Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:Një shpalosje vlere e kreaturës së Kozeta Zavalanit nëpëmjet këndvështrimit poetik, publicistik, artistik, qytetar dhe përfaqësues

Shko poshtë

Kristaq Shabani:Një shpalosje vlere e kreaturës së Kozeta Zavalanit nëpëmjet këndvështrimit poetik, publicistik, artistik, qytetar dhe përfaqësues Empty Kristaq Shabani:Një shpalosje vlere e kreaturës së Kozeta Zavalanit nëpëmjet këndvështrimit poetik, publicistik, artistik, qytetar dhe përfaqësues

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 15, 2011 12:36 am

Kristaq Shabani:Një shpalosje vlere e kreaturës së Kozeta Zavalanit nëpëmjet këndvështrimit poetik, publicistik, artistik, qytetar dhe përfaqësues 182883_10150100215163186_678723185_6223917_3367268_n
Një shpalosje vlere e kreaturës së Kozeta Zavalanit nëpëmjet këndvështrimit poetik, publicistik, artistik, qytetar dhe përfaqësues

Kristaq Shabani:Një shpalosje vlere e kreaturës së Kozeta Zavalanit nëpëmjet këndvështrimit poetik, publicistik, artistik, qytetar dhe përfaqësues 49703_678723185_7208_n
Në optikën e mendimit kritik
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S


Çuditësi pikëçuditjesh: përkim ditëlindjesh: 8 MARSI DHE KOZETA ZAVALANI .... PIKËÇUDITJA VETË BEFASOHET”: “TE JETE PERKIM RASTESOR?”
“SHTEGTARE” NGJASHMËRI ECEJAKE DALLËNDYSHE? KLIMIM MISTIK A MITIK?!
VAJZA KORÇARE NE PODIUM “NJË NDËR GRATË E VITIT 2007” (Woman of the World – 2007) "Connect Us Communications Canada"
NGELËSI NË MENDJE INTELIGJENTE
TITULLIM “AMBASADORE PËR PAQEN ” NJË TITULLIM I GJETUR
VAJZË HIRERORE, GRUA POTENTE DHE E SPIKATUR
RASTËSI QË KOZETA ZAVALANI ËSHTË ANËTARE E Ë.P.S Union of Poets & Ëriters dhe Poetëve për të Drejtat e Njeriut.


“RRËMBYESE” ÇMIMESH
PËRHERË NË UDHËTIME INTELIGJENTE MENDORE...
NJË GRUA TASHME TËRËSISHT “INDULGJENTE”...


Kozeta Zavalani ( Qirjo) W.P.S lindi në Korçë në 8 mars 1958. U diplomua në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës më 1982 dhe në vitin 1985 është specializuar për gazetari. Është nënë e dy djemve, Mendit e Mikelit dhe bashkëshorte e mjekut Gjergj Zavalani. Ka punuar në Televizionin Shqiptar e tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim”, organ i Shoqatës “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” që drejton. Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” nga Federata e Familjes për Paqen Universale, ndërsa "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën një ndër gratë e vitit 2007 (Woman of the World – 2007). Eshtë anëtare e World Poets Society (W.P.S.), Union of Poets & Ëriters dhe Poetëve për të Drejtat e Njeriut.
Në 2009 është nderuar me Çmimin e Dytë në Takimin e Poeteshave Shqiptare në Vushtrri dhe Çmimin e Parë për cikël me poezi nga Redaksia “NOSITI”. Ka qenë bashkautore në 1976 në librin me poezi “Këngët e para” dhe në 1978 në vëllimet me tregime 2-4-6 “Heronj të heshtur”. Ka botuar nga 1997-2002 gazetën periodike të SHGPA-së “Edhe menaxhere”.
Në vitet 2000 – 2002 vëllimet 1 e 2 të librit “Gra që më kanë frymëzuar” dhe në anglisht “Women who have inspired me”.
Në 2005 botoi vëllimin ”Halfworld”,
në 2007 vëllimin ”Gjysmëbota”
dhe Buletinin “Të Drejtat e Njeriut” botim i QSHDNJ.
Në 2010 vëllimi poetik “Shtegtare”.

Kozeta Zavalani, Shtegtarja e Paqes dhe vëllimi i saj poetik “Shtegtare”.

Vëllimi me poezi në dy gjuhë shqip e anglisht, me titull "Shtegtare" “Migratory” solli shumë urime e vlerësime për Kozetën, për këtë poete, bijë korçare dhe Ambasadore të paqes, për këtë shtegtare të mirësisë nëpër botë, të vlerësuar si një ndër Gratë e Shquara të Botës “Ëomen of the ëorld 2007”. Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Korçarë "Bota e Re", z.Ylber Merdani, i ka dhuruar asaj një Diplomë Mirënjohjeje, për shpirtin poetik të gërshetuar me frymë artistike në vargjet plot muzikalitet e ngjyrë, ku aq ëmbël do të përshtatej Ambasadorja e Paqes me shpirtin e shenjtëruar. Intrigues për lexuesin mbetet titulli “Shtegtare” që është një shtegtim poetik, për të hyrë në shpirtrat njerëzorë, me vargjet plot muzikalitet e forcë shpirtërore, që të prekin e të emocionojnë.
Mbi të gjithë ata që e kanë ndjekur krijimtarinë e Kozetës që në hapat e para të saj, si poeti e shkrimtari Vangjush Ziko, ardhur nga Kanadaja, është shprehur:
“Unë shoh që Kozeta është një talent gjithmonë në rritje në krijimtarinë e saj. Kjo sigurisht është potenca e talentit të saj, që ajo vetë e zhvillon dhe e kultivon më tej, por mbi të gjitha një rol të rëndësishëm në krijimtarinë e saj kanë luajtur shtegtimet në shpirtin, ndërgjegjen e mendjen e njeriut, por edhe nëpër botë.

*
Redaktorja e librit, poetja e mirënjohur, Fatime Kulli ka thënë: ”Mua më ka bërë përshtypje kërkesa emocionale shpirtërore e njerëzore e Kozetës për të shtegtuar në çdo qelizë të jetës njerëzore. Duke e njohur nga afër Kozetën dhe duke mos e ndarë dot Kozetën nga Poetja, më pëlqeu “sinqeriteti” i saj poetik.
Emërtimi “Shtegtare” në këtë libër me poezi, i shkon aq shumë për shtat natyrës së saj, butësisë, karakterit, buzëqeshjes e profesionit, saqë Kozetën “e shoh” duke “fluturuar” në çdo varg, në çdo poezi, duke na dhuruar figura artistike.
Autorja me penelin e fjalës pikturon portrete vendesh që i ka shkelur, pikturon gjendje poetike të çdo aktiviteti ku ka marrë pjesë, brenda dhe jashtë vendit, pa rrahur gjoksin se kush është dhe sa vlerë ka, megjithëse për mua personalisht është pjesë e elitës shqiptare.
Vëllimi poetik “ Shtegtare”, sipas tematikës, është ndare në pesë kapituj:

I. Luledelet e vendlindjes
II. Përtej oqeanit
III. Shtegtare
IV. Porta e shpirtit
V. Çeli sythe jargavani...



Autorja ka një shqisë aq të hollë vëzhgimi, sa edhe ajrin e vendos në kornizën e saj poetike. Kozeta është një grua shumë paqësore, shumë njerëzore, veti këto që i pasqyron në jetën e përditshme, por edhe në krijimtarinë e saj.
Si “Shtegtare” viziton “Në këtë mëngjes të bardhë”, edhe pse në telajon e saj poetike vështron se “Mbi vazon time kristal ç thyhet drita. ç Qielli mbulohet nga drita verbuese...”. Autorja ndjehet e shqetësuar dhe rrëfen në ligjërimin poetik: “Përpëlitem në shtrat e ngrihem; ç Grimca fjalësh mbledh / nën avuj trëndafili. / Eci udhëve të vargut, / ku vërshojnë kujtimet, ç që zmadhojnë fushën e gjelbër...”, sintetizon gjendjen poetike me gjendjen shpirtërore, duke mos e fshehur dashurinë e poetes grua dhe Ambasadore për Paqen ndaj njerëzve e tokës: “Mirësi e paqe kësaj toke i uroj!”
Duke shfletuar faqet e librit më të ri të Kozeta Zavalanit, vazhdojmë të shohim tablo të natyrës, të stinës së pranverës, duke i përqasur ditët e saj me pranverën...
Poetja Zavalani me patosin poetik, krejt lirshëm, pa poza hyn në shpirtrat njerëzorë (si nëndetëse) dhe të pushon me emocione, të bën të ndjehesh njeri më i qytetëruar.
Rrëmbehesh në brendësinë e vargut, në çdo shkronjë, me fjalë të pasforcuara, por me thjeshtësi; evokon një lirizëm të ëmbël e kuptimplotë, duke u dhënë poezive vlera muzikale. Autorja end në telajo të larmishme figura poetike, të bukura, të buta, të ëmbla, ashtu sikurse buzëqeshja e saj dhe ngjyra e syve që janë poezi më vete.
Shpirti poetik i autores Zavalani shfaqet në çdo shprehje të tablove poetike, peneli i saj me ngjyra të ëmbla na çon shumë larg, në çdo cep të botës, që nga “Majami Beach”, te “Gllënjka e Karaibeve”, në “Në Sant Croix”, e “Tek Parku Elisabeth”. Bukuritë përrallore të këtyre vendeve më të qytetëruara në botë na serviren prej optikës fizike të poetes Zavalani, e cila si “Shtegtare” nuk ka munguar si vizitore në përvjetorin e “Statujës së Lirisë” dhe nënshkruan këtë mesazh poetik, si testament në librin e saj: “Këtë fund tetori / shpirtin kam sjellë tek ty, / simboli i Lirisë; / Lady Liberty. / Ditëlindjen e 120 – të sot ke, / ndaj rri krenare...”/
Mes ngjyrave poetike, autorja na sjell portretet e nënës, gjyshes, djemve të saj, në të cilat spikat shpirti i nënës poete, të shkrira në një dashuri të madhe. Poezia “Gjyshenënat”: “... ju kam brenda zemrës, / moj zemra / Ty gjyshe flokëbardhë / dhe ty nënë zemërartë”./
Po jeta për poeten s’do të kishte kuptim pa dashurinë e luleve, dhimbjen, natyrën, rrugicat e qytetit të vendlindjes, Korçës, që i ka skalitur me penën e saj, për të mos i shkulur kurrë nga kujtesa...
Kozeta mundohet ta përkëdhelë fjalën, vargun, poezinë, duke na e sjellë si një qenie të brishtë, që ta prekim lehtë-lehtë se mos e lëndojmë, ... por me një mesazh kuptimplotë që e lartëson poezinë dhe i jep një forcë njerëzore për jetën si grua, si nënë, si misionare e paqes në botë.

Këtë po e konkretizoj me sprovë në poezinë: “Beko një grua, shenjtëri”:
“O shenjtëri,
Kthe sytë e mendjen këtej!
Kujto një grua që beson,
që pyet e lutet për gjithësi.
E di,
ti jetën na ke sjellë
nga dashuria nxjerrë:
Ndaj të falim dashuri...
Mendo sikur
ajo grua të ishe ti!”



Ky mesazh i autores që, me vetëdije intelektuale, ndërton të gjithë themelin poetik me nuanca shumëngjyrëshe, shënjon mirësinë dhe paqen, me gjuhë dashurie, me gjuhën shpirtërore të gruas, nënës, mikes, gazetares, poetes, në hapësirën njerëzore duke lartësuar misionin poetik, si misioni i shenjtërisë së jetës njerëzore.

*
Për vlerat letrare e artistike të librit kanë folur mjaft poetë e shkrimtarë si: Fatmir Musai, poeti e fabulisti Ali Bregu, intelektualja Klara Celo, etj.
Ja si është shprehur Prefekti i qytetit të Korçës, Andrea Mano:
“Kur poezia me krahët e vetvetes, do t’u kthehet burimeve të freskëta të vendlindjes, ju servir lexuesve bashkatdhetarë të vet, vrrullshëm, botën e magjishme të përshkuar prej tyre. Ja pra, kur një vajzë e ikur kthehet nënë, me pjellorinë e saj artistike, na bën të respektojmë mendimin, talentin dashurinë e krijimtarinë e saj. Me këtë fjalë dua t’u drejtohem të gjithë artistëve që i këndojnë Korçës me serenatat e tyre dhe poetëve, që me krijimtarinë e tyre janë bërë promotorë të këtyre takimeve.”

Gazetarja Donika Tele nga TV Lobi, do të shprehej:
”Për vetë Kozetën gjithçka e thënë, por edhe e pathënë për të, ishte një kënaqësi që i fali qyteti i lindjes, ku u rrit e formua si grua, si intelektuale e poete, ambasadore e paqes, një shtegtare e përhershme, për të lartësuar misionin e saj poetik, misionin fisnik, për shenjtërimin e jetës njerëzore”.

Ja si është shprehur vetë Kozeta:
Në Korçën time të dashur, ku u linda dhe hodha hapat e fjalët e para, ashtu si edhe vargjet e para poetike, në Korçën time u rrita e u brumëzova, krijova personalitetin tim, për t’u bërë kjo që jam sot. E kam titulluar librin poetik “Shtegtare”, mbasi frymëzimin ma kanë dhënë udhëtimet e shumta, veçanërisht, mbas marrjes së titullit “Ëomen of the Ëorld 2007” për të cilin kam shprehur mendimin se ai çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha gratë shqiptare. Sepse ne jemi si ajo lulja e rritur në shkëmb. Provoni të shkulni një lule shkëmbi, nuk do ta shkulni dot, sepse ajo është shumë e fortë, ushqehet nga vetja e saj dhe ka një aromë krejt të veçantë. Edhe ne gratë shqiptare kështu jemi si lule shkëmbi: të forta, energjike e të pamposhtura, që dimë të zgjidhim gjithçka në jetë. Ashtu si lindim e rritim fëmijët, menaxhojmë familjen e udhëheqim shtetin, për ta çuar gjithmonë përpara shoqërinë njerëzore”.
Poeti e publicisti Kostaq Duka nga diaspora, është shprehur:
“Titulli i librit është kuptimplotë “Shtegtare”. Dhe a ka fund udhëtimi i poetëve në rrugët e njerëzimit? Rrugë të dhimbjeve e dashurive, të lindjeve e vdekjeve. të mendimit të madh mes vogëlsive pa fund, mes përqafimeve e mërive….E tillë është jeta gjithë tallaze ndaj edhe poetët janë nga më të trishtuarit, më të menduarit dhe me të dashurarit pas jetës në kërkim të vazhdueshëm, të një bote më të mirë.
Me Kozetën më bashkojnë vitet e shkollës së mesme, vitet më të bukura të rinisë. Ishin vite që kishin bukurinë e moshës, të shpirtit të dlirë dhe ëndrrës pa fund. Tani jemi kush më shumë e kush më pak flokëthinjur, të gjithë shtegëtarë në udhëtim.
Kozeta në udhët e jetës eci me vrull e dinjitet, duke krijuar një profil të nderuar në disa fusha. Intelektuale e veprimtare e shquar deri në meritimin e titujve “Gruaja e Botes-2007” dhe “Ambasadore e Paqes” gazetare e radios dhe televizionit në Korçë dhe Tiranë. Autore e disa librave në publicistikë e krijimtari poetike. Edhe pse në Tiranë ajo gjithnjë e ka parë veten pjesëtare të Korçës, pjesëtare të Botës së Re.”

Meditimi poetik i krijuesve pogradecarë: Istref Haxhillari dhe Eduart Sulollari:

“Ndërsa qershori përpëlitej në ca temperatura të larta, trokiti pa zhurmë e bujë në një mëngjes të bardhë poezia e freskët plot sharm e nerv e poetes Kozeta Zavalani. Me vëllimin poetik “Shtegtare” s’kish si dita mos mbulohej nga drita e qetë e vargut. Ai mëngjes i ngjante ujëvarave të kristalta, që rridhnin pambarim thellë shpirtit, këndellur nga takimi i purpurt me lozonjaren poezi. Ëndrra se në duar po rridhte një tjetër ujëvarë, bënte që vargjet të çukisnin gëzueshëm në pemën e jetës. Duhet pak kohë të mendosh, sadoqë dëshira grish, gjakos padurimin. Me flladin e kësaj muze, ku mbasditja hap dyert në parajsën e perëndimit magjik të fletëve të librit, pa ndonjë vështirësi të madhe gjen njërin pas tjetrit gjerdane poezish të reja erëmira.
Orët shkisnin përgjatë leximit, ndërsa në kupë të qiellit nata thërmonte yjet e ja ku rashë përsëri në dashuri dhe brenda zemrës vallëzonin fjollat e vargjeve nën ritmin mbresëlënës. Ajo çka i jep frymëmarrje poezisë së Zavalanit është gama e pafundme e temave, udhëtimet e shpeshta që kalojnë gjithnjë me shijen e poezisë. Gjeografia e shtegtares mbulon gjithë globin.Autorja herë pas here mbështet kokën prehërit si në një lëndinë të butë, mbledh këshilla dhe kështu buqeta në duar kullon dashuri.
Metafora e skalitur mjeshtërisht bën të lexosh e rilexosh poezinë

“Është mars”:
Me gishtat e erës
kreh flokët e reve
në gushën e fshehur të malit…


Rrëketë e dhembshurisë gërryejnë luginat e shpirtit dhe zemra e saj kurrë s’ka vjeshtë, sepse këto lugina gjithmonë janë ngjyer me ca marse e prille, ku fëshfërijnë pandërprerë ato malle spërkatur me rrëkeza të arta dhëmbshurie. Edhe pse vitet lënë gjurmë ato zbukurojnë, jo vetëm fytyrën, por edhe shpirtin e poetes, nuk ngjajnë me fishekzjarret që krijojnë hire të përkohshme. Kjo ndeshet sapo lexon poezinë “Vjershës së parë”....
Tepër thjeshtë përshkruan mbrëmjen e bukur kur muza bujt në sinorët e zemrës. I ka ngelur në kujtesë brilante “Hënëza e buzëqeshur që çante retë”. Ishujt e virgjër të poezisë puthen ethshem me frymëzimin, lundrojnë nga njeri kontinent ne tjetrin, prekin të përgjëruar vendin ku Kolombi zbuloi Amerikën, pastaj pinë gllënjkën e fundit nga gjinjtë e Karaibeve. Kur akoma nuk je ndarë nga emocionet e forta, sapo kthen fletën e radhës të zë pritë poezia “Sonte” nga më të bukurat e vëllimit. Dehesh, kur shikon hënën tek vallëzon yjeve, kur kangjellave të qerpikëve mesnatës gjumi lundron. Po dera e ballkonit qenka çelur dhe poetja fle me dallgët e oqeanit. Ajo çka të bie në sy: Poetja shkruan për liqenet, detet, i prek me majat e gishtërinjve të poezisë, i përkëdhel lehtë dhe ja ku derdhet plot zhurmë e bujë oqeani. I gjërë, me kufij tretur horizonteve oqeani është shtëpia, i dashuri, siguria. Atij i tregon drithërimat, brengat, gëzimet, ledhatimet, ajo biznesmenia e çmendur që shet e blen sekondat, orët ditët.
Në portat e perëndimit të diellit ka takim me statujën e lirisë, aty lind në pak çaste një tjetër poezi që shton radhën e poezive të goditura. Është e ndjeshme poetja, nuk rri gjatë në tokë të huaj edhe pse grishet prej së bukurës, që i shërben për të ngjizur poezitë. Zavalani kurrë nuk është e braktisur nga muza, e gjen kudo, në rrënjët e një shkëmbi, në një lule ngjyer me allen e perëndimit, kur shfleton dallgët si shkumë jelesh apo tek dielli që ecën mbi gurgullimat e valëve për të takuar pasdite kullën e përkulur me stil mesjetar. Kur mbaron vëllimin poetik “Shtegtare” mbetet shija e një puthjeje pezull mbi avlli.....” Përfundon meditimi nga poetet pogradecarë: Istref Haxhillari dhe Eduart Sulollari.

Mendime rreth poezive të Kozetës kanë dhënë
edhe poetet Vladimir Toroveci e Edmond Zaçe, të:

“Poetesha Kozeta Zavalani, me anë të frymëzimit krijon personalitetin e saj të papërsëritshëm, personalitet i cili duket i mbizotëruar në çdo varg të ndjerë dhe të ngrohtë. Shumica e poezive tingëllojnë prekëse dhe nuk është fort e lehtë t’u rezistosh tundimeve të ëmbla, që ato imponojnë. Liria e frymëzimit të saj mbetet sfera supreme, absolute që disponohen vetëm nga dhe pena magjikrijuese, madje Zavalani ka edhe një bonsens të mrekullueshëm. Ajo rrëfehet me bindje duke thirrur diturinë e saj, për të mësuar ndjenjat njerëzore, nëpër majat e çative të shpirtit. Mënyra e krijimit të saj është me të vërtetë elegante, gjë që përkon fuqishëm me situatat e kundërta; sa pesimiste dhe optimiste. Raportet komunikative me lexuesin janë sugjestionuese dhe të paraprira nga dashuria, të cilën autorja e demonstron me etikën qytetare. Nostalgjia për vendlindjen dhe nderimi për nënën e saj, zenë një pjesë të rëndësishme të këtij vëllimi poetik me shije të ëmbël dhe aromë të këndëshme frymëzimi, që konsolidon tipare të vërtetësisë reale, Thjeshtësia e admirueshme e Zavalanit është një ndër karakteristikat e Himalajta, që bren shpirtra të prekur nga intonacione kalibrues me virtute dhe shpirt flakërues. Dashuria si perlë e gjithë qenies së njeriut, pozon para nesh me fizionominë e saj të plotë, por edhe me paralelalizma e konfiguracioneve, me dashuri të thjeshta në një ditë-natë po të thjeshtë. Gjatë shtigjeve të vargut Kozeta ka fituar imunitet dhe është kjo parësorja që e ka bërë poeteshën të ecë pa u ndalur midis vështirësive të poezisë, në gjithë labirinthet e saj. Ajo jeton me kohën. Njeh në mënyrë të vecantë e të qatrë dhe s’ka nevojë t’ja tregojë tjetër kush; injorancën, padrejtësinë, hipokrizinë, mashtrimin, premtimet boshe, etj.
Na vjen mirë që krijimtaria e Kozeta Zavalanit ka arrijtur stade të larta artistike. Kombinacionet e ndryshme dhe figurat stilistike ndihen të qeta dhe të lëvrueshme, kur drejtohen nga dora e mendja e saj.”

Vlerësime për librin “GRA QË MË KANË FRYMËZUAR” shkruar nga Kozeta Zavalani

“Kozeta është tashmë prej vitesh një nga gazetaret më të njohura të medias shqiptare, por ajo që e bën atë personazh të veçantë në këtë spektër, është puna e palodhur dhe detyra që i vuri vetes për të fiksuar një pjesë të rëndësishme të historisë së sotme shqiptare. E shqetësuar për vlera të shoqërisë që mund të kalojnë pa u vënë re, për figura të shkëlqyera grash që japin kontributin e tyre të përditshëm, ajo vendosi të shkruajë këto libra. Pas vëllimit të parë që pati sukses, ja dhe i dyti.
Por në këtë libër të dytë kemi edhe një risi , meqënëse autorja ka udhëtuar shumë nëpër botë, ku ka takuar një numur të madh grash shqiptare dhe të huaja, që kanë patur sukses në jetën e tyre, ka hedhur në letër edhe mbresa e përshtypje prej këtyre takimeve. Gjejmë aty kongresiste amerikane, biznesmene italiane, intervista me ambasadore, me emigrante shqiptare në SHBA, mbresa nga kongrese në Milano, Palermo etj. Gjithnjë nën fokusin e gruas.
Lexuesi futet në pjesë të jetëve të tyre, të punës, të mënyrës sesi punojnë, sesi i kanë përballuar sfidat e vështira, si kanë kombinuar detyrimet e familjes me ato të angazhimeve shoqërore e publike…
Një rrjedhë e tërë jete, që vetëm pena dhe vëmendja e Kozeta Zavalanit ka ditur se si ti zhbirojë e ti qëmtojë me kujdes.”


DIANA ÇULI

*”Në këtë sallë ose më mirë në këtë shtëpi të artit janë bërë shumë takime, por takimi i sotëm ka të veçantë sepse kemi jo vetëm përurimin e një libri që ka veçanësinë e vet, por kemi edhe praninë e mjaft zonjave të nderuara, që përbëjnë një vlerë të madhe për shoqërinë shqiptare e janë një krenari për kombin tonë.
Libri i Kozeta Zavalanit është një libër me vlera njerëzore, sepse përfaqëson gruan e sotme moderne të epokës demokratike, që është në kërkim të identitetit të saj, përballë sfidave shumë të ashpra që ka koha sot. Spikerja dhe gazetarja e talentuar ka dhënë një pasqyrim të jetës së grave, që përbëjnë ekuilibrin e shoqërisë shqiptare, që zbut egërsinë dhe urrejtjen, lind jetën.
Mendimtari i madh me frymë europiane, Faik Konica, ka thënë që vlerat e kombit shqiptar i përfaqëson gruaja shqiptare…dhe kjo është e vërtetë, pasi gratë, nënat e motrat, atje tek burimi apo tek djepi, janë gjithmonë pranë dashurisë, ato lindin njeriun, jetën. Këtë nxjerr në pah edhe Kozeta Zavalani në vëllimin e librit të saj. Unë do të vlerësoja sensin për të kapur atë që është e re në shoqërinë e sotme shqiptare, pjesëmarrjen e suksesëshme të grave në fushën e kulturës, të arsimit, të shkencës, të mjekësisë, të biznesit, etj. Libri është si një enciklopedi e botës femërore shqiptare, ku fjala për punën e saj le gjurmë në jetë, duke i shërbyer vetëm përparimit të shoqërisë.
Që në lashtësi Antigona thoshte në veprën e Euripidit;
"Kam ardhur të fal dashuri, jo urrejtje!" Dhe ky mesazh që vjen nga mijëvjeçarët është ende i freskët sot, në shoqërinë tonë, për të krijuar marrëdhënie sa më njerëzore. Libri lexohet me ëndje si një mozaik, pasi duke shfletuar atë, kalon nëpërmjet personazheve gra, nga shkenca në letërsi, në muzikë, në etnografinë e vjetër e të re, në veshjet tradicionale e moderne, në biznes.
Autorja ka ditur të zgjedhë figura për këtë vëllim, që do të pasohet edhe nga të tjera vëllime, që do të kompletojë figurën e gruas shqiptare në të gjitha dimensionet e saj.Tek të gjitha bisedat ndesh me çiltërsinë, thjeshtësinë, dashurinë për jetën dhe respektin për të tjerët, të shkruara po me dashuri dhe thjeshtësi njerëzore. Ndaj e falenderoj gazetaren Zavalani për këtë mision që ka marrë, për të evidentuar vlerat e shoqërisë shqiptare dhe të emancipimit të saj, sepse shkalla e emancipimit të grave te një vendi, është shkalla e emancipimit të shoqërisë së saj.
Duke evidentuar në libër vlerat e gruas shqiptare, autorja do të na thotë se nuk bën dot përpara burri pa gruan, nuk bën dot përpara shoqëria shqiptare pa gruan shqiptare, nuk mund të demokratizohet kombi pa thënë me force fjalen e saj gruaja shqiptare, që ka shkruar në shekuj humanizmin e saj, me fuqinë e saj shpirtërore, të krijimit të jetës, që e ndeshim tek të gjitha zonjat e përshkruara në këtë libër, me mjeshtëri e profesionalizëm.”


Xhevahir Spahiu

“Unë do ta falenderoja Kozetën, për punën me përkushtim të kësaj zonje të mrekullueshme, që ka ngritur në art jetën, sakrificat e grave të spikatura në fusha të ndryshme të jetës, veçantitë e tyre, që unë jam munduar ti pasqyroj edhe në rolet e mia. Dhe ashtu të bukura siç janë paraqitur në kopertinën e librit, ato janë të bukura edhe në jetë, sepse kanë të bukur shpirtin e tyre, botën e tyre shpirtërore, gjithë mirësi dhe dashuri të mrekullueshme, që ka punuar, punon dhe do të punojë me dashuri, sinqeritet, sakrifica dhe frymëzimin që i karakterizon gratë shqiptare, që kanë bërë mrekullira me punën e tyre, sepse ajo ka zemrën e madhe; "det i gjerë, pakufi…" siç shprehet Kozeta Zavalani në poezinë e saj - Zemra e gruas.
Këte poezi unë do ta mbaj gjithmonë në repertorin tim për ta recituar, sepse me të vërtetë është një poezi e shkruar jo vetëm me ndjenjë e dashuri për gruan e nënën, por edhe me art mjeshtëror.”


Margarita Xhepa

"Është kënaqësi që marr pjesë në promovimin e këtij libri për gratë, që e konsideroj si një buqetë të bukur lulesh, sepse si një buqetë Kozeta i ka mbledhur bisedat tona, me thjeshtësinë, që ka ardhur pranë nesh, pa na bezdisur, në ambiente pune, ku secila prej nesh ka marrë përsipër për të dhënë kontributin në fushën e saj .
Shoqëria jonë e civilizuar duhet të inkurajojë nisma të tilla, që do të mundësojnë propogandimin e punës së grave tona, që zëri i tyre të kumbojë më fort, veçanërisht në politikën shqiptare, që duhet të jetë i shumëfishuar, për të çuar përpara shoqërinë tone."
Metty Thimm
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi