Këze (Kozeta) Zylo:Është koha për reflektime shpirtërore
Faqja 1 e 1

Është koha për reflektime shpirtërore
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Isuf Luzaj
Kam kohë që po lexoj serinë e botimeve filozofike të profesorit të shquar shqiptar, në disa universitete të botës, prof.Isuf Luzaj, një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar dhe anëtar i delegacionit në marrëveshjen e Mukjes.
Duke shfletuar librin me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe, pasi është një libër me mesazhe filozofike dhe një studim të plotë shkencor, ndjen brenda vehtes, si e edukuar nga ai sistem, se sa shumë të është mufatur truri, nga ujrat e tepërta.
Isuf Luzaj
Bëmat dhe dogmat qe kemi mësuar, kanë qenë të një megallomanie gjer në ekstrem, autorët e të cileve u munduan të përçudnonin vlerat e një strukture të tërë shpirtërore…!
Libri: “Rindërtimi i fuqive shpirtërore”, “refleksione filozofike”, që prof.Luzaj, ua dedikon dëshmorëve dhe martirëve të Kombit, të fut në një botë që s’e ke jetuar, por qe të përpin të tërën, dhe sheh më nga afër, si në pasqyre, jetën dhe shpirtin tënd krahasuar me parimet filozofike dhe shkencore, nga prof.Isuf Luzaj, një mjeshtër i edukimit në shumë universitete më me emër të botës, Itali, Argjentinë, Amerikë, por që fatkeqësisht Mëmëdheu ynë e përzuri dhe ju ndalua e drejta për ta ushtruar këtë profesion nga më fisnikët dhe më të nderuar në botë.
Ja, që këtu duhet të fillojë reflektimi ynë shpirtëror, për mëkatet që janë berë, por që ende fatkeqësisht nuk kërkohet falje publike, vazhdon e njëjta metodë, i njëjti stil, pasi shumë njerëz që kanë përfituar padrejtësisht, nuk mund ta kuptojnë daljen në skenë të njerëzve qe u shtypën, u dhunuan, u varën, deri tek njerëzit e thjeshtë të atij sistemi, që u munduan të mbijetonin, duke më kujtuar thënien e Dostojevskit:
“ Na skllavëroni, vetëm na ushqeni”!
Po nëse e studjojmë më thellësisht këtë thënie filozofike të Dostojevskit, ndjen një drithërimë, një dhimbje gjer në asht, që jo vetëm heronjtë dhe martirët e demokracisë që u persekutuan, por ishin 90% e popullsisë, e paburgosur ( në fshat) që jetonte në një skllavëri të plotë. Kush nga ne, nuk ka ndjerë dhimbje, fëmijët e fshatarëve, që jua kishin dërguar prindërit në fshat dhe që vetë mund të kishin fatin të ishin larg tij, nuk revoltohej së brendshmi, kur shikonte që nëna, babai, motra, vëllai, etj, edhe pse prodhonin grurë vetë, ata për gjysmë viti hanin bukë misri me hala që të shponin fytin, sepse duhej të furnizonin shtresat e larta për gjithë vitin! Pse ndodhte kjo, sespe pikërisht shumica kishin pranuar vetem të ushqeheshin, dhte te jetonin instiktivisht skllavërinë!
Ja kjo është tragjedia dhe komedia, të luajtura mjeshtërisht, në skenën e kohës, biles ja kanë kaluar dhe kohës së Shekspirit.
Prandaj të gjitha këto pasoja, të udhëhequra nga ai sistem, është krejtesisht e pamundur të të mos lenë gjurmë të thella, apo më mirë do të pohoja njolla të errta, thellë ndërgjegjes sonë.
Shumë njerëzve që mund të kenë pasur një shpirt të lirë brenda vetes në atë kohë, përsëri tek ata janë stamposur këto njolla, pasi fatkeqësisht shumë prej tyre nuk e kanë gjetur veten sot në liri, dhe ndoshta, ndoshta punët e rëndomta që ata kanë, i ka çuar në një apati të plotë, dhe pakuptuar kujtojnë me nostalgji atë sistem, pasi në atë kohë ishin intelektualë, ose ish të “mëdhenj”!
Këta ish të “mëdhenj” thyehen brenda vetes, gjer në shkërmoqje, në lëvozhgën e tyre dhe gjejnë mjetet më të çuditshme, duke u grumbulluar dhe thurur lavde, hymne, njeri-tjetrit, për vepra të jashtëzakonshme letraro-artistike, që do t’jua kishtin zili të gjitha ata që kanë marr çmimin: “Nobel” .
Por le të kthehemi përsëri se ç’thotë profesori Luzaj, që punoi deri në moshën 80 vjet për edukimin e brezave në botë. Për mua shkruan ai në këtë libër: (Idealet që më kanë nxehur dhe ndricuar jetën kanë qenë: mirësia, bukuria dhe e vërteta. Për lumturinë time nuk jam kujdesur shumë. Interesi im i pasionuar për drejtësi shoqërore dhe përgjegjësi shtetërore ka qenë në kundërshtim me dëshirën time, të shoqërohesha me njerëzit për karierizëm).
Të tria këto fjalë të arta, japin zbërthimin e kodit të të qenit njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës, pa këto njeriu është anemik, ka nevojë për kurim, e vërteta është se njerëzit që dolën nga dogma staliniste, kanë mangësi të theksuara ne mënyrën se si e konceptojnë mirësinë, bukurinë dhe të vërtetën.
Sa më shumë kalon koha dhe nëse jeton jashtë atij sistemi, fillon një proces i gjatë, vazhdon me thirrjen e ndërgjegjes, dhe ndoshta, ndoshta jetën tënde e ndan më dysh, se nuk është e thënë të ndryshosh vetëm kur je i ri në moshë, e rëndësishme është sa ndryshon brenda shpirtit tënd, sa e përtërin atë!
Po kur ndodhin këto procese të ndryshimit? Unë mendoj se këto ndodhin nëse ke një ideal brenda vetes, ideal që i shërben vetëm për mirë shoqërise, këtë ideal e ke si një shkëndijë brenda zjarrit të shpirtit tënd, dhe mundohesh të ngrohesh hirin e ftohtë që ka ngelur nga pasojat, nga betejat në kuptimin figurativ, gjatë jetës tënde.
Ideal shumë fisnik është dhe nëse e pranon fajin, gabimin dhe mëson prej pësimeve!
Ish të dënuarit, persekutuarit, shpirtrat në amëshim, kanë kohë që presin këtë falje publike, kanë gati 20 vjet në demokraci nëse do ta quanim të tillë.
Nga ana tjetër është shumë torturuese, kur sheh përsëri njerëz që kanë gëzuar privilegjet më të mëdha për atë kohë, pa asnjë meritë, që edhe pse kanë pasur në dorë për të mos i dënuar, viktimat e terrorit, ata nuk kanë ngritur majën e gishtit, për t’u ndalur dorën barbarëve. Sot guxojnë përsëri në demokraci të vënë në shënjestër ata që u torturuan, sakatuan, duke i rivrarë, pasi drejtësia jo vetëm e e të ashtuquajturës drejtësi që të gjykon ligjërisht, të dënon, por siç thotë prof. Luzaj, kjo drejtësi “ humbet gjuhën, bëhet memece, qep buzët, harron të flasë dhe mbytet në llomi të shfrtyëzonjësve. Cdo privilegj i padrejtë shkakton një subversion imoral të vlerave shoqërore”. Fq.68
Këta njerëz, ose të tjerë që nuk e ripërtërijnë shpirtin, por vazhdojnë me të njejtën psikologji, në emër të lirisë së fjalës, mundohen t’i errësojnë mendimet e përparuara, veçanërisht dhe për ata që guxojnë të thonë të vërtetën, duke marr përsipër t’i ofendojnë me fjalë nga më ordineret, hakmerren me fjalor që përdoret vetëm atje ku ekziston një nivel shumë i ulet, jashtë çdo standardi!
Pikërisht në këto mospërputhje shumë të fuqishme mendimesh, karakteresh, mosvullnetit për të mos reflektuar shpirtërisht, do të ketë probleme konfliktuale, dhe për rrjedhojë jo një bashkëjetesë midis mendimeve të kundërta, që rrezatojnë vetëm kulturë dhe mirësi.
Mos edukimi ynë për dekada të tëra me mendimin e kundërt, por vetëm me dashurinë për vijën e kuqe marksiste, e cila përshkonte gjithë veprimtarinë tonë si një fill i kuq, bën ate që thotë filozofi Luzaj, “se diktaturat kanë ngulur në shpirtin e shqiptarit si një stivë dogmash, që, sa me shumë kalben, aq më shumë dëmtojnë, sepse krijojnë në mentalitetin tonë fara, mikrobe, bacile e viruse, që sëmurin shpirtin tonë”.
Prandaj për t’i luftuar këto mikrobe, duhet gjetur ilaçi i ripëtëritjes shpirtërore, vullneti për ta kuruar vetëm me forcën e mirësisë, të së bukurës, të vërtetës, që popullit nuk i kanë munguar në shekuj.
Nëse ne do të vazhdojmë me të njëjtin mendësi dhe veprim, kurrë s’kemi për t’u ringritur shpirtërisht, e për më tepër vazhdojmë të lemë gjurmë tek brezat e ardhshëm.
Ndaj tek ky libër gjeta mesazhe filozofike që do të ndikojnë fuqishëm tek une si lexonjëse dhe gjithë të tjerët që kanë fatin dhe vullnetin e mirë për të ndryshuar.
Është libër i shkruar nga një filozof, si prof.Luzaj, por që u dënua për gjithë jetën, duke i ndaluar ardhjen e tij në Atdhe, ndërsa fëmijët e tij të parritur ende, si për ironi të fatit, i denoi sistemi diktatorial, me internime, burgime për gjithë kohën e tyre, deri në përmbysje të diktaturës…!
Prof.Luzaj, pohon se: “ky libër është shkruar si një mesazh, rinisë shqiptare të shekullit të njëzet e një, kur shpresoj që do të jenë shuar të gjitha presionet politike, hakmarrjet, dogmatikët dhe karrieristët, që ndryshkin sot shpirtin e popullit tonë, si trashëgime të
epokës së tmerrit…Shpresa ime është e madhe që të vlejë ky punim, dhe vetëm kjo është pagesa e viteve të pleqërisë sime”.
Po e përfundoj shkrimin tim, me thënien e prof.Gjegj Sinanit, që e ka studjuar thellësisht këtë libër, i cili komenton: “Kultura filozofike e prof.Luzaj dhe shpirti i tij poetik bashkohen me mallin e pashuar për atdheun, me dëshirën për t’u lënë të rinjve këtë mesazh. Por ky është me shumë se një mesazh. Eshtë një thirrje për reflektim për të gjithë brezat dhe shtresat…Thirrja e tij për një ripërtëritje shpirtërore na kujton tezën e famshme te Hegelit: “Nuk mund të ndërtohet një komunitet politik, pa ndërtuar më pare një komunitet moral”.
New York
Shkurt, 2008
Disa dokumenta nga jeta e prof. I..Luzaj
Procesverbali i mbledhjes së Mukjes
Procesverbalet e Mbledhjes së Mukjes
Delegacionet në Mbledhjen e Mukjes
B.KOMBËTAR.
1. Hasan Dosti
2. M. Frashëri
3. Th. Orollogaj
4. Sk. Muço
5. Hysni Lepenica
6. Isuf Luzaj
7. Kadri Cakrani
8. Major Raif Fratari
9. Nexhat Peshkëpija
10. Halil Mëniku
11. Ismail Petrela
12. Vasil Andoni
K.P.N.ÇLIRIMTAR
1. N.Kolonel Jahja Çaçi
2. Myslim Peza
3. Abaz Kupi
4. Ymer Dishnica
5. M. Gjinishi
6. Omer Nishani
7. Sulo Bogdo
8. Shefqet Beja
9. Medar Shtylla
10. Stefan
11. Haki Stërmilli
12. G. Nushi
Ka lindur ne Kanine te Vlores, me 21 Shkurt 1913
Edukimi:
Fitoi Lisence per te dhene mesim ne Literature. (1933)
Dipllomuar me Masters of Education in Philosophy. (1935)
Certifikuar me Doktorate ne Filozofi nga Universiteti Sorbonne i Parisit. (1937)
Certifikuar me Doktorate ne Leteresi nga Universiteti Sorbonne i Parisit. (1938)
Puna dhe Cmimet:
-Profesor i Letersise Frenge ne Buenos Aires, Argjentine.
I dhurohet medalje floriri nga Parlamenti i Argjentines ne vitin 1954 si: “Luchador Por Paz” (ose “Luftetar per Paqe”)
-Ne 1956 i dorezohet medalja “Paqe” nga Presidenti i Amerikes.
-Profesor i gjuhes Spanjisht dhe Frengjisht ne University of New Hampshire
-Profesor i Filozofise dhe Chairman of Modern Languages te Barat College, Illinois
-Profesor i Literatures Franceze ne St.Josef College of Indiana.
-Chairman of Philosophy ne University of Indiana ne Illinois.
-1965- Kryetari i Organizates se Ballit Kombetar ne Amerike.
-1984- Dhuruar nga Presidenti Regan, cmimi:
“Academical Award for Outstanding Accomplishment”.
-1996-Dhuruar nga Presidenti Clinton: “Certificate of Appreciation”.
Libri "Rindêrtimi i fuqive shpirtërore"

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi