Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët e diasporës:ME PIANISTIN I VOGËL ERION REXHEPI

Shko poshtë

Fëmijët e diasporës:ME PIANISTIN I VOGËL ERION REXHEPI Empty Fëmijët e diasporës:ME PIANISTIN I VOGËL ERION REXHEPI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 12:45 pm

ME PIANISTIN I VOGËL ERION REXHEPI



Nga Sokol DEMAKU



Fëmijët e diasporës:ME PIANISTIN I VOGËL ERION REXHEPI Pianisti_vogel-300x200

Erion Rexhepi

Në komunën e Brämhultit të qytetit Borås të Suedisë mësimin e zhvillojnë fëmijët nga klasat parashkollre deri në klasën e nëntë të shkollës fillore.Kjo veprimtari përshkruhet nga një perspektivë e plotë për nxënësit nga 1 deri në 16 vjeq.

Ne vizituma Institucionin parashkollore Häsllegården. Sipas fjalëve të drejtoreshës së këtij Insititucioni Cristina Hultin nga viti 2006 ky institucion parashkollor ka filluar të aplikoj një filosofi të re të punës duke u bazuar në filosofin me insiprim nga Regio Emilia e cila filosofi vjen nga Italia veriore.

Komuna ka berë një investim kapital në kopshtet e fëmijëve apo si këta këtu i quajn në Institucionet parashkollore.Të gjithë të punësuarve në institucionet parashkollore të kësaj komunë u është mundësuar që në kuadër të shkollës së lartë të vijojnë një kualifikim profesional prej 15 poenësh brenda Regio Emilia filosofisë si dhe u është mundësuar që të gjithë pedagogët e punësuar në këto institucione të vizitojnë të gjitha kopshtet dhe institucionet parashkollore që bazohen në Regio Emilia filosofin në punën e tyre në Suedi.

Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne shumë ide dhe mendime, dëshirë dhe energji për ta zhvilluar Häsllegården në të ardhmen.Mu tani ne jemi në një ndryshim intersant dhe të dobishëm ku të gjithë së bashku do të krijojmë një instituicion parashkollor ku fëmija me gëzim do mësojnë njëqind gjuhë, do të takojë një mjedis që joshë fëmijët dhe personelin në një punë edhe ma produktive si dhe një angazhim më të madh nga ana e pedagogëve që punojnë me këta fëmijë duke u mbeshtetur në filosofin e Regio Emila.

E gjithë kjo do mbështetet dhe bazohet në Planin mësimor Lpfö-98.Ajo thot se ketu punohet në një reth shumëkulturor dhe se zhvillimi gjuhësor i fëmijeve është shumë më rëndësi dhe i kushtohet një kujdes i madh në punën e tyre.Kemi të angazhuar në nivel të komunës pedagog ndihmës ose si ne i quajm mësues ndihmës të gjuhës në mënyrë që fëmija ta ken më lehetë në përballimin e vështirësive gjuhësore.Këta pedagog kanë një rol të rendësishëm tek fëmijët në përvetsimin e gjuhës amtare të fëmijëve.

Muzika, kënga, lojrat muzikoro ritmike të udhëhequra nga pedagog të shkollës së muzikës së qytetit është edhe një shembull tjetër se cka fëmijët në këtë institucion parashkollor mund të mësojnë.

Ne këtu takuam Erion Rexhepin një fëmijë shqiptar pesë vjeqar që vijon mësimet në këtë Intitucion parashkollor të kesaj komune dhe me te zhvilluam nje bisedë lidhur ma aktivitetin e tij që aiu zhvillon këtu. Erion thot se është pesë vjeqar dhe se i pelqen të luan në piano, ku edhe ne me kete u bindem kur Erion filloj të luaj në piano. E pyetem se cka do luan ai këtu për ne qe ne ta degjojmë: ai u përgjegj se ai do laun këngët për fëmije ne sudisht të cilat i ushtron për cdo ditë me mesuesen e tij Ullrika. Dhe shton se do bëhet muzikant kurr të rritet sepse edhe babai i ndihmon që ai të jetë i suksesshëm në muzikë. Pra ketu mund të gjesh inspirim për punë me të vegjlit, ku ata një ditë do të jenë “të mëdhenjë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi