Enver Bytyçi:Mesazhi për drejtësi i diplomatit Countryman
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi:Mesazhi për drejtësi i diplomatit Countryman
Mesazhi për drejtësi i diplomatit Countryman
Enver Bytyçi
Ndihmës-zv.sekretari amerikan i shtetit, Tomas Countryman, ka vizituar Tiranën. Mjergulla në aeroportin e Prishtinës e ka detyruar atë që të ndërrojë destinacionin e udhëtimit të tij nga Kosova në Shqipëri. Autoritetet shqiptare i janë përgjigjur me gatishmërinë e tyre për ta pritur edhe në mënyrë të papritur, sipas modelit shqiptar zakonor, sipas të cilit “Miku troket kur të dojë në shtëpinë tënde”. Në të vërtetë fushata mediatike për vizitën dhe veçanërisht “leksionin” demokratik që ai dha për politikën shqiptare, ka dëshmuar se kjo vizitë i kapërcen kufijtë e një gjesti diplomatik. Countryman ka dhënë disa mesazhe shumë të rëndësishme për mazhorancën dhe për opozitën, për kryeministrin e parlamentin, për presidentin, prokurorinë dhe institucionet e tjera të pavaruara. Në përceptimin tim, ai ka shpërndarë tashmë mjegullnajën për atë që ka ndodhur dhe për sjelljen politike në të ardhmen e afërt.
Ne kemi ndjekur debatet e shumta, mendimet e ekspertëve dhe analistëve “të pavarur” në media. Duke i parë dhe lexuar këto debate, kemi vënë re faktin se deklaratat e ndimës zv. Sekretarit amerikan të shtetit, ashtu si edhe ato të ambasadorit Arvizu më parë, trajtohen në mënyrë krejt adoleshente, të njëanshme dhe madje me një lloj triumfalizmi të zakonshëm për luftën politike që zhvillohet në Shqipëri. Ndërkaq po të lexojmë me vëmendje dhe gjakftohtësi mesazhet e Countryman, atëherë do të zbulojmë se brenda fjalive dhe fjalëve të tij e gjen veten çdokush që ndikon në opinionin publik në këtë vend. Në radhë të parë aktorët politikë dhe institucionet e shtetit. Po cili mesazhi themelor përmbajtësor i “leksionit” amerikan?
Eështë me shumë rëndësi të veçohet këmbëngulja për të ndriçuar të vërtetën e 21 janarit. Me këtë rast politika ndërkombëtare nuk kërkon kompromise dhe amnisti për fajet dhe fajtorët, kushdo qofshin ata, policë, gardistë, demonstrues apo udhëheqës të demonstruesve.. Nëse kjo dukuri kishte shoqëruar ngjarjet e shumta të dhunëshme të dhjetëvjeçarit të parë të demokracisë shqiptare, tash, kur ka filluar dhjetëvjeçari i tretë i kësaj demokracie amnistia e krimeve, fajeve dhe fajtorëve duket krejt e pamundur dhe absurde. Countryman kërkoi që hetimi i ngjarjes të përfshijë të gjithë spektrin e saj, hetim të vrasjeve, hetim të dhunës dhe hetim të organizatorëve të saj. “Të hetohen veprimet e të gjithë aktorëve më 21 janar. Dhe këtu përfshihen veprimet e policisë, gardës, protestuesve dhe organizatorëve. Dhe gjithashtu ajo (prokuroria)duhet të ketë aftësinë që të marrë në pyetje gjithë këta persona”. Ky ishte thelbi i gjithë deklaratës së diplomatit të lartë amerikan, sa i përket ngjarjes. Dhe kjo kërkesë e tij vinte në vijim të përpjekjes për të sqaruar pyetjen: “Përse pas qindra protestave paqësore, protesta e 21 janarit përfundoi në dhunë”? Kur kryeministri I Shqipërisë kishte reaguar ndoshta pa takt ndaj hetimeve të njëanshme të prokurorisë, opozita dhe kundërshtarët e tij filluan fushatën e denigrimit për t’i dhënë deklratave të tij ngjyrat e ndërhyrjes në institucionet e pavarura të vendit. Me këtë përpjekje ata synonin të sensibilizonin opinionin ndërkomëtar e ta nxisnin atë që të forconte qëndrimin kritik ndaj Berishës. Por deklaratat e përfaqësuesit të lartë amerikan për hetim gjithpërfshirës e të balancuar të ngjarjes së 21 janarit si dhe për ndriçimin e plotë të së vëertetës, shkon në të njëjtën linjë me kërkesën e kreut të qeverisë shqiptare, pavarësisht toneve të ndryshme që ata kanë përdorur. Kërkesa e shefit të ekzekutivit në thelb ishte e njëjtë me kërkesën që shtroi pardje përfaqsuesi i Departamentit të Shtetit Amerikan. Sipas këtij të fundit ngjarjet e 21 janarit “nuk janë ngjarje në bulevard”, nëse e përkthejmë mirë kërkesën e tij për hetim të plotë në të gjitha aspektet e sipërpërmendura. Kjo do të thotë se deklaratat e Presidentit Topi marrin notën e vlerësimit të dhënë nga shumë opinionistë, si deklarata skematike, që shërbyen si bazë e platformës së punës së prokurorisë së përgjithshme. Pikërisht formulimi i Tpoit “për ngjarjet në bulevard”, e devijuan objektin e hetimit dhe e ngushtuan atë thjesht në aspektin e pasojave që shkaktoi dhuna kundër institucioneve. Çdo institucion i sulmuar në botë në mënyrën e tillë, nuk do ta pranonte një devijim kaq flagrant dhe një hetim të njëanshëm të ngjarjes. Të njëjtën gjë bëri gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare si dhe përfaqësues të tjerë të saj. Kjo u komentua si “ndërhyrje dhe presion ndaj institucionit të pavarur të akuzës”. Ndërkohë ndaj kësaj reagoi zoti Countryman, duke i kërkuar të gjitha palëve, përfshirë dhe kryeministrin e parlamentin, që të mos bëjnë presion mbi prokurorinë. Kjo pjesë e deklaratës së tij është komentuar si “shuplakë” ndaj ekzekutivit shqiptar. Ndërkohë ajo mund të lexohet si tërheqje vëmendjeje për të gjitha palët, edhe për palën që është përpjekur ta tërheqë prokuroren në pista hetimi të pa motivuara, pra edhe për presidentin e Republikës. Kjo është tërheqje e vërejtjes për vetë prokuroren e përgjithshme, sepse asnjë njeri normal nuk do të besonte në pavarësinë e saj, nëse ajo në kulmin e dhunës mbi institucionet darkon me organizatorët e asaj dhune, e pak orë më vonë lëshon urdhëra arresti për kundërshtarët e dhunuesve. Deklarata për pavarësinë e prokurorisë ka kuptimin që ajo të veprojë sipas ligjit dhe jo sipas Edi Maliqit. Ky do të ishte shqetësimi dhe preokupimi.më serioz kur analizojmë veprimtarinë e organit të akuzës, ndërkohë që kritikat e qeverisë ndaj saj do të dëshmonin pikërisht pavarësinë e kësaj prokurorie nga pushteti ekzekutiv. Po t’i bashkëngjitim kësaj kërkese të diplomatit të lartë amerikan edhe kërkesën tjetër që institucionet e pavaruara të veprojnë në bazë të interest shtetëror, atëherë vijmë në përfundimin se këto interesa nuk mbrohen me përkushtim nga ana e disa prej këtyre institucioneve. Por me këto çeshtje nuk dëshiron të merret ai që për herë të parë është parë në TV tri javë pas ngjarjes së dhunëshme, Bamir Topi. Dhe kjo papërgjeshmëri nuk mund të justifikohet me thirrjen e mikut tim, Afrim Krasniqi “Nuk flitet kësisoj për presidentin e Republikës”. Presidenti dhe gjithkush në këtë vend kanë obligim të veprojnë me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare dhe të mbrojnë interesat e të gjitha grupeve shoqërore dhe politike. Nëse dikush beson se pavarësia ekziston vetëm atëherë kur kundërshton dhe sulmon me metoda konsiprative ekzekutivin dhe kreun e tij, ai gabon shumë rëndë. Drejtësia është e pavarur atëherë kur vepron mbi bazën e fakteve dhe ligjeve, pa marrë parasysh se kush dhe çfarë përfaqëson. Dhe në këtë kush-çfarë bën pjesë edhe kreu i shtetit, edhe kreu i bashkisë më të madhe të vendit, si dhe bashkëpunëtorët e tyre. Vetëm në këtë mënyrë do të marrë e do të merrte përgjigje pyetja “Pse 21 janari ishte një protestë e dhunshme”. Nëse drejtësia do të zbatojë këshillën amerikane, ajo do ta zbulojë këtë të vërtetë, do të hetojë të gjitha deklaratat e organizatorëve të demonstratës, do të zbërthejë përmbajtjen e deklaratës së Edi Ramës, më 20 janar, deklaratën e Gramoz Ruçit në parlament, deklaratën e Spartak Ngjelës për 13000 të vrarët e kërkuar si dëshmorë të pushtetit të tij e të Edi Ramës, deklaratat e Skënder Gjinushit e kështu me radhë. Pikënisja është kjo, ndërsa finishi duhet të çojë në shpjegimin e shumë enigmave të tjera, për të cilat shqiptarët duan të informohen një ditë.
Ndërkaq Countryman tërhoqi vëmendjen që prokuroria të ruajë sekretin e hetimeve. Kjo kërkesë më çoi ndërmend publikimin e dosjes së Azem Hajdarit nga ana e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi, të cilin Blendi Fevziu e të tjerë e promovojnë ende sot si ekspert të ngjarjeve që ndodhin. Madje si ekspert i tillë promovohet vazhdimisht Fatos Klosi, I cilii kishte vënë kazmën pavarësisë së institucioneve me luftën e paprinciptë e të pashembullt deri në terror kundër opozitës së atëhershme. Publikimi i dhe dekonspirimi i procesit të hetimit është ndoshta dukuria më ekstreme e shëmtisë së një institucioni akuze . Ky akt ka dëshmuar dhe dëshmon për varësinë ekstreme të këtij organi. Dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur kjo për shkak të varësisë te politka e djathtë, përkundrazi te politika e majtë, e cila mbetet edhe më tej politikë e sofistikuar shantazhi dhe presioni mbi kundërshtarët e saj. Ndaj shqetësimi amerikan është tejet dobiprurës, nëse ka rënë në veshin e duhur. Dhe nga e gjithë kjo histori del se Countryman e ka lexuar mjaft qartë përvojën e hidhur me betejën politike të dosjeve, dëshmive dhe sekreteve të tjera që kanë rrjedhur e vazhdojnë të rrjedhin nga dosjet e hetimit të krimeve në Shqipëri. Tërhqja e vëmendjes në këtë drejtim është gjithashtu sinjali i duhur për të patur së paku njëherë një drejtësi të pakorruptuar e të paanshme.
Duke iu referuar asaj që ka deklaruar diplomati amerikan, mund të nxirret lehtë përfundimi se drejtësia nuk kërcënohet nga kritikat e hapura e të drejta, qofshin këto kritika që dalin edhe nga goja e kreut të ekzekutivit. Varësia e organit të akuzës dhe e drejtësisë buron nga konsipracioni politik, nga korrupsioni dhe mungesa e profesionalizmit. Nga ana tjetër mund të shtrohet pyetja: Pse presidenti i “paanshëm” i Shqipërisë nuk u ngrit së paku njëherë në rolin e paanshmërisë dhe përceptimit amerikan të ngjarjeve dhe ndodhive në Shqipëri? Përse duhet që dikush nga jashtë, qofshin këta dhe miq të pakontestuar të vendit tonë, të flasin me atë gjuhë, të cilën duhej ta përdorte pa karamele në gojë presidenti ynë Rexhep Topi? Presidenti gjeti kohën pak orë para se të takohej me zotin Countryman të bënte një konferencë shtypi, të parën gjatë këtij viti dhe gjithashtu të parën pas 21 janarit, kur ai do të duhej të vinte boritë ditë e natë për të ndaluar së pari Edi Ramën në aventurën e tij të dhunës për rrënimin e institucioneve të shetit. Një president i pakomprementuar, në raste të tilla kur bota merrej me Shqipërinë, nuk mund të reagonte përmes deklaratave dhe zëdhënësve, duke e fshehur fytyrën e tij prej atyre qytetarëve, të cilëve pretendon se i përfaqëson.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» Enver Bytyçi:Ina "heroina" si gardiane e politikës
» Enver Bytyçi:Nihilizmi dhe teoria e argumentit
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi: Psikologjia e solidaritetit
» Enver Bytyçi:Ina "heroina" si gardiane e politikës
» Enver Bytyçi:Nihilizmi dhe teoria e argumentit
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi: Psikologjia e solidaritetit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi