Ismail Begzati, shembull për të gjithë Kurbetçarët! - Ibrahim Egriu
Faqja 1 e 1
Ismail Begzati, shembull për të gjithë Kurbetçarët! - Ibrahim Egriu
Ismail Begzati, shembull për të gjithë Kurbetçarët! - Ibrahim Egriu
Jungjatjeta bjeshkët e Australisë, maj 1963
Lamtumirë kurbet i mallkuar 1967 - kthim në vendlindje
Shkoi i varfër dhe u kthye i pasur në dy aspekte
Rexhep Zllatku, ”Flaka” 20 tetor’67
Përshtati: Moderatori i KosovariMedia.com
Jungjatjeta bjeshkët e Australisë, maj 1963
Lamtumirë kurbet i mallkuar 1967 - kthim në vendlindje
Shkoi i varfër dhe u kthye i pasur në dy aspekte
Rexhep Zllatku, ”Flaka” 20 tetor’67
Përshtati: Moderatori i KosovariMedia.com
I vetmi kurbetçar, i cili mori rrugën e kurbetit në Australinë e largët dhe që pas pesë vitesh ktheu në vendlindje e tij të dashur është – Ismail Begzati.
Gëzuar Ditëlindjen!
Shkruan: Ibrahim Egriu -
Sot, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, mikut tonë të dashur, z. Ismail Begzati i urojmë
shëndet e jetë të gjatë sa malet e Korabit e bjeshkët e Sharrit!
Ai, sot, më 15 fror 2011 mbushen plot 70 vjeç. Lindi në Tërnovë, malësi të Gostivarit. Mësues i parë i tij ka qenë atdhetari dhe pishtari i arsimit, prof. i ndjerë, z. Aburrahman Beqiri, të cilin, se bashku me heroin, Sefer Selimi dhe mua, na kishte miqet e tij më të afërt.
Tetëvjeçaren e kreu në Gostivar dhe,për shkaqe ekonomike s’pati mundësi të vazhdojë shkollimin e mesëm.Jetën rinore e kaloi duke u marrë me prodhimin dhe shitjen e kërqeles, kurse më pas punoi në Novi Sad dhe Suboticë. Sa herë që kthente në gjirin familjar,kohë pas kohe vinte për vizitë tek ne në shkollën e fshatit, bisedonim për hallet e kurbetqarëve dhe që atëherë u njohëm për së afërmi me të. Mua dhe kolegut tim-Vehap Dukës,na tregoi se do nisën në kurbet diku larg në Australi. E lutëm të mos largohet, duke e këshilluar se kurbeti është plagë e rëndë dhe se nuk do mund të kthehet më kurrë nga Australia. Jo, na u përgjigj ai vendosmërisht:-Të shkoj, të fitoj e do të kthehem!
Në pranverë të vitit 1963, mori rrugën e largët të kurbetit dhe, në gusht të vitit 1967 u kthye në vendlindje.
Shkoi i varfër dhe ktheu i pasur në dy aspekte:
"Shkoi i varfër dhe u kthye i pasur në dy aspekte".
Rexhep Zllatku, ”Flaka” 20 tetor ’67
1. Duke punuar ne bjeshket e Australise, per pese vjet pa ndërpreje, ai u kthye i pasur ne fshatin e tij-Ternovë dhe, pas dy muaj në fshatin Banjicë, shumë pranë Gostivarit, bleu shtëpi te re dhe 5 hektarë tokë, jo vetem për të, por edhe per tri vëllezerit e tij. Ai, po aty në Banjicë filloi të merret me perpunimin e kërqeles dhe hapi fabriken e vet.
Vitin që e lëmë pas hapi dhe nje fabrike tjeter dhe, sipas të dhënave që m’i ofroi, të dyja fabrikat ne vit bëjnë një xhiro prej qindramijë euro bruto. Por, vazhdon djali i tij i vetëm dhe shumë i vyeshëm -Iliri, të cilin e ka caktuar drejtues, thotë se edhe shpenzimet, pra tatimet, pagat e punëtoreve dhe e lëndës djegëse jane kolosale. Z. Ismail me plot krenari thotë:
Ja ku e kemi Australinë !
Me punë mund te arrihet gjithëçka, ndaj uroj qe kurbetçret tane të kthejnë në vendlindje, sepse Atdheu ynë është i pasur me resurse dhe, secili kurbetçar me leket e fituar me djerse, mund te hap ndonje biznes - uzinë te vogël dhe të jetojë ne trojet e te pareve tane.
2. -Ai, shkoi i varfer dhe u kthye i pasur edhe në aspektin e diturise. Gjate tërë kohes se qendrimit tim në Australi, me plot impenjim lexova veprat e rilindasve tane: Gjergj Fishtën, Naimin, Konicen, Asdrenin, Ndre Mjeden e shumë rilindas te tjere dhe, me te kthyer ne vendlindje te gjithë literaturen time e solla ne Atdhe. Pra, nga rilindasit tanë atdhetarë e veprimtarë te devotshem, mësova shumëçka.
Jungjatjeta bjeshkët e Australisë, maj 1963
Lamtumirë kurbet i mallkuar 1967 - kthim në vendlindje.
Pra, shembulli i z. Ismail Begzati, le të jetë udhërrëfim për çdo kurbetçar, që synon të kthejë në vendlindje.
Mëqë, miku im I. Begzati lindi dhe u rrit në fshatin, në të cilin së pari fillova detyrën e mësuesit, ndaj s’mundem të anashkaloj e të mos shkruaj rreth mbresave dhe kujtime ve të mia më të mira gjatë shërbimit në këtë fshat:
S’e harroj kurrë pritjen qe na e bënin gjithe fshataret me daulle dhe percjelljen, pra ndarjen me lotë në sy: burra e gra, pleq e fëmijë.
S’e harroj lindjen e djalit tim-Lulëzimit, më 12 maj 1964, kur i tërë katundi organizoi festë, duke brohoritur telalli:
-Mësuesit Ibrahim i ka lindur djalë!
S’i harroj drekat e darkat qe na i shtronin. Se pari mesuesi e pastaj hoxha. Po vorbat me kosë e me qumesht qe na i sillinin per çdo dite, a mund t’ i harrojme. Jo, se na vret Zoti ! Gjatë muajit Ramazan agjëroja dhe për syfir, me daulle na zgjonin.
Njerës më të dashur, më bujar e mikëpritës, më të besës, më trima e më fisnik nuk kisha pa. Kësisoi janë mlësorët!
Me rastin e hapjes e të pagëzimit të shkollës së re, në Tërnovë, mori pjesë edhe Ismaili. Ishte muaji tetor i vitit 1967. Në oborrin e shkollës qenë przent rreth 80 fshatar.
Për nder të hapjes së shkollës së re organizuam një program modest me këngë, valle e recitime. Nxënësit më të mirë i recituan edhe dy poezitë e mia, me titull:
“Tërnovasit” dhe “Të vetmuarit”
O tërnovas
mendo ti
se ne fushë
ç’asht’ mbërri,
mësues e doktorë
në çdo anë
me duzina
ata i kanë.
Këtë gjë dhe
unë e di
pasi vet jam
kurbetli,
dijmë dhe ne
si ta të jemi
vetëm kushtet
nuk i kemi.
O tërnovas
shiko pra,
pranë kishës vjetër,
çka asht ba,
një shkollë e re
asht ndërtue,
sytë e fëmijëve
me i ndriçue !
“TE VETMUARIT”
Azis Kërluku, prof. i pedagogjisë në pension dhe I. Egriu
Kushtuar tetës Mehreme dhe djalit të saj Beqirit, të cilët jetonin në mes të pyllit të vetmuar pa askend në botë, 2 km. larg fshatit Tërnovë.
Të vetmuarit
Porsi lulja në tubzën e ferrave,
që s’lëshon dorë kush me e kërkue,
njashtu dhe nënë e bir së bashku,
jetojn’ në pyll askush pa i shikue.
Porsi terri në mes të natës,
porsi ahri ku flejnë lopët,
njashtu dhe kasollja e së ngratës,
është e shkatërruar dhe bën ftohët.
Mbi të gjitha vështirësitë që ka,
është e çalët në dorë e këmbë
një magji thotë ma kanë ba,
e kanë ngulur një dru në rrënjë!
Kësi mendime prapanike,
i rrotullohen njeriut në kokë,
kur jeton si bishët e egra
dhe nuk ka as miqë as shokë.
SQARIM: -Frymëzimi për ta shkruar këtë poezi m’u shfaq pas vizitës qe ia bëmë, Teze Mehremes dhe djalit të saj, Beqirit, së bashku me kolegun tim Azizin, ne shtepinë (kasollen) e tyre në mes të pyllit.
Nga Tërnova, unë dhe Azizi nisëm rrëzë malit përpjetë dhe, porsa arritëm pranë kasollës, papritmas para nesh u shfaq një malësor me plis të bardhë e mustaqe, i cili për dore mbante një dhi dhe na udrejtua me vrazhdesi:
-Ku shkoni dhe ç’kërkoni këtu?
-Iu pergjigjem se kemi ardhur qe t’ju vizitojme, sepse ne jemi mësuesit e katundit.
-Të na vizitoni, pse mos kemi mbetë të na jepni sadaka?!
-Jo Beqë, vetëm sa t’ju shohim. Atëherë, nga kasollja u dëgjua zëri i nënës se tij:
-Hë Beqë kush është, me kend po kuvendon?
-Me m’susit nanë, kanë ardhur të na bëjnë ziharet(vizitë)
-Mirë se kanë ardhur, leri le të hynë brenda!
-Ymë brenda, kurse Beqa qëndroi jasht në pyll.
-Urdhëroni uluni dhe mirë se keni ardhur!
-Mirë se të gjetem teze!
-Azizi u ulë pupas, kurse une qendroja ne kembë.
"I vetmi kurbetçar, i cili mori rrugën e kurbetit në Australinë e largët dhe që pas pesë vitesh ktheu në vendlindje e tij të dashur është – Ismail Begzati"
S’kisha ku të ulem, sepse s’kishte as dysheme, as ndonjë stol për t’u ulur. Te kemi sjellë ca ushqime: groshë, oriz, sheqer e vaj, i thashë unë, ku t’i vendosim?Vëri ç’aty në legjen dhe mos kij dert, sepse ne i ham e jo Ju. I shpraza ashtu siç më urdhëroi. Mandej ia filloi bisedës:
-Siç më shihni unë jam sakate (e çalët) në dorë e kembë dhe djali më ka mbet i pamatuar. A e dini çka? Më kanë bërë munxhi (magji), e kane ngulur nje dru në rrënjë ndaj me ka ngelë djali i pamartuar dhe dhe unë sakate.
Në ato çaste me vemendje përceptoja brendinë e shtëpis’ por ç’me pa, nje shtëpi pa tavan, pa xhama dhe pa orendi.
Lart në trarin e kasollës ish i lidhur një zinxhir i gjatë dhe posht ish lidhur një çengel, kuse varur qëndronte një kusi e vjetër bakri me ujë për të bërë kaçamak me miell misri. Shpejt do ta bëj gati kaçamakun dhe do t ’ju gostis. Jo, i thashë unë, ne kemi ngrënë, porsa nisem per ketu.
Shiko, shiko, u pergjigj ajo, miku nuk nxirret nga shtëpia pa bukë. Ne shqiptaret e kemi zakon ta presim mikun me buke, krypë e me zemer. O Zot thashë me vedi,ç’na gjeti!
Atëherë ndëryri dhe Azizi: -Nëna e Beqës, ne nuk e lëmë me kaq, përsëri do ju vizitojmë.Tani duhet të shkojmë në shkollë, sepse nxënësit na presin. Mirë tha, shkoni ! Ju paça nëna, falemnderime dhe ju qoftë rruga e mbarë!
Nga ajo vizitë,tri ditë rrjesht s’mundeshim të fusim asgjë në gojë, as Azizi e as unë. Ate vizitë kurrë s’e harrojmë !
Në një proverbë dibrane, për fukarenjtë, të cilët s’masin qe sa më mirë ta presin mikun, thuhet:
“Për një plesht e diegen jorganin”!
Sot, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, mikut tonë të dashur, z. Ismail Begzati i urojmë shëndet e jetë të gjatë sa malet e Korabit e bjeshkët e Sharrit!
Pas mbylljes se Programit, u propozova fshatarëve që, shkolla e re të pagëzohet me emrin e Prisit ton’ legjendar kombëtar - Gjegj Kastrioti. Në ato çaste, ndërhyri një fshatar, i cili me zë të lartë tha:
-Kete shkolle ta pagezojme me emrin e nacionalistit e të luftëtarit trim e patriot nga treva e Gostivarit-Xhem Hasa.
Jo, ndërhyra unë, pushtetarët sllavo-maqedon nuk lejojnë.
Atëherë, fshataret u dakorduan qe shkolla te pagezohet me emrin e heroit legjendar, Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, mbretit të Shqipërisë. Po, njëzëri brohoritën të gjithë! Pas atij takimi me fshatarë, sinqerisht një ndjenjë droje filloi të më kaplojë, se mos vallë ndonjëri nga fshatarët lajmëron organet e U D B-së për propozimin e dhënë qe shkolles t’i vihet emri i Xhem Hasës. Por jo, aty vërejta se sa besnik e trima ishin ata.
Pra, miq të dashur, ky qe një përshkrim thjesht modest për dhe rreth Tërnovës dhe fshatrëve te mi më të dashur të viteve 1962/63, 63/64 dhe 67/68 kur për here të parë fillova detyrën e mësuesit.
Malme-Suedi, fror 2011 v.
Me respekt, I. Egriu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi