Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jotgo Telo:KATËRMBËDHJETË SUMBULLA DASHURORE (Cikël lirikash për respekt te s. Valentinit).

Shko poshtë

Jotgo Telo:KATËRMBËDHJETË SUMBULLA DASHURORE (Cikël lirikash për respekt te s. Valentinit). Empty Jotgo Telo:KATËRMBËDHJETË SUMBULLA DASHURORE (Cikël lirikash për respekt te s. Valentinit).

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 13, 2011 2:00 am

Jotgo Telo:KATËRMBËDHJETË SUMBULLA DASHURORE (Cikël lirikash për respekt te s. Valentinit). 161505_1630998071_1359506_n

Jorgo Telo:KATËRMBËDHJETË SUMBULLA DASHURORE

(Cikël lirikash për respekt te s. Valentinit)
(Botuar telibri i xhepit"KUMTE DASHURORE", qepermban 140 lirika botuar ne vitin 2004)

1.ETJE

Ujë, dritë qëmton bima
ne vape.
Kërkon ajër bota
pa pushim.
Shpirti lyp veç këngë,
jo lëngatë.
Dashurinë…zemra
ka ushqim.

2.PAVDEKËSI

Të pavdekshëm – syt’ e mi,
gjersa mbajnë
brenda vetes
sytë e tu.
E pavdekshme – dashuria jonë
Gjithashtu.

3. LODRA NË QIELL

Në ekran të qiellit
mblidhen e hapen retë.
Sa shfaqet Venera,
zhduket një Kometë.

4.HAPUR
(Flet mikesha)

Eja, eja, kapma llërën!
Mos më lër
në cak vetmie!
N’gjoksin tënd më ke
të tërën…
Tok të bredhim
nëpër yje.

5.FRYMËMARRJE
(Flet mikesha)

Për të mos e ndjerë
fillikat
veten,
e gjitha një ditë
do të të jepem…
Duke “firmosur”
ardhmërinë;
në frymë të shoqi-shoqit
do marrim frymë…

6. DHURATË

Mblodha këngë
kanarinash.
Ndolla ngjyrat e ylberit
dhe aromë trëndafilash.
Po t’ì nis me flatra…
Merri!

7. VOZITJE

Ja, pra,
zemrën ta fala.
Tashmë
më ç’na mungon?
Do ecim
nga të na shpjerë dallga,
apo
të dy
do qëndrojmë
në timon?

8.LOTËT

Ditëpërditë
në buzëmmbrëmje
nuk di
pse më njomen sytë.
Në shpirt më çel me dhimbje
një pikë lot’ ì xhevahirtë.
Loti ì mallit ç’m’u gremis
mbi lotin e dashurisë…


9.SË IKURI

Të isha bletë
krahëergjendtë,
do gjeja strehë
në një zarf.
Do të të hyja nën çarçaf.
Do të të sëmboja
Përnjëmend.
Së ikuri…
do të të jepja
mjaltë…

10.DRUAJTJE

Sepse druhem
ty zemrën të ta hap.
Ndoshta druhesh
edhe ti vetë.
Herë syri të shpërthen
si zambak.
Herë grilat e zemrës
ì mbyll shpejt.

11. PËRMIDIS

Zhbiron syri ì Zotit
midis dëshirës
e dashurisë..
E neve të dy
na lidh
me perin e artë.
Zemrat na ì qendis…

12. LULNAJË

Lidhja jonë
të lulojë
si lulnajë
çdo lëndinë.
Ëndrra ime je ti,
ti që di të sillesh
me dashurinë.

13. SHIGJETIM

Ngjasojmë
si dy prushe.
Lidhëzimi dashuror – sherbeti.
Syri yt- shënjestra,
Syri im – thepi.
E praruar
kjo jetë-fazë.
Na hedh në dehje
në ekstazë…
Na ngjizen buzë e sy.
Nga shigjeta puthjesh
nuk vritemi kurrsesi.

14. PASQYRË

Vjen një fllad ì valëzuar.
Era e gjethes ter natyrën.
S’nginjem të të marr në duar;
të kqyr veten
në “pasqyrë”.
Syt’ e tu – pasqyrë e rrallë
Derdhin
Dashuri dhe mall

EPILOG

GRABITJE E ËMBËL

Zgjata dorën,
të arrija
pafundësinë.
T’ia “grabisja” Zotit
Zotësinë.
Të shpallja zot të vetëm
Së paku për Shën Valentin
të bukurën ndjenjë:
DASHURINË


Jotgo Telo:KATËRMBËDHJETË SUMBULLA DASHURORE (Cikël lirikash për respekt te s. Valentinit). 182484_1689105520747_1630998071_1526640_2282951_n
CDO TRENDAFIL - NJE SUMNBULL DASHURORE BRENDA ZEMRAVE TE DASHURUARA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi