrra largohet e largohet dhe eshte c'do here nje hap para tyre.Keta radikale shfrytezojne njerezit e burgosur ne qelite e ndotura te fanatizmit, ne muret e se cilave shkruhen parulla kunder qyteterimit europian,duke i'u hedhur ndonje frut ekzotik lindor nen deren e qelise,e duke u thene se duhen te ndihen te lumtur per kete ndere, pjelle te zemres se madhe,per ti perdorur pastaj si marioneta,si nderrues teshash kur keta te lagen ne krevatet e tyre.
Ndihen te tmerruar per shkak se figura e murgeshes nobeliste eshte nje mbeshtetje e forte ne duart e katolikeve shqiptare me ane te se ciles ata mund te percojne vlerat me te mira,por jo vetem kaq,sepse Nene Tereza eshte nje mbeshtetje e forte per te gjithe shqiptaret per te treguar cilesite e tyre humane dhe eshte perfaqesuese e vlerave me te mira universale te njeriut.Por radikalet islamike nuk ndihen pjese e botes shqiptare dhe as nuk perfaqesohen ne parimet e te drejtave te njeriut,sepse ata flene mbi librat e historise se mesjetes.Radikalet islamike e dine rendesine e dhenies se cmimit Nobel per paqe,dhe rendesine e veprave te Nene Terezes por perseri nuk pranojne ta nderojne,perkundrazi,sepse veprat e saj nuk jane bere ne emer te Allahut dhe per lavdine e fese islame. Radikalet islamike nuk nderojne asnje bamires nese bamiresia nuk eshte bere ne emer te fese se tyre, por mund te nderojne cdo vrases nese vrasjet jane bere ne funksion te perhapjes se islamit. Radikalet islamike do donin shume qe ne gjirin e tyre te kishin nje person me permasat e Nene Terezes,sepse do behej shtylla e propogandes dhe do i ndihmonte ne qellimet e tyre.Radikaleve islamike u shkaktojne ethe thirrjet qe u behen shqiptareve per tu kthyer ne fene krishtjane,dhe ethet jane pjelle e mikrobeve te brendshme e ndjerjes te huaj dhe ne rolin e njerezve qe po perpiqen te debutojne ne nje fushe.Jane te mberthyer nga emocionet e gares per te cilen s'jane ne gjendje sepse nje Fiat Uno garon me Ferrarin,por adeti e do qe te marin pjese ne te me shpresen qe kundershtari mund te gaboje.Shqiptaret jane kthyer ne muslimane nen pushtetin osman. Jane kthyer si shkak i dhunes strukturore qe eshte perdorur nga pushtuesi,por radikalet islamike nuk e pranojne qe kthimi te kete qene i dhunshem.Dhe,nese kthimi nuk ka qene i dhunshem por shprehje e vullnetit te lire te shqiptareve,nuk ka asnje arsye qe sot thirrjet per kthim ne krishtjanizem ti shqetesojne islamiket,sepse nese kthimi i lire ka ndodhur ne kohen e osmaneve nuk ka perse te mos ndodhe sot. Njerezit jane te lire te zgjedhin.Respekti me i madh u takon atyre shqiptareve qe fene islame e mbajne si dicka individuale,dhe qe nuk behen ze i politikeve te shkretetires,por mbajne nje fe islame te paqte dhe nuk e vene para shqiptarizmit.Dua te thellohem ne kete c'eshtje dhe te flas me emra te pervecem jo sepse dua te merem me njerez te vecante,te cilet po te mos mbanin veshur teshat e hoxhes nuk do me shtynin te shkruaja asnje germe.Por ne momentin qe njerez te tille shfaqen si rrezik per shqiptaret,jam i detyruar ti permend si pjese te problemit qe perbejne dhe jo si njerez ne vetvete.Pra per ta rrafshuar kete mendim,dua te them se po te mos perbenin rrezik dhe po te mos shfaqeshin si problem shoqeror emrat e tyre nuk do ndertonin germat e mija,por ne kete rast eshte fenomeni qe eshte i pandashem prej shkaktareve.Eshte hoxha Shefqet Krasniqi qe leshoi fjalet tronditese per c'do njeri qe eshte ne vete.Ai duke kenduar kengen e nje korbi qe duke kapur bishta cigaresh me sqep e duke i cuar neper catite e c'do shtepie deshiron ti vere flaken gjithe fshatit, perdori emertimet me fyese per Nene Terezen.Bashkesia Islame nuk nderrmori asnje mase kunder tij,me arsyetimin se mungon ne rregulloren e Bashkesise Islame te Kosoves nje norme qe te parashikoje perjashtimin e hoxhes per sjellje te tilla.Nuk e paragjykoj BIK-un sepse pernjemend mund te mos jete e shkruar nje norme qe con ne shkarkimin nga detyra te hoxheve qe bejne thirrje per urrejtje,sepse deri ne fillimin e shek. XXI nuk ka gjalluar kjo dukuri dhe nuk ka qene e nevojshme nje norme e tille.Por Bashkesia Islame e Kosoves eshte pergjegjese per pas ngjarjes, sepse menjehere sapo u thye tjegulla ne catine e saj ajo duhet ta kishte mbyllur vrimen ku pikonte, duke shtuar ne statutin e saj nje norme qe te parashikonte perjashtimin e hoxheve qe nxisin urrejtje nderfetare dhe jo duke luajtur rolin e nje te vobekti.Ajo nuk i'a hoqi veglat e punes nga duart ketij hoxhe por i'a la ne duar lopaten dhe nje kove uji qe Shefqet Krasniqi qe vazhdonte te gatuante balte pa patur rrezik sharkimi nga detyra.Dhe dufi u rishfaq,mllefi u rikthye.Shefqet Krasniqi doli nga rera e shkretetires me te cilen ishte mbuluar dhe shqiptoi perseri fjale te hidhura per veshin e c'do njeriu te shek. XXI. Ai tha:"Ishalla jemi prej atyre qe i urrejme te krishteret".Anetaret e Bashkesise Islame te Kosoves,pane te thehej edhe nje tjegull ne catine e tyre.Ata veshtruan per nje cast njeri-tjetrin dhe heshten per tu futur ne mendimet e tyre intime.Mendja e tyre vertitej midis deshires qe kete kenge te kenduar nga hoxha Krasniqi,ta benin pjese te repertorit te tyre muzikor dhe frikes nga kokecarjet qe mund te shkaktonin tingujt e kesaj kenge.Ata nuk benin asgje,thjeshte shikonin se si hoxha Shefqet Krasniqi godiste catine e tyre me gure dhe embelsoheshin,eksitoheshin nga zhurma qe leshonte perplasja e gurit mbi tjegulla.Ata, anetaret e Bashkesise Islame te Kosoves, edhe sot jane po ne ate gjendje,embelsohen dhe eksitohen nga zhurmat e gureve mbi tjegulla,trupat u jane nxehur,e perjetojne orgazma te vazhdueshme.Eksitimi ka arritur ne ate nivel sa qe kokat e tyre i ka skuqur dhe i ka bere te duken si topa te zjarrte,por u ka hequr aftesine per te parashikuar se tjegullat e catise nuk jane te panumerta dhe se catia do mbetet e zbuluar si shkak i gureve te Shefqeteve,dhe shiu mund te futet dhe ti shkime kokat e tyre te zjarrta.


Indrit Vokshi, me 9 te shkurtit 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi