Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I rrënojnë muret e objektit famëkeq në Kalanë e Shkupit

Shko poshtë

I rrënojnë muret e objektit famëkeq në Kalanë e Shkupit Empty I rrënojnë muret e objektit famëkeq në Kalanë e Shkupit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 13, 2011 2:38 am


I rrënojnë muret e objektit famëkeq në Kalanë e Shkupit



I rrënojnë muret e objektit famëkeq në Kalanë e Shkupit 80969

Dhjetëra qytetarë shqiptarë të enjten pas mesnate kanë rrënuar muret e një objekti në Kalanë e Shkupit, të cilin është duke e ndërtuar drejtoria maqedonase për trashëgimi kulturore. Zyrtarisht për këtë objekt thuhej se do të jetë muze, mirëpo në opinion u paraqitën dyshime se qëllimi është të ndërtohet kishë ortodokse.

Shqiptarët kundërshtojnë ndërtimin e këtij objekti, nga frika se do të shkatërrohen gjurmët e shumta ilire që gjenden në Kalanë e Shkupit.

Revoltë te shqiptarët ka shkaktuar tentimi tinëzar i maqedonasve për të ndërtuar këtë objekt gjatë orëve të natës edhe pse paraprakisht ishte arritur marrëveshje që ndërtimet të ndërprehen.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe shumë zyrtarë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe kryetari i komunës Çair, Izet Mexhiti. Ndaj këtij incidenti kanë reaguar partitë opozitare shqiptare, të cilat kanë akuzuar partinë shqiptare në pushtet se bashkë me autoritetet maqedonase mbanë fajin për ndërtimin e objektit.

Analistët vlerësojnë se ky incident edhe më tepër do t’i ashpërsojë marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Shkup. Policia ka paralajmëruar ngritjen e padive kundër qytetarëve që kanë rrënuar muret.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi