Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha:POETI ZË ËMBËL I DALLËNDYSHES.

Shko poshtë

Adem Berisha:POETI ZË ËMBËL I DALLËNDYSHES. Empty Adem Berisha:POETI ZË ËMBËL I DALLËNDYSHES.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 13, 2011 2:44 am

Adem Berisha:POETI ZË ËMBËL I DALLËNDYSHES. 173835_100000202629693_1667891_n

Adem Berisha:POETI ZË ËMBËL I DALLËNDYSHES.

FILIP SHIROKA 1859-1935


Filip Shiroka ka lindur ne qytetin e Shkodrës në vitin 1859 dhe u rrit ne një mjedis te kulturuar. Qe i vogël ndoqi mësimet ne shkollën e franceskanëve, ku ka pasur mësues poetin arbresh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurinë për artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njëjti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte për të ndjekur studimet e larta ne Itali. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kur fuqitë e mëdha, pasi dështuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Grudën, vendosen t'ia kompensojnë me Ulqinin e Tivarin, Filip Shiroka shkruan në italisht vjershën kushtrim "Shqiptare, tek armët, tek armët" botuar ne 1878 ne Milano, ne te cilën bën thirrje për mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do te emigronte ne Egjypt e më pas ne Liban, ku e kaloi gjithë jetën e tij e ku punoi si inxhinier për ndërtimin e rrugëve hekurudhore. Pseudonimi i tij letrar do te ishte Geg Postriba, preferuar kjo përkundër perzgjedhjes qe kishte bere Luigj Gurakuqi, i cili ne poezitë e tij nënshkruante Leke Gruda. Poezitë e tij Filip Shiroka i botoi ne organet e shtypit shqiptar ne mërgim e kryesisht ne revistën e njohur "Albania" te Faik Konices.
Filip Shiroka, poet (1859-1935) Ne vitin 1933, kur shkoi për herë të fundit ne Atdhe, nen kujdesin e botuesit e historianit te njohur Dom Ndoc Nikaj, boton ne Tiranë librin me poezi "Zani zemrës", i pritur aq mire nga lexuesit shqiptare dhe intelektualet e kohës. Ndryshe prej poeteve te Rilindjes, Filip Shiroka shfaqet si nj poet lirik, romantik e herë-herë sentimental, me ndjenja te fuqishme malli te zjarrtë për Atdheun e vendlindjen e tij Shkodren, që nuk e hoqi nga mendja e zemra prej mërgimtari. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë krijimet më të bukura e më të njohura të letërsisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Tema te poetit Filip Shiroka kanë qenë edhe ato të atdhedashurisë, krenarisë për të kaluarën dhe shpirtin liridashës te shqiptareve. Poezi te tilla si "Burri", "Gjergj Kastrioti", "Shypnia" benin thirrje të hapur për t'u ngritur kundër skllavërisë pushtuese otomane dhe për çlirimin e Atdheut. Vdiq ne Liban ne vitin 1935 me mall e dashuri për atdheun, me dëshirën qe të varroset ne Varrezat e Rrmajit ku kishte varrin e babës e nenës se dashtun.


Filip Shiroka ishte poet me ndjenja te holla, një krijues lirik i lindur e krejt i natyrshëm, një mjeshtër i gjuhës, i shprehjeve të ëmbla dhe të pastra si kristali, e për këtë ai zë një vend te nderuar ne historinë e Letërsisë Shqipe. Eshtrat e Filip Shirokes, u sollën nga Libani ne Atdhe dhe u rivarrosen ne qytetin e Shkodres rreth një çerek shekulli pas vdekjes se poetit ne një ceremoni ku morën pjesë mijëra e mijëra qytetare shkodrane admirues te poetit zë ëmbël të "Dallëndyshes".Adem Berisha:POETI ZË ËMBËL I DALLËNDYSHES. 180896_202004393149647_100000202629693_862309_2367149_n
Filip Shiroka, poeti zë ëmbël i Dallëndyshes
1859 - 1935#





DALLËNDYSHE EJA ! ...

Mire se vjen, me krahe te lehte,
Dallandyshe, tuj fluturue !
Mire se vjen ! M' ket ane te xete
T' dheut t' Misirit me dimnue:
Eja, pra, ktu fluturim,
M' gzo me at za gjith ambelcim !

kur je nise t' kam porositun
Atje larg t' shkojsh kah SHqypnija;
M' difto pra, kur ke shetitun
A t' kan ra n' mend fjalt e mija,
Me m' shkue n' SHkoder fluturim,
Me m' j' u fale gjytetit t' im ?!..

Atje malet n' i pac pa,
Jane prej boret nalt zbardhue:
N' ato fushat ne pac ra,
Jane me lule lulezue
Atje n' pac vojt fluturim
Aty asht gjyteti i im !

Barit t' njome gjith atje veshen
Cuka e kodra, e atje ndine
Tue kendue blegtoreshen
Qi kullote rreth bagtine;
Atje n' pac vojt fluturim,
Aty asht gjyteti i im !

N'Shkodren t' ime te SHqypnise
Burrat lejne qi s' dijne c' asht friga,
Cupat e bukura t' urtise
Atje lejne qi s' dijne c'asht flliga;
Atje n' pac vojt fluturim
Aty asht gjyteti i im !

Disheroj shum, por ... nuk po dij
Akam prap fat t' mire me shkue
Nji here tjeter ne SHqypni,
N' Shkodren t' ime me kalue...
Atje du t' shkoj fluturim,
T' vdes, aty n' gjytetin t' im ! ...

T' kam pas thane ... se n' Fushe t' Rmajit
Kam dy vorre t' dashtunise,
Nane e babe kam n' at vend vajit,
QI m' kane lanun t' vorfenise;
Me zane t' and t' permallshem shqim,
A m' ke ba mbi ta vajtim ?!...

A u ke thane se un t' kam cue
Prindet e dashtun me m' i qa ?!..
A u ke thane sa kam lotue
Kur t' kam nise vorrin m' e pa?!...
A e ke thane, t' permallshme shqim,
Kangen t' ande gjith vajtim ?!...

A u ke thane se zemra e ime
N' dhena t' hueja keq u shkri,
Se s' ka gzim, as s' ka ngushllime
Se po digjet per SHqypni?!...
Me zane t' and t' pervajshem shqim,
Ae ke qamun fatin t' im ?!...

Pra dallandyshe, kah ke shetitun
Gjytetin t' im a e ke pa?!...
N' ato vende ku ke rritun,
N' mend per mu a te ka ra ,
Me m' shkue n' Shkoder fluturim,
Me m' j' u fale gjytetit t' im ?!...
1898
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi