Gjelosh Gjoka: Miqësia ime me Ernest Koliqin e Ibrahim Kodrën
Faqja 1 e 1
Gjelosh Gjoka: Miqësia ime me Ernest Koliqin e Ibrahim Kodrën
Gjelosh Gjoka: Miqësia ime me Ernest Koliqin e Ibrahim Kodrën
Nga Fatmira Nikolli
Gjelosh Gjoka sjell në Tiranë ekspozitën e tij të parë personale. Ajo titullohet "Shejza" dhe në të janë përmbledhur veprat e 10 viteve të fundit. Femra ka zënë një vend të rëndësishëm në ekspozitë, ndërkohë që veprat janë të shumëllojshme. Grafikë e vizatime sjellin universin e piktorit të diasporës shqiptare, anëtar i një sërë akademish të rëndësishme në Perëndim. I cilësuar në vitin 1977 si "Piktori i Vitit" në Itali, emri i tij ka kapërcyer një sërë kufijsh, duke i dhënë më tepër emër artit shqiptar. Bashkëkohës e mik i Ernest Koliqit dhe i Ibrahim Kodrës, ai sot rrëfen miqësinë me ta e flet për ekspozitën e tij të fundit "Shejza", që çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve sot. Artisti tregon se nuk inspirohet shumë prej gjërave të jashtme, por ngacmimi i vjen nga brenda.
Si lindi ideja e një ekspozite në Tiranë?
Ka qenë një dëshirë e imja e hershme që t'i prezantohesha opinionit publik shqiptar me një ekspozitë personale. Doja të isha prezent në kulturën shqiptare, në kryeqytetin e Shqipërisë. Për këtë arsye jam shumë i kënaqur që sot hapet ekspozita ime. Janë vepra të realizuara në 10 vitet e fundit. Ka vepra figurative prej nga rrjedh piktura abstrakte. Kur i shoh tani të ekspozuara, shoh edhe ndonjë gabim, por në tërësi ekspozita ka një vijë që i përfshin të tëra, stilin.
Thatë që janë vepra të kohëve të fundit, çfarë ju ka ngacmuar për t'i realizuar?
Ngacmimi është shpirtëror. Mua për shembull nuk më ngacmon tepër shumë, ose nuk inspirohem shumë prej gjërave të jashtme. Fillimisht lidhem me elementin e pastaj merrem me veprën. Nuk është e saktë si duhet të jesh patjetër i inspiruar për shkak të një elementi. Piktura kur hidhet në pëlhurë dhe i vë dy a tri ngjyra, atëherë ato të ngacmojnë që të vazhdosh, ta organizosh me kontraste që ajo i kërkon.
Rreth sa vepra keni sjellë në Tiranë?
Besoj se janë më shumë se 50 syresh. Janë të formave të ndryshme dhe koncepteve po të tilla.
Vihen re shumë femra në piktura. Si i keni marrëdhëniet me to?
Më kanë pëlqyer gjithnjë femrat e bukura.
Cila ka qenë koha kur ju keni krijuar më shumë?
Koha kur isha në Romë. Pata realizuar piktura sureale e metafizike. Atë pikturë kritikët e artit në Romë e kanë quajtur si metafizika e re bashkëkohore. Në vitin 1977, atje është botuar një katalog shumë i madh, prej katër kritikësh italianë mbi veprat e kohës. Ata zgjodhën piktorët e vitit dhe i botuan në atë katalog dhe ndër ta isha edhe unë. Ka qenë për mua një gjë shumë e madhe, sepse u vlerësova "Piktori i Vitit" me veprat e mia metafizike, nga kritikët më të mirë të artit në atë kohë në Itali. Ka qenë një fazë interesante e karrierës sime. Kam hapur edhe një ekspozitë në një galeri arti me emrin "Tonineli" që ishte galeri për artet moderne.
Në këtë kohë keni bashkëpunuar me "Shejzat"?
Po, në këtë kohë. Ernest Koliqin e kisha mik dhe merrte herë pas here vepra të miat që i vinte në kopertinën e revistës, e jo vetëm në kopertinë.
Si e mbani mend Ernest Koliqin?
Kur shkova unë në Romë, ai si i interesuar për pikturat e mia më ka ndihmuar të ekspozoj atje. Më ka ndihmuar të hap ekspozitën e parë në Romë. Po ashtu një ndihmë të madhe kam pasur edhe nga Ibrahim Kodra në atë kohë. Ai kishte reputacion atje dhe ishte i njohur e më ka ndihmuar. Kanë qenë të dy miq të mitë që më janë gjendur pranë në një qytet si Roma, duke më dhënë dorën, duke më krijuar mundësi që s'i kisha. Mund të them që kanë qenë personalitete shumë interesante.
Pikturat që keni sjellë këtu, çfarë iu kujtojnë? Me çfarë lidhen?
Këto janë vetëm veprat e fundit. Nuk kanë kurrfarë porosie tjetër përveç asaj estetike e artistike.
Ç'mendim keni për pikturën shqiptare sot?
Piktura shqiptare sot ka emra të mirë që e ndjej se do të ecin. Ata që njoh unë nuk dallohen prej të tjerëe në Europë. Deri vonë ne nuk kemi pasur mundësi të prezantohemi në Europë e tani kemi disa emra që po punojnë shumë mirë. Ka emra si Sislej Xhafa, Anri Sala që po ecin mirë. Nga artistët e Shqipërisë vlerësoj shumë Gazmend Lekën, Edi Hilën, Vladimir Groshën, etj.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Shqipërinë?
Kohët e fundit vij pothuaj tri herë në vit dhe më pëlqen të kaloj ca kohë këtej, aq më tepër se këto kohë po rri shumë në Mal të Zi dhe e kam afër. Një koloni arti në Tuz të Mali të Zi mban emrin tim dhe atje mblidhemi çdo vit. Shpresoj që së shpejti të krijojmë një koleksion të mjaftueshëm që të mund të krijojmë një muze në Tuz.
Gazeta Shqiptare - Për ZSH: Gjergj Kabashi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi